-
Policia vë nën kontroll Lazaratin
5 ditë aksion/ Pas pesë ditësh aksion, policia ka arritur të vendosë nën kontroll Lazaratin. Policia e Shtetit deklaron se është prezente në të gjithë komunën e Lazaratit, ndërsa është arritur të zbulohet baza më e madhe e municioneve. Në vijim të operacionit gjatë kontrollit në një shtëpi janë zbuluar dy laboratorë që shërbenin për përpunimin e drogës. Policia e Shtetit jep të dhënat në 5 ditë aksion, ku janë asgjesuar 81.300 rrënjë bimë narkotike, si dhe 23 ton e 404.1 kg kanabis, dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. Dy helikopterë, mes të cilëve një i ushtrisë, po monitorojnë zonën nga ajri. FOTO /VIDEO Fotot të tjeraA1Report, ja lista e të kërkuarve në Lazarat
zbulohen 2 laboratorë droge
19 Qershor 2014, 22:55 -
-
VIDEOLAJM/ Sulmi i makinës së
Makina e djegur në foto në pamje të parë të krijon idenë se është katandisur në këtë gjendje pas një sulmi në Iran apo Afganistan, por në të vërtetë është makina e djegur e A1 Report, para katër ditësh. Ja video e sulmit të trafiklantëve kundër A1REPORT Rrëfimi i gazetarit Xhaja: Si na shpëtuan banorët"Shoferin për pak na e vranë, makina në flakë" Banda e Lazaratit mori peng dhe dhunoi të martën operatorin e A1Report
A1Report në Lazarat apo "Irak"?!
19 Qershor 2014, 16:10 -
Noka: Na vërteto që s'e ke djalin
Debatet në parlament lidhur me aksionin në Lazarat kanë përfshirë edhe deputeten e PS dhe njëkohësisht aktore Luiza Xhuvani e cila u vu nën akuzë nga ish-ministri i brendshëm Flamur Noka, sipas të cilit djali i saj është arrestuar nga policia pasi ishtë pjesë e grupit kriminal që qëllon ndaj policisë. VIDEO
bandit, Xhuvani ia çon në Kuvend
19 Qershor 2014, 13:05 -
Berisha ofendon gruan e Veliajt
Që të flasë gjatë në foltoren e Kuvendit dhe të mos respektojë kohën kjo është kthyer në normalitet për ish-kryeministrin Berisha…por me degradimin e fjalorit deputeti demokrat duket se nuk ndalet. Mes akuzave kundër qeverisë se mbështet trafikantët dhe skepticizmin për aksionin antidrogë në Lazarat, Berisha me tone të ashpra e të larta ka quajtur gruan e një ministri të kabinetit qeveritar k.... VIDEO
Kuvendi e përjashton 10 ditë!!!
19 Qershor 2014, 12:00 -
Lihet i lirë Adil Kazma, pasi u
A1 REPORT transmeton Live situatën në fshatin e Lazaratit në aksionin antikanabis të policisë së Shtetit. Tension mes banorëve të fshatit të Lazaratit dhe policisë të cilët pas publikimit në A1 REPORT të listës së personave të kërkuar të Policisë së Shtetit, i janë drejtuar postbllokut në hyrje të fshatit Dervican me pretendimet se emrat e tyre janë vendosur gabimisht në atë listë .Kryeplaku i fshatit Kordhoc për A1 REPORT: Ata që qëllojnë, të shtyrë politikisht. Sipas policisë: Janë 200 persona të shpallur në kërkim. FOTO
vetëdorëzua LIVE në A1 Report
18 Qershor 2014, 18:30 -
Pas vetëdorëzimit Live me A1
Prokuroria nis procedimin penal për Gate Mahmutajn, i cili u vetëdorëzua gjatë orëve të mbrëmjes së të martës ndërsa intervistohej Live me telefon nga studio e A1 REPORT. Ai ka mohuar akuzat dhe pas dëshmive kontradiktore në komisariatin e Gjirokastrës, ai është transportuar për në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mahmutaj gjatë intervistës Live mrëmë në A1 REPOR: Kërkoj garanci për jetën, më ndihmoni edhe ju të A1Report, jam gati të vetëdorëzohem!FOTO Gate Mahmutaj vetëdorëzohet gjatë intervistës me A1 Report VIDEO/Ja momentet e vetëdorzimit të Gate MahmutajBasha: Presioni detyroi pushtetarët të dist
Report, Mahmutaj sillet në Tiranë
18 Qershor 2014, 15:20 -
A1Report përcjell situatën në
Televizioni A1 Report, duke u përpjekur për të qenë gjithnjë sa më pranë publikut, ka transmetuar drejtpërdrejt nga hyrja e Lazaratit,situatën në fshatin famëkeq, aty ku policia prej tre ditësh ka ndërmarrë një superaksion antikanabis. VIDEO
Lazarat,Aliko:Kriminelët të shporren
17 Qershor 2014, 20:34 -
A1Report transmeton Live arrestimin
Gjatë raportimit Live nga Lazarati të televizionit A1 REPORT nga postblloqet në hyrje të fshatit, forcat speciale kanë arrestuar një nga të kërkuarit e policisë si pjesë e grupit kriminal që kanë qëlluar me armë kundër uniformave blu. VIDEO/FOTO
e të kërkuarit nga lista e trafikantëve
17 Qershor 2014, 19:57 -
Lazarat, policia hyn në 20 banesa
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri mes grupeve kriminale në Lazarat dhe policisë së Shtetit. I plagosuri është bari 19-vjeçar me inicialet D.R, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak pas orës 10:30 të së martës policia ka mësyrë në fshatin e Lazaratit me misionin kundër kultivimit të lëndës narkotike, por veçanërisht kapjen e grupit kriminal të trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj, të cilët prej dy ditësh i përgjigjen me rezistencë të armatosur këtij supeaksioni nga 800 forca speciale të policisë.
