-
Gjykata e Lartë, presidenti Topi
Presidenti Bamir Topi dekretoi Artan Zenelin, kryetarin aktual të Gjykatës së Tiranës si anëtar të Gjykatës së Lartë. Vendimi i presidentit të Republikës vjen për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën më të fuqishme në vend. Emri i tij do të votohet në Kuvend.
dekreton Artan Zenelin
1 Shkurt 2012, 15:33 -
Bonot dhe leku
Sot zhvillohet një ankand i ri i madh i letrave me vlerë të qeverisë, ku parashikohet të shiten bono me afat tremujor maturimi, me vlerë 3.5 miliardë lekë të reja dhe bono njëvjeçare, me vlerë 12.3 miliardë lekë, në total 116 mln euro. Sipas ekonomistit Artan Gjergji, lektor në Fakultetin e Ekonomisë pranë UET, interesi i bonove do të vijë në ulje.
si do jenë më 2012-ën
31 Janar 2012, 22:32 -
Mehmedi nuk ndihet inferior ndaj Shevchenkos
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, nuk kishte besuar se një ditë do të ishte partner në sulm me idhullin e tij, yllin ukrainas, Andriy Shevchenko. Por, ëndrra e reprezentuesit të Zvicrës u realizua më 13 janar, kur ai kompletoi transferimin nga Zuerichu te skuadra ukrainase, Dynamo Kiev. Në skuadrën ku nisi karrierën, Dynamo, Shevchenko 35-vjeçar u kthye në gusht të vitit 2009, pas sukseseve të mëdha të arritura me Milanin e Chelsean.
29 Janar 2012, 13:54 -
Në BE të çon vetërespekti
Asnjë shtet, popullsia e të cilit ka qenë gati 100% për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka hyrë në BE. Vetëm atëherë kur ekziston një përqindje e konsiderueshme e kundërshtarëve të aderimit në BE, disi piqen kushtet për të hyrë në BE. Kësisoj, nëse e gjithë popullsia jonë është për inkuadrim të Kosovës në BE, kjo vetëm sa paraqet një garanci shtesë që nuk do të inkuadrohemi në BE.
27 Janar 2012, 18:42 -
Skandali i Jugut, BB: Qeveria
EKSKLUZIVE/ Banka Botërore ka përgatitur një raport se si po procedohet në Shqipëri pesë vjet pas skandalit të Jalës, ku qeveria, në bazë të të dhënave satelitore të marra nga BB, prishi objekte të banorëve, duke i lënë ata të pastrehë. Nga nëntë gjyqe, vetëm njëri është fituar nga qytetari paditës, thuhet në këtë raport.(Në foto: Ndërtime të prishura në Jalë)
po fiton gjyqet e Jalës
27 Janar 2012, 15:40 -
Partosh: 21 janari, komplot
Gabriel Partosh, analist i Economist Intelligence Unit dhe njohës shumë i mirë i realitetit shqiptar që ndjek prej vitesh, në një intervistë për Balkan Insight foli për procedimin për vrasjet e 21 janarit. Partosh tha se se akuza për një komplot për të fshehur provat për vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të 21 janarit, është një tjetër goditje për reputacionin e dëmtuar tashmë të Shqipërisë.
në nivele të larta qeveritare
24 Janar 2012, 20:05 -
Kirurgu Agim Karaj:
Shefi i shërbimit të Onkologjisë, Agim Karaj, rrëfen për "Shqiptarja.com', se arrestimi i tij ka qenë vetëm një kurth, nga njerëz brenda spitalit. Ai shpjegon se në të vërtetë ka kërkuar vetëm 1 milionë lekë të reja dëmshpërblim dhe jo ata shumat e majme që përfliten në media.
