-
Rama në Austri: Në qendër
Kreu i PS, Edi Rama, gjendet në një vizitë në parlamentin austriak, ku ka takuar deputetët socialistë, të cilëve u ka ilustruar programin e PS. Rama falënderon nga rrjeti social Twitter deputetët austriak për interesin e treguar për programin e PS.
të bisedës, funksionimi demokracisë
2 Shkurt 2012, 18:14 -
U hiqet imuniteti, Balla, Doshi
Tre deputetët e Partisë Socialiste u shprehën pro heqjes së imunitetit dhe vënies në dispozicion të hetimeve për demonstratën e 21 janarit 2011, ndërsa kërkuan heqjen e imunitetit dhe përfshirjen në hetime të kryeministrit Berisha dhe të Ministrit Lulzim Basha si personat që dhanë urdhër për vrasjet. Për Taulant Ballën 118 deputetë votuan pro, 8 kundër dhe 2 abstenim. Për Tom Doshin, 116 vota pro, 9 kundër, e 4 abstenim, për Besnik Baraj, 107 vota pro, 19 kundër e 3 abstenim. Fjala e plote e Taulant Balles Fjala e plote e Tom Doshit Fjala e plote e Besnik Baraj
e Baraj: Te hetohet dhe Saliu
2 Shkurt 2012, 11:30 -
Rama: Si të na pranojë BE
Në mbledhjen e sotme të "Tryeza e drejtësisë" të PS, kreu Edi Rama foli për nevojën urgjente të një reformimi dhe sulmoi qeverinë për pengesat dhe sulmet që po zhvillohen ndaj sistemit gjyqësor dhe Prokurores së Përgjithshme. "Si është e mundur që ne të na lejohet kandidimi në BE kur në vendin tonë sulmohet drejtpërdrejtë prokurorja e përgjithshme. Si mund të na pranoi bashkimi evropian, kur qeveria pengon hetimin, fshi provat dhe bën cmos të pengojë luftën për të vërtetën. Ky grup pune do shërbejë si një qendër graviteti për të drejtuar një reformim" tha Rama.
kur qeveria pengon hetimin?
1 Shkurt 2012, 18:42 -
Televizioni Ora News
Sot, në ambientet e hotel Sheraton, televizioni Ora News ka festuar 5 vjetorin e krijimit të tij. Në mbrëmjen gala kanë qenë prezent shuam të ftuar të njohur, të botës së spektaklit dhe poltikës. Ndër të ftuarit janë pikasur edhe shumë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë. (Ne foto: Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi)
feston 5 vjetorin e krijimit
31 Janar 2012, 19:55 -
Erjon Veliaj: Po thyhen
Erion Veliaj, sekretar i PS për rininë dhe emigrantët pas kthimit nga Presheva dhe Athina, tregon për organizimin e takimeve të Edi Ramës me shqiptarët atje, dhe faktit se qeveria nuk duhet të provokojë në situata, kur për çështjen rajonale të dy palët, si PS dhe PD kanë një qëndrim të përbashkët.
tabutë për bajraktarët
31 Janar 2012, 18:17 -
Rama: Saliu si kapiteni
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i kreut të PS, Edi Rama, mbi raportin e FMN. Rama është shprehur në Twitter se vetëkorrigjimi i FMN për rritjen ekonomike këtë vit provon qartesinë e parashikimit të bërë nga partia socialiste dhe se Berisha po rrënon vendin.
i krocerës së mbytu
31 Janar 2012, 17:06 -
Kreu PS: Ina Rama s'është
Grupi parlementar i Partisë Socialiste deklaroi votën pro për heqjen e mandateve të tre deputetëve socialistë, Taulant Ballaj, Besnik Baraj, Tom Doshi në seancën parlamentare të së enjtes. Rama: Kryeprokurorja nuk është Silvia Konti kur na intereson, e lavire kur nuk na intereson. Berisha ka shfaqur haptas qëllimet për të vënë nën kontroll SHISH, prokurorinë. Madje ka kërcënuar se pas kësaj do të hetojë dhe Presidentin.
