-
Zbardhen shifrat: Në vitin 2014
Të larguarit nga puna duket se i kanë hapur mjaft punë Gjykatës Administrative në vitin 2014. Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë këtij viti janë marrë në shqyrtim plot 8509 çështje me objekt marrëdhëniet e punës. 7226 prej tyre kanë marrë përgjigje që në vitin 2014, ndërsa 1283 janë shtyrë për vitin 2015.
8509 gjyqe për largime nga puna
13 Tetor 2015, 15:57 -
“Krom” i Alimanit shfaqet në Tiranë
Filmi “Krom”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani pas premierës botërore në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary, do të jepet premierë në Tiranë më 16 tetor. Filmi do të shfaqet në Kinema Kristal Center në Tiranë. Vetëm një javë më pare ky film është prezantuar edhe në Hamburg Film Festival 2015.
më 16 tetor, më pas në Francë
13 Tetor 2015, 15:45 -
Në tremujorin e dytë të 2015 hynë
Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në tremujorin e dytë 2015 janë 973.362 shtetas, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 janë rritur me 19,4 %, ndërkaq daljet e shtetasve shqiptarë janë mbi një milionë duke shënuar rritje prej 10,1 %.
19.4 % më shumë të huaj se vjet
13 Tetor 2015, 15:38 -
Gazzeta dello Sport lavde De Biasit
Meidat e huaja vazhdojne ti bejne jehone kualifikimit historic te Shqiperise ne Euro 2016 dhe trajerit Italian, Gianni de Biasi. Gazzeta dello Sport e hap shkrimin e saj me titullin “De Biasi: Do te provojme te cudisim serish”. E perditshmja italiane nenvizon se pritet si hero ne Tirane pas kualifikimit ne euro 2016 dhe thekson se kryeministri Edi Rama e vlereson kete arritje si “nje gezim te papershkrueshem” por premton “dhe ne France do te kenaqemi”. VIDEO
"Do provojmë të çudisim në Francë"
13 Tetor 2015, 15:14 -
Nishani: Të drejtë vote shqiptarëve të
Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim përfaqësues të F.A.R.E. (Forumi i Shoqatave Shqiptare në Itali), në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga shoqatat shqiptare në bashkëpunim me znj. Luljeta Çobanaj, Konsulle e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano.
Diasporës dhe 1 ministri të posaçme
13 Tetor 2015, 14:32 -
Goli i fitores në Armeni, Elbasani
Bashkia e Elbasanit nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit Elbasan” me motivacioni “Për kontribute në ekipin Kombëtar për kualifikimin në eliminatoret e Francë 2016 futbollistit te kombëtares Armando Sadiku. Kreu i bashkisë Qazim Sejdini i ka dorëzuar vlerësimin e mirënjohjes.
nderon Armando Sadikun: Ja dolëm
13 Tetor 2015, 14:02 -
Greqi, rrezikohen përsëri pensionet
Midis dispozitave që anulon projektligji i ri për sigurimet shoqerore, që e ka sjellë në Parlament qeveria greke për diskutim dhe pritet për t’u votuar në fundjavë, është shfuqizimi i nenit që përcaktonte dhënien dhe ridhënien e pensioneve të Entit të Sigurimeve Agrare për rreth 30.000 homogjenë nga Shqipëria dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.
e minoritarëve, ja ndryshimet në ligj
13 Tetor 2015, 13:51 -
Malaj: Do të përcaktojmë kuotat
Shumë shpejt qeveria do të përcaktojë kuotat e doktoraturave për universitetet duke i hapur rrugë zbllokimit të procesit. Deklarata ka ardhur nga zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj në emisionin Rreze Dielli në Report TV, ku ka shtuar se kuotat do të përcaktohen sipas kërkesave të Universiteteve por edhe sipas nevojave të tregut.
për doktoraturën në Universitete
13 Tetor 2015, 12:31 -
-
Shkatërrohet grupi kriminal italo -
Policia italiane ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës, të armëve si dhe pastrimin e parave. Hetimet e drejtuara nga Prokuroria e qytetit të Monzës kanë treguar se grupi kriminal kishte lidhje me mafien kalabreze Ndrangheta. VIDEO
shqiptar,lidhje me mafien kalabreze
13 Tetor 2015, 11:52 -
-
Shkodër, sekuestrohen armë dhe
Policia e Shkodrës ka sekuestruar paraditen e së martës një arsenal armësh si dhe ka arrestuar 4 persona të cilët janë posedues të municioneve. Uniformat blu kanë ndaluar Pal Hilën, Ndue Kolën, Zija Rupën dhe Ylber Rupën pasi gjatë kontrolleve janë sekuestruar nje arsenal armësh dhe 13.6 kg tritol që i përkiste familjes Rupa.
