-
‘Foltorja’ në Vlorë, i bashkohet Nishani, Leskaj dhe Dashamir Tahiri! Berisha: Rrethanat në PD të ngrenë edhe nga varri për të marrë drejtimin e partisë! Gabova që s’e rrëzova Bashën që në 2017
‘Foltorja’ e Sali Berishës është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht. Në këtë takim Berishës i janë bashkuar edhe ish presidenti Bujar Nishani, drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj, ish deputeti Dashamir Tahiri dhe kreu i PD Vlorës, Genc Deromemaj.
25 Shtator 2021, 19:03 -
-
-
30-vjeçari nga Shkodra plagos me pistoletë para lokalit ish të dashurën në Vlorë, arrestohet nga policia! Kishte me vete dhe dy granata! E reja jashtë rrezikut për jetën
Një 30-vjeçar nga Shkodra i identifikuar si Fasil Likaj, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë para lokalit 'Bar Cacai', ish-të dashurën Kostandina Zanaj, të cilën e ka lënë të plagosur. 20-vjeçarja është dërguar për kurim në spital dhe gjendet jashtë rrezikuar për jetën.
25 Shtator 2021, 12:22 -
-
Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në maj të 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari, pjesë e grupit që tentuan të ekzekutojnë të riun
Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit që tentuan të ekzekutonin Inez Hajrullën, ngjarje e ndodhur në Vlorë në maj të vitit 2019. Mësohet se është ekstraduar Serxhio Çima, një nga 8 anëtarët e grupit që i bënë atentat Hajrullës.
24 Shtator 2021, 13:51 -
Zjarr pranë një banesë afër paraburgimit në Vlorë, përfshihet nga flakët edhe një makinë
24 Shtator 2021, 13:26 -
-
Oficerët e BKH-së 'zbarkojnë' në zyrat e kadastrës në Vlorë, po verifikojnë nëse prokurori i arrestuar Sali Hasa ka prona të regjistruara në hipotekë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka sekuestruar disa dosje në Kadastrën e Vlorës, cilësuar si Kadastra më problematike në vend, ku brenda dy vitesh janë larguar 14 drejtorë. I fundit, Reinard Meta mori detyrën sot në një ditë me aksionin e SPAK.
24 Shtator 2021, 09:56 -
-
-
-
Flakët shkrumbuan 4803 hektarë tokë në Vlorë, Prefekti Mamaj: Mungojnë mjetet për zjarrfikësit! Çako: Jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret
4803 hektarë të shkrumbuara, ëdshtë ky bilanci i zjarreve që 'pushtuan' Vlorën këtë verë. Kjo u bë me dije nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili vuri theksin te mungesa e mjeteve për të përballuar zjarret. Sipas Mamaj zjarrfikësit nuk kanë veshje të përshtatshme për të 'luftuar' me flakët, mungojnë pajisje kundra gazit etj.. Po ashtu Mamaj u shpreh se mungon edhe sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm për vatrat e zjarrit, duke çuar në përhapjen e flakëve.
23 Shtator 2021, 12:31 -
Pasi improvizoi vdekjen e tij në Pukë, Pecorelli u 'transferua' me pushime në Vlorë, jeta që bënte në bregdet! Vlonjatët: E njihnim me emrin Kristjano, e futëm në shtëpitë tona
Ky është restoranti dhe plazhi, ku çdo ditë pushonte dhe konsumonte vaktin Davide Pecorelli. Restoranti ndodhet në zonën e ujit të ftohtë sa kalon tunelin. Të pyetur jashtë kamerës personat që e njihnin Pecorellin tregojnë disa nga detajet e jetës së tij.
23 Shtator 2021, 10:03 -
Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas operacionit, u paraqit në urgjencë në gjendje të rëndë me infeksion në gjak, kaloi në shok pas ndërhyrjes
Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pas një operacioni. Bëhet me dije se e reja e identifikuar si Brisilda Sadushi është paraqitur në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit mëngjesin e djeshëm me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension shumë të ulët.
23 Shtator 2021, 08:08 -
-
Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm
Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
22 Shtator 2021, 14:07 -
-
Përplasjet me Lelin, drejtuesi socialist në Vlorë përcjell mesazhin e parë: Konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë! Qëndrimi i PS ndaj bashkisë s'do ndryshojë
Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës
21 Shtator 2021, 19:17 -
Po ngarkonte materiale ndërtimi në një makinë, ndërron jetë aksidentalisht 36-vjeçari në Vlorë
Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorës aksidentalisht. Sipas policisë në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç
21 Shtator 2021, 15:47 -
Thyen dhe vodhën një biznes në Vlorë, 4 të miturit me precedent, u kapën dhe u arrestuan teksa laroheshin, në pranga edhe bashkëpunëtori 46-vjeçar
Në orët e para të këtij mëngjesi, në lagjen ‘Pavarësia 2” në Vlorë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin 4 të mitur, kanë hyrë në një biznes duke i shkaktuar dëme dhe kanë vjedhur produkte dhe një sasi e vogël parash.
21 Shtator 2021, 11:42