-
ICC zhbllokon llogaritët e ngrira
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) ka lëshuar një masë sigurimi për Drejtorinë e Tatimeve shqiptare për të hequr pezullimin e llogarive bankare shqiptare të Bankers Petroleum Ltd si dhe për të mbrojtur shoqërinë ndaj zbatimit të vlerësimit të shpallur më parë për tatimin mbi fitimin në Shqipëri.
të Bankers nga Drejtoria e Tatimeve
23 Nëntor 2015, 15:57 -
-
Lu: Ministra të korruptuar frikë nga
Ministri Tahiri raportoi në Komisionin e Ligjeve lidhje me marrëveshjen për shërbimin policor me Kroacinë, por demokratët menjëherë janë hedhur në "sulm" duke akuzuar se Shqipëria është kthyer në bahçe të kanabisit. Madje deputeti Ristani, tha se deklarata që ambasadori amerikan Donald Lu bëri pak ditë më parë se "ministra të korruptuar i tremben reformës në drejtësi", adresohet pikërisht ndaj ministrit Saimir Tahiri.
drejtësia, Ristani: E ka me Tahirin
23 Nëntor 2015, 11:36 -
Përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit për Femra nis përgatitjet anti- Francë
TIRANË, 22 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit për Femra është grumbulluar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku do të zhvilloi fazën përgatitore për sfidën kualifikuese ndaj Francës. Përballja e cila do të nis të premten e 27-nëntorit në mbrëmje, 21:00 në stadiumin “Qemal Stafa” vlenë për kualifikueset e Europianit të vitit 2017. Tekniku i […]
23 Nëntor 2015, 11:08 -
Eurovisioni për fëmije, vajza
Mishela Rapo është vajza që përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision 2015. Me një total prej 93 pikësh të siguruara nga votimet, Mishela ia doli të renditet në vend të 5-të me këngën e saj 'Dambaje'. Të njëjtin vlerësim mori edhe Rona Nishliu në Eurovision-in e 2012-ës.
nga Shqipëria arrin Rona Nishliun
22 Nëntor 2015, 21:09 -
Përmbytjet në Tiranë, Veliaj:
Rëndimi i situatës së përmbytjeve në kryeqytet ka ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje dhe bllokimit të kanaleve kulluese. Kryebashkiaku në një prononcim për Shqiptarja.com tha se situata është mirëmenaxhuar dhe është nën kontrollin e strukturave përkatëse. Prençi:janë evakuuar 19 familje, ska rrezik të dalë Lumi i Tiranës nga shtrati. Çela: Situata e furnizimit me energji elektrike drejt përmisimitVIDEO-Situata në Tiranë VIDEO- Situata në Babrru/FOTO Tahiri urdhëron mbledhjen e Emergjencave Video/Shirat përmbysin autostradën Tiranë-Durrës
Shkak janë ndërtimet pa leje
"Çdo aks i kalueshëm"
22 Nëntor 2015, 18:15 -
-
Sarandë, dhuna ndaj kreut
Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen ku dy ditë më parë u dhunua kreu i Partisë Demokratike, duke vënë në pranga një nga 2 vëllezërit e shoqëruar dhe shpallur në kërkim një tjetër, i identifikuar si Jani Manaj. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë me dije se njëri nga dy vëllezërit e arrestuar mbrëmjen e së premtes është lënë i lirë pasi nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa për tjetrin Policia e Sarandës ka nxjerrë një urdhër-arresti mbrëmjen e djeshme.
të PD, autorë dy vëllezë
22 Nëntor 2015, 09:48 -
Shtyu vajzën drejt vetëvrasjes
Një 51-vjeçar nga fshati Zall Her e Tiranës, ka shtyrë drejt vetëvrasjes njërën nga vajzat e tij,e cila pasi është keqtrajtuar dhe dhunuar psikologjikisht ka hyrë në një nga dhomat e shtëpisë dhe ka prerë damarët. Romina Qefalia, ka dashur t’i japë fund jetës duke përdorur një biçak për prerjen e damarëve, veprim nga i cili ka humbur shumë gjak.
dy vite burg babait Zyhdi Qefalia
22 Nëntor 2015, 09:15 -
Tapitë, si do bëhet aplikimi
Procedurat e dhënies së pronësisë për tokat bujqësore janë përcaktuar përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në prill të këtij viti. Vendimi përcakton procedurat që duhet të ndjekin njësitë vendore për pajisjen me certifikatë pronësie të familjeve që i kanë këto toka në përdorim, ashtu si dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin familjet për të bërë të mundur marrjen e tapive.
nga familjet në bashkitë e reja
22 Nëntor 2015, 09:14 -
“Epilog”, roli i pjesëtarëve, "Qorri”
Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë 26 persona në kuadër të operacionit “Epilog”, ku rol kryesor luanin tre shtetasit, Gëzim Demiri, Julian Bushati, Kol Kllapi dhe Alfred Naço. Me finalizimin e këtij operacioni, policia sekuestroi 1 kg heroinë dhe 180 doza kokainë. Ky operacion ka pasur si protagonistë dy grupe të cilët bënin shpërndarje të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë. Këto grupe, sipas bluve kishin lidhje të përbashkët me shtetasin Astrit Beka. Ndërkohë, furnizuesi i grupeve me kokainë dhe heroinë ishte Gëzim Demiri ose “Qorri”.
