-
'Mbushi' Europën me kokainë, koka’ e grupit kriminal një biznesmen shqiptar! Skema e pastrimit të parave edhe me veprat e artit! Ishulli spanjoll, 'parajsa' e investimeve të tyre
Në krye të grupit kriminal që u shkatërrua një ditë më parë nga EUROPOL dhe EURPOJAST është një shqiptar nga Kosova. Mediat e huaja shkruajnë se Bashkim Osmani ishte ‘koka’ e grupit të drogës që furnizonte 7 vende të Bashkimit Europian me kokainë nga Amerika Latine.
16 Shkurt 2022, 17:53 -
Kultivoi kanabis në një tokë bujqësore në Velipojë, arrestohet nga Policia e Shkodrës 47-vjeçari i shpallur në kërkim
Mësohet se 47-vjeçari akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, pasi dyshohet se në gusht të 2021, ka kultivuar drogë në një tokë bujqësore që kishte marrë me qira, në Velipojë.
16 Shkurt 2022, 16:20 -
Tentuan të korruptojnë policët pasi u kapën të dehur, me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, e pësojnë keq pesë shoferët në Tiranë, Fier dhe Sarandë
Mësohet se tre raste janë regjistruar në Tiranë, një në Fier dhe një tjetër në Sarandë. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe 18 raste të tjera të mitëdhënies.
15 Shkurt 2022, 16:23 -
Elbasan/ Punëtori aksidentohet në punë, në gjendje të rëndë te Trauma! Në pranga drejtuesi i punimeve, nisin hetimet ndaj pronarit për ndërtim të paligjshëm
Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Elbasan, pas një aksidenti në punë. Punëtori me inicialet Y. Ç., është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
15 Shkurt 2022, 14:10 -
Gjirokastër/ Po zihej me një person, 33-vjeçari kundërshton policët që tentuan t'i ndanin, pas shoqërimit në Komisariat shkatërron kamerën e sigurisë
I riu, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen "18 Shtatori", ka kundërshtuar policët të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.
15 Shkurt 2022, 09:44 -
Blinte kokainë në Durrës dhe vinte me autobus në Tiranë për ta shitur, arrestohet 31-vjeçari! Iu gjetën 414 gramë drogë
Ai siguronte nga 500 gramë deri në 2 kg kokainë në Durrës dhe më pas e shiste në zonën e “Don Boskos", në rrugën "Mine Peza" dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.
15 Shkurt 2022, 09:33 -
Qëllon në ajër në gjendje të dehur tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë! Autori para një muaj kishte dalë nga burgu (VIDEO)
Pas raportimit të të shtënave policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke vënë në pranga Ervis Dollanin, i cili kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu.
14 Shkurt 2022, 18:48 -
Korçë/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet i riu i cili ishte shpallur në kërkim
Më 21 nëntor 2021, S.T., në bashkëpunim me persona të tjerë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar 1 mijë euro secili për t'i kaluar drejt vendeve të BE-së. Dy prej bashkëpunëtorëve u arrestuan asokohe por S.T u shpall në kërkim, ndërsa sot ka rënë në prangat e policisë.
14 Shkurt 2022, 14:34 -
Tentuan të kalojnë kufirin me viza gjermane e belge të falsifikuara, arrestohen në Rinas tre shqiptarët nga Kosova (EMRAT)
Sipas Policisë, të tre këta persona pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara kanë tentuar të kalojnë transit kufirin në Rinas, për të luarguar në mënyrë të jashtligjshme nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së.
14 Shkurt 2022, 12:21 -
VIDEO/ Skandali, gruaja tenton të futet brenda në komisariat për të shkuar te biri i arrestuar, policët e nxjerrin zvarrë jashtë! Pezullohen nga detyra dy efektivët
Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit gjysmë e zhveshur.
13 Shkurt 2022, 21:55 -
'Doktori' i Cosa Nostras bie në prangat e policisë, për trafikun e drogës do përdorte një shqiptar
'Doktori' akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e lëndëve narkotike, kryesisht në vendet e Amerikës së Jugut. Sipas raportimeve, nëse 'doktori' s'do kishte përfunduar në prangat e policisë do të tregtonte një sasi të madhe droge që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari.
13 Shkurt 2022, 16:32 -
I dha 50 mijë lekë policëve për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet 61-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 61-vjeçari me inicialet E.Z., ka tentuar të korruptojë me 50 mijë lekë të vjetra efektivët e policisë që mos t’i bëjnë testin e alkoolit. Por policia, ka vendosur t’i bëjë testin 61-vjeçarit i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.77 mg/l.
13 Shkurt 2022, 15:58 -
I dënuar nga gjykata dhe i shpallur në kërkim, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë! I gjetën automatik, silenciator, granata dhe radio (EMRI)
Më 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky person u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.
13 Shkurt 2022, 15:19 -
Policia bën bilancin javor: 22 operacione, 126 të prangosur! 5 nga të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar
126 persona janë arrestuar në javën që lamë pas nga Policia e Shtetit në 22 operacione të ndryshme. Sipas bilancit të bërë nga vetë uniformat blu 27 kanë qenë të arrestuar nga personat e shpallur në kërkim, 5 prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar.
13 Shkurt 2022, 13:58 -
Në kërkim për trafik droge dhe mashtrim me kredi, pranga 3 të shpallurve në kërkim
3 persona janë arrestuar pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Pas marrjes së informacioneve, policia zhvilloi operacionin e koduar "Horizonti", ku u vuri prangat Përparim Smirës, Erjon Hebeja dhe Ronard Kovaçi të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mashtrimi në kredi".
