-
Tiranë, rinis konflikti për shtëpitë
Nxjerrja jashtë nga shtëpia e 13 familjeve nga Përmbarimi shkaktoi përplasje të dhunshme mes banorëve e policisë private. Përplasjet e banorëve me policinë kanë vazhduar edhe në mbrëmje, nga dy familjet e fundit. Video e filmuar ekskluzivisht nga "A1 Report!"
banorët përleshen me policinë
23 Prill 2013, 20:12 -
PSV 91 e Petro Koçit shkrihet me
Pesë vjet pas shkëputjes, Petro Koci vendos rikthimin në Partinë Socialiste. Nëpërmjet rrjetit social facebook, Koçi, kryetari i Partisë Socialiste e Vërtetë, 1991, lajmëroi bashkimin e partisë së tij me socialistët.
PS-në: Vendimi në të mirë të fitores
23 Prill 2013, 11:14 -
-
Frashëri: Apolonia, një nekrologji
INTERVISTA/ Gjendja aktuale parë me sytë e një specialisti, i cili konstaton se “Rasti i Teatrit të Apolonisë është një nga viktimat e radhës. Frashëri (foto) i përgjigjet drejtorit të parkut. "Muri nuk u rrëzua nga “faktorët gjeologjikë”, e shembën arkeologët.
në Ditën e Trashëgimisë
23 Prill 2013, 04:20 -
PS-LSI bashkohen në "Aleancën
Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u bashkuan sot në kuadrin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Kryetarët e dy partive, Edi Rama dhe Ilir Meta, nënshkruan sëbashku marrëveshjen politike të koalicionit parazgjedhor në Shkodër, gjatë zhvillimit të Konferencës Rajonale të Partive Socialiste Europiane. Marrëveshja PS-LSI u bazua mbi Kartën e Parimeve. Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha: "Ne sot firmosim marrëveshjen që do t'i kthejë popullit shqiptar, të drejtën sovrane të qeverisjes së këtij vendi" ndërsa, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha: "Ishte kënaqësi e vërtetë që firmosa në qytetin e Shkodrës, sepse Shkodra ka vlera të jashtëzakonshme, të cilat e lidhin historikisht me Europën dhe ky do jetë ogur shumë i mbarë i "Aleancës për Shqipërinë Evropiane"".Teksti i plotë i Kartës së Parimeve të Bashkimit PS-LSI në aleancë
për Shqipërinë Europiane"
22 Prill 2013, 21:54 -
Kur u themelua PKSH
Në historinë e PKSH-së ka një pjesë kosovare, por ajo ka treçerek shekulli që mbahet e çregjistruar, pothuaj e fshirë. Çfarë debatesh u bënë në mbledhjen e themelimit të PKSH mes shqiptarëve dhe dy jugosllavëve, Mugosha e Popoviç për çështjen e Kosovës? Pse heshti Enver Hoxha atëherë dhe pse e fshiu përfare nga kujtesa historike për gjysëm shekulli qëndrimin e tij për Kosovën?.... Në 8 nëntor, mbledhjen themeluese e hapi Miladini. Duke mos ditur shqip, si Dushan Mugosha, ai fliste jugosllavisht dhe frazë pas fraze, ia përkthenin. Përfytyroheni për një çast këtë moment solemn: Partia Komuniste Shqiptare e nisi jetën nën një gjuhë tjetër, ca më tepër që në perceptimin e përgjithshëm të shqiptarëve ishte një e folur jo mbresëmirë. Por këtë rrethanë, sllavishtfoljen, si një element i spikatur i krijimit të PKSH-së, në kujtimet e tij “Kur lindi Partia” Enver Hoxha nuk e prek fare, e anashkalon...
dhe tri heshtje të Enver Hoxhës
22 Prill 2013, 19:31 -
Lufta e kromit,konflikti 4 vjeçar
Biznesmeni i kromit Shefqet Shehu u qëllua për vdekje dje në një lokal ndërsa vëllai i tij u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lufta për kromin e nisur në 2009 për menaxhimin e një galerie në zonën D të Bulqizës dhe lidhjet fisnore mes viktimës dhe autorit tashmë të arrestuar. (Foto: Viktima Shefqet Shehu i vrarë) Prençi: Shteti mbështet mafien e kromit
pas vrasjes së biznesmenit
21 Prill 2013, 15:33 -
-
FOTOLAJM/Rrëzohet pema
Pema shumë vjeçare tek Syri i Kaltër në Sarandë është rrëzuar duke prishur imazhin e bukur në një nga mrekullitë e natyrës shqiptare. Ajo ishte lëkundur disa herë për të rënë, por i ka rezistuar kohës deri më tani ku është rrëzuar.