Silvia Konti kur na interson
31 Janar 2012, 12:41 -
Korrektimi i sistemit, ndahen
Disa prej tyre nuk e cilësojnë atë si kusht për reformën. Por, për disa të tjerë kjo pikë ka shumë peshë në reformën zgjedhore. Korrektimi është diskutuar në takimin që kryesocialisti Edi Rama ka patur sot me aleatët: Milo, Gjinushi, Ngjela. Pas takimit koordinatori i opozitës Prec Zogaj tha se korrektimi i sistemit lë një pikëpyetje të madhe.
aleatët e socialistëve
30 Janar 2012, 17:15 -
Berisha rrokada në PD si
Krytari i PD ka hartuar një skemë për lëvizjen e anëtarëve të kryesisë të deleguar në qarqe për të forcuar punën e partisë. Fuqizon qarqet me rezultate të dobta në zgjedhjet e fundit, por ende s'është planifikuar rishpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Patozi shkon në Fier, Olldashi në Durrës, Basha në Tiranë.
Rama, lëviz kryesia në qarqe
Ndarja e re ne Asamblene PS
30 Janar 2012, 07:52 -
Edi Rama në Athinë
Nga Lugina e Preshevës drejt Athinës, për të takuar të tjerë shqiptarë aty ku ata jetojnë dhe punojnë. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka promovuar në edhe Athinë librin e tij “Kurban”. Qindra emigrantë shqiptarë i kanë rezervuar një pritje fantastike Edi Ramës. Në këtë takim lideri i opozitës ka shpalosur vizionin e tijpër Shqipërinë e së nesërmes. (Ne foto: Edi Rama ne Athine)
për promovimi e "Kurban"
29 Janar 2012, 21:17 -
PD: Shoqja e bulevardit, Rama
Partia Demokratike sulmoi sërish sot kryeprokuroren Ina Rama se ka spekuluar me ekspertizën e FBI-së dhe se ka bashkëpunuar me kreun e PS-së Edi Rama për të formuluar akuzat.(Ne foto, Ina Rama ne konference per shtyp me 23 janar 2012, duke njoftuar per urdhërarrestet për 21 janarin, të cilat u formuluan pas konkluzioneve të ekspertizës së FBI) Arrestimet, garda blindon banesën e Ina Ramës FBI, ekspertizë 3D në bulevard për 21 janarin
spekuloi ekspertizën e FBI
Kreu i PS: Sharje turpëruese
29 Janar 2012, 11:59 -
Asambleja e PS, si do
Gazeta "Shqiptarja.com" boton sot ekskluzivisht listën e anëtarëve të Asamblesë Socialiste. Kryetari socialist i ka dhënë fund në këtë mënyrë dhe riorganizimit të partisë nga maja e piramidës e deri në bazë dhe duke e përgatitur PS për sfidën elektorale të radhës, që është maksimumi në verë të vitit 2013. Pavarësisht përplasjeve dhe kundërshtive, tashmë është bërë e qartë se një ndarje e tillë dhe riformatim i delegimit të anëtarëve të forumeve të PS është një realitet.
ndahen sipas qarqeve
29 Janar 2012, 08:43 -
Rama: Ora e ndryshimit troket fort
Ai e cilësoi sërish çordotës kryeministrin Berisha dhe qëndrimet e tij. “Fjala e kryeministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çorodi e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort”, shkruan Rama në Twitter.
