-
"Burg nipit të Enverit", avokati:
Gjykata e Krimeve te Renda le ne burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, dy shqiptarët Ilir Hyseni e Kastriot Imeri si dhe dy kolumbianet, ne akuze per trafikun e droges nga Kuba, qe perpunohej ne laboratorin e kokaines ne Xibrake e me pas trafikohej ne Evrope. Avokati Asaf Haderaj pranoi se Ermal Hoxha i njeh kolumbianet, por tha se nipi i ish-diktatorit ka bere taksixhiun per arsye ekonomike duke i cuar ata ne fshatin ne Elbasan. Avokati: Hoxha eshte i papune dhe pa shtepi. Nuk ka makine, leviste me te vellait. Seanca per 5 te pandehurit e tjere mbahet te dielen.VIDEOSkaner kompanisë së mineraleve dyshim për implikimin në trafikDidi: Arrestime të reja/Edhe Gjermanët në hetim
Thjesht taksisti i kolumbianëve!
VIDEO/ "Ermal Hoxha, i papunë dhe pa shtëpi"
17 Janar 2015, 14:05 -
'Kokaina',PD: Rrëzohen gënjeshtrat
Edhe ditën e sotme kanë vijuar akuzat në distancë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste lidhur me operacionin e policisë së shtetit që çoi në shkatërrimin e laboratorit dhe rrjetit të trafikut të kokainës në periferi të Elbasanit këtë të mërkurë. VIDEOBerisha falenderon policinë, sulm Ramës
e Ramës,PS:Kush flet, po Lazarati?
17 Janar 2015, 12:44 -
Nga sot bllokohet sërish në
Aksi rrugor Tiranë-Elbasan do të bllokohet serish nga sot, në të dyja kahet lëvizëse në fshatin Ibë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rreth orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes të së dielës më 18 janar rruga do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve në fshatin Ibë për heqjen e masës shkëmbore dhe masivin e dheut që është shumë pranë rrugës ekzistuese.
Ibë aksi rrugor Tiranë-Elbasan
17 Janar 2015, 07:15 -
Punimet në rrugën Tiranë-Elbasan, të shtunën bllokohet qarkullimi i mjeteve
TIRANË, 16 Janar/ATSH/.- Qarkullimi i automjeteve në rrugën Tiranë- Elbasan në fshatin Ibë, duke filluar nga ora 08.00 e datës 17.01.2015 deri në orën 20.00 të datës 18.01.2015, do të bllokohet për shkak të punimeve që do të kryhen për heqjen e masës shkëmbore dhe masivit të dheut që është shumë pranë rrugës ekzistuese. Në […]
16 Janar 2015, 21:28 -
Kokaina, Didi: Arrestime të reja
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga qyteti i Kukësit ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të reja sa i përket operacionit në fshatin Xibrake në Elbasan, ku u zbulua laboratori i kokainës. Ndërkohë prokuroret gjermane janë në Tiranë për t’u njohur me rezultatet e këtij operacioni. A1 Report ka mësuar se ata janë pritur nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe prokurori i çështjes Olsian Çela, të cilët kanë shkëmbyer informacione shtesë në lidhje me personat e arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tyre. VIDEOTrafikanti Gjonaj aksioner me dhëndrin e diktatoritPallatet e Gentjan Gjonajt e Klemend KolanecitAnëtarët fiknin telefonat sapo hynin në laborator
Edhe gjermanët ndjekin hetimet/Aksioni
16 Janar 2015, 17:45 -
Ministri i Mjedisit për A1 Report
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në një prononcim për A1Report, sqaron se cilësia e ajrit në vend është përmirësuar, por problem mbetet Tirana më një ndotje që kalon parametrat e BE. Ndërsa në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, ai thotë se shumë shpejt do të jepet koncesioni për landfillin e Durrësit. Në lidhje me kandidimin në Bashkinë e Durrësit, Koka sqaron se nuk ende një përcaktim të kandidat , por shprehet se e majta do ti fitojë këto zgjedhje. VIDEO VD-Intervista e plotë
'Tirana ajër të ndotur mbi normat'
16 Janar 2015, 17:08 -
Laboratori i kokainës, ende nën ruajte
Të shumtë janë efektivat e policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që vazhdojnë të ruajnë objektin ku u zbulua laboratori më i madh i drogës në Shqipëri. Veç ruajtjes së objektit nuk duket asnjë lëvizje apo spostim i materialeve të sekuestruara. Të vetmet lëvizje në këto ambiente janë shpendët ndërkohë që jashtë punëtorët e lëndëve drusore i janë kthyer punës. VIDEO
nga policia, Banorët: Nuk kishim dijeni
16 Janar 2015, 15:33 -
Laboratori i kokainës, lirohen
Nga 11 të arrestuar për laboratorin e kokainës në periferi të Elbasanit 2 ditë më parë, para gjykatës të shtunën pritet të dalin vetëm 9 persona mes tyre dhe nipi i ish diktatorit Enver Hoxha. Me urdhër të prokurorisë janë lënë të lirë Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësi pasi nga hetimet ata rezultojnë të pa përfshirë në grupin e trafikantëve. VIDEO
Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësi
16 Janar 2015, 15:17 -
Elbasan- ARRSH, projekt për investime në aksin rrugor Elbasan – Cërrik
ELBASAN, 16 Janar/ ATSH-Miranda Sadiku/ – Rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Cerrikut dhe më pas me hidrocentralin e Banjës tashmë ka hyrë në projektin e Autoritetit Kombëtar Rrugor, me qëllim realizimin e një investimi te rendesishem. Ka më shumë se 25 vjet që ky aks rrugor është tejet i amortizuar, por duket se tashmë […]
16 Janar 2015, 14:12 -
Kokaina, PD:Rama të përgjigjet për
Qeveria dhe opozita janë përplasur sërish sot, kësaj radhe për aksionin e policisë në “Xibrakë” të Elbasanit, ku u arrestuan 9 persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi tha se nuk ishte policia shqiptare ajo që zbuloi laboratorin, por policët partnerë. Por nga PS, deputeti i Besnik Bare tha se opozita duhet të jetë realiste dhe të mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut. VIDEO
laboratorin PS: Policia s'ka ngjyrime
16 Janar 2015, 12:40 -
Publikohet kalendari i Panaireve
Qëndra Kombëtare e Panaireve publikoi kalendarin e Panaireve dhe Ekspozitave të Biznesit për vitin 2015.Kalendari vjetor i panaireve, botimin e të cilit QNK tashmë e ka kthyer në traditë, është një burim i larmishëm informacioni në shërbim të aktiviteteve ekonomike dhe një ndihmë e çmuar për veprimtaritë e marketingut...
