Berisha 'non grata' mban vulën e PD-së/ Haklaj: Do ta ankimojmë, Apeli nuk respektoi hierarkinë gjyqësore! Merkoçi: Edhe me vulë Basha s’bëri gjë

Është ende e paqartë së çdo të ndodhë me të ardhmen e grupimit të Lulzim Bashës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Nga ana tjetër, në krye të Rithemelimit, tashmë me vulën e PD-së, ndodhet një ish kryeministër non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Për të folur në lidhje me këtë çështje në “Studio Live” me Arbër Hitajn, në Report Tv, ishin Azgan Haklaj, anëtar kryesie te grupimi Basha dhe Fatmir Merkoçi, avokat.

Për Haklajn, vendimi i Apelit duhet dhe do të ankimohet, ndërsa theksoi se kjo e fundi sipas tij ka shkelur hierarkinë gjyqësore.

“Ka  një vendim të Gjykatës së Apelitt që nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Ne nuk e pranojmë vendimin dhe do ta ankimojmë. Do të bëjmë rekurs se Gjykata e Apelit nuk ka respektuar hirearkinë gjyqësore. Nuk zbatoi vendimin e gjykatës së Lartë se kush ka të drejtë për vulën|- u shpreh ai.

“11 dhejtori mban brenda disa shkelje të rënda. Atë të falsifikimit të dokumentave, shpërdorim detyre dhe përvetësim të paligjshëm të titullit zyrtar”,-shtoi më tej.

Ndërsa avokati Merkoçi e quajti të pavlerë politikisht kohën kur Basha kishte vulën dhe logon e PD-së, pasi nuk arriti të prodhonte asnjë produkt politik.

“Nuk u paraqit fare dhe vjen pas zgjedhjeve lokale dhe merr drejtimin e partisë në mënyrë absatrakte. Gjatë kohës që Basha ishte me vulë nuk bëri asnjë lëvizje politike, nuk arrii të thithë demokratët, nuk kishte rritje apo stabilitet të anëtarësisë”,-tha ai.

“Thotë unë do të futem prap në zgjedhje. nëse futet me Lapajn kjo është e drejta e tij, por sot nuk futet më si institucion, është një individ. Ka disa njerëz me vete por nuk është institucion më, iku institucioni”,-deklaroi Koçi.

Haklaj e quan hipokrizi thirrjen e Rithemelimit për bashkim, duke sjellë në pah faktin që Gazment Bardhi i përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, deputetët demokratë.

“Derën e keni hapur thonë, kjo është diversion për të marrë deputetët e PD-së për të shkuar te Berisha. Deputetët e PD-së janë përjashtuar nga grupi parlamentar nga Gazment Bardhi, tani thonë hajdeni.

Ujdia ka nisur pas disa kohësh nga përplasjet e mëdha në Kuvend, Rilindja e Rithemelimi e kishin bërë marrëveshjen”,- deklaroi Haklaj.

“Berishës i intereson partia, vula, që t’ia pasojë së bijës”,- nënvizoi Haklaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Vula ende ‘mollë sherri’ për demokratët, Haklaj e Merkoçi ‘përplasen’ ashpër në Report Tv (VIDEO)

Anëtari i grupimit të Bashës, Azgan Haklaj dhe avokati, Fatmir Merkoçi patën një përplasje të ashpër verbale në “Studio Live”, gjatë diskutimit për situatën në të cilën ndodhet e djathta sot ne Shqipëri.

Pjesë nga debati:

Merkoçi: Berisha është kriminel e mora vesh.

Haklaj: Berisha, Meta, Rama.

Merkoçi: Kurse Luli rri në Hollandë, i del gjumi, vjen këtu, bëhet kryetar, ikën prap në Holandë. Vazhdo zotëri se nuk merr vesh nga politika, nuk i njeh lëvizjet politike.

Haklaj: Ke dalë me një votë, unë nga burgu kam fituar.

Merkoçi: T’i ka dhënë Sali Berisha.

Haklaj: M’i ka dhënë Malësia e Gjakovës. T’i s’ke platformë, platforma jote një votë.

Merkoçi: Të bëri Sali Berisha, nga burgu të bëri deputet, ekzemplar je.

Haklaj: Pse Berisha më goditi pra?

Merkoçi: Gjeje ti, atëherë ishte i mirë Berisha, sot jo. Nuk je politikan, nuk bëhesh kurrë.

Haklaj: Je dështak, unë u bëra një herë, ti asnjëherë.

Haklaj: Ku është kauza e Sali Berishës? Vendosi kandidat Fredi Belerin që dhunoi simbolet kombëtare.

Merkoçi: Ti nuk e ke kritikuar kurrë, sot po e kritikon se të ka ikur karrigia.

Haklaj: Ti je mercenar i rëndomtë, paguhesh me gullash (qebap).

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Shpallën divorcin/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 25 vjet më parë, me dëshmitar ambasadorin zvicerian dhe Erion Braçen (FOTO)

Shpallën divorcin/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 25 vjet më parë, me dëshmitar ambasadorin zvicerian dhe Erion Braçen (FOTO)