-
Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, 5 të lënduar, makinat kalojnë me një korsi, trafiku ende problematik
Gjatë paradites së kësaj të hënë, pas aksidentit të shënuar në tunelin Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë 2 automjete, trafiku vijon të jetë ende problematik dhe pritet të zgjidhet në orët në vazhdim.
30 Gusht 2021, 12:01 -
I jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur Sherif Merdanit, djali i artistit: S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër
Sot i është dhënë lamtumira këngëtarit të mirënjohur Sherif Merdani, i cili u nda nga kjo jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë një ditë më parë. Miq, familjarë, dashmirës e artistë, ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sherif Merdanit, të cilët vlerësuan kontributin e tij në artin shqiptar.
30 Gusht 2021, 11:06 -
Komiteti ashpërson masat anti-COVID! Vaksinë me detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët e studentët! Nga 1 shtatori ora policore në 23:00! Nga 6 shtatori, 3 kushte kush hyn në Shqipëri
Duke nisur nga data 1 shtator, në vendin tonë hyjnë në fuqi masa të reja anti-COVID. Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Nga data 1 shtator ora policore do të fillojë në 23:00-06:00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID
30 Gusht 2021, 10:27 -
Parandalohet vrasja me pagesë në Durrës! 3 të arrestuar, 2 të dënuar më parë, njëri mik i Rrumit të Shijakut! Sekuestrohen 3 pistoleta e 1 mitraloz me fishekë në fole/ VIDEO-policia i shtrin barkas
Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pas informacioneve se do të kryenin një vrasje me pagesë. Aldi Mustafa, një person me precedent të theksuar kriminalë, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika janë kapur me armë gati për qitje, ndërsa ende nuk dihet kush ishte shënjestra e tyre. Arrestimi i tyre u bë pasi tentuan të largoheshin, duke goditur edhe makinën e policisë.
30 Gusht 2021, 09:35 -
607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë
150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.
30 Gusht 2021, 08:38 -
Hyjnë në fuqi masat kufizuese, në Kosovë vetëm me vaksinë dhe test COVID! Policia i kthen mbrapsht, qytetarët bllokojnë Morinën
Prej ditës së sotme në Kosovë futesh vetëm me vaksinë ose test COVID. Nisur nga kjo masë, këtë paradite dhjetëra qytetarë janë kthyer në Morinë sepse nuk ishin të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Në shenjë proteste, shqiptarët kanë bllokuar për disa minuta futjen e automjeteve me targa kosovare drejt territorit të Shqipërisë, por kjo situatë u normalizua pas ndëryhrjes së policisë së Kukësit.
30 Gusht 2021, 08:28 -
LISTA/ Këshilli Kombëtar ‘i bindet’ kryetarit, miratohen në bllok emrat e ekipit të ri të PD! Basha kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës nga Berisha-Rama: Duhet reformim rrënjësor
Këshilli Kombëtar i PD votoi strukturën e re të partisë ashtu siç e kishte propozuar kryetari Lulzim Basha. Në fjalën përpara Këshillit Basha tha se Reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritare për selinë blu. Ndërkohë pjesë e mbledhjes, por dhe e vendimarrjes u bë dhe Sali Berisha, pavarësisht thirrjeve të amerikanëve për të mos hyrë në parlament.
30 Gusht 2021, 07:21 -
Kreu i ISIS-K intervistë për CNN, tregon ku ndahen me Talebanët: Ata komandohen nga të tjerë! Largimi i trupave amerikane do na ndihmojë të përhapemi më shumë
Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë. Gazetarja e CNN Clarissa Ëard ka folur me një udhëheqëse të ISIS-K i cili pretendon se ka nën komandën e tij deri në 600 burra
29 Gusht 2021, 12:46 -
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
29 Gusht 2021, 09:31 -
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
28 Gusht 2021, 12:20 -
Biblioteka e re e Laprakës do mbajë emrin e aktorit e regjisorit Valter Gjoni, Veliaj: Ishte enciklopedia e qytetit
Biblioteka e re në zonën e Laprakës nga sot do të mbajë emrin e aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejën me virusin Covid 19.
28 Gusht 2021, 12:04 -
Bulqizë/ Kreut të Sindikatës së Minatorëve dhe ish-kandidatit për deputet, Elton Debreshit iu vu tritol në makinë, autor vëllai i tij, arrestohet
Pavarësisht dyshimeve që u hodhën, sipas policisë pas vendosjes së tritolit në automjetin e minatorit dhe ish- kandidatit ët pavarur për deputet në Dibër, fshihej pikërisht i vëllai. Alfred Debreshi, 29 vjeç, u vu në pranga ditën e sotme nga Policia. Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri-tjetrin.
