-
Botohet albumi me 50 vepra të piktorëve për LANÇ, studiuesi: Ngjarje e madhe për artin e realizmit socialist
Rreth 50 vepra të artistëve pamorë të para viteve ’90 janë botuar në një album. Studiuesi Abaz Hado e cilëson botimin e këtij albumi, që ka në qendër tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare një ngjarje e madhe për artin pamor shqiptar
9 Janar 2020, 15:52 -
Më shumë lekë në xhep në 2020, ekspertja: Vështirë të arrihet! Qytetarët: Shpresojmë (VIDEO)
Ekspertët e shikojnë më skepticizëm rritjen ekonomike në nivelin e 4.1% këtë vit, pasi tërmeti i 26 nëntorit goditi ndjeshëm arkën e shtetit. Për eksperten Elona Shehu ky objektiv vështirë se realizohet, pasi edhe investimet publike janë reduktuar ndjeshëm. Shehu shprehet skeptike sa i takon rritjes së të ardhurave për familjet dhe bizneset. Ndërkohë vetë qytetarët thonë se varfëria është rritur.
9 Janar 2020, 15:47 -
-
-
VIDEO e ekzekutimit të biznesmenit në Rrëshen, plumbi në zemër nga qitësi profesionist me snajper fshehur në apartamentin e 'hasmit' Tonin Gjini
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, në një video nga kamerat e sigurisë të një lokali, shihet momenti teksa Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina 'Mercedes Benz', të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.
9 Janar 2020, 14:16 -
-
-
-
-
REPORT TV në kampin e muxhahedinëve në Manëz: Këtu jemi të sigurt! Shpresojmë të bjerë regjimi terrorist në Iran (VIDEO)
ReportTv është ndaluar në kampin e muxhahedinëve në Manëz të cilin ata e kanë emërtuar "Ashraf 3", ndërsa pas vrasjes së Qasem Solemanit shefit të QUDS masat në këtë kamp janë fortifikuar. Tensionet SHBA-Iran janë ndjekur nga opozita iraniane e cila shprehet se në Shqipëri janë të sigurt ndërsa masat e sigurisë janë shtuar duke vendosur monitorim të rreptë dhe forca speciale në perimetrin e jashtëm të kampit.
9 Janar 2020, 12:02 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Patate furre me sallam e gogozhare dhe Supë krem karrote me arra dhe bukë të thekur
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00.
9 Janar 2020, 11:03 -
'Dua drejtësi...nipi të varet', flet xhaxhai i autorit, dëshmia tronditëse: Ai i vendosi peshqirin në fyt (VIDEO)
Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, ka folur rreth ngjarjes tragjike, që tronditi opinionin publik, ku 51-vjeçarja u gjet e lidhur me litar dhe e vdekur në një rezervuar. Ajo u vra nga nipi i burrit të saj, 16-vjeçari Luis Saliaj, dhe dy shokët e tij. Xhaxhi, Ilir Saliaj është shprehur se nuk do t'ja falë kurrë nipit të tij dhe se për të më mirë 16 vjeçari të varet.
9 Janar 2020, 10:55 -
-
Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama shpalos objektivat: Do ta nis nga Ukraina, kryefjalë dialogu, do zgjidhim problemet
Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Kryeministri shqiptar prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Dialogu, ishte kryefjala e përparësive në fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare
9 Janar 2020, 09:33 -
Rrëzimi i avionit ukrainas, del VIDEO-ja, Trudeau: U godit nga një raketë, Irani: Gënjeshtër e Madhe
Mediat e huaja kanë publikuar një video të re ku shfaqet momenti kur është sulmuar avioni ukrainas nga forcat iraniane. Avioni në të cilin po udhëtonin 176 persona, është qëlluar në ajër, e për pasojë kanë humbur jetën të gjithë udhëtarët.
9 Janar 2020, 08:50 -
Digjet makina e specialistit të krimeve në policinë e Elbasanit, u pezullua nga detyra për dekonspirim për depon e armëve në Papër (VIDEO)
Makina e inspektorit të Krimeve të Rënda në policinë e Elbasanit është përfshirë nga flakët në lagjen 28 nëntori të qytetit të Elbasanit. Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga persona me precedentë penal.
9 Janar 2020, 04:15 -
U akuzua nga PD se fshehu dënimin në Greqi/ Kryebashkiaku i Mallakastrës publikon faturat: Ja çfarë më kujton 25 shkurti i vitit 2000
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka pulbikuar list-pagesat për vitet 1999-2000, në të cilat Partia Demokratike e akuzon se ka qenë i dënuar në Greqi, gjë që e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
8 Janar 2020, 19:35 -
Basha i përgjigjet Ramës: Vendi në krizë të thellë politike, alibia se faji është i sistemit zgjedhor është e dështuar (VIDEO)
Sipas Bashës, vendi është në krizë të thellë politike, duke i dhënë përgjigje deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vjena, se kriza politike në Shqipëri është artificiale. Megjithatë, ai tha se këtë vit do t'i jepet fund krizës politike, por nuk dha detaje se si do të realizohet kjo.
8 Janar 2020, 18:55 -
-
Në rresht për 2, mbi trotuarë...Shkaktarët e 'heshtur' të trafikut! Në 2019-ën u gjobitën në ditë 145 shoferë të pagdhendur
Parkimet e gabuara vijojnë të mbeten problem në Tiranë. Vetëm në vitin 2019 policia rrugore ndërmori 52.834 masa administrative në kryeqytet ku në një ditë mesatarisht janë ndëshkuar 145 shkelës. ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore ku u vure se kjo shkelje evidentohet kudo.
8 Janar 2020, 18:16 -
'Jam shumë zemërthyer', Elton John anulon koncertet, premton dhurimin e 1 mln $ për Australinë
Kantautori britanik ka ndërprerë koncertin e tij në Sidney, në shenjë vlerësimi dhe mirenjohje për punën e shërbimit zjarrfikës në Australi dhe në mbështetje të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.
8 Janar 2020, 18:03