-
Marrëveshja maxhorancë-opozitë, nis punën komisioni i posaçëm
TIRANË, 25 Shkurt/ATSH/.- Komisioni i posaçëm parlamentar për zbatimin e problematikës së rezolutës për marrëveshjen midis mazhorancës qeverisëse dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, zhvilloi sot mbledhjen e konstituimit. Nënkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla, theksoi nevojën për të arritur në konkluzione konkrete, në mënyrë që të bëhet edhe zbatimi i marrëveshjes politike mazhorancë-opozitë, miratuar në seancën e fundit të vitit 2014. Ndërsa deputeti i […]
25 Shkurt 2015, 16:31 -
"Vendoret", drafti për ndryshimet
Deri më tani Tirana ka pasur 11 qendra numërimi të votave, por me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që deputet e mazhorancës kanë përfunduar, kryeqyteti do të numërojë 18 qendra votimi. Në draftin që televizioni A1Report ka siguruar, janë 90 qendra numërimi që do të jenë aktive në zgjedhjet e 21 qershorit. VIDEO
në Kod: 18 ZAZ Tirana, 90 në total
PDF/Zonat e administrimit zgjedho
25 Shkurt 2015, 15:27 -
Fier, pranga 2 zyrtarëve të hipotekës
Dy zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier janë arrestuar nga policia. Pas hetimeve dyshohet se Aleksandër Myrtaj (kryeregjistrues deri në shtator 2014) dhe Kastriot Rakipaj (topograf) dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv….” dhe “Korrupsioni aktiv.
merrnin lekë në zarf për regjistrimet
25 Shkurt 2015, 15:17 -
Banka Botërore do të japë 1.1
Banka Botërore jep për Shqipërinë një mbështetje financiare në total 1.1 miliardë dollarë. Deklaroi kështu në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsen Sayed. VIDEO
miliardë Dollarë mbështetje në 5 vjet
25 Shkurt 2015, 14:21 -
-
3 ditë nga falja e kamatave, Çela:
Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka bërë bilancin e pagesave të energjisë elektrike nga qytetarët, në një kohë kur më 28 shkurt, përfundon afati i faljes për 80% të kamatëvonesave. Çela: 203,427 abonentë kanë nënshkruar aktmarrëveshje, 80 mijë vetëm në shkurt. VIDEO
Paguani dhe në banka e transferta
25 Shkurt 2015, 13:29 -
Këshilli Mbikqyrës diskuton raportin vjetor të BSH-së
TIRANE, 25 Shkurt /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë diskuton sot në mbledhjen e radhës, raportin vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2014. Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të BSH-së, Raporti i i përvitshëm i Bankës së Shqipërisë përshkruan gjendjen ekonomiko-financiare të vendit si dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë gjatë një […]
25 Shkurt 2015, 12:22 -
Pr. ligji për mjedisin, synon zhvillim të qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore
TIRANE, 25 Shkurt /ATSH/- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, që është miratuar së fundi në Komisionet e Kuvendit, do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit dhe procedurës paraprake e të thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, duke sjellë një qasje më të integruar […]
25 Shkurt 2015, 12:21 -
Rrëmbeu 8-vjeçarin për trafikim
Dhjetë vite burg kërkoi Prokuroria e Krimeve të rënda për 22-vjeçarin Begzim Isa të arrestuar në mars të 2013-ës për trafikim të miturish me destinacion Kosovën, te mbetur ne tentativë. I riu nga Kukësi akuzohet se ka tentuar të trafikojë në Kosovë një 8-vjeçar të cilin e ka marrë me vete përmes mashtrimit. VIDEOZhdukja e Bleona Matës, ja fotot e rrëmbyesit të fëmijës në KukësKukës, shpëtohet i mituri nga trafikimi, 20-vjeçari në pranga
Akuza: 10 vjet burg Begzim Isës
25 Shkurt 2015, 11:55 -
Doshi sërish akuza: Ndryshime
Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat e tij ndaj qeverisë, dhe më kryesisht ndaj kabinetit të ministrat. Në përfundim të mbledhjes së radhës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Doshi është shprehur se sipas tij, kjo qeveri, pjesë e së cilës është edhe ai, ka nevojë për ndryshime. Mes ministrave të akuzuar nga Tom Doshi, edhe ministrja e Inovacionit Harito. Dade: të dëgjojë zërin e vërejtjet e deputetëve VIDEO
në qeveri,ministrat të konsumua
25 Shkurt 2015, 11:28 -
"AI": Trupi i Remzi Hoxhës ende
Organizata ndërkombëtare “Amnesty International”, ka publikuar raportin e saj vjetor, ku thekson se në Shqipëri, vijon të ketë një sërë problematikash sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut. Në vëmendjen e raportit është edhe zhdukja në vitin 1995 e shqiptarit Remzi Hoxha, si dhe mos gjetja ende e trupit të tij. AI: 21 janari dhe vrasja e Aleks Nikës ende në hetim. Nga ana tjetër, Raporti: Në vitin 2014, 3094 raste të dhunës në familje, nuk marrin drejtësi VIDEO
i pazbuluar, Edi Rama e premtoi
PDF - Raporti i Amnesty International
25 Shkurt 2015, 10:33 -
Gratë kosovare në ISIS (FOTO)
Qamile Tahiri, 23 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj, më i madhi vetëm pesë vjeç, ka gati një vit që jeton përkrah terroristëve të “Shtetit Islamik” në Siri (ISIS). Kjo grua e re nga Mitrovica, fillimisht është nisur në drejtim të “Tokës së Shamit”, për të qëndruar afër bashkëshortit të saj Besim Tahiri...