28 Gusht 2021, 09:53 -
Përcillet për në banesën e fundit Kujtim Alija, Shkodra i dha sot lamtumirën 'Mjeshtrit të Madh'! Kolegët mes dhimbjes e trishtimit: I pazëvendësueshëm
Shkodra i ka thënë sot lamtumirë 'Mjeshtrit të Madh', kompozitorit Kujtim Alija. Me kortezhin e bandës së qytetit të Shkodrës, aty ku ai punoi dhe jetoi, i jepet lamtumira Mjeshtrit Kujtim Alija, ndërsa sot Shkodra është në zi. Homazhet në nderim të 'Mjeshtrit të Madh' u zhvilluan në teatrin 'Migjeni', ku familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë atij lamtumirën e fundit.
28 Gusht 2021, 09:11 -
Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve
Mbërritën gjatë natës në Shqipëri 154 emigrantë të tjerë afganë ne dy fluturime. Fluturimi i parë ishte nga Kabuli ku mbërritën 95 afganë, ndërsa fluturimi i dytë erdhi tranzit nga Doha ku mbërritën 59 afganë. Ata u transportuan në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht, ndërsa në total numri i afganëve në Shqipëri deri më tani është 275.
27 Gusht 2021, 20:59 -
Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët...tani filloni të mësoni shqip! Afgania: Erdhëm nga ferri në parajsë
Me dhurata në duar, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Një prej grave afgane tha se i duket sikur kanë ardhur nga ferri në parajsë. Ndërsa shprehu mbështetjen e tij për ta, gjatë shpërndarjes së dhuratave, Rama u sugjeroi fëmijëve që të mësojnë shqip.
27 Gusht 2021, 18:05 -
Kadilli në Report Tv: Berisha s'duhet të ishte në politikë që në 2013, imponon modelin e tij në PD prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon partinë në marrëdhëniet me SHBA
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës duke thënë se mefshtësia dhe heshtja e tij para kërkesë së SHBA-së për moslejimin e futjes së Berishës në Kuvend, po inkriminon marrëdhëniet e partisë me një prej aleatët më të fortë. Për të Berisha duhet të ishte larguar që prej 2013 nga politika, dhe sot Berisha po mban peng partinë lidhur me ngërçin me SHBA. Kadilli bëri të qartë se ai nuk do të heq dorë nga përpjekja për të marrë PD.
27 Gusht 2021, 13:01 -
Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025
Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS. Rama foli për 2 fitore të reja, ndërsa shpotiti opozitën, se vjen në parlament me një dhëmballë të prishur. Duke pranuar problemet me qeverinë e Kosovës, ai u angazhua për marrëdhënie vëllazërore, pavarësisht kundërshtive për Ballkanin e Hapur.
27 Gusht 2021, 12:40 -
VIDEO/ Akomodimi i afganëve në Durrës, larg zhurmës së krismave të armëve dhe frikës së luftës, fëmijët gëzojnë me lojërat në oborrin e hotelit
Në orën 3.15 minuta të natës është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë te cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Report Tv sjell video nga ambientet ku ata janë akomoduar , që për ta tashmë do shndërrohet në një shtëpi të dytë.
27 Gusht 2021, 10:22 -
-
Ditë të nxehta dhe temperaturat e larta, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqene dhe lumenj në Kukës
Ditët e nxehta dhe të thata të verës përgjatë muajit gusht, me temperaturë mesatare prej 39 gradësh, në Kukës kanë shkaktuar jo vetëm zjarre por edhe një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit.
27 Gusht 2021, 09:28 -
Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e makinës që i preu rrugën furgonit! Dëshmia e 2 pasagjereve italiane në 'Land Rover': Automjeti rrëshqiti nga lagështia
Arrestohet Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit me pasagjerë në Qafë-Muzinë, duke shkaktuar kështu 5 viktima. Në dëshminë e dhënë nga dy vajzat italiane që ishin pasagjere në mjetin tip 'Land Rover' që drejtohej nga 22-vjeçarja, thuhet se furgoni e mori kthesën gjerë dhe Çelhaka ka frenuar në mënyrë që të shmangte përplasjen me furgonin, por mjeti i tyre ka rrëshqitur nga lagështira.
27 Gusht 2021, 09:21