Arrestimi im? Kurth
24 Janar 2012, 13:30 -
-
-
Studimi, në urbanët e Tiranës
Sipas një studimi të bërë nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, në vit janë plot 82 milionë pasagjerë, ku përfshihen vetëm ata me biletë dhe abone, të cilët përdorin transportin urban. ZMK kërkon që të mos rritet çmimi i biletës pasi këto kompani kanë miliona dollarë fitime në vit.
hipin 82 milionë pasagjerë në vit
22 Janar 2012, 10:00 -
-
Projekti antishqiptar i varrezave greke
Para disa vitesh(më 2008) Shqipëria dhe Greqia nënshkruajtën marrëveshjen për ndërtimin e dy varrezave për eshtrat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës italogreke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në fillim nga Ministria e Jashtme greke dhe më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila njoftoji me një komunikate për shtyp duke mos dhënë shumë hollësira rreth kësaj marrëveshje. Por në fillim të këtij viti Berisha sipas medieve ka urdhëruar nxitimin për realizimin e këtij projekti antishqiptar.
20 Janar 2012, 16:53 -
“Meta”, mediat gjermane:
Në numrin e sotëm të gazetës "Süddeutsche Zeitung" botohet një artikull i Enver Robellit, "Për kulturën e mungesës së dënimeve" në Shqipëri. “Procesi kundër Metës është pika kulminante e një serie skandalesh dhe aferash, të cilat nuk sqarohen nga drejtësia. Në vitin 2008 shpërtheu në afërsi të Tiranës një depo me municione: thuhet në artikull.
“Mungon kultura e dënimit”
19 Janar 2012, 19:17 -
KLSH, Berisha – Leskajt:
Gjatë takimit me kreun e KLSh të propozuar nga presidenti Topi, kryeministri u shpreh se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion , pranë Këshillit të Ministrave, dhe te gjitha institucionet e tjera të kontrollit janë të gatshme të bashkëpunojë me KLSH-në.
Ke mbështetjen e qeverisë
19 Janar 2012, 16:28 -
Qeveria, gati të shkelë
Qeveria shqiptare ka planifikuar rritjen e nivelit të borxhit publik në masën 63 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto, duke shkelur në këtë mënyrë kërkesën e ligjit nr. 9936, që ndalon kalimin e kufirit të 60 përqindëshit. Këtë e zbulon, pas një interviste me kryeministrin Sali Berisha, revista e specializuar ekonomike "BNE", që fokusohet në ekonomitë e vendeve ish-komuniste. (Në foto: Intervista eksluzive e Berishës për "bne")
ligjin për borxhin publik
19 Janar 2012, 14:56 -
-
CEZ: Kontroll faturuesve
Pas shqetësimeve të herëpashershme në media dhe në opinionin publik për faturimin e energjisë elektrike, CEZ duke filluar nga kjo javë e deri në fund të muajit shkurt, do të kontrollojë mbi 100 faturistë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilët do të shoqërohen në terren nga një menaxher.
për ankesat e qytetarëve
19 Janar 2012, 14:06 -
BB: Ekonomia Shqiptare
Banka Botërore ka publikuar sot raportin e saj mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë globale. Parashikimet nuk janë inkurajuese, sidomos për vendet në zhvillim siç është edhe Shqipëria. BB paralajmëron ekonomitë në zhvillim të përgatiten për një rënie të ekonomisë, e influencuar nga problemet e zonës së euros.
e ekspozuar ndaj krizës
18 Janar 2012, 22:15 -
Amauri nxirret në "shitje" në eBay
Tifozët Juventinë kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të treguar lodhjen e tyre nadj sulmuesit brazilian Amauri. Ata vendosën t’a nxjerrin në shitje futbollistin në faqen e internetit eBay, e cila njihet si një faqe ku mund të shesësh dh të blesh gjithçka
16 Janar 2012, 11:02 -
-
Ivanoviç: Serbët të evitojnë lëvizjet
Agjencia e lajmeve Tanjug bën të ditur se Ivanoviç ka paralajmëruar serbët "të mos i eksponohen rrezikut” . Zyrtari i i Partisë Demokratike të Serbisë ka thënë se protesta e Vetëvendosjes nuk është aspak më pak të rrezikshme sesa shpallje pavarësisë e vitit 2008.
në Merdarë e Dheu i Bardhë
14 Janar 2012, 10:53
