Minutë pas minute
-
Sport
-
Kosova & Rajoni
13:14
'Besoj në udhëheqjen e Trump', Vjosa Osmani: Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në, do ndihmojë vendet të arrijnë paqen
Vjosa Osmani theksoi se procedurat komplekse të vendimmarrjes në Kombet e Bashkuara e kanë bërë të vështirë arritjen e paqes, ndërsa Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë. Ajo sqaroi se kjo nismë nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë së bashku me të.
-
Bota
-
Sociale
13:07
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale
Ministrja Evis Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano.
-
Sport
-
Kronikë
-
Sociale
12:27
Përkeqësimi i kushteve atmosferike në Vlorë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë anulon mbërritjen
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen të caktuar për ditën e nesërme, ndërsa lundrimi vijon vetëm për anijet e transportit ndërkombëtar detar.
-
Lajme nga emisionet
12:08
Bordi i Paqes/ Beqiri: Domosdoshmëri për paqen, mekanizmat aktualë të dobët! Shqipëria dhe Kosova të shfrytëzojnë pjesëmarrjen në këtë organizatë
Evarist Beqiri u shpreh se mekanizmat aktualë, si OKB apo OSBE nuk arrijnë të parandalojnë apo përfundojnë konflikte. Beqiri shtoi se për vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova, anëtarësimi në Bordin e Paqes, është mundësi shumë e mirë, por ka edhe risqe.
-
Kronikë
-
Sport
-
Kultura
-
Kronikë
-
Opinion
-
Bota
11:07
Shpërthim në një fabrikë kokaine të paligjshme në Kolumbi, 9 persona të vdekur e 10 të tjerë të plagosur
Një hetim paraprak zbuloi se një bombol gazi shpërtheu ndërsa po përdorej për të prodhuar drogën. Laboratori ndodhej në një zonë prodhimi kokaine me një prani të madhe të grupeve të armatosura ilegale në territorin indigjen të Awa-s.
-
Sport
-
Kronikë
-
Bota
10:52
Brindisi/ Devijimi i dy fluturimeve drejt Tiranës shkaktoi zemërim tek pasagjerët, 3 shqiptarë nxitën trazirat në pistë! Vihen nën hetim nga prokuroria
Tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes imazheve nga sistemi i mbikëqyrjes me video i aeroportit, duket se kanë qenë pika kyçe e trazirave, me sjelljen e tyre agresive dhe aftësinë për të nxitur të tjerët të bashkohen me protestën, e cila u përshkallëzua shpejt.
-
Politikë
10:32
Përfitimi i statusit Operator Ekonomik i Autorizuar, ministri Malaj: Bizneset do jenë më efikase dhe konkurruese në treg
Ministri Petrit Malaj tha se me marrjen e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar, bizneset përfitojnë procedura doganore të thjeshtuara, kursim kohe dhe avantazh real në treg.
-
Sport
-
Opinion
-
Kronikë
10:17
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, Apeli i Posaçëm lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS
Sipas SPAK, grupet kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së.
-
Kronikë
10:07
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit/ Polici edhe shitës, merrte 100-200 euro në varësi të drogës! E dashura e të paraburgosurit merrej me pazaret jashtë (DOSJA)
Përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentime filmike, agjentë në terren dhe akte ekspertimi çuan në zbulimin e një grupi që mbushte me drogën paraburgimin e Elbasanit.
-
Sport
-
Bota
09:48
SHBA vijon operacionet kundër drogës/ Goditet anija në Paqësorin Lindor, dy viktima! Sulmi i parë që pas arrestimit të Maduros
SHBA-të kanë goditur më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe pranë Venezuelës, si pjesë e fushatës së përshkallëzuar të presidentit Donald Trump kundër trafikimit të drogës në rajon.
-
Kronikë
-
Sport
-
Kronikë
09:26
Korçë/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga 57-vjeçari! 14 të tjerë nën hetim, përfshirë dhe një efektiv
14 persona që gjendeshin në lokal janë vënë nën hetim për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat.
