-
Dita Botërore e punës së denjë
Konfederata e Sindikatave i kujtoi qeverisë së duhet të shohë me seriozitet kërkesat e saj për kontrata kolektive, rritjen e pagës minimale dhe statusin e punëve të vështira pasi në të kundërt do përballet me protesta. VIDEO
Sindikatat paralajmërim qeverisë
7 Tetor 2017, 15:13 -
Përplasja në Elbasan, Bekteshi:
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Enea Bekteshit në Gjykatë, i cili është i arrestuar për goditjen e makinës së policisë në Elbasan në derën e tregut Agro ushqimor. "Kam qenë unë shofer i "Audit", nuk kam dashur të godas makinën e policisë. "Golfi" po ecte mbrapa. Doja të hyja në treg, makinat nuk kishin shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma. I dhashë gaz makinës pasi dëgjova të shtënat"... VIDEO FOTO
Isha unë në 'Audin' e blinduar...
7 Tetor 2017, 14:08 -
Lokali në Butrint, Kumbaro për
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pretendon se projekti brenda në Parkun e Butrintit është 100% brenda kritereve. Ndryshe nga pamjet e publikuara nga Report Tv, ku duket qartë se aty po bëhet një ndërtim privat me hekur, beton dhe tulla, Kumbaro e mohon një gjë të tillë dhe nxitimthi jep një përgjigje të cunguar që anashkalon problemin dhe llogaridhënien institucionale. VIDEO
Report Tv: 100% brenda kritereve
7 Tetor 2017, 13:00 -
Rama prezanton zv/ministrat
TIRANE - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e 33 zv/ministrave të rinj. Përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, kreu i qeverisë lexoi emrat e të gjithë zv/ministrave. Bie në sy emërimi i Artan Shkrelit zv/ministër të Energjisë. Petro Koçi mbetet zv/ministër i Mbrojtjes. Ndërsa risia është emërimi i katër zv/ministrave nga Kosova. VIDEO
risia, 4 vijnë nga Kosova(Emrat)
7 Tetor 2017, 12:14 -
E sulmoi Rama, këngëtari:
Kryeministri Edi Rama thumboi LSI-në gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS ku u prezantuan objektivat e 100 ditëve të parë të qeverisë. Rama foli për ristrukturim të administratës shtetërore, ndërsa akuzoi ish-drejtorët e LSI se kanë bërë zullume në institucionet që kanë drejtuar.
Më mirë me dinjitet sesa...
7 Tetor 2017, 12:10 -
Kanabisi, Rama: Po nis fazë e re
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të para të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi do hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë shkelësve. VIDEO
përndjekje elementëve të krimit
7 Tetor 2017, 11:31 -
Tahiri: Të dalim dhe të takojmë
Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen, Saimir Tahiri kërkoi angazhim të të gjitha institucioneve qeveritare për të rritur besueshmërinë te qytetarëve. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Tahiri tha se bashkëqeverisja me qytetarët do shërbejë si pasqyrë për PS dhe njerëzit e saj në qeveri për të parë se kush i shërben komunitetit e kush jo. VIDEO
njerëzit, vetëm kështu na besojnë
7 Tetor 2017, 11:19 -
Fino: Të japin dorëheqjen 10
Edhe pse Partia Socialiste ia doli të marrë e vetme 74 deputetë, duke bërë që të qeverisë pa aleatë për katër vitet e ardhshme, sërish socialistët kanë pasur rënie në vota në disa bashki të vendit. Kështu, sipas raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS ka pësuar rënie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. VIDEO
kryetarë të PS brenda 10 ditësh
7 Tetor 2017, 10:50 -
Shqipëria merret me ndërtim dhe
Publikohen të ardhurat dhe fitimet e sipërmarrjeve më të mëdha në Serbi, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci për vitin 2016.Ndryshe nga Shqipëria, në listën e fqinjëve ka shumë sipërmarrje të mëdha të aktiviteteve prodhuese, në industrinë mbështetëse të makinave, barnave, tekstileve, pajisjeve elektroshtëpiake etj….
