Alban Daci: Dy realitete të së njëjtës medalje!
Minatorët sot në protestë te Parlamenti dhe dëbimi i deputetit të PD, Edi Paloka
Jashtë Parlamentit protestonin minatorët e me siguri me të drejtë. Të zgjedhur në Parlament me votën e tyre ose që e ushtrojnë mandatin edhe në emrin e tyre protestonin për veten dhe jo për ata që i kanë votuar për t'i përfaqësuar në Parlament dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.
E para është tamam mosbindje civile, sepse janë kundër normave ligjore të Qeverisë që sipas tyre u cenon të drejtat.
E dyta është protestë politike për pushtet.
Në një ditë dy modele të njëjtit realitet shqiptar, e para e minatorëve tamam mosbindje civile dhe e dyta protestë politike.
Këto janë dy realitet të njëjtës medalje, politika për vete edhe pse duhet të jetë për qytetarët dhe këta të fundit për vete, por të tradhtuar nga ata që edhe i ka votuar.
Minatorët nuk mund të jenë në Parlament të kundërshtojnë në mënyrë institucionale normat juridike të Qeverisë ose të mbrojnë të drejtat e tyre përmes propozimeve të reja ligjore, por as nuk mund të bëjnë as referendum, sepse u është mohuar edhe kjo e drejte e po ashtu nuk kanë as përfaqësues në Parlament që normalisht duhet t'i kishin për të qenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur. Nëse këtë mund ta quani demokraci përfaqësuese siç duhet të jetë atëherë çdo gjë duket Ok!
Pastaj ankohen se nuk fitojnë? Po këta minatorët nuk janë votues? Këta minatorë a janë pak? Po familjarë, miq e të afërm kanë? Po votën e tyre me çfarë arsyetimi do ua kërkojnë pas pak muajsh që janë zgjedhjet? Po të qytetarëve të tjerë si do ua marrin votën? Apo këta janë të gjitha dilema pa zgjidhje?!
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45
-
Skënder Minxhozi: Rreziku numër 1 për qeverinë: Mërzia! Ajo që rrëzoi Xho Bajden më 5 nëntor!
21 Nëntor, 15:37
-
Alban Daci: Ku po shkon konflikti në Ukrainë?
21 Nëntor, 15:34
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Insidor Rexhepi emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, do të hetojë administratën! Koordinatorë në 26 institucione
20 Nëntor, 19:08
-
Frrok Çupi: Zor se këtë shekull mund ta kurojmë plagën e Martinit
20 Nëntor, 15:51
-
'Opozita u kthye në parlament, e bindi zëri i arsyes!', Lorenc Vangjeli në 'Frontline Interview': Fati i keq i Berishës po ndikon tek ajo! Politikanët janë të trembur
19 Nëntor, 19:03
-
Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi
19 Nëntor, 16:11
-
Projekt-buxhetin 2025 në parlament/ Toska: Fjalimi i Ramës i vjetëruar, iu shmang debatit! PD me protestën nesër kërkon të karikojë njerëzit para zgjedhjeve
18 Nëntor, 17:59
-
Edvin Kulluri: Për servilët e mjerë të Sali Berishës dhe familjes së tij!
17 Nëntor, 21:04