-
PD vijon denoncimet për Bashkinë e Vaut të Dejës: Vjedhje spektakolare me likuidime projektesh të patenderuara, objekte shëndetësore dhe arsimore
Bashkia e Vaut të Dejës është vendosur në shënjestër të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Pas Belind Këlliçit, është deputeti i PD-së, Luçiano Boçi cili nga selia e partisë ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka hedhur një lumë akuzash në drejtim të Bashkisë.
1 Tetor 2022, 16:26 -
Situata me futbollin në vend, Redi Jupi në Report Tv: FSHF e marrë peng, 4 vite punohet për të rizgjedhur Dukën! Shteti s’mund ta lejojë më, të ndërhyhet
Shteti nuk mund ta lejojë këtë situatë të krijuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, një ‘Kore e Veriut’ që askush nuk përgjigjet se çfarë ndodh aty. Kështu ka deklaruar sot në Report Tv ish-futbollisti, trajner aktualisht dhe investitor i akademisë ‘Football Republic’, u shpreh Redi Jupi.
29 Shtator 2022, 13:35 -
-
Plani i Shërbimit Satelitor, Tabaku: Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln €
29 Shtator 2022, 11:15 -
Uragani Ian ‘pushton’ Floridën, 2 milionë qytetarë pa energji elektrike! Gjendje e jashtëzakonshme brenda vendit
Uragani Ian la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke bllokuar njerëz në shtëpitë e përmbytura, dëmtuar çatinë e një njësie të kujdesit intensiv të spitalit dhe duke ndërprerë energjinë të 2 milionë njerëz përpara se të synonte brigjet e Atlantikut
29 Shtator 2022, 08:28 -
-
Balluku dhe Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë! Ambasadorja: Do mbështesim Shqipërinë që të ketë energjinë e nevojshme në këtë kohë krize
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka sëbashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, TEC-et lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë. Balluku tha se anijet lundruese janë shumë të rëndësihme për vendin tonë, duke pasur parasysh sfidën energjetike në të cilën ndodhemi.
26 Shtator 2022, 16:43 -
-
Kriza energjetike, debati në Report Tv/ Bejtja: Qytetarët mund të jetojnë me më pak energji! Elezaj: Po vidhet barbarisht, Qeveria keqmenaxhon me dashje
Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja dhe eksperti Eduart Elezaj patën përplasje mendimesh për vendimin e fashës për faturim me 42 lekë me TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 KW/muaj duke qenë se e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.
26 Shtator 2022, 13:46 -
-
-
-
-
Webhelp përforcon prezencën në Shqipëri duke hapur një degë të re në Tiranë
Webhelp, kompania ndërkombëtare lider në ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe eksperiencës së klientit, njofton zgjerimin e aktivitetit të saj në Tiranë, Shqipëri në vijim të rritjes strategjike në vend. Zyrat e reja janë të vendosura në ambientet e Stadiumit Air Albania, vend në të cilin u vendosën zyrat e para rreth një vit me parë. Këto ambiente janë gati të mirëpresin rreth 200 punonjës të rinj në muajt në vazhdim.
21 Shtator 2022, 20:50 -
Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', ish drejtori i klubit: Abuzim nga Berisha dhe dhëndri! Gati të dëshmoj në SPAK
Ashtu siç edhe Report Tv e ka faktuar me 3 investigime, ish drejtori i klubit Partizani, Isa Tare ka folur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ duke thënë se ka gisht Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në një intervistë për 'Report Tv' u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë në SPAK.
21 Shtator 2022, 15:32 -
Financimet ruse në PD, Hajdari: Kushdo që është përgjegjës të hetohet! Lidershipi? Berisha do mjekojë plagët që la Basha
E rikthyer tashmë në PD për të përmbushur misionin e saj, Rudian Hajdari në Report Tv u shpreh se për të qenë një forcë opozitare, demokratët duhet të bashkohen
21 Shtator 2022, 12:41 -
'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme
Produktet Vudi kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë.
21 Shtator 2022, 11:09 -
'Shteti i ka lekët por duhet të ndalojë vjedhjen', Rudina Hajdari: Pedagogët dhe studentët të takohen jo në auditorë, por në shesh
Politikanja Rudina Hajdari ka komentuar protestën e pedagogëve para pak ditësh, ku i këshilloi që të zgjasin protestat e që studentët dhe pedagogët të takohen jo në auditor, por në shesh.
20 Shtator 2022, 19:33 -
Degradon muzeu i ‘Asdrenit’ në Drenovë të Korçës, kryeplaku i fshatit: Nuk ke ça shikon! Turp që e kanë lënë kështu
Muzeu i Asdrenit në fshatin e tij të lindjes në Drenovë ka degraduar plotësisht. Bashkia nuk ka vënë dorë për restaurimin e godinës, ndërsa dokumentet historike janë dëmtuar nga lagështia
17 Shtator 2022, 15:11 -
Rriten kostot, fermerët e Myzeqesë reduktojnë të mbjellat: Çmimet janë 200% më të larta se vjet
Fermerët e Myzeqesë, nuk po përballen vetëm me rritjen e kostove për të prodhuar. Mungesa e punonjësve, dhe çmimet e ulëta që kërkon tregu i shumicës i ka bërë të kthejnë sytë tek emigrimi, ndërsa shumë prej tyre tashmë kanë filluar të mbjellin më pak.
16 Shtator 2022, 18:13 -
Lobimi rus/ Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj, s'njohën provat e dëshminë e Muzin në SHBA
Dy gjyqtarët e Apelit Alaudi Malaj dhe Shpresa Beçaj nuk e besuan dëshminë e Nicolas Muzin në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që tha se kishte marrë 500 mijë USD nga PD-ja e Lulzim Bashës, dy prokurorë hoqën rrugës akuzën e pastrimit të parave, Berisha e shpalli dosjen një trillim, inteligjenca amerikane konfirmon lobimin
16 Shtator 2022, 15:49