plot me boçe kanabisi e municione
17 Qershor 2014, 19:45 -
Banda e Lazaratit merr peng
Banda e Lazaratit prej 20 vetash të maskuar e të armatosur sulmon dhe merr peng operatorin e televizionit A1Report Ledio Guni, i cili ndodhet në fshat për të sjellë për teleshikuesit pamje mbi atë që po ndodh atje. Operatori Guni është mbajtur peng përrreth 20 minuta në një magazinë të vjetër dhe pasi e kanë dhunuar i janë shprehur: Nuk po e kuptojmë me cilin po bëjmë luftë me policinë apo me A1Report? Operatori rrëfen sulmin në bisedë Live nga lazarati me gazetarin Arsen Rusta: Xhirova persona që qëllonin në ajër, kishte lëvizje vetëm adoleshentësh, banorë me fëmijë që iknin nga fshati dhe filmova gjithashtu makinën e A1REPORT që trafikantët dogjën dje.FOTO
një tjetër operator të A1Report
17 Qershor 2014, 17:43 -
Banorët e Lazaratit: Jemi në
Në një lidhje telefonike për A1 Report një banore nga fshati i Lazaratit ka dëshmuar për të shtënat e grupeve të trafikantëve kundër policisë në këtë fshat. Ajo tha se dëgjoheshin shkëmbime zjarri edhe në momentin që fliste në telefon me studion e lajmeve të A1 REPORT.
banesë, dëgjojmë të shtënat
17 Qershor 2014, 13:39 -
Ekskluzive: Ja video e sulmit të
Momente tmerri kanë përjetuar katër pjesëtarët e grupit të xhirimit të A1REPORT në Lazarat. Teksa kishin bërë pak kilometra rrugë drejt fshatit të Lazaratit, duke transmetuar pamje live për teleshikuesit direkt nga fshati ku policia kishte nisur një aksion antikanabis, personat e armatosur i zënë pritë automjetit me logo të A1REPORT. VIDEO
trafiklantëve kundër A1REPORT
17 Qershor 2014, 12:01 -
Lazarat, 6 arrestime për sulmin
Nisin arrestimet e para në fshatin e Lazaratit për sulmin e armatosur mesditën e së hënës ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT të cilët ranë pre e pritës së një grupi trafikantësh ndërsa raportonin Live dhe filmonin nga fshati i Lazaratit. Stafi i A1Report ra pre e një sulmi me armë e më pas dhune fizike të trafikantëve në fshatin Lazarat, ku të maskuar me kapuç e armë kanë sulmuar makinën me logon e televizionit. Për 15 minuta, 4 pjestarët e grupit të xhirimit janë mbajtur peng, e më pas janë liruar, por makina dhe pajisjet janë djegur. Gazetari Xhaja rrëfeu pas sulmit se shpëtuan falë ndërhyrjes së një banori të fshatit që largoi kriminelët dhe çoi grupin e A1 REPORT me makinën e tij pranë forcave RENEA.Unioni i Gazetarëve dhe INFOCIP: Dënojmë dhunën ndaj A1 ReportDhuna ndaj grupit të A1 Report,reagojnë organizatat e gazetarëve
me armë kundër A1Report
17 Qershor 2014, 09:00 -
Lushnjë, zgjedhjet për kreun e ri
“A1 Report” mëson nga burime të sigurta, por konfidenciale brenda PD, se zgjedhjet për kreun e PD në Lushnjë kanë qenë të manipuluara. Sipas burimeve, në garë fillimisht kanë qenë 4 kandidatë, por 3 prej tyre janë tërhequr për shkak të presionit, duke bërë që fitues të rezultonte Mylsim Murrizi me 211 vota nga 331 të tilla. Dy kandidatët e tjerë të futur në garë, Pandeli Baci dhe Nevila Bami, morën përkatësisht 59 dhe 53 vota. Këshilltari i djathtë në bashkinë Lushnjë, Mak Shehu ka thënë për “A1 Report” se “procesi i zgjedhjeve në PD për këtë rreth ka qenë një farsë". VIDEOPD Sarandë zgjedh kreun e ri, Hariz Mema fiton me diferencë të vogëlBasha: Gati për nisje të re, do të promovojmë vlera jo narkotrafikantë