ishte furnizuesi i grupit me drogë
22 Nëntor 2015, 08:35 -
Nishani:S’ka vend për panik
Ekspozimi i Shqipërisë ndaj ndonjë sulmi të mundshëm terrorist pas zhvillimeve të fundit në Paris, ka bërë që Presidenti i Republikës, Bujar Nishanit të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti gjatë takimit ka theksuar nevojën se në këtë lloj situate institucionet e shtetit duhen të lëshojnë mbi të gjitha mesazhe të garancie dhe stabiliteti për t’i siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik. VIDEO FOTOTahiri: Nuk ka kërcënim konkret nga ISIS-i për Shqipërinë
masat janë parandaluese
22 Nëntor 2015, 07:13 -
Tre partizane te penduar rrefejne
Një varg dokumentesh të reja zbulojnë rrëfime të tjera të partizanëve që dezertuan nga Fronti Nacional Çlirimtar gjatë operacionit të dimrit. Mes dokumenteve të Ballit Kombëtar, në një varg dosjesh ku përfshihet kryesisht propaganda e kësaj force politike gjatë muajve të parë të vitit 1944, gjenden shumë trakte e thirrje që vihen kryesisht në gojën e këtyre ish-partizanëve të penduar, që pasi kanë braktisur Frontin Nacional Çlirimtar i janë bashkuar organizatës së Ballit Kombëtar.
krimet krimet komuniste pas dezertimit
22 Nëntor 2015, 04:15 -
Kolë Jakova muzikani, shkrimtari
100 vjet më parë, me 25 Nëntor 1915, në një rrugicë të Shkodrës, në një shtëpi të vogël qytetare, lindi Kolë Jakova, një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë sonë. Ai është njëri ndër shqiptarët e mëdhenj që jetoi në tri epoka të ndryshme; u rrit rrugëve të Shkodrës në periudhën e regjimit të Zogut, u burrërua në luftë kundër fashizmit dhe e kaloi të gjithë jetën duke i shërbyer Atdheut në detyra fisnike si mësues, partizan, drejtues instutucioni, shkrimtar, profesion që e ushtroi deri në frymën e fundit.
dhe dramaturgu që krijoi në tre epoka
22 Nëntor 2015, 03:48 -
Aristokrati Dumba, biznesmeni që
Komuniteti vllah i Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të njohura të rangut ndërkombëtar, njerëz që u bënë shumë të famshëm nga kontributi që dhanë në vende të ndryshme europiane ku jetuan, personalitete të fushave të ndryshme si ajo financiare, e ndërtimit, e artit dhe e tregëtisë. Një ndër figurat më të njohura, që i përkasin këtij komunitetit, është industrialisti multimilioner, vjenezi Nikolaus Dumba. Personaliteti i Nikolaus Dumbës është shumë dimensional.
financoi dhe mbrojti vlerat e artit botëro
22 Nëntor 2015, 03:37 -
Mësuesit dhe mjekët e
Të gjithë mësuesit dhe mjekët të cilët dëshirojnë te kenë mundësi për një vend pune, duhet të japin më parë provimin e shtetit. Ky testim sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve do të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri 20 dhjetor.
rinj, ja kur do të testohen
22 Nëntor 2015, 03:20 -
Rusia raketa ndaj ISIS, vret
Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën Dje ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe e deti Kaspik. Në këto sulme janë vrarë 600 terroristë, konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
600 terroristë, SHBA reagon
22 Nëntor 2015, 02:52 -
Kuvendi muaj intensiv për
Gjithë axhendën parlamentare të javës së fundit të nëntorit dhe thuajse të të gjithë muajit dhjetor, do ta zërë diskutimi i paketës fiskale të vitit 2016. Të gjitha komisionet parlamentare do të diskutojnë projektbuxhetin, duke shmangur kështu një sërë ligjesh të rëndësishme, veç atij të pronave që është futur me procedurë të përshpejtuar. Kur diskutimet sapo kanë filluar në Komisionin e Ekonomisë, deputetët kanë shprehur rezervat e para, qoftë dhe në radhët e mazhorancës.
diskutimin e miratimin e buxhetit
22 Nëntor 2015, 02:28 -
Valentina Leskaj ruan
Deputetja e Vlorës, Valentina Leskaj nuk rrezikon mandatin e saj. Mazhoranca në Këshillin e Mandateve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për t'i hequr mandatin e deputetes, me argumentin se djemtë e saj kanë përfituar tendera vlerë në miliona euro.
mandatin, rrëzohet PD
22 Nëntor 2015, 02:20 -
Rama: Tapitë për fermerët,
Do të jenë Bashkitë ato që do të kryejnë çdo procedurë për dhënien e titujve të pronësisë për tokat bujqësore, që nga matjet në terren, verifikimin e mospërputhjeve, e deri te lëshimi i tapive. Gjatë një vizite në Roskovec, Rama sqaroi se programi për dhënien e tapive do të kryhet nga Bashkitë, në të njëjtën formë si dhe procedon aktualisht ALUIZNI, që merr përsipër kryerjen e çdo procedurë, nga matjet në terren, te rakordimi me hipotekat e institucionet e tjera, e deri te dhënia e tapive për ndërtimet pa leje.
gjithë procesi nga Bashkitë
22 Nëntor 2015, 02:06 -
