-
Vjedhja e thesarit pezull në Apel
Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga vjedhja e 713 milion lekë nga thesari i bankës së shqipërisë, padia e këtij institucioni për të marrë paratë e vjedhura mbetet pezull për shkak se gjykata e apelit ende nuk ka marrë një vendim për Ardian Bitrajn e Mimoza Bruzian të dënuar për këtë vjedhje. VIDEO
s'rikthehen as 713 mln e vjedhura
26 Prill 2016, 10:14 -
Është absurde të tërheqësh
Ndoshta duhet të kënaqemi me faktin që Shqipëria e vogël është vënë në qendër të debatit europian të Britanisë. Por, kur lexova titullin e artikullit të Michael Gove që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të Europës e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, reagimi im i menjëhershëm ishte: “duket pak e çuditshme”.
Shqipërinë në betejën për “Brexit”
26 Prill 2016, 09:57 -
-
ISHP:Tifozët shqiptarë të vaksinohen
Në prag të Kampionatit Europian të Futbollit, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka kërkuar që të gjithë shqiptarët që kanë lindur mes viteve ’80-‘90 dhe që do të udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur ekipin kombëtar të futbollit duhet që të vaksinohen me vaksinën e Fruthit.
para udhëtimit për në “Francë 2016”
26 Prill 2016, 07:58 -
Zbardhet pasuria e kryeministrit
Kryeministri Edi Rama rezulton pronar i dy apartamenteve, në njërin prej të cilëve bnashkëpronar me Linda Ramë, pronar i një koleksioni veprash arti të dhuruara nga babai, ndërsa në deklaratën e tij të pasurisë pëermenden edhe të ardhurat nga shitja e librit Kurban. Në deklaratën pasurore të cciftit rama, dorëzuar tashmë në Inspektoratin e Lartë të deklairmit të pasurive, publikohen edhe pasuritë e bashkëshortes së kryeministrit, e cila është pronare e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke në Surrel. VIDEO
Rama dhe e kryeprokurorit Llalla
26 Prill 2016, 07:48 -
Ja afati i për të plotësuar
Të gjithë kandidatët e viteve të kalura, për të aplikuar në Universitet duhet të plotësojnë formularin A1Z, nga data 3-6 maj. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ky formular duhet të plotësohet pavarsisht nëse të rinjë do të aplikojnë në shtet ose në privat.
formularin A1Z, kush aplikon
26 Prill 2016, 07:34 -
Ndërtimet pa leje/ Nis pranimi i
Agjencia e Trajtimit të Pronës njoftoi dje se duke fillkuar nga dita e sotme pranon kërkesa për dëmshpërblim nga ana e gjithë atyre pronarëve të trojeve, që janë zënë tashmë nga ndërtimet pa leje, port ë cilët përfitojnë njohjen e pronës së re nga ligji për legalizimin. AKP njoftoi dje se, në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 VIDEO
kërkesave të pronarëve të preku
26 Prill 2016, 07:28 -
-
Rama u përgjigjet britanikëve:
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ironive të britanikëve lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe krahasimit që ata i bëjnë me Shqipërinë. Kreu i qeverisë shqiptare, në një shkrim të publikuar në revistën “Times”, thekson se vendi i tij nuk duhet të shërbejë si model për jetën jashtë BE. VIDEO
Ne, jo modeli për jetën jashtë BE
25 Prill 2016, 23:19 -
Ja lista me shpendët e egër që
Ministria e Mjedisit ka publikuar këtë të hënë në fletoren zyrtare një listë me llojet e shpendëve të egër që rrezikojnë të zhduken dhe për të cilët kërkohet një kujdesje e veçantë nga ana e institucioneve përgjegjëse të mjedisit.
rrezikojnë të zhduken në vend
25 Prill 2016, 21:27 -
“21 janari”, Alma Veizi: Jam e lodhur
Familjarët e viktimave të 21 janarit shprehen të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së lartë. Alma Veizi, e kontaktuar nga Report Tv deklaroi se është e lodhur nga e gjithë kjo histori. Ndërkohë nesër, në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca e radhës e padisë civile që familjarët e Ziver Veizit kanë ngritur për 21 janarin. VIDEO
me këtë histori, Mahmutaj: Turp!
25 Prill 2016, 20:51 -
-
Roma mund Napolin, Juventus fiton
Ekipi i Juventusit është shpallur kampion në Seria A italiane. Kjo pasi ekipi i vendit të dytë, Napoli, është mundur në minutën e 89-të nga Roma, me rezultatin 1 me 0.Kur kanë mbetur edhe tri javë nga mbyllja e kampionatit bardhezinjtë janë shpallur kampion pasi diferenca me napolitanët është 12 pikë.
titullin e 5-të radhazi në Seria A
25 Prill 2016, 17:38 -
-
Hapet Bunk’arti për turistët vendas
Hapet sezoni i ri i Bunk’artit për të gjithë turistët që dëshirojnë ta vizitojnë. Dhjetra operator turistik nga Shqipëria kanë vizituar këtë atraksion turistik, për të parë nga afër mundësinë që ofron për turizmin e brendshëm por edhe për të huajt. VIDEO FOTO
e të huaj, Veliaj: Atraksion turistik
25 Prill 2016, 17:04 -
-
Gjykata e Lartë mbyll 21 Janarin
Pas tre viteve Gjykata e lartë rrëzon Rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 Janarit. Tashmë ky proces konsiderohet i mbyllur në drejtësinë shqiptare dhe e vetmja hapësirë ligjore mbetet dërgimi i çështjes në Strasburg. VIDEO Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës:Mallkim dhe neveri për gjykatën
hapet rruga për Strasburgun
25 Prill 2016, 15:38 -
-
Investimet e huaja, Basha: Nesër
Kryedemokrati Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë me dije se do të publikojë fakte tronditëse lidhur me investimet e huajaja në vendin tonë. Nesër në orën 12 shkruan Basha do të publikoj fakte te reja tronditese drejtperdrejt ne media.
në 12:00 fakte të reja tronditëse
25 Prill 2016, 14:54 -
-
Koncesioni i aeroportit të
Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht dje se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ndërmarrja e re, që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit, është emërtuar “Keen Dynamics Limited” dhe, sipas marrëveshjes së re me qeverinë shqiptare, parashikohet t’i ushtrojë këto të drejta të paktën deri në vitin 2027.. VIDEO
Rinasit tani në duart e kinezëve
25 Prill 2016, 14:31