-
Një kryeministër që nuk mërziti askënd, pa llogaritur Albinin!
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikthyer paqen politike mes Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë. Ai është pritur me tapet të kuq nga kryeministri Rama, “me shumë dashuri” nga Ilir Meta, “me shumë kënaqësi” nga Sali Berisha, “me shumë shpresë” nga Lulzim Basha dhe mbi të gjitha, me shumë qetësi nga qytetarët shqiptarë.
3 Korrik 2020, 19:52 -
I besuari i Berishës merr në dorë fushatën e PD! Kush është Alfred Rushaj
Partia Demokratike ka konfirmuar emrin e personit që do të drejtojë fushatën elektorale. Kryedemokrati Basha i ka besuar ish zv.ministrit të Berishës, Alfred Rushaj këtë post të rëndësishëm që selia blu i delegon përgjegjësitë e mbarëvajtjes së fushatës. Në reagimin e tij të parë si drejtor i fushatës së PD, Rushaj thotë se 30 vite pas 2 korrikut të 1990, eksodi i shqiptarëve vijon.
3 Korrik 2020, 13:26 -
Shpresa Beçaj para vetingut, më 3 korrik vendimi! KPK: S'ka deklaruar pasurinë dhe as pastërtinë e figurës! Avokati: Kur u kërkuan ishte avokate
Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj ka dalë para vetingut, ndërsa KPK thotë se ajo nuk ka deklaruar as pasurinë, as aftësitë profesionale dhe as pastërtinë e figurës. Avokati i saj shprehet se nuk ka asnjë arsye pse ta bënte, pasi në atë kohë ishte avokate. Më 3 korrik merret vendimi nga KPK.
1 Korrik 2020, 09:12 -
Mjekët e spitalit privat operacion ilegal atentatorit në Laç, PAMJET kur bashkëpunëtoret e tërheqin dhe marrin në krah pasi u plagos! (Kush është i arrestuari)
Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, është arrestuar një person si autor i dyshuar për ngjarjen. Arrestohet Eduart Lamaj 30 vjeç, i dërguar në klinikën private dy net më parë dhe është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye, dy mjekët janë arrestuar nga Policia.
23 Qershor 2020, 08:59 -
-
-
Media franceze AFP: Shqipëria trafikoi armë në Kongo që nga 2008
Sipas medias franceze AFP, Shqipëria ka dërguar armë në Kongo që nga viti 2008. AFP citon një raport konfidencial të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, ku thotë se disa vende, mes tyre dhe Shqipëria, "dërguan sasi të konsiderueshme armë, municion, pajisje dhe automjete ushtarake" për ushtrinë në Kongo.
19 Qershor 2020, 18:29 -
Pas Fatmira Hajdarit, Theo Jacobs ‘përvëlon’ kolegun e saj, i kërkon llogari për lejen prindërore të Gjin Gjonit dhe mbrojtjen e gjyqtarëve në KLD
Vëzhguesi më i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs merr në pyetje ish-anëtarin e KLD për lejen e Gjin Gjonit: Të jesh anëtar i KLD nuk do të thotë se mund të bësh ç’të duash, ky vendim ka qenë i paligjshëm
18 Qershor 2020, 18:24 -
Shkarkohet Petrit Aliaj, gjyqtari që i hoqi Dritan Dajtit burgimin e përjetshëm, pasuria dhe ‘bëmat’ në drejtësi
Gjyqtari i Vlorës paraqiti 4 raporte mjekësore sikur ishte sëmurë, por nuk i shpëtoi shkarkimit për probleme me pasurinë, Aliaj është shkarkuar edhe një herë në 2014, u kallëzuar për fshehje pasurie në 2015.
15 Qershor 2020, 18:36 -
Pallate, hotele dhe qendra tregtare, si i nxori zbuluar Vetingu ‘sheikët’ e drejtësisë shqiptare
Gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të shkarkuar, kanë fshehur, transferuar qindra mijëra euro, aksione të fëmijëve nëpër kompani të ndryshme, shpenzime për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit etj.