25 Shkurt 2015, 10:08 -
Veneto Banka vazhdon zgjerimin
Si e sheh një bankier i huaj mjedisin e ekonomisë shqiptare, veçanërisht sektorin e saj bankar?Daniele Scavaortz, drejtor i përgjithshëm i institutit italian bankar të nivelit të dytë Veneto Banka, që operon në vendin tonë, mendon se tregu shqiptar ofron shumë mundësi për investitorët e huaj, jo vetëm më drejtim të fuqisë punëtore, por dhe mundësisë për të zhvilluar strategji të shumta të zhvillimit. “Objektivi ynë është t’i orjentojmë subjektet drejt rrugëve të shëndosha të ekonomisë”
e aktivitetit bankar në Shqipëri
25 Shkurt 2015, 09:54 -
-
Mbyllen hetimet për tenderin e
Njësia hetimore Task- Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj shtetasve Agim Hysko,Besjana Martini dhe Kol Kukaj, duke i dërguar në gjykatë lidhur me abuzimet e për tenderin e blerjes së kamerave të policisë të instaluara në rrugët e Tiranës. Kamerat në Tiranë, pranga ish- zyrtarëve, shtuan 75.8 mln lekë'Lirohen' ish-zyrtarët e dyshuar se rritën kostot e projektit të kamerave
kamerave në Tiranë, 3 në gjykatë
25 Shkurt 2015, 09:30 -
Taksë e re mbi varfërinë dhe Kosovën?
Midis disa prioriteteve kombëtare të programit aktual qeverisës, por edhe të qeverive të dekadës së fundit dy kanë mbetur të përhershme: nxitja e zhvillimi i turizmit “patriotik” me burim qytetarët e Kosovës, si dhe përgjegjësia e shtetit për tu ardhur në ndihmë me projekte e investime zonave më të varfëra të vendit.
25 Shkurt 2015, 08:10 -
Delvina e Dhales, gati sot
Avni Delvina e Niko Dhales pas 25 vjetësh vendosën të kthehen përkatësisht nga Italia dhe Franca për të ekspozuar veprat e tyre në atdhe. Ekspozita do të çelet sot në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Piktorët rrëfejnë se kanë përgjedhur të ekspozojnë tablo grafike, video dhe performanca që shprehin eksperiencat më të reja të artit modern sot ne botë.
surprizat në Muzeun Kombëta
25 Shkurt 2015, 08:00 -
Ben Blushi: Qeveria e konsumuar
Deputeti socialist, Ben Blushi vijon akuzat në drejtim të ministrave të qeverisë Rama lidhur me performancën e dobët që shumë prej tyre po tregojnë. Dje pas mbledhjes së grupit të PS-së, Blushi nuk nguroi ta konsiderojë qeverinë si të konsumuar.
Edi Rama të konsultohet me grupin
25 Shkurt 2015, 07:34 -
-
Bordi: Brenda 6 muajve provim për
Bordi i Riçertifikimit dhe Akreditimit të Profesionistëve, gjatë ditës së djeshme ka marrë vendimin se Personeli Shëndetësor që nuk i ka kreditet e edukimit në vazhdim, duke nisur nga data 15 prill 2015, me shpalljen nominale të emrave, duhet t’i nënshtrohen provimit të riçertifikimit.
mjekët që s'kanë mbledhur kredite
25 Shkurt 2015, 07:30 -
Mimoza Hysa, Italia e nderon me
Përkthyesja dhe shkrimtarja shqiptare, Mimoza Hysa është nderuar në Itali me “Çmimin kombëtar për përkthimin”. Çmimin përkthyeses së autorëve më të rëndësishëm italianë në gjuhën shqipe si Buzzatti e pretendentëve për Nobel, Magris e Tabuçhi, ia ka dhënë juria prestigjoze e Ministrisë së Kulturës me motivacionin: për kontributin në përhapjen e letërsisë italiane në botë.
“Çmimin kombëtar për përkthimin”
25 Shkurt 2015, 07:20