13 kg tritol, në pranga atë e bi
13 Tetor 2015, 11:18 -
Studimi: Vetëm 0.8% e kompanive
Një studim i “Open Data Albania” zbardh se vetëm 0.8% e sipërmarrjeve në Shqipëri janë shoqëri aksionere ndërkohë që tregu dominohet tërësisht nga subjektet Person Fizik, të cilat përbëjnë 78% të totalit. Sipas ODA, për vitin 2014 pjesën më të madhe të subjekteve punëdhënëse e përfaqësojnë ato me 1 deri në 4 të punësuar me rreth 89.77% të totalit të përgjithshëm, ndërsa pjesën më të vogël e paraqesin subjektet me 50 e më shumë punonjës me rreth 1.31% të totalit të tyre.
në Shqipëri, janë shoqëri aksionere
13 Tetor 2015, 10:59 -
JERUSALEM – Disa predha nga Siria godasin Golanin e pushtuar nga Izraeli
JERUSALEM, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Disa predha të lëshuara sot në mëngjes që nga Siria ranë në pjesën e pushtuar nga Izraeli të pllajës së Golanit, por pa shkaktuar as viktima as dëme materiale, njoftoi në një komunikatë ushtria izraelite. “Këto predha janë goditje të gabuara që vijnë për shkak të luftimeve të brendshme në […]
13 Tetor 2015, 10:11 -
Francezja ”Le Monde”: Shqipëria
Kjo është një fitore historike për këtë vend me rreth tre milionë banorë. Duke mundur bindshëm Armeninë, në Erevan, Shqipëria u kualifikua për herë të parë në një fazë finale të Kampionatit Evropian kështu nis shkrimin prestigjozja franceze "Le Monde"
në banketin evropian të futbollit
13 Tetor 2015, 09:45 -
Edhe heronjtë qajnë, Giani De
Kombëtarja shqiptare e futbollit është pritur në mënyrë madhështore nga mbi 20 mijë tifozë që ishin të pranishëm në sheshin ‘Nënë Tereza’, por edhe nga institucionet më të rëndësishme të vendit. Mijëra tifozë pritën ekipin nga momenti që zbriti nga Rinasi dhe deri në momentin që mbërriti në shesh ku ishte organizuar një koncert.
Biasi përlotet pas fjalës së Ramës
13 Tetor 2015, 09:40 -
-
Kapet pirati italian i bankave, vodhi
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas italian i dyshuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Stefano Botura i dënuar me 8 vite burg në mungesë për mashtrim kompjuterik arrestohet pasi ka dyshime se përmes sistemit të pagesave POS ka përvetësuar nga një bankë në Shqipëri 900 milionë lekë VIDEO
900 mln lekë përmes sistemit POS
13 Tetor 2015, 09:24 -
-
"Stafet e ministrave shpërblime nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se punonjësit e nivelit të lartë në ministri marrin shpërblime për pjesëmarrje në borde, komisione apo dhe këshilla dhe pa qenë pjesë e mbledhjeve. Raporti i KLSH: Mos tu lejohet më shumë se një mbledhje, tejkalojnë pagën e Presidentit
bordet pa qenë fare në mbledhje"
13 Tetor 2015, 08:19 -
Tare: Kam refuzuar stolin e kombëtares, Shqipëria luan si të mëdhenjtë
TIRANË, 12 Tetor/ATSH/ -Pak para nisjes së ndeshjes mes Armenisë dhe Shqipërisë, të fituar 3-0 nga kombëtarja shqiptare, që siguroi edhe kualifikimin në Euro 2016, ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për televizonin sportiv italian “Sky Sport”, ku ka folur për ecurinë e Shqipërisë ne eliminatore. “Nëse do të ktheheshim pas, […]
13 Tetor 2015, 08:17