-
I dërguari Special i SHBA-së Gabriel Escobar nesër në Shqipëri! Takim me Ramën e Alibeajn, shmang Berishën
Vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë.
10 Prill 2023, 15:44 -
Alibeaj: Përballë komunistëve të Marko Dajtit dhe të Metës me Berishën, ne do ruajmë të djathtën! Kemi mbështetjen e SHBA-BE
Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo PD ka një mision, ruajtja e së djathtës. "Fokusi është ruajtja e së djathtës. ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi k&
10 Prill 2023, 15:29 -
Veliaj: Këta që premtojnë se do i bëjnë të gjitha falas, nuk u paguanin as sigurimet shoqërore punonjësve
Në prezantimin e planit të ri për pastrimin e qytetit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj kujtoi se si 8 vjet më parë ndërmarrja e pastrimit ishte e zhytur në borxhe, kurse sot është një histori suksesi dhe mbulon me shërbim një qytet, i cili është rritur 29 herë nga viti 2015
10 Prill 2023, 15:07 -
Premtimi i Këlliçit për transport falas, Vangjeli në Report Tv: Klonim i premtimit të socialistëve për shëndetësi falas
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisonin ‘Kontrast’ në Report Tv, premtimin e Belind Këlliçit për transport falas. Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.“Këlliçi në Tiranë, Boçi në E
10 Prill 2023, 14:55 -
Premtimi i Këlliçit për transport falas, Petro Koçi: Skemë piramidale! Berisha e nxori nga Kuvendi dhe e hodhi në rrugë
Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën politike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’, Petro Koçi tha se rezultati i kësaj fushatë është i ditur, pasi sipas tij opozita e ka të humbur këtë betejë në shumicën e bashkive.
10 Prill 2023, 14:45 -
Veliaj: Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit, duhet të jemi krenarë! Mirënjohje për secilin nga punonjësit e pastrimit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot planin strategjik të pastrimit të qytetit për 5 vitet e ardhshme, si vijim i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë e Veronës dhe kompaninë Eco Tirana. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan dhe u shpreh krenar se kjo vihet në dukje edhe nga të huajt e shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar
10 Prill 2023, 14:39 -
-
Lista për këshilltarë mbështet njeriun e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës: Frikë nga rezultati, do fitoj! Asnjë presion s’më ndal
Klomentina Drini, Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ka shprehur vendosmërinë e saj për të vazhduar garën, edhe pse paraditen e sotme 30 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak shprehën mbështetjen për kandidatin e Berishës Zef Hila.
10 Prill 2023, 14:25 -
Ngjela në Report Tv: Të fitosh ndaj Veliajt duhet të kesh bërë dy beteja elektorale! S’ka vota Berisha në Tiranë
Avokat Spartak Ngjela nuk sheh asnjë rival kundrejt Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit! Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se të përballesh me kryebashkiakun aktual të Tiranës duhet se paku të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale
10 Prill 2023, 14:00 -
KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, Celibashi: Tre prej tyre janë në proces hetimi, do presim vendimin e KAS
Tre kandidatë për kryebashkiakë do të hetohen nga KAS pasi palët politike pretendojnë se kanë shkelur ligjin e dekriminalizimi dhe nuk duhet të futen në zgjedhje. Kjo ka bërë që KQZ të shtyjë sot shortin për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korçë, Lezhë, Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit.
10 Prill 2023, 12:40 -
Berisha: Qeveria e Ramës nuk ka legjitimitet, unë do rikthehem si Steve Jobs! Ai solli iPhone unë do zhvilloj Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha e krahason objektivin e tij për rikthimin e tij të tretë në krye të Shqipërisë me rikthimin e Steve Jobs, kur e hoqën nga puna siç shqiptarët kanë larguar 2 herë atë nga pushteti. Berisha tha se do t’i sjellë zhvillimin Shqipërisë.
10 Prill 2023, 12:22 -
Vau i Dejës, kandidatët e PD për Këshillin deklarojnë mbështetjen për Zef Hilën e Berishës: Drini, kandidaturë personale e Alibeajt
Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës kanë dalë në mbështetje të Zef Hilës, kandidatit të Berishës për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një deklarate të paralajmëruar më herët ata thonë se mbështesin Hilën edhe pse kandidatja e PD për kryetare bashkie Klomentina Drini vazhdon garën.
10 Prill 2023, 11:40 -
14 Maji, kush është tani më i preferuari i qytetarëve në Tiranë, Durrës e Shkodër? Sondazhi i dytë i ‘Piepoli’ në Report Tv të mërkurën në ‘Repolitix’
Të mërkurën më 12 prill rikthehet me sondazhin e dytë Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e dytë, me fokus tre bashkitë më të rëndësishme, bashkia Tiranë, bashkia Durrës dhe bashkia Shkodër.
10 Prill 2023, 09:53 -
-
Agalliu në Report Tv: S'dolëm me 61 kandidatë që mos të ndahej vota e demokratëve! S’bëjmë fushatë Berishën dhe Metën
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, thotë se Partia Demokratike i kishte 61 emra për kandidatë për bashki për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj, por nuk i nxorën, pasi menduan që votat e demokratëve mos të ndaheshin më dysh. Por megjithatë theksoi Agalliu, ato nuk do të bëjnë fushatë për lëvizjen e koalicionit Berisha-Meta
9 Prill 2023, 19:44 -
Premtimi për transport falas dhe pikëpyetjet rreth tij
Premtimi më i rëndësishëm që Lali Belo ka bërë deri më sot, është ai për transportin publik falas për qytetarët e bashkisë Tiranë, e cila përfshin 24 njësi administrative urbane dhe rurale. Deri tani jemi vetëm tek ideja që ky transport do jetë falas dhe që paratë do kursehen nga zëra të tjerë shpenzimesh
9 Prill 2023, 18:12 -
‘Vendoret’/ 3 kandidatë për bashki në ‘ethet’ e përjashtimit! Opozita: Hajdarin e Ismailajn i prek ‘dekriminalizimi’! PS: Të çregjistrohet Tushe i koalicionit Berisha-Meta
Ndonëse KQZ i dha dritën jeshile të regjistrimit në zgjedhjet vendore, 3 kandidatë për kryebashkiakë ende nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në garën e 14 majit. Për shkak se pretendojnë se preken nga dekriminalizimi, opozita kërkon çregjistrimin e kandidatëve të PS për Kuçovën e Mallakastrën, ndërsa PS kandidatin e Berishës për Shijakun, Rezeart Tushen
9 Prill 2023, 17:14 -
-
Një anije pa direkë po garon në zgjedhje
Muajt dhe javët kanë rrjedhur e tashmë situata në patinë më të madhe të opozitës duket më e komplikuar se më parë. Akuza, Foltore, ndarje, kuvende të ndryshme, sulm e porta të blinduara, gaz lotsjellës, primare e çështje vulash, janë pjesë e së shkuarës.
8 Prill 2023, 20:46 -
Skënder Minxhozi: Bojkoti i Bashës apo opozita e thërmuar antiamerikane e Berishës?!
Berisha po shkon në zgjedhje duke sfiduar të gjitha ligjet e “fizikës” elektorale, thuajse i vetëm, i goditur nga perëndimorët dhe i sigurt se rezultati zgjedhor që do të marrë do të jetë shumë larg asaj që mund të quhet fitore. Në harkun e katër viteve PD shfaqet kështu në dy pamje të kundërta, në kutitë e votës për pushtetin vendor. Dikur bojkotuese me firmën e Lulit, sot e ndarë dhe e thërmuar me grushtin mbi tavolinë të Doktorit. Cila nga këto dy PD vlen dhe peshin më shumë?!
8 Prill 2023, 20:29 -
Si e nxori nga zyra Sali Berisha “mikun” e tij Cara, madje i ndërroi edhe bravat e dyerve
Sali Berisha, bashkë me Ilir Metën, kanë qenë këtë të shtunë në Durrës, ku kanë prezantuar kandidatin e tyre për këtë bashki, Igli Cara. Gjatë prezantimit të Carës, Sali Berisha e vlerësoi atë si mikun e tij.
8 Prill 2023, 19:56 -
PS mbjell fidanë në vend të pankartave nga shpenzimet e fushatës, Rama letër kryebashkiakëve, edhe Spahiajt të Shkodrës: Pranoni donacionin tonë
Në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste Rama u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.
8 Prill 2023, 15:21 -
‘Vendoret’, Balla prezanton Eriselda Sefën për bashkinë e Lushnjës: Votoni për transformimin e qytetit! Infrastruktura dhe bujqësia prioriteti ynë
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla prezantoi sot kandidaten e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Eriselda Sefën. Balla tha se me lekët e fushatës, PS do të mbjellë fidanë dhe sipas tij kjo është dhurata më e bukur që mund t’i japin Lushnjës.
8 Prill 2023, 14:40 -
Berisha: Vangjush Dako tregoju durrsakëve sa para nga taksat i ke dhënë McGonigal
Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kandidaten e PS Emirjana Sakon. Berisha tha se Sako ‘del nga sirtarët e Gjushit’ , duke i referuar këtu Vangjush Dakos, i shpallur non grata nga SHBA. Berisha e quajti Vangjush Dakon dhe Ard
8 Prill 2023, 13:10 -
Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën në Durrës: Rama po bën gjithçka për të larguar shqiptarët! Vangjush Dako të tregojë sa para i ka dhënë McGonigal
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Durrës, nga ku prezantuan kandidatin Igli Cara. Berisha e Meta, njëzëri bënë thirrje që të votohet Igli Cara, që sipas tyre më 14 maj do t’iu kthejë bashkinë qytetarëve dhe do të vendosë pluralizmin.
8 Prill 2023, 12:35 -
Mero Baze: Një manual për të njohur kriptoberishistët në këtë fushatë
Kriptoberishizmi është fenomeni i berishizmit të fshehur, që nuk shfaqet në formën e sinqertë të Edi Palokës apo Flamur Nokës, por në formë më të maskuar, që në thelb është i njëjti problem: Njerëz të marrë peng nga Sali Berisha.
7 Prill 2023, 20:39 -
PD ankimon në KAS regjistrimin e kandidatit të PD për Bashkinë Mallakastër: Është subjekt i ligjit të dekriminalizimit
Partia Demokratike ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë Mallakastër Qerim Ismailaj. Ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që e paralajmëroi se do bënte këtë ankimim në KAS pasi pretendon se KQZ ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është d&e
7 Prill 2023, 19:09 -
Transport falas pas 14 majit, Shabani: Këlliçi na kopjoi gabim, e kemi vetëm për studentët dhe pensionistët! Ne gjenerojmë shpresë, partitë e vjetra pa surpriza
Kryetari i Partisë ‘Nisma Thurje’ Endri Shabani pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit Berisha-Meta ka kopjuar skemën e tyre për transformimin e transportit publik në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, komenton platformën e Belind Këlliçit që premton për transport publik falas duke thënë se kanë të njëjtën skemë, por vetëm për 2 kategori, studentët e pensionistët.
7 Prill 2023, 18:01 -
Elezi i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipulojë të gjitha
Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zbuluar të tjera fakte tronditëse të manipulimit të zgjedhjeve brenda selisë blu nga ana e Belind Këlliçit, kandidat i koalicionit Berisha-Meta.
7 Prill 2023, 16:33 -
Berisha ndërron mendje për Glover: Sherri ka gati 30 vite, raporti i saj i fundit për zgjedhjet më profesionali ndonjëherë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot dhe ardhjen e Shefes së Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e Zgjedhjeve, Audrey Glover. Ndryshe nga ç’është shprehur më parë, Berisha tregoi se ka ndërruar mendje për britaniken të cilën e kishte shpallur ‘non grata’ për shkak të kundërs
7 Prill 2023, 15:07 -
Rritja e numrit të vëzhguesve për ‘vendore’-t e 14 majit, Mërtiri: Nuk zgjidhin problemin, zgjedhjet manipulohen që para ditës së votimit
Sipas analistit, Ergys Mërtiri, shtimi i numrit të vëzhguesve, jo domosdoshmërisht do të sjellë si rezultat zgjedhje me standart më të lartë. Në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Mërtiri tha se problemi i vërtetë që duhet të zgjidhet sot në Shqipëri ka të bëjë me shitblerjen e votave para ditës së votimit.
7 Prill 2023, 14:06 -
Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, regjistroi kandidatin e PS! PD e ankimon në KAS
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
7 Prill 2023, 13:32 -
‘Mos votoni non grata’, Berisha vijon sulmet ndaj Yuri Kim: Po ndërhyn në fushatë elektorale, është krim zgjedhor
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë persona non grata. Berisha akuzon Kim se po ndërhyn në fushatë elektorale dhe se ky është krim zgjedhor."Ajo që mund të them un&eum
7 Prill 2023, 13:06 -
‘Non gratat duan t’i vënë zjarrin vendit!’, Berisha sulmon sërish Kim: Ndërhyrja në fushatë është krim, gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e diplomates amerikanë se shqiptarët nuk duhet të votojnë ‘non grata’ të cilët duan që t’i vënë zjarrin vendi, u shpreh se ajo ka probleme me veten. Kim paralajmëroi amabsadoren e SHBA-së se ndërhyrja në fushatë është krim elektoral
7 Prill 2023, 12:36 -
‘Mos votoni ‘non grata’, Meta për deklaratën e Kim: Kandidatët tonë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë
Kryetari i Partisë Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato k
7 Prill 2023, 11:55 -
Rama prezantoi projektligjin për rritje pagash, Meta: Mashtrime të përsëritura para zgjedhjeve! Në 14 maj fitojmë bashkitë kryesore
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i quajti mashtrime të përsëritura deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme ku bëri me dije miratimin e vendimit të qeverisë për rritje të rrogave në kategori të ndryshme. Ai u shpreh se besonte se koalicioni i tij me Berishën do
7 Prill 2023, 11:51 -
Do të bisedoni me Berishën? Glover: Takoj këdo të përfshirë në zgjedhje (Berisha zyrtarisht nuk është subjekt më 14 Maj)
Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover u pyet sot nëse do të ketë një takim me ish-kryeministrin Berisha apo jo. Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.&ldq
7 Prill 2023, 11:27 -
ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç
Një ekip prej më shumë se 300 vëzhguesish të huaj do të mbikëqyrin zgjedhjet e 14 Majit, para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover zhvilloi sot konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri dhe takimeve të para që zhvilloi.
7 Prill 2023, 11:22 -
‘Mos votoni non grata’, Meta i përgjigjet Kim pas takimit me Berishën: Kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë! Më 14 maj fitojmë bashkitë kryesore
Nga selia e Partisë Demokratike, pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, Ilir Meta reagoi për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit kërkoi që qytetarët shqiptarë të mos votojnë persona non grata, e për këtë Meta dha një përgjigje.
7 Prill 2023, 11:17 -
Javën tjetër nis fushata, PS mbledh kryesinë! Gjiknuri: Zhvillojmë takime të vogla, pa shpenzime! Opozita e zhytur në rubla ruse, s’ka strategji zhvillimi
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë. Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.
7 Prill 2023, 09:09