shumë vjeçare tek Syri i Kaltë
20 Prill 2013, 17:08 -
Marrëveshja Kosovë-Serbi
Në raundin e 10-të të bisedimeve, arrihet marrëveshja e shumëpritur Kosovë-Serbi. Në praninë e baroneshës Catherine Ashton, dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç kanë vënë firmat në fund të marrëveshjes. (Foto: Momente gjatë nënshkrimit të marrëveshjes)15 pikat e propozim-marrëveshjes Kosovë-SerbiBerisha: Një arritje madhore tejet e rëndësishme MPJ: Marrëveshja, në të mirë të stabilitetit rajonalXhavit Haliti: Pas Rambujesë, më e rëndësishmja
arrihet në raundin e dhjetë
19 Prill 2013, 18:45 -
-
Islandë, krijojnë nje app për
Në Islandë është zbuluar një software apo program për telefonat smartphone që parandalon marrëdhëniet seksuale aksidentale me të afërmit. Programi është krijuar nga tre dizejnues islandezë që synojnë të parandalojnë situata të tilla.
të parandaluar incestet në familje
18 Prill 2013, 22:00 -
-
Kriza e KQZ, Meta takon Moore:
Drejtori për Europën Qëndrore dhe Jugore në DASH, Jonathan Moore, ndodhet në Tiranë, në këtë situatë të tensionuar politike. Japin dorëheqjen Albana Shtylla dhe Denar Biba i KQZ-se.(Në foto: takimi te Meta me Moore) Rama me Moore: Folëm për rrëmbimin e KQZ OSBE: Shpresojmë që zgjedhjet s'do cënohen VIDEO/Biba për TV A1 Report!: Gjendja është e rëndëPresidenti i PPE: Dorëheqjet, destabilizuese.
Qeveria s'garanton zgjedhjet
17 Prill 2013, 17:10 -
-
"Tradhtari Islami", simpatizantët
“Këtu banon tradhtari!” Me të tillë parullë kanë protestuar sot pasdite, para shtëpisë së ish-deputetit të PS-së, Kastriot Islami, simpatizantët e PS-së, të irrituar nga bashkimi i votës së Islamit me atë të demokratëve për shkarkimin e komisionerit të LSI-së nga KQZ-ja.
e PS protestojnë rreth shtëpisë
16 Prill 2013, 18:29 -
Ndryshimi i KQZ-së, Ashton në
Pak orë pas ndryshimit të KQZ-së, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, përcolli drejtpërsëdrejti në Tiranë, shqetësimin e Brukselit. (Foto: Vizita e Ashton sot në Tiranë) VIDEO/ Takimet e Ashton me liderët politikBerisha sfidon ndërkombëtarët, ndryshon KQZ-nëVIDEO/ Rama: Berisha po shkatërron imazhin e venditArvizu: Mos e përplasni Shqipërinë me SHBAFoto / Berisha ndryshon KQZ/ VIDEO
Tiranë: BE e shqetësua
16 Prill 2013, 14:01 -
-
Topalli: Moisiu e shkarkoi Muhon
Kryetarja e Parlamentit Topalli foli sot për shkarkimin e anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja Muho ku me një dokument tregoi se “Ilirjan Muho është shkarkuar nga detyra e prokurorit të Fierit me dekret të Presidentit të asaj kohe Alfred Moisiu. Ajo tha se "ky është koalicioni qelbësirave".
si prokuror-koalicion qelbësirash
15 Prill 2013, 16:36 -
-
Ish-të përndjekurit të lidhur me
Të lidhur me zinxhirë kanë protestuar para Kuvendit ish-të përndjekurit kundër qeverisë në lidhje me dëmshpërblimet e pa dhëna. Braçe: I larguan me dhunë zvarrë. Tufa nga studio e A1REPORT!: Qeveria të na dëmshpërblejë ose do vijojmë protestat.VIDEO/Ish-të përndjekurit sot në protestë
zinxhirë, protestë para Kuvendit
15 Prill 2013, 10:39