Minutë pas minute
-
Bota
-
Kronikë
-
Politikë
16:32
Ripërtëritje? Këshilli Kombëtar i PD me besnikët e Berishës! Ikin figurat, i zëvendësojnë Azemi, vajza e Nishanit e Stresi! Anëtar edhe Sefgjini, rrëmbyesi i Remzi Hoxhës (LISTA E PLOTË)
Ripërtëritje mbeti vetëm slogani i zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar të PD, pasi lista fituese rezulton me emra të vjetër, familjarë e besnikë të kryetarit Berisha, apo edhe ish-ministra e ish-drejtorë të qeverive të tij.
-
Bota
-
Kronikë
16:10
Minoritari grek u lëndua në protestën në Zvërnec, Athina zyrtare: Të mbrohen të drejtat e pakicave! Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën
Ministria greke thekson se Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar shtetasit grek të gjithë asistencën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.
-
Kronikë
-
Bota
16:21
Arrestohet menaxheri i kompanisë që ndërton konsullatën amerikane në Milano, nën hetim për shfrytëzim punëtorësh, i paguante 2 euro ora
Sipas akuzës, punëtorët detyroheshin të punonin me orare që shkelin legjislacionin italian për pushimet dhe kohën e punës, ndërsa pagat e tyre ishin shumë më të ulëta se standardet e përcaktuara nga kontratat kolektive dhe Kushtetuta italiane.
-
Ekonomi
-
Kultura
-
Bota
15:46
Kolumbia në udhëkryq, zgjedhjet presidenciale vendosin për raportet me Amerikën e Trump dhe luftën kundër drogës
Zgjedhjet zhvillohen pas muajsh përplasjesh publike mes presidentit aktual të majtë, Gustavo Petro, dhe presidentit amerikan Donald Trump për çështje që lidhen me trafikun e drogës dhe rolin e SHBA-së në Amerikën Latine.
-
Opinion
15:39
Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës
Salianji gjithnjë e më shumë shihet si një figurë që përfaqëson aspiratën për ndryshim, ndërsa Berisha si simbol i një epoke që po përpiqet të zvarritet më shumë sesa lejon realiteti politik. Njëra rrugë synon fitore përmes hapjes; tjetra synon mbijetesën përmes mbylljes dhe kontrollit.
-
Shëndeti
-
Ekonomi
-
Bota
15:28
Diplomati estonez: Putini po përpiqet të na ndajë me frikë, Ukraina duhet të anëtarësohet në BE brenda dy vitesh
Ministri estonez tha në një intervistë për Corriere della Sera se Rusia po përpiqet të përdorë frikën si armë për të përçarë Evropën, ndërsa përgjigjja duhet të jetë uniteti, mbështetja për Ukrainën dhe përshpejtimi i integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
-
Kronikë
-
Opinion
-
Sociale
-
Politikë
14:51
‘Nga 26 maji i përgjakjes së opozitës, te...’- Rama: Albanian Digital Solution, ‘truri’ që do të mirëmbajë sistemet e institucioneve! 1100 aplikime për programet e inovacionit
Kryeministri Edi Rama ka hequr një paralelizëm mes majit të vitit 1996, kur socialistët u dhunuar nga pushteti i Berishës gjatë zgjedhjeve... -
Opinion
-
Kosova & Rajoni
-
Sport
14:34
Ndarja nga jeta e legjendës së volejbollit Kreshnik Tartari/ Ruli përlotet live: I mrekullueshëm! Do të prehet në Rimini! Podgorica: Thyem rekorde kur ai ishte trajner i Dinamos
Për ish-Presidentin e Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli dhe volejbollisten Mira Podgorica, i ndjeri Kreshnik Tartari ishte një emblemë e sportit të volejbollit dhe një njeri i mrekullueshëm e me vlera.
-
Ekonomi
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
-
Politikë
14:02
Protestat për resortin në Zvërnec dhe dhuna ndaj protestuesve nga rojet private, Rama: Në orën 10:00 sqaroj të vërtetat e projektit! Përgëzime Hitës për masat ndaj policëve indiferentë
Kreu i qeverisë lajmëron se nesër në orën 10:00 do të mbajë një komunikim live për të sqaruar të gjitha aludimet mbi resortin që planifikohet të ndërtohet në Zvërnec.