të Biznesit 2015
16 Janar 2015, 12:17 -
Publikohet kalendari i Panaireve të Biznesit 2015
TIRANE, 16 Janar /ATSH/ – Qëndra Kombëtare e Panaireve publikoi kalendarin e Panaireve dhe Ekspozitave të Biznesit për vitin 2015. Kalendari vjetor i panaireve, botimin e të cilit QNK tashmë e ka kthyer në traditë, është një burim i larmishëm informacioni në shërbim të aktiviteteve ekonomike dhe një ndihmë e çmuar për veprimtaritë e marketingut, […]
16 Janar 2015, 12:12 -
Përmirësohet situata e rrugëve...por
Rritja e temperaturave e ditëve të fundit ka ndikuar në përmirësimin e situatës së rrugëve duke bërë të mundur që një pjesë e madhe e tyre të jenë të kalueshme dhe pa probleme. Ne brendesi, situata e rrugeve ne cdo te gjitha rrethet.
kujdes ngricat në mëngjes e mbrëmje
16 Janar 2015, 11:15 -
Kokaina, Berisha falënderon për
Vënia në pranga e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha...dhe ka shërbyer pikërisht ky arrestim që për herë të parë nga ardhja në pushtet e të majtëve, Berisha të falenderojë Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar. Berisha: Rama e Tahiri mashtruan qytetarët, të lidhur me Ermal Hoxhën VIDEO
herë të parë policinë, sulm Ramës
15 Janar 2015, 21:45 -
"Kokaina", pas nipit të Hoxhës
10 është numri i të arrestuarve në operacionin e koduar “Vibraku” ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda sekuestruan në periferi të Elbasanit laboratorin e përpunimit të drogave të forta. Sipas hetimeve rezulton se droga vinte nga Amerika Latine në Shqipëri e pas përpunimit dërgohej në Europë. Mes të arrestuarve rezulton nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal hoxha i cili sëbashku me Ilir Hysenin dyshohet se drejtonin këtë organizatë kriminale. Policia ka shpallur në kërkim 38 vjeçarin Genci Xhixha, nga Tirana, i dyshuar si pjesë e trafikut të drogës. Ndërkaq pas verifikimeve të kryera policia ka lënë të lirë Egest Dankësin, nipin e dy vëllezërve të arrestuar Klement dhe Arjan Dalipi pasi ka rezultuar se ai nuk është pjesë e trafikut të drogës. VIDEOVIDEO/FOTO
10 të arrestuar dhe 1 në kërkim
VDVD-Ndërhyrja e policisëVideo
Editorial:Fabula ra
15 Janar 2015, 20:15 -
Situata në akset rrugore, ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijojnë monitorimin e akseve rrugore në të gjithë vendit, me qëllim marrjen e masave për zhbllokimin e segmenteve të cilat paraqesin vështrirësi si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.
"Ja segmentet ku duhet kujdes"
15 Janar 2015, 19:48 -
“Joshje Filarmonike”/ Shkëlzen Doli dhe Luca Monti livestream në RadioKulturhaus në Vjenë
TIRANË – Dy fituesit e çmimeve ndërkombëtare, muzikanët Shkëlzen Doli dhe Luca Monti janë ftuar nga RadioKulturhaus, ku do të luajnë ndër të tjera veprat e Wolfgang Amadeus Mozart, Brahms dhe Fritz Kreisler.
15 Janar 2015, 17:43 -
Situata e rrugëve, ja akset problematike në qarkullim
TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës, që kanë rënë gjatë ditëve të fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta. Situata paraqitet e përmirësuar, por […]
15 Janar 2015, 17:37 -
-
Kokaina, Tahiri: Laboratori më i
Finalizimi me sukses i operacionit “Xibraku” që u mbyll me shkatërrimin e një laboratori kokaine ndër më të mëdhenjtë në Rajon, sekuestrimin e mbi 100 kilogramëve kokainë të pastër dhe prangosjen e 10 trafikantëve ka çuar në Elbasan Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. FOTO VIDEO
madhi në rajon, pasuritë do hetohen
15 Janar 2015, 15:53 -
FOTOT/ Ja kush janë 5 nga 10 të
Televizioni A1 Report ka siguruar foto të pesë të arrestuarve të operacionit të drogës të quajtur “Xibraka”, ku u zbulua për herë të për herë të parë laboratori i parë i përpunimit të kokainës së pastër në vendin tonë, i ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit. FOTO
arrestuarit e laboratorit të kokainës
15 Janar 2015, 13:20