13 Qershor 2020, 18:18 -
-
'Perandoria' e biznesit mbi një krim: Si i shpëtuan vëllezërit Çilotaj drejtësisë
OFL iu dërgoi sot kërkesën për të treguar pasurinë, vëllezërve Çilotaj. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se historia e vëllezërve Çilotaj-pasuria e sekuestruar e të cilëve kap vlerën e dhjetëra milionë eurove, zë fill në Greqi me akuzat për vrasjen barbare të një vajze 24-vjeçare për shkakun se “nuk fitonte shumë para”-një krim ende i pandëshkuar pas dy dekadash.
9 Qershor 2020, 21:32 -
-
Ekskluzive/Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij...Dëshmitë që fundosin ekzekutorin: U vetëplagosa (para mjekëve)...më bënë atentat (te prokurori)!
I buzëqeshur para prokurorëve që i kanë mbërritur në spitalin e Traumës për t'i dhënë masën 'arrest me burg', Kreshnik Tusha, i arrestuar për atentatin e dyfishtë në Kurbin, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
3 Qershor 2020, 07:52 -
Shpëtoi Dritan Dajtin, u pagua nga Balili dhe u kallëzua për pasurinë, Perit Aliaj thirret për herë të katërt për t’u paraqitur në Veting
Pas dështimit të tre seancave, Komisioni i Vetingut thërret për herë të katërt gjyqtarin e Vlorës Petrit Aliajn për ta njohur me dosjen e kontrollit, gjyqtari paraqiti raporte mjekësore sikur ishte sëmurë, u shkarkua nga KLD në 2004 por u rikthye në detyrë
2 Qershor 2020, 17:44 -
-
Shuhet në moshën 86-vjeçare studiuesi i njohur Agron Fico, profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve
Shuhet në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur Agron Fico. Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkenca, teksa vlerëson maksimalisht figurën e Ficos, për kontributin e vyer të dhënë në trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar.
2 Qershor 2020, 09:05 -
Dy viktima nga atentati në Kurbin! Njëri nga autorët në spital, u plagos nga shkëmbimi i zjarrit! Shënjestra mik i Ervis Martinajt, zbulohet e kaluara!
Rëndohet bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Vdes në spitalin e Traumës në Tiranë Paulin Gjergji 53 vjeç. Bujar Lika (Hasani) humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa 53-vjeçari Gjergji në spital. I plagosuri Kreshnik Tusha 21 vjeç është njëri nga autorët e atentatit, ndërsa vijon puna për kapjen e tjetrit. Kreshnik Tusha nga Laçi është i papunë dhe dyshohet se është vrasës me pagesë. 20 të shoqëruar. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi.
31 Maj 2020, 07:34 -
Në 3 qershor para Vettingut/ Kush është Shpresa Beçaj nga implikimi në videoskandalin e Metës deri tek pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë sot gjyqtare e Apelit Tiranë do dalë në 3 qershor para Komisionit të Vetingut. Meta e përmendi në vitin 2011 në videon me Priftin: Do flas unë me Shpresën, i çova vajzën në ambasadë. KLD me në krye Nishanin bllokoi për 5 vjet rikthimin e Shpresa Beçajt në drejtësi. Beçaj pjesë e trupi gjykues që mbylli dosjen e Bashës për lobimin rus disa ditë më parë
28 Maj 2020, 20:29 -
Rama i fiksuar pas filmit ku luan aktori shqiptar: Më la dy net lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit
Kryeministri Edi Rama është një ndjekës i rregull i filmave/serialeve dhe këtë nuk ka nguruar që ta tregojë edhe në studiot televizive ku është i ftuar! Një nga serialet që ka ndjekur së fundit duket se është " Gangs of London", në të cilën luan edhe aktori shqiptar Orli Shuka.
25 Maj 2020, 17:28 -
