-
Ish gjyqtares Ademi i falen 2 muaj
Ish gjyqtares Parashqevi Ademi ju refuzua disa herë amnistia por kjo se pengoi aspak të përfitojë ulje dënimi, këtë herë dy muaj nga më pak se 1 vit e gjysëm burg që i ka mbetur për të shlyer. Falje të dy muajve burg apo 60 ditëve kalendarike ka përfituar gjyqtarja Ademi një ditë më parë në dhomën penale të kryeqyteteti aty ku është shqyrtuar kërkesa e saj.
burg, e dënuar 4 vite për korrupsion
30 Qershor 2016, 13:09 -
Himarë, sherr mes 2 personave
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës që u zhvillua këtë të enjte është shoqëruar me debate dhe konflikt fizik. Banorët e lagjes Spille kishin shkuar për të parashtruar ankesën e tyre në Këshill për planin e ri urbanistik dhe cenimin e pronave të tyre nga një fshat turistik, por janë hasur me dhunën e disa personave. Sipas dëshmitarëve, agresorët nuk ishin të zonës por të ardhur nga Tirana. Për këtë ngjarje edhe policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar dy persona, një nga Himara dhe një tjetër nga Tirana.
tension në Këshillin Bashkiak
30 Qershor 2016, 12:30 -
Korçë, makina përplas për vdekje
Një aksident me pasojë vdekjen është rregjsitruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. 38 vjeçari drejtuesi i mjetit tip "Mercedes-Benz Sprinter" me targë AA319CA, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin P.T mosha e të cilit nuk dihet ende.
këmbësorin, ndalohet shoferi
30 Qershor 2016, 11:11 -
-
Vendimi i qeverisë/Klosi:Njihen
Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh. VIDEO
vitet e punës para janarit të 1994
30 Qershor 2016, 10:16 -
-
-
'Euro 2016' Anceloti: Conte
Deri më sot, për arsye të ndryshme, nuk ka arritur të jetë pjesë e sfidës klasike Itali-Gjermani. Ose ka qenë shumë herët, ose shumë vonë për Carlo Ancelotti-n. Në ’70 ishte 11 vjeç dhe pas ndeshjes historike të luajtur në stadiumin “Azteca” ka dalë në rrugë për të festuar me flamurin e Italisë; në ’82 nuk është grumbulluar me kombëtaren
trajneri më i mirë i Europianit
30 Qershor 2016, 08:30 -
"Rinasi" hyn në fuqi më 6 korrik
Lejimi i koncesionarit gjerman nga shteti shqiptar, që të transferojë të gjitha të drejtat e administrimit të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Rinasit drejt një kompanie kineze, hyn në fuqi më datë 6 korrik 2016. Është publikuar dje në Fletoren Zyrtare ligji përkatës, i cili miraton ndryshimin e bërë në marrëveshjen për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e këtij aeroporti, që ishte lidhur më 15 tetor 2004 nga qeveria Nano.
drejt ndryshimit të “pronarëve”
30 Qershor 2016, 08:03 -
Gazeta "Bild": Gjermania këtë
Italia konsiderohet si ‘macja e zezë’ e Gjermanisë, por këtë herë mediat gjermane flasin me bindje; Bordoja do të jetë fundi i aventurës së “Axurrëve” në këtë europian. Ajo që ka paralajmëruar fitoren e kampionëve në fuqi të Botës është prestigjiozja Bild, e cila rendit edhe shtatë arsye.
herë s'gabon, shtatë arsyet pse
29 Qershor 2016, 21:46 -
‘’Euro 2016’’, Italia dominon në
Italia ka të gjitha gjasat të jetë kampionja e radhës së kontinentit. E përditshmja franceze L’Equipe ka publikuar formacionin ideal pas përfundimit të fazës së 1/8 të finaleve të Europianit 2016. Antonio Connte, Buffon, Pelle dhe De Sciglio janë futbollistët me të cilët Italia do sfidonte pa frikë çdo skuadër.
formacionin më të mirë të 1/8
29 Qershor 2016, 18:53 -
GKA rishpall konkursin për kuratorin
Galeria Kombëtare e Artit ka rishpallur Konkursin Ndërkombëtar për Kurator për realizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore ‘’ONUFRI XXII’’, që do të zhvillohet gjatë muajve Dhjetor 2016-Shkurt 2017 në ambjentet e kësaj galerie.
e ekspozitës ''Onufri XXII’’
29 Qershor 2016, 18:27 -
Nis vendosja e sinjalistikës për
Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e sinjalistikës për parkingjet me pagesë. Sot, nga ora 22:00- 08:00 do punohet në rrugën “Myslym Shyri” dhe për këtë arsye Bashkia njofton përdoruesit e automjeteve se rruga duhet të jetë e lirë.
parkingjet me pagesë në Tiranë
29 Qershor 2016, 13:30 -
-
Skandal, kërkoi favore seksuale
Gjykata e Beratit përfshihet nga një skandal Seksual ku gjyqtari Shyqyri Çobo në këmbim të një vendimi gjyqësor i kërkon favore seksuale një 32-vjeçare që ishte në proces divorci në gjyqin e drejtuar prej Çobos. Çobo është pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre dhe kërkim të favoreve seksuale. VIDEO
gjykata pezullon gjyqtarin Çobo
29 Qershor 2016, 12:13 -
Erdogan i përlotur pas sulmeve
Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë është përlotur gjatë një deklarate për sulmet në aeroportin e Stambollit. Erdogan është shprehur : ‘Dënojmë fuqishëm sulmet që kanë ndodhur në këtë ngjarje të rëndë ndaj qytetarëve tanë, që humbën jetën në mëshirën e Zotit. Këto sulme kanë ndodhur pikërisht në muajin e shënjtë të Ramazanit. Këto sulme, të organizatave terroriste, kanë vrarë civilë të pafajshëm duke treguar edhe një herë anën e errët të tyre’.
29 Qershor 2016, 11:55 -
Turqi, në 6 muajt e parë të 2016-ës
Turqia është gjunjëzuar disa herë nga sulmet terroriste,. Ne vetem 6 muajt e pare te 2016 kane mbetur te vrare te pakten 132 persona ndersa atentatet jane marre persiper nga grupi islamik ISIS dhe grupi ekstremis kurd TAK.
132 persona të vrarë nga terrorizmi
29 Qershor 2016, 10:57 -
-
-
-
Raporti INSTAT: Rënie e ndjeshme e
Bien eksportet e mallrave me 14.8% në maj 2016, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndikimin kryesor duket se e ka pasur energjia elektrike, mineralet dhe lëndët djegëse. Sipas shifrave të INSTAT, raportohet sërish rënie të eksporteve edhe krahasuar me një muaj më parë, në maj 2016 kanë rënë me 2.9 % krahasuar me prillin e këtij viti.
eksportit në maj, ndikim tregu i huaj
29 Qershor 2016, 07:40