të PD,denoncime për manipulim
15 Qershor 2014, 15:51 -
Atentat mafioz biznesmenit të
Ekzekutohet me armë biznesmeni i ndërtimit në zonën e plazhit në Durrës. 49 vjeçari Kujtim Dyrmishi është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tij. Autorët kanë qëlluar nga një makinë me targa të Kosovës, e cila është gjetur e braktisur në nënkalimin e Shën Vlashit. Pallatet e ndërtuara në zonën bregdetare të Durrësit janë pista kryesore e hetimit, ndërsa Dyrmishi ishte ortak me ndërtuesin Xhemal Çela të ekzekutuar në janar nga shpërthimi me tritol në makinën e tij. Ata i dhanë fund ortakërisë pak kohë para vrasjes së Çelës. "A1 Report" siguron foton e biznesmenit të vrarë në Durrës, Kujtim Dyrmishi. FOTO VIDEOAtentati me eksploziv në Durrës ndaj ndërtuesit Xhemal Çela më 23 Janar 2014
ndërtimit, ortak i Xhemal Çelës
14 Qershor 2014, 10:54 -
Panairi i makinerive bujqësore
Enti Kombëtar Rural në Shqipëri në bashkëpunim me Feder Unakoma në Itali nisi sot Kuvendin e parë të tij në Tiranë, në “Pallatin e Kongreseve”. Në fokus të tij do të jetë përcaktimi dhe miratimin e objektivave që do të ndiqen nga sektori privat në partneritet me atë publik, për të nxjerrë sa më parë nga kriza të gjitha veprimtaritë në zonat rurale. VIDEO
Rrapaj: Reduktim 50% të kostove
13 Qershor 2014, 19:25 -
Pelegrinët e një Kishe "magjike"
50 km nga Tiranë, qyteti i vogël i Laçit, po ofron një mikëpritje të pazakontë këto ditë për mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet, madje edhe për shqiptarët nga diaspora. Kisha e Shna Ndoit, apo e quajtur edhe Kisha e Mrekullive, është arsyeja e mbipopullimit të Laçit në këtë mes-qershori VIDEO
A1 Report udhëtim drejt Laçit
13 Qershor 2014, 14:46 -
Greqi, rrihet barbarisht shqiptari
Gjendet i rrahur barbarisht në tokën greke shtetasi shqiptar Erjon Çaushaj nga Fieri. 38-vjeçari është gjetur nga policia greke në fshatin Kallpaq pranë Janinës. Dyshohet se është grabitur. (Foto/ Shqiptari, Erjon Çaushaj) VIDEO
dyshohet se i kanë marrë 4000 Euro
13 Qershor 2014, 11:57 -
Limaj: Qeveria e re do të punojë
Kryetari i Kryesisë së Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni i ka numrat për formimin e qeverisë. Koalicioni do të mund ta propozojë edhe kryetarin e parlamentit, tha Limaj. Gjithçka, tha ai, do të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë. Limaj tha se qeveria e re do të punojë me ligj, e jo me shef.
siç thotë ligji, e jo siç thotë shefi
13 Qershor 2014, 02:13 -
Brazil-Kroaci 3-1,Neymar dopietë
Në minutën e 11 Marcelo shënoi autogol, Neymar vendosi barazpeshën në të 29'. Në pjesën e dytë në të 71', Hulk fiton një penallti të diskutueshme që shndërrohet në gol nga Neymar duke i dhënë avantazhin Brazilit, që thellohet në të 90' nga Oscar në 3-1. FOTO VIDEO
dhe Oscar mundin lehtë Kroacinë
12 Qershor 2014, 23:55
