-
U arrestua për zhdukjen e 713 mln lekëve nga BSH, Ardian Fullani merr post në Bankën Qendrore të Malit të Zi
Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë që u shkarkua nga detyra dhe u arrestua në vitin 2014 për zhdukjen e rreth 713 mln lekëve ose 6.6 mln dollarëve nga arkat e BSH, emërohet në bordin këshillues të bankës shtetërore malazeze. Fullani u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, edhe pse ndaj tij prokuroria ngriti disa akuza dhe kërkoi dënim me burg deri në 5 vjet. Pafajësia i dha mundësi atij të kërkojë dëmshpërblim dhe përfitoi 42 mln lekë të reja për shkarkim të padrejtë nga BSH dhe dëm moral.
6 Shkurt 2019, 16:10 -
Po verifikohet për abuzim me tenderat, Manjani: S'kam ndërmend t'i nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me faktin se Prokuroria e Tiranës po e verifikon atë së bashku me ish-ministrin Petrit Vasili për skandalin e zbuluar të abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë.
6 Shkurt 2019, 14:06 -
Kundër zgjatjes së hetimeve, Tahiri: Prokuroria s'po di si ta mbyllë, pas vendimit do flas, secili do të marrë faturën që i takon
Saimir Tahiri kërkoi të rrëzohet zgjatja hetimeve deri në prill që e vendos afati ri. Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019. Vendimi u shty për ditën e hënë, pasi sipas ish-ministrit, gjykata kërkoi disa dokumente që prokurorët nuk i kishin.
6 Shkurt 2019, 10:19 -
-
Abuzim me tenderat, 4 zyrtarë të arrestuar, 8 detyrim paraqitje, verifikim 2 ish-ministrave Vasili e Manjani (EMRAT)
Dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani po verifikohen për disa tendera në kohën që kanë drejtuar këtë dikaster, ndërsa katër zyrtarë janë arrestuar dhe tetë të tjerë janë në arrest shtëpie. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Report Tv zbulon emrat e të gjithë personave që po hetohen. Report Tv zbulon detaje nga dosja dhe tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës.
6 Shkurt 2019, 00:48 -
'Të ngrihemi si 500 vjet më parë'/ Ulsi Manja qesh me deklaratën e Bashës: Nuk na tremb, me dhunë opozita nuk vjen në pushtet
Maxhoranca nuk i druhet protestës së opozitës në 16 shkurtit. Ulsi Manja, kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv deklaroi se Lulzim Basha nuk tremb. Ai shtoi gjithashtu se çdo protestë e dhunshme largon gjithnjë e më shumë opozitën nga pushteti.
5 Shkurt 2019, 16:52 -
-
Nxjerrja e përgjimeve për blerjen e votave/ Prokuroria: Po hetojmë nga doli informacioni, jo gazetarët
Prokuroria deklaron se hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal por thekson se nuk po hetohen gazetarët që i kanë publikuar.
5 Shkurt 2019, 13:34 -
Lulëzon tregtia me Kolumbinë, ja produktet më të kërkuara përveç bananeve
Importet e bananeve u rritën me 21 herë në 2016-n në krahasim me vitin e mëparshëm dhe vazhduan me ritme të larta edhe në 2017 e 2018. Në 2018-n, importet e bananeve ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore.
5 Shkurt 2019, 09:59 -
-
Drejtësia e re/ 12 kandidatët për SPAK, dosjet e ‘nxehta’ dhe dritëhijet e tyre
Prokurorët e dosjeve të Remzi Hoxhës, Durrës-Kukës, Dritan Dajtit, Shullazit dhe Lazaratit, kandidatë për në Prokurorinë e Posaçme, nesër afati i fundit i aplikimeve, kandidatja e vetme grua, nesër skadon afati për aplikimet
5 Shkurt 2019, 07:10 -
INTERVISTA/ Flet drejtori Andi Ballta: Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere te ABI Bank
'Për mëse dy vjet, ABI Bank është bërë objekt i lajmeve të rreme të motivuara nga qëllime politike, konkurrencës së pandershme apo gjobaxhinjve të rëndomte mediatikë. ABI Bank deri tani nuk u është përgjigjur lajmeve të tilla të rreme me trillime absurde, për të ruajtur dinjitetin e sistemit bankar, klientelës dhe punonjësve' shprehet drejtori i ABI Bank, Andi Ballta.
3 Shkurt 2019, 11:32 -
-
VIDEO/ 'Luhatja' e Berishës në Kuvend: Ja ku është Ilir Meta...s'është këtu se është president (salla 'shpërthen' në të qeshura)
Ish-kryeministri Berisha ka qenë jo pak i shpërqendruar seancën e Kuvendit të enjten, ku në disa momente ka shfaqur luhatje. E tillë është edhe ajo kur ngatërroi Ilir Metën duke drejtuar gishtin nga salla e Kuvendit dhe duke thënë "Ja ku është Ilir Meta...", por në fakt kthjellohet shpejt dhe e korrigjon: "Nuk është Ilir Meta se është president..." Shqiptarja.com sjell me video këtë moment që "shpërtheu" në të qeshura sallën e Kuvendit.
2 Shkurt 2019, 22:50 -
-
-
Dekriminalizimi/ Gjykata rrëzon padinë e Aqif Rakipit për t'u rikthyer në Kuvend: Shkarkimi, i drejtë
Ish-deputeti Aqif Rakipi humbet drejtën për t'u rikthyer në Parlament aty ku një vit më parë u shkarkua si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. ReportTv ka siguruar vendimin e gjykatës Administrative e cila ka rrëzuar kërkesën e Rakipit për të fituar mandatin. Sipas vendimit KQZ ka vepruar drejtë në rastin e heqjes së mandatit për ish deputetin e PDIU-s.
2 Shkurt 2019, 10:58 -
I kërkuar për vrasjen e avokatit grek, kapet shqiptari duke grabitur argjendarinë në Greqi
Një shqiptar 32 vjeçar, i akuzuar për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos një vit më parë, ka grabitur të premten një argjendari në Ambelokipi të Greqisë, raportojnë mediat greke.
2 Shkurt 2019, 10:17 -
-
Programi i Bashës, Spiropali: 'Alternativa për Zhvillim' ka zëvendësuar 'Republikën e Re', dokumenti i njëjtë (VIDEO)
Detaji që nuk i ka shpëtuar ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka të bëjë me fletëpalosjet e shpërndara nga PD sot gjatë prezantimit të programit të qeverisë në hije. Sipas saj, janë identike me ato të "Republikës së Re" në 2017.
1 Shkurt 2019, 17:00 -
Protesta e opozitës/ Basha në Durrës: Dako, shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë
Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve, me të cilët pretendojnë se ka bashkëpunuar për të blerë votat për të ardhur në pushtet.
1 Shkurt 2019, 16:48