12 Shkurt 2022, 09:26 -
Çmontohet banda e 'hajdutëve të xhepave' në Greqi, 30 të arrestuar, mes tyre 20 shqiptarë! Kryen 81 vjedhje, sekuestrohen 50 mijë euro
Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë për disa vjedhje të pasagjerëve në transportin publik. Ata vepronin orën e pikut ku në autobus të kishte sa më shumë njerëz për t'u marrë portofolat dhe celularët
11 Shkurt 2022, 22:41 -
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari në Klos! Një tjetër në kërkim pasi dhunoi nënën në Bulqizë
Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se i riu me inicialet Xh.R., ka dhunuar bashkëshorten e tij 21-vjeçare.Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar fizikisht nënë e tij në Bulqizë për motive të dob
9 Shkurt 2022, 16:18 -
Pesë të arrestuar për korrupsion në Napoli! Në pranga një ish-prokuror i Salernos si edhe dhe një ish-gjeneral i Guarda Di Finanza
5 persona janë arrestuar në Napoli, si pjesë e hetimeve kundër korrupsionit, të kooridinuar nga prokuroria italiane. Në pranga kanë rëndë disa persona të akuzuar për korrupsion, mes tyre spikasin një ish-gjeneral i Guardia Di Finanza, avokatë, sipërmarrës dhe ish-prokurorë
9 Shkurt 2022, 12:00 -
Arrestimet janë bërë histeri kolektive
Shqiptarët të frustruar dhe të dëshpëruar, tashmë për disa vite, sepse jetojnë në vend që s'kanë të drejta, por pa drejtësi, nuk kanë përfaqësim politik, por nënshtrim përmes politikës, janë të varfër e qeverisen nga të pasur, s'kanë punë e janë të dëshpëruar për tu punësuar në këtë realitet, shpresë të vetme kanë që Ata atje lart të arrestojnë veten e kështu, sa herë që bëhet fjalë për ndonjë arrestim të bujshëm, kthehet një histeri kolektive!
9 Shkurt 2022, 09:21 -
E detyruan të vidhte në shtëpi rreth 12 mln lekë, 4 të rinjtë e shantazhonin 17-vjeçaren në Korçë se do ta denonconin si bashkëautore të një krimi të ndodhur më parë
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua në Korçë, ku 4 të rinj i zhvatën rreth 12 milion lekë 17-vjeçares, duke e shantazhuar e kanosur. Sipas burimeve nga policia, vajza minorene është shantazhuar fillimisht nga shtetasi Kristjan Aliu i shpallur në kërkim.Të rinjtë e kanë shantazhuar mi
5 Shkurt 2022, 12:23 -
Vidhnin biznese natën në Kamëz, arrestohet 26-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij
Një person është arrestuar sot në Tiranë si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët akuzohen i autorë të disa vjedhjeve në Kamëz. Është arrestuar 26-vjeçari me inicialet K. B., i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", banues në Valias si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.
5 Shkurt 2022, 10:56 -
Korçë/ Shantazhonin 17-vjeçaren se do e denonconin si bashkëpunëtore për një krim nëse nuk u jepte para, 3 në pranga dhe 1 në kërkim! I morën rreth 12 mln lekë
Një 17-vjeçare është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga 4 persona me qëllim për t'i zhvatuar para. 4 të rinjtë, të cilët janë arrestuar nga policia e Korçës, kërcënonin dhe kanosnin të miturën F.P., duke i marrë para.
5 Shkurt 2022, 09:45 -
Noterja Rezarta Koçi e arrestuar për mashtrim, u përvetësoi pronarëve rreth 2 mln euro! I kalonte në llogarinë personale
Noterja e arrestuar Rezarta Koçi ka mundur të marr përmes mashtrimit të qytetarëve shuma të konsiderueshme parash. Burime bëjnë me dije se në total Koçi ka mundur të përvetësoj rreth 2 milionë euro, ndërsa pre e mashtrimit kanë rënë pronarë të pasurive të paluajtshme si banesa dhe hotele. Parat&am
4 Shkurt 2022, 15:25 -
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
Pas disa vite kërkimesh, Policia ka vënë sot në pranga Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve i dënuar nga Apeli i GJKKO me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal.
4 Shkurt 2022, 14:08 -
I merrte para bizneseve për të mos i vënë gjobë, arrestohet në Tiranë ish-zyrtari i Tatimeve në Durrës! Në pranga edhe tetë të tjerë, akuzohen për mashtrim dhe dhunë në familje
Policia e Tiranës ka arrestuar nëntë persona, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim më herët. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim, korrupsion dhe dhunë në familje. Mes tyre edhe ish-zyrtari i Tatimeve në Durrës i cili akuzohet për korrupsion.
4 Shkurt 2022, 11:38 -
Në nëntor të 2021 i 'hodhën në erë' makinën me tritol, arrestohet noterja Rezarta Koçi! SKEMA e mashtrimit, u merrte para qytetarëve, i kalonte në llogarinë personale! Përvetësoi 2 mln euro
Mësohet se në pranga ka rënë noterja Rezarta Koçi 40 vjeçe, e cila, sipas policisë, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Hetuesit hedhin dyshime se noterja bashkëpunonte dhe me persona të tjerë mes tyre edhe biznesmenë për të përvetësuar para nga qytetarët dhe për të kryer falsifikime.
4 Shkurt 2022, 11:09