-
Tiranë, dajë e nip plagosen
Policia dyshon se dajë e nip kanë inskenuar plagosjen dhe nuk kemi të bëjmë me një atentat siç u pretendua nga të plagosurit. Ngjarja u shënua rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, pranë Pallatit të Brigadave në rrugën e Elbasanit.
dyshohet se inskenuan krimin
28 Qershor 2013, 14:18 -
Universitetet, këtë vit 31 mijë fitues
Këtë vit do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve publike plot 31 mijë studentë. Ose 5 mijë të rinj më shumë se një vit më parë, kur qeveria miratoi 26 mijë pranime të reja. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë.
kuotat e plota për 336 degë
28 Qershor 2013, 09:24 -
-
-
-
-
Berisha: Unë, përgjegjësi i vetëm
Lideri historik i Partisë Demokratike pranon përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe deklaron dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, të cilën e mbante prej 22 vitesh. "Ne i humbëm këto zgjedhje. Për këtë humbje gjithë përgjegjësia bie mbi mua; vetëm mbi Sali Berishën"- tha sot në mbrëmje Berisha duke siguruar se do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në shtator, dhe do të përgatisë me strukturat e PD zgjedhjen e lidershpit të ri. Ramës i uroi mbarësi në detyrën e tij të lartë "Do të kontribuojë në PD si anëtar i saj dhe si deputet. "Kurrë nuk do të dëgjoni një fjalim lamtumire". Berisha projekton Bashën si zëvendësin e tij FOTOLAJM/Qytetarët fotografojnë kryeministrin duke dalë nga shtëpia
i humbjes, jap dorëheqjen
26 Qershor 2013, 19:00 -
Përfundon numërimi i votave
Tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, mbrëmjen e 26 qershorit KQZ njoftoi përfundimin e numërimit të votave në 89 KZAZ në rang vendi. Nga projeksionet paraprake të siguruara nga vëzhguesit e A1 Report rezulton se koalicioni i majtë ka 84 mandate, i djathti 56 mandate.Shkodër, E majta 6 mandate, 5 e djathtaElbasan: E majta merr 8 mandate, e djathta 6 Durrës, pritet rezultati, PS-PR i marrin mandat PD-sëSi shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
E majta 84 mandate, 56 e djathta
26 Qershor 2013, 18:55 -
-
-
Elbasan, projeksioni: e majta
Ka përfunduar sot në mëngjes, numërimi në qarkun e Elbasanit në të 540-të qendrat e votimit. Rezultatet e projeksionit të "A1Report!" nxjerrin koalicionin e majtë fitues me 58.77 % të votave; të dytin, koalicionin e djathtë me 39.36%.
merr 8 mandate, e djathta 6
26 Qershor 2013, 10:29 -
-
Numërimi, deri në 23:40 ka
Numërimi i fletëve të votimit deri në orën 23:40 ka përfunduar në masën 94.5% në rang vendi. Procesi ka përfunduar plotësisht në qarkun e Dibrës, Korçës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Numërimi në përgjithësi ka ecur i qetë dhe pa incidente, ndërkohë që komisionerët kanë bërë pushime për shkak të lodhjes.
përfunduar 94.5% në mbarë vendin
25 Qershor 2013, 23:03 -
-
-
Berisha braktis Facebook-un
Kryeministri Sali Berisha mungon që prej pasdites së 23 qershorit në faqen e tij në Facebook, mungesë e cila është vënë re dhe mjaft prej anëtarëve të këtij rrjeti social sot, sidomos të atyre që nuk e pëlqejnë, të cilët vazhdojnë të bëjnë komente “lumë” tek faqja e tij, këtë herë krejtësisht të pacensuruara.
vërshojnë komentet ofenduese
24 Qershor 2013, 23:22 -
FOTOLAJM/Shembje 600 metra larg
Është bllokuar autostrada Tiranë – Elbasan për shkak të shembjeve të mëdha rreth 600 metra pas daljes nga tuneli. Nga shembjet është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe dyshohet se është dëmtuar edhe një automjet.
tunelit të Krrabës, bllokohet rruga
24 Qershor 2013, 20:24 -
Mbyllen zgjedhjet në Shqipëri
Shtetasit shqiptarë me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre më 23 qershor për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Pas mbërritjes së kutive të votimit në Vendet e Numërimit të Votave, në disa prej tyre ka nisur procesi i numërimit, ndërsa në disa të tjera është shtyrë për të nisur mëngjesin e së hënës.
nis procesi i numërimit të votave
24 Qershor 2013, 04:30 -
-
Policia e Shtetit, shoqërohen 4895
Numri i qendrave të votimit në të gjithë vendin që kanë dorëzuar kutitë e votave në 89 Vendet e Numërimit të Votave, ka arritur në 4895. Ndërkohë që janë në proces shoqërimi edhe materialet për 630 Qendra Votimi në të gjithë vendin.
QV në VNV, në proces edhe 630
24 Qershor 2013, 00:20 -
PDIU: Shqipëria sot votoi e lirë
PDIU ka dalë para publikut këtë mbrëmje me të gjithë përgjegjshmërinë dhe detyrimin për të njoftuar se Shqipëria sot votoi e lirë. PDIU bën thirrje që askush, asnjë politikan, e asnjë parti politike të mos e cënojë e as të tjetërsojë këtë ditë dhe këtë atmosferë, të ndërtuar e të zotëruar, me meritë nga qytetarët shqiptarë.
dhe plotësoi standardet
23 Qershor 2013, 23:26