-
-
Panairi i Librit 2021/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Virgjil Muçi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dhënë çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”. I pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve në “Panairin e Librit “Tirana 2021” kryebashkiaku Veliaj u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen në piedestalin e merituar të librit dhe letërsisë.
20 Nëntor 2021, 13:27 -
Meta përplaset me Bashën: Më ka inat se dua Berishën! M'u ul në gjunjë me lot në sy në Gjermani që të anuloja zgjedhjet vendore! LSI sulm në bllok kryedemokratit
Një përplasje në distance po ndodh mes presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit e futi në 'Trekëndëshin e Bermudës', (Meta-Berisha-Rama) Presidenti Ilir Meta në faqen e tij në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të vitit 2015, ku tregon vlerësimin për Sali Berishën dhe shton se Basha ka inat sepse ai e respekton maksimalisht ish-kreun e PD-së
20 Nëntor 2021, 13:22 -
Pajtim Bello: A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!
Ish-kryeministri Sali Berisha në 19 dhjetor, nga Foltorja në Librazhd, zhvarrosi Azem Hajdarin, jo për ta rivrarë por për të poshtëruar. Do ta përdorë Azemin që ti pastrojë pisllëkun e haureve të tij. Makiavelist tipik, vë nën këmbë gjithçka vetëm e vetëm të plotësojë interesat e veta. Nga foltorja në foltore Saliu ka shpalosur dinakërinë, intrigën, mashtrimin dhe cinizmin pa kursyer asgjë dhe askënd.
20 Nëntor 2021, 13:14 -
KE i bën thirrje Serbisë: Hiqni muralin kushtuar Ratko Mladiçit
Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, raportues për Serbinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bënë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin veprime të qarta kundër “madhërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të largojnë, pa vonesë, një mural në Beograd kushtuar Ratko Mladiçit, i dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”
20 Nëntor 2021, 08:24 -
Tentoi të grabisë një shtëpi në Tiranë, autori pikaset nga të zotët e shtëpisë, ia mbath me të katërtat
Një tentativë grabitjeje është ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, përkatësisht në zonën e Vishnjës. Një person i armatosur ka tentuar të futet në banesën e shtetasit Sh. A, por grabitësi u identifikua nga pjesëtaret e familjes.
19 Nëntor 2021, 23:01 -
Basha në 'Pa Protokoll': S'do ketë kurrë 2 PD! Më 11 dhjetor s'ka Kuvend por festë themelimi! Berisha po përdor organizatat kriminale, prej 10 ditësh s'përgjigjet për këtë
Në një intervistë për emisionin Pa Protokoll të gazetares Anduela Ndreu kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi se PD nuk rrezikon të ndahet në dy parti pas kuvendit kombëtar të 18 dhjetorit, ndërsa tha se do të zbatojë statutin për përjashtimin e Berishës.
19 Nëntor 2021, 20:27 -
Grupimi 'Dhjetor '90' i bashkohet Berishës: Kuvendi i 11 dhjetorit do rikthejë normalitetin në PD, partia s'mund të jetë peng i askujt
Ky grupim, përmes një deklarate për mediat, shprehet se do të kontribuojnë me propozime në Kuvendin e 11 dhjetorit të PD për ndryshimet në statutin e saj, si Kushtetuta që udhëheq veprimtarinë e çdo anëtari dhe të zgjedhuri.
19 Nëntor 2021, 19:43 -
-
Ylli Pata: Matematika që rrëzon Sali Berishën në betejën në PD
Sali Berisha nuk është njeriu që ka themeluar Partinë Demokratike, edhe pse e ka drejtuar për 30 vjet. Ai madje ka një kontestim shumë të fortë, që nuk e ka fituar drejtimin e kësaj partie me votim demokratik. Është një diskutim që vijon sot e kësaj dite. Matematika e vitit 1991 kur u votua për kryetarin e PD-së i jep Aleksandër Meksit fuqinë e kryetarit në vota.
19 Nëntor 2021, 17:54 -
Koronavirusi/ 502 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 153 të shtruar në spitale, 17 në gjendje më të rënduar
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 502 raste të reja me koronavirus dhe 7 viktima. Ajo çka vihet re është së Tirana kryeson me numrin e infektimeve, duke u pasuar nga Berati, Fieri, Durrësi dhe Shkodra. Sakaq, 153 qytetarë janë të shtruar në spitale, ndërsa 17 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.