28 Janar 2012, 13:02 -
Rama: Ina Rama profesioniste
Kryesocialisti komentoi sot në mbrëmje intervistat e dhëna gjatë dy ditëve nga kryeprokurorja dhe kryeministri. Në Twitter ai tha se Ina Rama tregoi qetësi, ndërsa Berisha konfirmoi se është turpi i vendit.(Në foto: Takim i kryeministrit me prokuroren e përgjithshme në dhjetor të vitit 2010) BLOG - Ina Rama, nevojë për njerëz të ndrojtur e seriozë - Nga ALBA MALLTEZI
Saliu, turp për Shqipërinë
27 Janar 2012, 19:51 -
Ina Rama: Nuk i trembem
Ina Rama e ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut dha një intervistë të detajuar mbi ngjarjet e fundit në vend dhe më hollësisht mbi hetimin nga Prokuroria e Përgjithshme për vrasjet e 21 janarit. (Në foto: Ina Rama dhe Blendi Fevziu në emisionin Opnion) BLOG - Nevojë për njerëz të ndrojtur e seriozë - Nga ALBA MALLTEZI Rama: Berisha, një brutal ndaj Ina Ramës PD: Ke punuar 1 vit me Edi Ramën
presioneve të Berishës
26 Janar 2012, 22:32 -
Rama: Berisha, një brutal ndaj Ina Ramës
Nëpërmjet rrjetit social Tëitter, Rama ka komentuar qëndrimin e kreut të qeverisë ndaj prokurores së përgjithshme.“Deklaratat e sotme të Saliut për Prokuroren brutalisht skandaloze! Ndarja e pushteteve një emergjencë e nënvizuar në programin e ri të PS”, shkruan Rama.
26 Janar 2012, 14:43 -
PD sulmon kryeprokuroren:
Deputetët e Partisë Demokratike sulmuan sërish sot kryeprokuroren Ina Rama duke e akuzuar se ka bashkëpunuar 1 vit me kreun e PS-së për zhvillimin e hetimeve dhe nuk po heton organizatorët e demonstratës por ata që më 21 janar kanë mbrojtur institucionet, e rendin kushtetues. ( ne foto, fotosekuenca te 4 vrasjeve para kryeministrise) Berisha: Për Prendin, Ina Rama kishte të drejtë Kreu i PS Ina Ramës: Më heto mua, po dhe Berishën{4:11247}
Ke punuar 1 vit me Edi Ramën
26 Janar 2012, 12:37 -
Berisha: Për Ndrea Prendin
Kryeministri deklaron për emisionin "Fakt" se kryeprokurorja kishte të drejtë për komandantin e Gardës, por mënyra e hetimit s'ishtë ligjore. Berisha: Prokurorja mund të kishte të drejtë për komandantin e Gardës dhe mund të kishte të drejtë për çdo gjë, por gjithçka duhet ta bazonte evident, mbi provat, në të cilat duhej të bazohej urdhër arresti. Ai nuk heq dorë nga deklarimi për grusht shteti dhe shton: Topi kërkoi zgjedhje të parakohëshme.
Ina Rama kishte të drejtë
Kreu i PS letër Ina Rames
Llupo i dyshuar edhe për 2 vrasje
26 Janar 2012, 08:07 -
Kreu i PS Ina Ramës: Më
Kreu i PS, Edi Rama, në një letër falënderimi/inkurajimi drejtuar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, është shprehur optimist dhe mirënjohës për hapin e madh që u hodh dje në rrugën e drejtësisë për 21 janarin. Letra vjen pas hapave të para të hedhura nga Prokuroria për ndëshkimin e vrasësve të protestuesve të 21 janarit. "Por s'mund të mos e themi, megjithë mbështetjen pas asnjë ekuivok për Prokurorinë, se pa hetuar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë. Si mund të mos hetohen dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës të gardës vrastare të 21 janarit ?! E pajustifikueshme! Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu deri në fund dhe të ndryshojë, jo në funksion të interesit të palëve, por vetëm në funksion të interesit të një hetimi të thellë, të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur", shkruan Rama Shefi i Armatimit të Gardës: Pistoletën e mori Prendi Faktet e vërtetuara, ja si akuzohet Prendi
heto mua, po dhe Berishën
25 Janar 2012, 20:09