-
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shkodër, si dhe janë proceduar penalisht 2 të mitur, pasi u kapën duke qarkulluar me makinë me kallashnikov me vete.
19 Korrik 2021, 10:09 -
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojës, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët (VIDEOLAJM)
18 Korrik 2021, 11:33Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur 'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.
-
Tentuan të ndërtonin lokal në bregdetin e Velipojës, prangosen pronari dhe dy punëtorët
18 Korrik 2021, 11:13Në Velipojë 3 persona janë v♪7në një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.
-
ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër
17 Korrik 2021, 19:495 vite nga inagurimi i godinës së re, Muzeu Kombëtar i fotografisë “Marubi” ka marrë çertifikatën e pronësisë nga Aluizni. Drejtori i Kadastrës Artan Lame nga Shkodra bëri të ditur se ka filluar puna për dorëzimin e dokumenteve të regjistrimit dhe për objektet e pallateve të braktisura nga pronarët.
-
3 të plagosur nga një aksident në autostradën Lezhë-Shkodër
17 Korrik 2021, 14:303 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur lagja e ish-Frutores
-
Koncerti “Nata Shkodrane” do të sjellë në skenën e amfiteatrit veror të Tiranës rreth 20 këngë, që do të interpretohen nga zërat më të njohur të muzikës së qytetit verior ndër vite.
16 Korrik 2021, 16:21Muzika shkodrane zbret në 21 korrik në kryeqytet, perlat e këngës qytetare në amfiteatrin veror të Tiranës
-
Shkodër, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët
15 Korrik 2021, 13:30Një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët u larguan gjatë aksionit të Policisë.
-
Ankandi për shitjen e Vllaznisë, kandidati për president padit në SPAK, Voltana Ademin
14 Korrik 2021, 22:22Kandidati për president i klubit të Vllaznisë, Almiro Gurakuqi, ka paditur në SPAK presidenten e Vllaznisë, Voltana Ademin, për 'shpërdorim detyre'
-
U shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
14 Korrik 2021, 17:23Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).
-
Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës: Edona Bilali po shkarkon njerëz nga puna dhe po fut të sajit! Tom Doshi po përfiton nga kjo duke dëmtuar PS
13 Korrik 2021, 19:22Socialistët e Shkodrës janë ankuar te kryeministri Edi Rama për deputeten e zgjedhur prej tyre, Edona Bilali, e cila ishte e parë në listën e Shkodrës. Socialistët shprehen se Edona Bilani po heq njerëz nga puna dhe në vend të tyre po fut farefisin e saj.
-
-
Shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja e plagosur! Ishte në spital në Itali me familjen, do martohej në gusht
11 Korrik 2021, 11:2119-vjeçarja Daniela Gjoka kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm por ëndrrat dhe rrugëtimin e jetës së saj e ndërpreu tragjikisht një shpërthim i frikshëm në strehën ku ajo po flinte me nënën, motrën dhe vëllain e saj. Daniela, një prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.
-
‘Nuk e njoha nënën, por i vendosa lule tek varri’.Jeta brenda mureve të jetimores, prek djali jetim me rrëfimin tronditës në 'Pa Gjurme'
9 Korrik 2021, 18:11Nuk janë jetimët e strehës vorfnore, vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por për dy vëllezërit binjakë nga Shkodra, historia përsëritet.
-
Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet në Velipojë 22-vjeçari nga Kosova
9 Korrik 2021, 17:19Një 22-vjeçar, pushues nga Kosovë, i cili rrezikoi të mbytej në det pasditen e sotme në Velipojë, u arrit të shpëtohej. Bëhet me dije i riu po lahej në det, por më pas ka pësuar disa komplikacione, duke rrezikuar të mbytej.
-
‘Gjysmëfinalja’, përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 3 persona në Shkodër! Sekuestrohen 160 doza kanabisi, 5 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri e 4 celularë
9 Korrik 2021, 11:59Policia ka vendosur në pranga tre persona në Koplik të Shkodrës në kuadër të operacionit 'Gjysmëfinalja'. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia dhe konstatua se këta tre persona kishin nevojë për lokalin për organizmin dhe kohën e fatit, edhe për përdorimin e lëndimit të narkotikes.
-
-
'Gjysmëfinalja', 35 të arrestuar, 18 nën hetim për lojëra fati! 1100 policë aksion në të gjithë vendin, sekuestrohen 5 mln lekë, kompjutera e tavolina pokeri
8 Korrik 2021, 08:54Teksa luhej gjysmëfinalja e dytë për kampionatin europian Danimarkë-Angli, një operacion i koduar "Gjysmëfinalja" është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në 12 qarqet e vendit për goditjen e lojërave të fatit, gjatë të cilit janë janë arrestuar 35 persona ndërsa janë vënë nën hetim 18 të tjerë
-
Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike
7 Korrik 2021, 20:11Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.
-
Rrjedhje nga bombola e gazit, përfshihet nga flakët një shtëpi në Malësi të Madhe, plagoset e zonja e shtëpisë! Fqinji tregon si i nxorri nga shtëpia: Thyeva xhamin dhe derën
7 Korrik 2021, 09:38Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Malësi e Madhe ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri.
-
Velipoja pa roje bregdetare! Shitësi i misrave që shpëtoi çiftin nga mbytja flet për Report Tv: Nëse do kishte roje, do ishte gjallë edhe pushuesi tjetër
6 Korrik 2021, 17:26Velipoja është zona që në këtë sezon ka shënuar më shumë pushues të mbytur. Në mungesë të rojeve të plazhit, një shitës misrash shpëtoi 2 pushues, por jo një treti që doli pa jetë nga deti. "Report Tv" i është drejtuar sot plazhit të Velipojës për të vëzhguar nga afër prezencën e vëzhguesve të plazhit.