19 Nëntor 2021, 16:51 -
Foltorja drejt shpalljes ‘non grata’ nga PD, mesazhet e Bashës për ndëshkimin e dytë të Berishës dhe fuqia që i jep statuti i partisë
Të gjitha arsyet dhe mesazhet e Lulzim Bashës për t’i hequr Sali Berishës teseren e Partisë Demokratike , neni 27 i statutit të partisë rrezikon të ndëshkojë Foltoren, masat disiplinore.
19 Nëntor 2021, 16:39 -
Skandal me gardianët e burgjeve, u zbuluan 153 të dënuar, shumica janë ende në detyrë
3 vite më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbuloi se 153 policë të burgjeve rezultonin si të dënuar më parë nga drejtësia për krime të ndryshme. Ndaj edhe nisi pastrimin e gardianëve të qelive. Por një hetim i Shërbimit të kontrollit të brendshëm të Burgjeve zbuloi se 33 prej tyre nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan , por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore.
19 Nëntor 2021, 15:40 -
SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave me 1 miliard doza deri në vitin 2022
Përpjekja e Shteteve të Bashkuara për vaksinime në mbarë botën, duke dhuruar më shumë se 235 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende deri më sot, do të shkojë edhe më tej me njoftimin që u bë të mërkurën.
19 Nëntor 2021, 15:38 -
Konflikti në PD me 2 Kuvende, Bardhi: Jo axhendë pengmarrje për partinë! Njerëzve të Berishës u kërkova bashkim dhe jo përçarje
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi zbulon se PD zyrtare ka shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj mbështetësve të Berishës, duke u kërkuar në mbledhjen e shkuar të kryesisë të propozojnë çështje për diskutim në Kuvendin e 18 dhjetorit.
19 Nëntor 2021, 15:05 -
Abuzimet dhe ngacmimet seksuale, në 6 vitet e fundit çdo muaj mbi 10 denoncime të tilla! Në 9 muajt e parë të 2021 u raportuan 21 përdhunime, prej tyre 8 të mitur
'Një i mitur është ngacmuar seksualisht', 'një grua është abuzuar' ... janë këto njoftimet që vijën thuajse çdo ditë nga policia, duke treguar përmasat e frikshme që ka marrë ky krim në shoqëri. Report Tv ka kërkuar për rastet e denoncimit të dhunës seksuale gjatë 2021, ku në 9 muajt e parë janë denoncuar 102 raste të tilla.
19 Nëntor 2021, 14:51 -
KPK shtyn vendimin për Enkeleda Kapedani, rihap hetimin për gjyqtaren
Trupa gjykuese i kërkoi gjyqtares llogari për përdorimin e një makine, të cilën nuk e kishte deklaruar si dhe për blerjen e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi i saj në vlerën e 9.5 mijë USD, duke e shitur 32 mijë euro
19 Nëntor 2021, 14:50 -
Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, nuk ka të lënduar në njerëz (VIDEO)
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
19 Nëntor 2021, 13:49 -
Lejoi kultivimin e kanabisit në një fshat në Gramsh, arrestohet polici i zonës
Një efektiv policie është arrestuar në Gramsh për shpërdorim detyre. SHÇBA ka venë në pranga punonjësin e policisë T. R, pasi ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh
19 Nëntor 2021, 13:12 -
-
Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehet në familjet ku dhunoheshin, KLSH nis inspektimet! ‘Shëndetësia’: S’ka mbyllje, por kthim të fëmijëve në familje kur është e mundur
Një projekt pilot sipas modelit holandez që synon fuqizimin e familjes po aplikohet në Shtëpinë Fëmijës në Vlorë, që do të mbyllet deri në dhjetor. Në këtë shtëpi ndodhen 13 fëmijë të moshave 0-5 vjeç, të cilët janë strehuara ty pasi dhunoheshin në familjet e tyre dhe sot rrezikojnë që të rikthehen sërish në gjirin e tyre. KLSH a nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve.
19 Nëntor 2021, 11:42
