-
Bursat shtetërore, ja sa lekë do
Për të marrë bursë të plotë familjet e nxënësve ose studentëve duhet të kenë deri në 4600 lekë në muaj të ardhura për frymë, ndërsa kuota financiare ushqimore do të jetë 350-400 gr bukë në ditë. Kështu përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave për ata nxënës ose studentë që do marrin bursë për vitin 2015-2016. Masa e bursave do të varjojë nga 6300 deri 9400 lekë në muaj, për familjet që nuk kanë të ardhura, jetimët, invalidët dhe një sërë kategorish të tjera.
marrin nxënësit dhe studentët
19 Nëntor 2015, 08:29 -
Biznesi i vogël, ulen 6 herë
Nxjerrja nga skema e taksimit të 83 mijë bizneseve të vogla do të ulë me rreth 6 herë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga krahasimi i treguesve të buxhetit 2015 (të rishikuar me Akt Normativ) me atë të vitit të ardhsëm, rezulton se Qeveria pret të arkëtojë vetem 266 milionë lekë, nga kjo taksë, nga 1.4 miliardë lekë në vitin 2015.
të ardhurat në buxhet
19 Nëntor 2015, 02:23 -
Forumi Botëror për Demokraci:
Sulmet e 13 nëntorit në Paris ishin në qendër të diskutimeve në çelje të Forumit Botëror për Demokracinë, që nisi sot në Strasburg të Francës. Evenimenti që ka mbledhur mbi 2 mijë pjesëmarrës nga vendet anëtare të Këshillit të Europës, nisi me një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste që goditën Parisin të premten e kaluar.
Asgjë në Francë s'është si më parë
18 Nëntor 2015, 19:03 -
-
-
Giffoni Festival/ Edicioni i X fton fëmijët të njihen me eksperiencat kinematografike
TIRANË, 17 Nëntor / ATSH / Është çelur sot gjatë ditës në ambientet e Kinemasë Millenium në Tiranë edhe edicioni i 10-të i “Giffoni Festival”, i cili do të zhvillohet nga data 17 deri 21 nëntor ne oraret 9:30-13:30 dhe 17:00-19:00. Në kinemanë Millenium e cila tashmë është rikthyer si vendi më i frekuentuar nga […]
17 Nëntor 2015, 20:31 -
Buxheti 2016: Shkurtohen 8.1 %
Sipas projektbuxhetit, i cili u paraqit dje për diskutim në kuvend nga Ministria e financave, numri i punonjësve në administratën publike, nga 88,550 në vitin 2015, do të pakësohet me 7,200 vetë, duke shkuar në 81,350 punonjës. Vetëm në Ministrinë e Arsimit do të shkurtohen 7105 punonjës, ku shumica prej tyre janë mësues në arsimin parauniversitar. Nje pjese e punonjesve qe do te shkurtohen do te kalojne ne varesine e pushtetit vendor. Të ardhurat do të jenë rreth 417 694 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 452 152 milionë, pra me një deficit prej 34 431 milionë lekë. Maqedoni, projektbuxheti për vitin 2016, rritja ekonomike 4 për qind
e nëpunësve, ikin 7.100 mësuesPDF/Projektbuxheti i plotë për 2016-ën
17 Nëntor 2015, 17:27 -
Frika nga sulmet terroriste, Franca
Franca ka mobilizuar 115 mijë forca të sigurisë të cilat kanë dalë në teren pas sulmeve në Paris nga militantët e Shtetit Islamik. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka deklaruar se gjatë natës së fundit në të gjithë territorin francez janë kryer 128 kontrolle. “6 atentate të këtij lloji u shmangën vetëm në sezonin e verës”, ka thënë Cazeneuve. Çfarë përmban “pakti i stabilitetit” që Hollonde paraqiti në Parlament?Pezullohet “Schengen”, kontroll në kufiFOTO/ Ja salla e Bataklan pak para se ta kaplonte frika dhe tmerriVideolajm/ Një taksist filmoi momentin kur terroristët sulmuan
mobilizon forcat e sigurisë në terren
Të gjitha lajmet për sulmet terroriste
17 Nëntor 2015, 14:16 -
Skandal në Durrës, ushqimet e
Skandal në kopshtet dhe çerdhet e Durrësit! Këtë shqetësim e ngrenë vetë prindërit, të cilët kanë deklaruar se ushqimet që shërbehen në këto institucione, ku ata çojnë fëmijët janë jashtë standardeve. Prej rreth 3 javësh, me dhjetëra prindër të Durrësit, kanë ngritur këtë problem që lidhet me ushqimin e fëmijëve te tyre (në çerdhe, kopshte e konviktet publike), të cilat varen nga bashkia e qytetit.
