-
Iu gjet kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet në Tiranë një 31-vjeçar
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të riu me inicialet L. Z., në rrugën "Mihal Duri", në Yrshek, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
7 Prill 2022, 15:40 -
Hiqej si pacient dhe u vidhte të sëmurëve në urgjencën e QSUT sendet me vlerë, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet 1 mln lekë
Një 38-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në pranga përfundoi Arion Gjergo, i cili hiqej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.
6 Prill 2022, 10:47 -
Mbante ilegalisht në punë 15-vjeçarin dhe e linte të vendoste baste, shpallet në kërkim pronari i lokalit, nis hetimi ndaj të miturit në Pogradec! Arrestohet edhe një 67-vjeçar në Korçë për lojëra fati
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, ka shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa ka nisur hetimin ndaj një 15-vjeçari, pasi janë kapur duke vënë baste sportive në lokale në Korçë dhe Pogradec.
3 Prill 2022, 10:44 -
Dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan! Iu gjet një automatik në shtëpi
Në pranga ka rënë Luan Pjetri, i cili u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes. Pas kontrollit në shtëpi, efektivët e policisë gjetën një kallashnikov, me të cilin ai kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste.
31 Mars 2022, 14:19 -
Rrëmbyen me forcë një 34-vjeçar në Laprakë dhe e futën në makinë, arrestohen 2 të rinj, mes tyre një vajzë
Dy persona janë arrestuar pasi kanë rrëmbyer një 34-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 34-vjeçari A.S., është marrë me forcë në makinë nga një vajzë dhe një djalë tjetër.
30 Mars 2022, 12:55 -
Përshtati magazinën për të krijuar Bitcoin duke vjedhur energjinë, arrestohet 60-vjeçari në Malësinë e Madhe
Një 60-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtatur një magazinë në banesën e tij për të prodhuar kripotomonedhën Bitcoin. Ngjarja u zbulua në Malësinë e Madhe, ku zbulimi u bë përmes gjurmimit të vjedhjes së energjisë dhe informacioneve të marra nga policia e Shkodrës.
26 Mars 2022, 13:15 -
Me 51.5 kg kanabis në makinë, arrestohen në Korçë 2 persona! Goditën automjetet e policisë dhe tentuan të largoheshin, por arratia i zgjati vetëm pak minuta (VIDEO)
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë sot në Korçë, pasi iu gjetën 51.5 kg kanabis në makinë. Mësohet se në pranga kanë rënë Defrim Bardhushi dhe Elvis Venxha.
26 Mars 2022, 10:22 -
Tentoi ta shndërronte katin e tretë të banesës në 'shtëpi bari', arrestohet 47-vjeçari në Durrës! Sekuestrohen 4800 fara kanabisi
Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, i akuzuar se tentoi të kultivonte kanabis. Në pranga ka rënë Paulin Lleshaj i cili tentoi ta shndërronte katin e tretë të banesës së tij në 'shtëpi bari' për kultivimin e kanabisit me llamba.
26 Mars 2022, 09:55 -
Operacion blic në një lokal në Lezhë, luheshin lojëra fati, sekuestrohen kallashnikov e armë të ftohta! 2 të arrestuar, nën hetim pronari
2 të rinj janë arrestuar dhe dy të tjera janë në hetim pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe organizim i lojërave të fatit. Në lokalin e shtetasit Ndue Biba në fshatin Shënkollë, ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, si dhe personat që frekuentonin ketë ambient mbanin armë të ftohta me vete.
24 Mars 2022, 18:12 -
Përshtatën stallën si 'shtëpi bari' për të kultivuar kabanis me llamba, arrestohen babë e bir në Krujë! Sekuestrohen rreth 53 mijë euro
Babë e bir janë arrestuar në Krujë pasi kishin krijuar 'shtëpi bari' për të kultivuar kanabis. Ata kishin përshtatur stallën e tyre në fshatin Derven kishin kultivuar 316 vazo me kanabis për t'i rritur përmes llambave.