bujqësi, fqinjët me makina e industri
7 Tetor 2017, 10:05 -
Ikën Ruçi, Balla merr edhe postin
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen nga Kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe Sekretar i Përgjithshëm. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm emërohet kryetari i grupit parlamentar, Taulant Ballla. Në nisje të punimeve të Asamblesë, Ruçi tha se largohet nga këto funksione për shkak të detyrës së re si kryetar i Kuvendit. Në axhendën e Asamblesë së PS do të jetë edhe shpalosja e objektivave të 100 ditëve të para të qeverisë "Rama 2". VIDEO
e Sekretarit të Përgjithshëm
7 Tetor 2017, 09:46 -
-
Lista e ish- të përndjekurve
Ministria e Financave u ka bërë apel ish-të përndjekurve politik, që të dorëzojnë dokumentat për të marrë këstin e parë ose të dytë. Janë 450 trashgimtarë të cilët kanë gati këstin, por u mungojnë dokumentat si certifikatë, numër llogarie apo prokurë. Për këtë arsyje, financat kanë ripublikuar listën e trashgimtarëve që duhet të paraqiten pranë zyrave për të dorëzuar dokumentat.
politikë që kanë lekët gati
7 Tetor 2017, 08:17 -
Mposhti kancerin e gjirit, Ina
Ina Balla është edhe një ndër personat që ka arritur ta mundë këtë sëmundje. E diagnostikuar me kancer në vitin 2016 Ina sot, e ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën , flet si një fitimtare. Ajo tregon vështirësitë që kaloi gjatë duke shtuar se burim motivimi dhe force kishte dy vajzat e saj. VIDEO
në ‘Repolitix’: Duhet kurajo
6 Tetor 2017, 22:38 -
FOTO/Vdes në burg në Hungari
Ndërron jetë në rrethana misterioze në Hungari ish-drejtori i Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela. Ai ishte arrestuar para dy javësh në Hungari me akuzën e trafikut të klandestinëve, ndërsa burime për Report Tv thonë se Aleksandër Çela ka ndërruar jetë në burg.
ish-drejtori i Mjedisit të Korçës
6 Tetor 2017, 22:06 -
Donald Lu:Mjaft u zutë!Fusni në
Ambasadori i SHBA në Shqipëri pas deklaratave të forta pak ditë më parë, tashmë kërkon veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj të krimit.Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë kërkon nga politikanët shqiptarë që të ndalojnë grindjen se kujt i përkasin kriminelët dhe të fillojnë punën për të futur gangsterët në burg.
burg peshqit e mëdhenj të krimit
6 Tetor 2017, 21:01 -
-
Spanja shënon tre gola, shtyllat
Nuk ka surpriza. Shqipëria mposhtet nga Spanja në Alicante me rezultatin 3-0. ‘Furia e kuqe’ dominoi në fushë nga minuta e parë dhe deri te fundit në të gjitha aspektet duke treguar supermacinë. Spanja e mbylli ndeshjen shumë shpejt në pjesën e parë duke shënuar tre gola në 11 minuta. Golat u shënuan nga Rodrigo 16’, Isco 24’ dhe Thiago Alcantara 27’. FOTO
ndalin Shqipërinë/VIDEO-Golat
6 Tetor 2017, 19:34 -
Platforma e bashkëqeverisjes
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot te Parku Olimpik platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët. Saimir Tahiri do të jetë koordinatori Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes. Për mbarëvajtjen e platformës do të angazhohen 25 persona, të cilët do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në cdo ministri. VIDEO
Rama: Fshesë parazitëve/ VD
6 Tetor 2017, 17:18 -
-
Kombëtarja italiane vjen në
Në Shkodër në datë 9 tetor nuk do të vijë vetëm kombëtarja italiane, por edhe 4 kupat e botës që ka fituar. Ekspozita “4 herë Kampionë”, e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në orën 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017.
Shkodër me 4 kupat e botës
6 Tetor 2017, 16:22 -
TVSH për biznesin e vogël,
Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, ka komentuar temën tepër të diskutuar të ditëve të fundit, atë të përfshirjes së biznesit të vogël në regjimin e TVSH. Në studion e Report Tv, Sejdarasi tha se kjo do të prekë më shumë konsumatorin, pasi biznesi i vogël do ta kalojë 20%-shin te produkti.
Sejdarasi:Ul informalitetin në vend
6 Tetor 2017, 14:34