-
Fermerët ankohen se nuk kanë treg, në Tiranë domatja shitet 100 lekë kg, banorët: Çmime shumë të larta
Një diferencë e madhe në çmime vihet re mes perimeve që kanë fermerët në Lushnjë dhe çmimeve në Tiranë. Qytetarët janë të detyruar ti blejnë domatet dhe trangujt me 100 lekë pavarësisht se nuk kanë siguri në atë që konsumojnë.
27 Tetor 2019, 16:19 -
Leterporositë mbajnë peng 137 kg kokainë, priten përgjigjet nga Greqia dhe Ekuadori
Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së dërguar një muaj më parë në Greqi dhe në Ekuador, ku kërkon informacione shtesë për biznesmeni durrsak Gentian Malindin dhe personat e tjerë për të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për trafikimin e 137 kg kokainë. Aktualisht për këtë dosje janë në pranga Ardian Bega dhe Altin Mislihaka, ndërsa nën hetim janë edhe zyrtarë të Portit të Durrësit me dyshimin se kanë lejuar këta persona të tërheqin pakot me kokainë nga kontenieri me banane.
27 Tetor 2019, 15:10 -
Makina përplas motoçikletën në Elbasan, plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën rural Elbasan-Shushicë, në fshatin Byshek ku një motoçikletë me drejtues D.P., 21 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale XH.C.
27 Tetor 2019, 12:34 -
-
Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë
Magjistratët kaluan Vetingun kryesor, por janë referuar për verifikim pranë Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë për shkelje të dyshuara në lidhje me dosjet, pjesë e listës edhe 3 anëtarë të KLP dhe KLGJ. Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.
27 Tetor 2019, 07:54 -
-
-
Dëshmia e FORTË në 'Pa Gjurmë', nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në Facebook (VIDEO)
Emisioni "Pa gjurmë" në REPORT TV investigon një nga zhdukjet më të njohura të bëra publike dhe që ka ngritur pikëpyetje të mëdha. A u ekzekutua natën e rrëmbimit këngëtari Renato Hamza? Nëna rrëfën në "Pa Gjurmë" teksa pret djalin prej 5 vitesh: ’5 ditë pasi u rrëmbye me makinë, dyshoj se u vra nga disa persona, që u kishte shitur motorin’. Djali i hallës dalloi tatuazhin e tij
25 Tetor 2019, 19:23 -
-
Miratohet dëmshpërblimi për familjet e prekura nga tërmeti! Veliaj: Teatri i ri do bëhet, marrim një ndërtesë që vlen 30 mln euro
Pronat e reja që do të zhvillohen në Tiranë do t’i japin në dispozicion Bashkisë së Tiranës një pjesë të sipërfaqes së banimit për fondin e strehimit dhe banesave sociale.
25 Tetor 2019, 15:13 -
Bilanci/ 380 policë 10 qen antidrogë e 2 drone, si u blindua Porti i Durrësit sot gjatë aksionit 'blic'! Shoqërohen 23 persona (VD)
Gjatë aksionit, policia ka kontrolluar 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.
25 Tetor 2019, 12:12 -
-
Tjetërsuan 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit/ Pranga 18 ish-zyrtarëve të Kadastrës, pjesë e grupit të strukturuar kriminal
18 persona, shumica ish-punonjës të Kadastrës në Durrës janë arrestuar ditën e sotme e ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit duke ia kaluar 5 personave, 4 prej të cilëve të arrestuar dhe një në kërkim. Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Bëhet me dije se të gjithë personat janë përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të tokave.
25 Tetor 2019, 10:03 -
-
Elbasan- Vidhet banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit, ja shuma që u mor
Banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit Lutfi Bici ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Report Tv mëson se në banesën e Lutfi Bicit e cila ndodhet në lagjen Skëndërbej në Elbasan janë marrë rreth 2 milionë lekë të reja. Në banesë nuk ka pasur familjarë në momentin e ngjarjes.
24 Tetor 2019, 20:26 -
Mjeku i 25-vjeçares që vdiq 1 orë pas lindjes, prej disa muajsh i 'arratisur' në SHBA
Në një kohë kur Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet për mjekun Ardian Kadefçiu i cili ndoqi shtatzaninë e Rexhina Debroves, 25 vjeçares që ndërroj jetë pas lindjes 6 muaj më parë, ai është karguar prej disa muajsh drejt SHBA së bashku me familjarët e tij.
24 Tetor 2019, 12:24 -
Burri i saj paralajmëroi vetëgjyqësi/ Nisin hetimet për mjekun e 25-vjeçares që vdiq 1 orë pasi solli në jetë foshnjen
Sot, 6 muaj nga vdekja Rexhina Debrovës e cila ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur mjekun gjinekolog Ardian Kadaifçiu i cili kishte ndjekur shtatëzaninë e saj.
23 Tetor 2019, 20:14 -
-
-
-