-
Kronikë
09:17
Mjegull në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar dhe vështirësi qarkullimi për drejtuesit e automjeteve (VIDEO)
Përqendrimi më i madh i mjegullës vihet re në segmentet e këtij aksi që kalojnë në territorin e Maliqit dhe zonat përreth fshatrave, ku dukshmëria në disa momente zbret në nivele të ulëta.
-
Bota
09:07
Plani i armëpushimit në fazën e dytë/ Hapja e pikës së kalimit në Rafah, Izraeli kërkon të kontrollojë dhe kufizojë hyrjen e palestinezëve në Gaza
Kreu i një komiteti tranzitor palestinez të mbështetur nga SHBA-të për të administruar përkohësisht Gazën, Ali Shaath, njoftoi të enjten se Kalimi Kufitar i Rafah, në fakt rruga e vetme për në ose jashtë Gazës për pothuajse të gjithë më shumë se 2 milionë njerëzit që jetojnë atje, do të hapet javën e ardhshme.
-
Kronikë
09:01
I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi! Arrest shtëpiak për 3 punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
-
Sport
-
Bota
-
Sport
-
Bota
-
Bota
07:55
Moti ekstrem përfshin SHBA-në, temperaturat zbresin deri në -46°C! Të paktën 12 shtete në gjendje të jashtëzakonshme (VIDEO)
Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike.
-
Bota
07:27
Samiti trepalësh në Abu Dhabi mbyll ditën e parë pa përparim konkret/ Rusia këmbëngul në kontrollin e plotë të Donbasit, Ukraina e quan çështjen territoriale thelbësore për paqen
Duhet thënë se kushti i Putin për kontroll të plotë të Donbasit, me tërheqjen e Ukrainës nga afërsisht 15-20 përqind e rajonit që ende kontrollon, është shumë i rëndësishëm.
-
Horoskopi
-
Sociale
07:08
Vranësira e kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.
-
Opinion
-
Bota
-
Bota
22:26
Ishte mes 10 më të kërkuarve nga FBI, arrestohet bosi i narkotrafikut Wedding! Nga olimpiadat dimërore te bashkëdrejtimi i kartelit Sinaloa
I transferuar në Shtetet e Bashkuara, ish-atleti pritet të akuzohet për një sërë veprash penale, mes tyre pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge, trafik kokaine, vrasje dhe tentativë vrasjeje.
-
Bota
22:15
Donbasi, pjesa e tokës ukrainase që Putini e dëshiron kaq shumë, çfarë do të thotë humbja e këtij rajoni për Ukrainën
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje është afër, Zelensky përsëriti të enjten se Ukraina nuk është gati të dorëzojë pjesë të territorit të saj Rusisë.
-
Bota
-
Bota
21:43
Përplasja e trenave në Spanjë shkaktoi 45 viktima, hetimi paraprak: Shina e hekurudhës ishte çarë para aksidentit
Aksidenti ndodhi në rajonin jugor të Andaluzisë mbrëmjen e 18 janarit, kur një tren që operohej nga kompania private, Iryo, doli nga shinat dhe kaloi në shinat në anën tjetër, duke u përplasur me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.
-
Ekonomi
21:35
Ligj i ri brenda 2026-ës për produktet ‘Made in Albania’! Fasoneria në krizë, Ibrahimaj: Ka nevojë për reformim
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se brenda këtij viti do të miratohet ligji i ri për produktet “Made in Albania”, që do të ketë në fokus promovimin dhe rritjen e eksporteve të produkteve shqiptare.
-
Politikë
-
Bota
21:14
Tragjedia në Crans-Montana, pronari i diskos Jacques Moretti lirohet nga burgu pas pagesës së garancisë
Pasi ai ka paguar një garanci prej 200 mijë frangash zvicerane (rreth 215 mijë euro), do t’i nënshtrohet masave të sigurimit, si detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë dhe dorëzimi i dokumenteve të identitetit.
-
Politikë
-
Politikë
-
Kronikë