çerdheve, jashtë standardit normal
16 Nëntor 2015, 18:16 -
Hollonde:Ndryshime kushtetuese
Franca është në luftë më shtetin islamik. Presidenti Francois Hollonde deklaroi gjatë një fjalimi historik në parlament pas sulmeve të ditës së premte në Paris ku u vranë 129 njerëz se Franca është e angazhuar për të shkatërruar shtetin islamik. FOTO/ Ja salla e Bataklan pak para se ta kaplonte frika dhe tmerriVideolajm/ Një taksist filmoi momentin kur terroristët sulmuan Nëna e terroristit kamikaz: Djali im e hodhi veten në erë nga stresiFoto/ Imamët këndojnë himnin francez në Bataklan
3 muaj gjendje e jashtëzakonshme
Të gjitha lajmet për sulmet terroriste
16 Nëntor 2015, 16:29 -
Evazioni, me fitimet e aksionit
Lufta ndaj informalitet prodhon rezultatet e para të cilat shkojnë në mbështetje të taksa-paguesve. Me të ardhurat e siguruara nga aksioni kundër informalitetit të bizneseve që nisi në shtator qeveria ka vendosur ta zerojë tatim fitimin mbi biznesin e vogël që ka xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetra dhe për biznesin nga 50 deri në 80 milionë lekë xhiro në vit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin do të ulet nga 7.5 % në 5 %. Në çdo rast biznesi i vogël duhet të ketë kasën fiskale dhe të bëjë deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve vjetore një herë në vit. VIDEO
zerohet taksa për biznesin e vogël
'Vendim historik'
16 Nëntor 2015, 12:58 -
Cameron: Shtatë atentate të shmangura në gjashtë muajt e fundit
LONDËR, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, David Cameron theksoi sot se sulmet e kryera të premten në Paris mund të kishin ndodhur edhe në Britaninë e Madhe. “Shtatë atentate janë shmangur gjashtë muajt e fundit në vend”, shtoi ai. “Shërbimet tona të sigurisë dhe shërbimi sekret kanë penguar rreth shtatë sulme në gjashtë muajt […]
16 Nëntor 2015, 12:05 -
Nga Siria në Los Anxheles, qirinj të ndezur për viktimat e Parisit
SARAJEVË, 15 nëntor /ATSH-AA/ – Pas fikjes së dritave në kullën ”Eiffel” në Paris, banorët e Dumas, në provincën e Damaskut në Siri, ndezën qirinj dhe përkujtuan 129 të vrarët në një seri sulmesh terroriste, që ndodhën të premten në mbrëmje në Paris, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Në mënyrë të ngjashme viktimat e […]
16 Nëntor 2015, 10:27 -
Identifikohet "truri" i sulmeve
Një zyrtar francez ka identifikuar si “trurin” e sulmeve terroriste në Paris, një belg me emrin Abdelhamid Abaaoud, raporton AP. Më herët është raportuar se Abaaoud, është një ekstremist i njohur i cili u vetëvra gjatë sulmit në kafenenë Comptoir Voltaire. Mbrëmjen e së dielës Franca ka nisur bombardimet ndaj Shtetit Islamik ISIS në qytetin e Raqqas.Foto/ Imamët këndojnë himnin francez në BataklanVideo/Anonymous-ISIS-it: Prisni sulme kibernetike3 vëllezër planifikuan sulmet e ISIS/Në kërkim i 8-ti
në Paris, është belgu Abaaoud
16 Nëntor 2015, 08:48 -
OSHEE tejkalon plani, vetëm në
Tetori për financat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike rezulton të këtë qënë i mbarë. Në faqen zyrtare të OSHEE të dhënat e publikuara tregojnë se kompania ka regjistruar tejkalim të planit të të ardhurave por edhe humbjeve fizike të parashikuara.
tetor 5.1.miliardë lekë të arketuara
15 Nëntor 2015, 12:42 -
SKEDA / Itinerari i lëvizjeve dhe sulmeve të terroristëve
Këto janë vendet ku ndodhën sulmet në Paris. Ishin të paktën 6 sulme të ndara, të cilat u realizuan nga 8 atentatorë. 5 nga sulmet ndodhën në zonën 10 dhe 11 të qytetit, të armatosur në baret, në restorantet në koncertin Bataklan, ku po performonte banda amerikane.
15 Nëntor 2015, 12:26 -
Shpallet në kërkim terroristi i 8
Vetëm 48 orë pas masakrës së Parisit Franca sot në darkë përgjigjet duke bombarduar qytetin e Raqqa në Siri, "kryeqyteti" i ISIS. Ndërsa francezët përjetuan përsëri një panik të dielën në mbrëmje në Place du La Republique, pas një alarmi fals për të shtëna. Hetuesit në Paris thonë se një terrorist i tetë mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë 129 persona. I kërkuari është 26-vjeçari, Salah Abdeslam. Autoritetet francezë kanë dhënë njoftimin për shpalljen e tij në kërkim duke publikuar identitetin dhe foton e tij. Sipas autoriteteve masakra mund të jetë planifikuar me anë të komunikimeve me Sony PlayStation 4. Bilanci i fundit: 129 persona të vdekur, 350 të tjerë mbetën të plagosur. Franca shpall gjendje emergjence, tre dite zie per viktimat.Ndodheni në Paris? Na dërgoni dëshminë tuajFOTO/Ja kush është terroristi i shpallur në kërkim
Franca bombardon bazat e ISISARKIVI/ Të gjitha lajmet për masakrën në Paris
15 Nëntor 2015, 08:27 -
Tre grupe terroristësh në sulmet
Tre celula terroristësh janë përfshirë në ngjarjen e së premtes në Paris ku mbetën të vrarë 129 persona dhe mbi 350 të plagosur. "Ne tashmë kemi për detyrë të gjejmë nga ata vijnë dhe kush i ka organizuar", - tha prokurori i Përgjithshëm francez Francois Molins.
në Paris, atentatorët me dy makina
14 Nëntor 2015, 21:02 -
-
"Parisi u godit nga 3 grupe
ISIS merr përgjegjësinë e sulmeve që tronditën Parisin mbrëmjen e së premtes, e gjitha kjo për tu hakmarrë ndaj presidenti Francois Hollonde për bombardimet në Siri. 129 persona të vdekur, 352 të tjerë mbetën të plagosur. Kryeprokurori francez: 7 terroristë të vrarë. Franca shpall gjendje emergjence, tre dite zie per viktimat. Mes terroristeve, nje francez, tre belg, dhe nje refugjate sirian. Nje terrorist kishte bilete per miqesoren France-Gjermani, hodhi veten ne ere jashte stadiumit kur u pikas nga roja i sigurise.Ndodheni në Paris? Na dërgoni dëshminë tuajPolitika shqiptare krah Francës: Dënojmë aktet barbare terroristeFoto/ Momenti i parë kur Hollande mësoi nga stadiumi për sulmet
të koordinuara terroristësh"
Parisi nën sulm -Terrori i popullit francez në video
Dëshmitë:Thirrën Allahu Akba
14 Nëntor 2015, 19:00 -
Açibadem, ja si mund të kurohet
Kanceri i gjirit apo i mushkërive mund të shërohet e kjo falë teknologjive të reja që janë zbuluar nga profesorët e mjekësisë. Banu Atalar profesore e mjeke e shquar e kancerit të mushkërive e pranishme në Kongresin e 7 Kombëtar të Pneumologjisë shprehet se për të gjithë të prekurit nga kanceri i mushkërive tashmë ka shpresë.
kanceri i mushkërive dhe i gjirit
14 Nëntor 2015, 16:55