20 Mars 2022, 11:06 -
Veprat e artit të vjedhura, Ministria e Kulturës: 20 ikonat që u vodhën nga Maqedonia e Veriut, do i rikthehen shtetit fqinj
Ministria e Kulturës në reagimin e saj zyrtar pas zbulumit të veprave të vjedhura, ka bërë me dije se ka qenë pjesë e punës me Policinë e Shtetit për identifikimin dhe iventarizimit të
17 Mars 2022, 17:22 -
Ekskluzive/ Report Tv siguron fotot veprave të artit të vjedhura, vlera arrin në 8 milionë euro
Report Tv siguron foto ekskluzive të ikonave, veshjeve, armëve dhe relikeve të dyshuara të vjedhura. Këto vepra janë sekuestruar nga SPAK vlera e të cilave arrin deri në 8 milionë euro.Në pranga ka rënë Artan Koçiu, i cili kamuflohej si zdrukthëtarë. Hetimet ndaj tij kishin nisur që para 3 muajsh.
17 Mars 2022, 13:39 -
Zbulohen 4000 vepra arti në një banesë në Tiranë me vlerë 8 mln euro! Foto ekskluzive nga Ikonat, i arrestuari Artan Koçiu, i dënuar më parë! Veprat u vodhën në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni
4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën 'Shyqyri Brari', ndërsa në pranga përfundoi Artan Koçiu, i arrestuar edhe më parë në 2013 po për trafik të ikonave. Veprat e artit janë të karakterit fetar, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.
17 Mars 2022, 11:42 -
Arrestohet kreu i Federatës së Futbollit Kosovë, sulmoi fizikisht zyrtarin e FFK-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Mediat në Kosovë raportojnë se shkak i arrestimit të tij ishte dhunimi që ka kryer ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
17 Mars 2022, 07:52 -
U kapën me 213 gramë kokainë, arrestohen 3 persona të Tiranë! E siguronin drogën të pastër në sasi të mëdha dhe e shpërndanin me doza në Kamëz
Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës. Policia bën me dije se janë arrestuar L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.
16 Mars 2022, 09:35 -
Grabitën lokalin në Kavajë dhe kanosën me armë pronarin që të mos kallëzonte krimin, arrestohen 2 hajdutët, autorë të disa vjedhjeve të tjera
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë. Rasti më i fundit ishte grabitja e një lokali në Kavajë dhe kanosja e pronarit që të mos kallëzonte krimin.
14 Mars 2022, 09:22 -
Po kalonin me furgon 4735 kg ‘Guda’ kontrabandë në Qafëbotë për ta tregtuar në Shqipëri, arrestohen 3 presona, njeri prej tyre doganier
Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastës, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin fusnin djathë “Guda” në territorin e vendit tonë me qëllim për ta tregtuar.
13 Mars 2022, 18:04 -
Protestat për rritjen e çmimeve në të gjithë vendin, 30 të arrestuar, 118 nën hetim, 15 në kërkim
Në protestat e zhvilluara ditën e djeshme në të gjithë vendin janë arrestuar 30 persona, janë në hetim 118 qytetarë dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë. Ata akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve
11 Mars 2022, 09:21 -
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Rinas gjermani, u përpoq të futej në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar si ukrainas
Një 32-vjçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kishte menduar se do të kalonte lehtë kufirin nëse do paraqitej me pasaportë të falsifikuar si ukrainas, por plani i tij nuk eci siç kishte menduar.
7 Mars 2022, 15:43 -
Vlorë/ Mbolli 330 bimë kanabisi në banesë, arrestohet 40-vjeçari! Vjedhja e energjisë 'çoi' policinë te zbulimi i 'shtëpisë së barit'(VIDEO)
Vjedhja e energjisë elektrike ka çuar në zbulimin e një 'shtëpie bari' në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë, ndërsa u vu në pranga një person. Është arrestuar Anest Rrapaj 40 vjeç, i cili kishte përshtatur banesën që kishte marrë në përdorim për kultivimin e kanabisit.
2 Mars 2022, 13:02