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
13:37
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec nga rojet private, ministri i Brendshëm: Të ndiqen penalisht, edhe kompanitë e tyre duhen hetuar! E papranueshme indiferenca e policëve
Lamallari dënon indiferencën e pajustifikueshme të punonjësve të policisë së Vlorës, të cilët në fakt ishin të shumtë në vendin e protestës.
-
Kultura
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
13:11
Historike në Tuz, partitë shqiptare në Mal të Zi bashkojnë forcat politike, krijohet Forumi Shqiptar
Marrëveshja e bashkimit u nënshkrua nga lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar Ferhat Dinosha dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Ivan Ivanaj.
-
Politikë
13:10
‘PD nuk është e jotja, as e lëpirësve të tu’ - Anëtari i FRPD ‘i përvishet’ Berishës: Nuk më përjashton dot një ish-sekretar i PPSH-së
Aktivisti demokrat pranë Ervin Salianjit, Orest Berberi, duke e quajtur Berishën ish-sekretar të PPSH-së, është shprehur se nuk i trembet përjashtimit nga partia.
-
Politikë
-
Kronikë
-
Kronikë
12:45
Ilir Beqaj: Miratimi i IBAR-it tregoi se nuk kam penguar rrugën europiane të Shqipërisë
Teksa përgëzoi Shqipërinë për përparimin në negociatat e integrimit në BE, ish-ministri Beqaj deklaroi se miratimi i IBAR tregoi se çështja e tij nuk kishte qenë pengesë për rrugën europiane të vendit tonë.
-
Politikë
12:38
'Zvërneci'/ Socialistët dënojnë dhunën: Dënim përgjegjësve! PD reagon ‘më mirë vonë se kurrë’: Synohet të asgjësohet interesi publik! Çim Peka kundër protestës
Deputetët socialistë Erion Braçe, Ardit Bido dhe Briseida Çakërri kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga rojet e sigurisë gjatë protestës në Zvërnec dhe kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.
-
Bota
-
Sport
12:22
Turneu ndërkombëtar i padelit, FIP Platinum Albania mbyllet me spektakël në Sheshin Skënderbej, Gonxhja: Tirana skenë e denjë për sportin elitar
Rreth 20 mijë spektatorë ndoqën nga afër këtë aktivitet, ku morën pjesë 150 sportistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe emra të njohur të renditjes ndërkombëtare, të cilët e shndërruan Tiranën në një skenë të denjë për sportin elitar.
-
Bota
-
Politikë
11:56
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Braçe: Kryepolici i Vlorës tentoi të fshehë një vepër penale, indiferenca e policëve përshkallëzoi protestën (VIDEO)
Drejtori i Policisë nuk ka gabuar në informacion, por ka tentuar të fshehë një fakt penal, madje të rëndë, thotë Braçe, i cili shton se indiferenca e trupave të Policisë së Shtetit në vendgjarje, ishte shkaktare e përshkallëzimit të situatës.
-
Bota
-
Kronikë
12:00
Dhuna dhe spray i hedhur nga rojet privatë ndaj protestuesve në Zvërnec, deputeti Bido: T’i hiqet licenca kompanisë së sigurisë, forca e shtetit s’mund të privatizohet (VIDEO)
Bido shprehet se arrestimi i rojës privat Gerald Biba dhe nisja e hetimeve ndaj të gjithë zinxhirit komandues të Policisë në Vlorë për dhunën e ushtruar në Zvërnec nga rojet privatë ndaj protestuesve, është për t’u përshëndetur.
-
Kosova & Rajoni
11:52
Para turit në Ballkan dhe vizitës në Shqipëri, Presidenti i Këshillit Europian flet për zgjerimin dhe dërgon sinjal për vendet kandidate: Tani është koha për rezultate
Më datë 2 qershor, Costa do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe studentët e Kolegjit të Europës.
-
Lajme të mira
-
Opinion
11:41
Alban Daci: Eksodi shqiptar midis diktatit të pushtetit dhe dështimit të opozitës
Sot, qytetari i thjeshtë, votuesi gri apo edhe demokrati idealist, gjendet përpara një udhëkryqi të egër ekzistencial: ose të pranojë diktatin e pushtetit duke iu nënshtruar e shërbyer atij, ose të refuzojë këtë nënshtrim dhe të largohet nga vendi.
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
11:20
'Revanshi'/ Trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit! Mes tyre vëllai e kushëriri i ish-deputetit Ndreca
Pretenca e paraqitur nga SPAK në GJKKO përfshin akuza për grup kriminal, kultivim droge, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për vrasje.