Botohet antologjia shqip-gjermanisht me 36 poezi, përkthyesja: Nga panairet e mëdhenj tek fëmijët e emigrantëve

Është një nga 36 poezitë e antologjisë shqip-gjermanisht “Përtej harrimit”.  Përkthyesja Loreta Schillock dhe poetja Drita Ademi i përzgjedhin autorët nga e gjithë shqiptaria e diaspora, e përfaqësohen edhe me dy krijime të tyre poetike.

Nga Ledia Dushi, tek Primo Shllaku, Fatos Arapi e të tjerë, poezitë në këtë vëllim jepen në shqip e gjermanisht.

“Antologjia është botuar në dy gjuhët, shqip e gjermanisht, për të tërhequr vëmendjen e lexuesit gjermano folës. Për faktin se është gjuha jonë amtare, por edhe sepse ne synojmë që ta lexojnë fëmijët e atdhetarëve tanë në Gjermani, Zvicër e Austri, e tu shërbejë pse jo për të perfeksionuar gjuhën shqip. Madje ne po tentojmë që ta fusim gjuhën shqipe në Universitetin e Stuttgart , në Gjermani”, shprehet përkthyesja.

Përkthen prej 13 vitesh e jeton në Gjermani, Loreta rrëfen se sa njihet atje poezia shqipe.

“Të flasësh për njohjen e letërsisë shqipe në Gjermani, së pari duhet të ndalesh në faktin se sa është e përkthyer ajo në gjermanisht. Njihet Kadare natyrisht, Martin Camaj, Arian Leka , përkthimin e të cilit e kam bërë unë në 8 vitet e fundit. Edhe Luljeta Lleshanaku po njihet natyrisht”, shton më tej.

Antologjia me afro 120 faqe pritet të promovohet në panairet e Frankfurt-it, Leipzig-ut e të tjerë. Në të mungojnë emra si Lleshanaku, e përzgjedhur së fundmi si Poetja Evropiane e Lirisë, sepse siç shpjegon përkthyesja antologjia tenton të promovojë edhe poetë më pak të njohur.

“Ky ka qenë vetëm hapi i parë, jo i fundit, por natyrisht që ky projekt do të vazhdojë”, thotë më tej Schillock.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë