-
Mashtronin bizneset se do i pastronin xhamat e dyqaneve, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar për rreth 36 grabitje në Greqi
Një bandë grabitësish është goditur në Greqi pasi u akuzuan për 36 grabitje të ndryshme në Athinë. Ata mashtronin bizneset se merreshin me lyerjen e xhamave dhe prezantoheshin si punonjës kompanie.
13 Janar 2023, 18:38 -
Biznesmeni grek përdhunoi të miturën shqiptare që ishte praktikante te kompania e tij, dënohet me 4.5 vite burg
Një biznesmen grek, 53-vjeçar është shpallur fajtor pasi ka abuzuar seksualisht një të mitur shqiptare, 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në vitet 2017-2018, kohën kur e mitura ishte praktikante në kompaninë e tij.
12 Janar 2023, 12:35 -
Shisnin kokainë nëpër rrugët e Athinës, arrestohen tre shqiptarët në Greqi! U zbuluan pas kontrollit të banesës ku jetonin
Tre shqiptarë janë arrestuar në Neo Kosmows të Greqisë ku janë kapur teksa shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë. Në pranga kanë rënë, një 54 vjeçar, një 51 vjeçar dhe një 21 vjeçar të cilët janë kapur brenda shtëpisë ku banonin në Atikë.
11 Janar 2023, 21:52 -
Policia greke kontrolle në burgun e Domokos, gjenden thika dhe kaçavida në qelitë e 12 të burgosurve! Mes tyre edhe Alket Rizai
Ditën e sotme policia greke ka zhvilluar një kontroll në shtatë qeli të burgut Domokos ku vuajnë dënimin në total 17 të burgosur. Ndaj 12 personave është ngritur një tjetër dosje hetimi për shkelje të legjislacionit të burgut për mbajtjen e armëve dhe sendeve të paligjshme brenda qelisë.
11 Janar 2023, 18:00 -
Greqi/ Shtohen rastet e personave me grip sezonal dhe infeksione në rrugët e frymëmarrjes, mungojnë barnat, fëmijët dhe të moshuarit më të rrezikuarit
Javët e fundit, shumë shtete kanë pasur një numër të lartë infektimesh nga gripi sezonal apo covid-19 dhe Greqia ka qenë një ndër to, e cila është duke u përballur me infeksione të frymëmarrjes dhe mungesë të barnave.
9 Janar 2023, 22:45 -
Hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajshe mbrëmjen e ndërrimit të viteve, 29 vjeçarja në Greqi: Besoj se fëmija im është gjallë, policia më gënjen
E reja e cila u arrestua pasi dënoncimeve të bëra nga kalimtarët të cilët gjetën foshënjën e pajetë në ujërat e akullta, këmbëngul se fëmija e saj është gjallë, duke mohuar se e ka vrarë.
9 Janar 2023, 15:56 -
U hoq si pronari i një lokali e i premtoi 23-vjeçares greke punë, por e mbajti peng në banesë dhe e shfrytëzoi për prostitucion, në pranga i riu shqiptar në Greqi
Një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka rënë në pranga e policisë greke pas duke u hequr si pronari i një lokali nate e duke e mashtruar se do i ofronte punë, mori peng në një apartament një 23-vjeçare greke ku e shfrytëzonte për prostitucion.
8 Janar 2023, 18:16 -
Incidenti i djeshëm në Egje, ministri turk i mbrojtjes: Grekët hapën zjarr ndaj peshkatarëve tanë, nuk do i lëmë pa përgjigjie
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka reaguar për incidentin që u regjistrua ditën e djeshme në kufirin e ujërave detarë mes Turqisë dhe Greqisë ku u raportua se roja bregdetare greke kishte hapur zjarr ndaj peshkatarëve turq.
6 Janar 2023, 12:48 -
Merr kthesë ngjarja e bujshme e krimit në Greqi, babai i Karolinës tregon arsyen e vërtetë: Ja pse u vra ime bijë
Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen makabre të Karolinës, e cila u vra më 11 maj të 2021 nga bashkëshorti i saj, Babis Anagonstopoulos. Babai i saj ka deklaruar për mediat lokale se Babis i kishte dërguar një letër ku i shpjegonte arsyen e vrasjes. Ai i kishte thënë se nëse nuk do e vriste ai, atëherë do e vrisnin bandat e drogës.
4 Janar 2023, 13:31 -
Vrasjet e bujshme, media greke: Bandat shqiptare urdhërojnë nga burgjet, përgjegjëse për ekzekutimet në Athinë! Janë të lidhur me efektivë policie
Pesë banda shqiptare që ndodhen pas hekurave në Greqinë Qendrore dhe Jugore dyshohet se janë përgjegjëse për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajve të fundit në Athinë. Sipas mediave greke, në disa prej bandave janë përfshirë edhe oficerë policie.
4 Janar 2023, 09:31 -
Akuzohet se hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë! Dëshmia e 29 vjeçares greke: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar
29 vjeçarja greke ka vijuar të mohojë akuzat e policisë për vrasjen e foshnjës së saj 11 muajshe, që u gjet e pajetë në një lumë mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ajo tha se nuk e kishte lënë ajo fëmijën në lumë, por se i kishte rënë nga krahët.
3 Janar 2023, 14:04 -
Hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë, detaje tronditëse nga Greqia: 29 vjeçarja mori taksi dhe u largua drejt hotelit për të kaluar natën e Vitit të Ri
Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Greqi ku një 29 vjeçare ka hedhur fëmijën e saj në lumë.E reja ka mar
2 Janar 2023, 18:51 -
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Nëna hedh në lumë foshnjën 11 muajshe dhe kalon natën e vitit të ri në hotel! Policia: Vuan nga probleme psikologjike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Veria të Greqisë ku një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në digën e një rezervuari.
2 Janar 2023, 15:26 -
Tentoi të digjte me benzinë gruan! Arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi! Ja çfarë deklaroi para autoriteteve
Një 50-vjeçar shqiptar në Greqi i hodhi benzinë gruas së tij duke e kërcënuar se do ta digjte dhe më pas kërcënoi se do t'i vinte flakën vetes në Sheshin Qendror të Larisës.
2 Janar 2023, 14:27 -
LAJMET MË TË LEXUARA 2022/ 23 vjeçari grek grabit shqiptarin në rrugë, por s’i kishte bërë mirë llogaritë! 54-vjeçari e ndjek, i jep 'një dru të mirë' dhe ia dorëzon policisë
Shqiptarja.com sjell lajmet më të lexuara të vitit që lamë pas. Më poshtë është lajmi i publikuar më 2 tetor 2022, kur një i ri grek, 23-vjeç, u nis për të grabitur një shqiptar në Volos të Greqisë por u surprizua nga reagimi.
1 Janar 2023, 22:24 -
Rritje e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, ministri turk i Mbrojtjes: Po bëjnë veprime provokuese, i kemi trupat në gatishmëri
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka vijuar me retorikën luftarake kundrejt grekëve duke deklaruar se Greqia po këmbëngulte në krijimin e veprimeve provokuese dhe retorikës që rrit tensionet.
1 Janar 2023, 13:55 -
Ngjarje të trishta në dy familjet shqiptare në Greqi! Gratë gjejnë bashkëshortët e tyre pa jetë në banesë! Dyshimet e para
2 ngjarje të trishta kanë ndodhur në dy familje shqiptare në Greqi në këtë Vit të Ri, ku një 46-vjeçar dhe 53-vjeçar, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur kanë humbur jetën në Kretë, në rrethana ende të pa qarta.
31 Dhjetor 2022, 11:08 -
U arratis nga burgu i Drenovës në 2013, Reis Haxhiraj ekstradohet nga Greqia! I dënuar me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici në vitin 1998
Reis Haxhiraj është ekstraduar nga Greqia. Arrestimi në vendin fqinj u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve shqiptare.
30 Dhjetor 2022, 08:31 -
Shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë: Do zgjerohemi 12 milje në Egje! Ministri i jashtëm turk: Nëse guxoni, aventura do ju kushtojë
Deklarata e grekëve se do të zgjerohen me 12 milje në ujërat territoriale në Egje ka hasur në kundërpërgjigje të ashpër të Turqisë. Kryediplomati turk ka kërcënuar deri edhe me luftë nëse ndërmerret një hap i tillë. Në reagim të këtij kërcënimi të fortë të diplomacisë turke, grekët janë përgjigjur se nuk frikësohen apo terrorizohen.
29 Dhjetor 2022, 18:53 -
U shpall në kërkim për përdhunim në grup të të miturit, 17 vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në polici: Nuk jam arratisur drejt Shqipërisë
17 vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e 15 vjeçarit në Athinë, nuk është arratisur drejt Shqipërisë. Avokati i tij mbrojtës deklaroi se i mituri ndodhej brenda territorit grek dhe se do të paraqitet në polici sa më shpejt të mundet.
28 Dhjetor 2022, 13:29 -
Dalin pamje të tjera nga atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, autori ndaloi 200 metra larg kafenesë! Bashkëpunëtori e priti me motor ndezur
Pamje të tjera kanë dalë nga vrasja e dy shqiptarëve, Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj brenda një lokali në Athinë. Autori i maskuar kishte një bashkëpunëtor që e la 200 metra larg kafenesë në sheshin e Nea Smyrni.
27 Dhjetor 2022, 19:21 -
Së bashku me një grup personash abuzoi seksualisht me shokun e klasës në Athinë, 17 vjeçari shqiptar arratiset drejt Shqipërisë
Një 17 vjeçar shqiptar i cili akuzohet se së bashku me një grup personash të tjerë kanë abuzuar seksualisht me bashkëmoshatarin e tyre, është arratisur drejt Shqipërisë.
27 Dhjetor 2022, 13:57 -
Urdhër për vrasjen e 2 shqiptarëve në Athinë dhe Edmond Papës? Kush është Klodian Lekocaj, mesazhi nga burgu: Unë kreu i mafias? S’kam lekë as për 1 paketë
Emri i Klodian Lekocajn, i konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, ka qenë ditëve të fundit shumë i lakuar, pasi dyshohet se ai ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë.
26 Dhjetor 2022, 19:26 -
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, i gjendet marjuanë brenda bagazhit të taksisë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar! Në pranga dhe 2 grekë
Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafiku droge me kamion dhe taksi pas një operacioni antidrogë në Atikë, ku si rezultat kanë rënë në pranga një taksist 48-vjeçar shqiptar, një tregtar 31-vjeçar dhe një 26-vjeçare greke.
25 Dhjetor 2022, 19:58 -
Bandat shqiptare përplasen në Greqi? Mediat lidhin 3 ekzekutimet në Tiranë e Athinë me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin grek 20 muaj më parë
Pista të reja hetimi janë hapur lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve, Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj brenda një lokali në Athinë. Ekipi i DIAS ka hetuar vende të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në Nea Smyrna.
25 Dhjetor 2022, 11:15 -
Greqi/ Në janar subvencion për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, 840 milion euro, dyfishi i muajt dhjetor
Qeveria greke do të rrisë në janar subvencionet për faturat e energjisë dy herë më shumë se në muajin dhjetor, duke vazhduar politikën e mbështetjes ekonomike për familjet dhe bizneset, pas rritjes së çmimit të energjisë
23 Dhjetor 2022, 22:59 -
Greqi/ Kontrolle në qelitë e burgut në Kretë ku qëndrojnë shqiptarët, i gjejnë lëndë narkotike
Policia greke ka kryer një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Chanias në Kretë në të cilën ndodhen dhe shqiptarë, me qëllim për të zbuluar nëse brenda burgjeve ata kishin fshehur lënë narkotike.
23 Dhjetor 2022, 19:06 -
E rëndë në Greqi/ Përdhunuan shoqen e klasës për një muaj rresht, arrestohen tetë të mitur në Athinë! U gjendet edhe drogë në shtëpi
Një rast i rëndë është zbuluar në Athinë të Greqisë, ku një 8 nxënës 15 vjeçarë janë arrestuar nën akuzën e përdhunimit të shoqes së tyre të klasës. Mësohet se ata kanë abuzuar me moshataren e tyre për një muaj dhe e kërcënonin atë me filmimet që kishin.
23 Dhjetor 2022, 08:29 -
Dëshmia e 31 vjeçares greke që u plagos gjatë atentatit ku u vranë 2 shqiptarët: Mendova se po hidhnin fishekzjarre për Kupën e Botës
Në dëshminë e dhënë nga 31 vjeçarja që mbeti e plagosur nga të shtënat ndaj dy shqiptarëve, thuhet se fillimisht kishte ndjerë një djegie në pjesën e pasme të trupit duke e b&eu
22 Dhjetor 2022, 08:46 -
Ekzekutimi mafioz i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Urdhri mund të jetë dhënë nga një bashkëkombas i tyre në burg
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin mafioz të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç të cilt u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal të Athinës. Sipas mediave greke, policia po heton një tjetër pistë ku dyshohet se urdhri për vrasjen e tyre mund të ketë ardhur nga brenda burgut.
22 Dhjetor 2022, 07:52 -
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se Çerçizaj ishte shënjestra e vetme
Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz i së dielës ndaj dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç. Sipas mediave greke, nga raporti mjekoligjor është zbuluar se Organaja nuk ka ndërruar jetë nga plumbi i agresorit në gjoks por nga arresti kardiak.
20 Dhjetor 2022, 14:05 -
Atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Ka indicie për kapjen e autorit, ka pasur bashkëpunëtor! Dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë
Vrasja e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për larje të hesapeve në Greqi dhe vrasja ndaj Edmond Papës në Shqipëri me të njëjtën pistë hetimi janë dyshimet e para nga autoritetet greke se ngjarjet mund të jenë të ndërlidhura. Të dyja ngjarje me mister autorin dhe me “protagonistë” viktima
20 Dhjetor 2022, 11:58 -
U plagos në atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi! Rrëfehet 31-vjeçarja: Isha në tavolinë ngjitur me ta! Në fillim se kuptova, pastaj pashë gjakun
“Në fillim nuk e kuptova pastaj pashë gjakun”, kjo ka qenë dëshmia e 31-vjeçares e cila mbeti i plagosur natën kur u ekzekutuan Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja. E reja u plagos me plumb në bark, edhe pse nuk i njihte dhe as nuk kishte ndonjë lidhje me viktimat.
20 Dhjetor 2022, 10:14 -
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, ja pistat që po hetohen
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë mbrëmjen e të shtunës. Sipas mediave greke, ezkekutimi i tyre lidhet me vrasjen e biznesmenit nga Saranda,
19 Dhjetor 2022, 20:36