- Opinion
- Opinion
-
Opinion
Foltorja apo llogorja Berisha?
Sali Berisha, deklaron para dhe pas çdo takimi në qytetet e vendit, se “kjo nuk është foltorja ime, por foltorja e demokratëve”. Mendoj se ajo është llogorja e Sali Berishës. Prej andej, Doktori po “grushton” Lulzim Bashën , pasuesit e tij, DASH-in, dhe ambasadoren amerikane.
15 Tetor 2021, 14:07 -
Opinion
Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin e opozitës?
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e opozitës, të kësaj opozite e cila është katandisur si një ushtri e shpartalluar pas beteje. Në fakt ikja e Berishës, duket se po vulos edhe ikjen në heshtje të Lulzimit, i cili për ti rritur sado pak kredencialet vehtes, po sillet në Parlament si dikur “babai i tij politik”.
14 Tetor 2021, 13:25 -
Opinion
Kjo opozitë nuk vjen kurrë në pushtet
Partia Demokratike edhe pse de facto, e ka marrë sërish “flamurin” e opozitës pas humbjes në zgjedhjet e fundit, duket se gjithçka ka mbetur në vendnumuro. Sali Berisha apo dhe Lulzim Basha, nuk arrijnë dot kurrë të frymëzojnë, mobilizojnë dhe ringrejnë demokratët në protesta.
5 Tetor 2021, 20:54 - Opinion
-
Opinion
Ndoshta pas kësaj, viktimat e Gërdecit do të gjejnë qetësi…
Thonë se “Zoti (drejtësia) vonon, por nuk harron”. Kjo ndoshta për ti lënë të qeta jo vetëm familjarët, por edhe viktimat e Gërdecit, të cilët humbën jetën nga babëzia e klasës më të korruptuar të ish-qeveritarëve të djeshëm.
24 Shtator 2021, 15:07 -
Opinion
Kopjac i keq
Kohëzgjatja e tepruar e përfundimit të studimeve të larta (nuk dihet fati diplomës tij) mungesa e pakuptimtë e të qenit aktiv në jetën politike me kredibilitet të caktuar, dhe shumë mangësi të tjera të formimit, mund ta klasifikojnë Lulzim Bashën, si një kopjac i keq.
23 Shtator 2021, 14:25 - Opinion
-
Opinion
Sekretarët e Lulit, si instruktorët e Komitetit Qëndror
Çdo gjë e re që lind, çdo gjë e re që ndërtohet për të mirën publike, çdo nismë dhe projekt i ri, merr vetëm mallëkimin dhe përçmimin e opozitës. Si e vjetra ashtu edhe e reja (opozitë) kanë të njëjtën vazhdimësi, të njëjtën linjë me paraardhësit.
20 Shtator 2021, 17:50 -
Opinion
Një ditë do të dëgjojmë, se 'puna e komisarit (Berishës) ishte loja'
Përjashtimi i Sali Berishës nga grupimi parlamentar i Partisë Demokratike, duket si një gjë e stisur, më tepër se një vendim zyrtar i asaj partie politike seroze. Kjo për faktin sepse, gjë e saktë dhe e besueshme, do të ishte në rast se Lulzim Basha vendoste të përjashtonte nga partia njeriun e shpallur “non-grata”.
19 Shtator 2021, 13:55 -
Opinion
Mjaullimat e një opozite pa ‘kokë’
Partia Demokratike kishte ditë që përgatitej për të hedhur sado pak baltë, nga balta e saj, mbi programin qeverisës të mandatit të tretë, të lexuar nga Edi Rama në Parlament. Prej një jave, Lulzim Basha, pothuajse çdo ditë mbledh grupin parlamentar (si askush tjetër) dhe u jep porosi deputetëve të tij “ta godasin fort qeverisjen e Ramës”.
16 Shtator 2021, 14:13 -
Opinion
Berisha edhe në parti ka zbatuar 'Ligjin 7501'
Në qoftëse do ti hyjmë një retrospektive, qysh nga qeverisja e parë e Sali Berishës, apo dhe nga dita e parë e drejtimit të Partisë Demokratike nga dora dhe mëndja, e tij, pa asnjë dyshim do të bindemi se, ai e ka drejtuar edhe partinë siç drejtoi shtetin, sipas ligjit famëkeq “për tokën, 7501”
15 Shtator 2021, 15:27 - Opinion
-
Opinion
Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja
Ajo parti sot është prona e Lulzimit, njeriut që dukej sikur “do të ishte i përulur përjetësisht ndaj Berishës”, dhe Doktori nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë. Por përtej kësaj, më e rëndësishme është të kuptojmë se, nga sot e tutje, ajo parti ka gjasa të ndahet në “bashistë dhe berishistë”.
12 Shtator 2021, 13:03 -
Opinion
Ish-të përndjekurit politikë, shpresa e humbur e Bashës
Lulzim Basha dhe Partia e tij (jo) Demokratike , mbajnë shpresën e fundit tek ish-të përndjekurit politikë.Kjo shtresë së fundi ka ngjallur “optimizmin” tek bashistët që vijnë pas 5 humbjeve rresht në tapetin elektoral, dhe mendojnë se “duke përkrahur ish-të përndjekurit, ne do të vijmë në pushtet”.
9 Shtator 2021, 14:02 - Opinion
- Opinion
- Opinion
-
Opinion
Basha mbledh 'katër kamberë në një derë'…
Dyfishimi numrit të nënkryetarëve, futja e 15 anëtarëve të rinj në kryesi, rritja e numrit të departamenteve (aspak funksionalë) largimi i Nishanit pa nam e nishan, largimi i zërave kundër dhe gradimi i disa të tjerëve, janë këto disa prej “të rejave” që ka sjellë mbledhja e Këshillit të ri Kombëtar.
30 Gusht 2021, 13:39 -
Opinion
Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë
Ditën e hënë pasdite, Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, me rend dite, konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar, zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë, e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës,e Komisionit Zgjedhor dhe të Bordit Financiar të PD.
26 Gusht 2021, 13:52 -
Opinion
Jala, 'streha' e fundit e LSI-së
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka hapur sërish pas një periudhe pushimi, kampin e saj për “të rinjtë e së ardhmes” në Jalë. Duket sikur Jala, mbetet “streha” e fundit e lësëistëve, e atyre që pasi humbën terren në politikë duke parë me sytë e tyre rrënimin e një partie biznesi, i rikthehen buzëplasur kampingut të rinisë.
24 Gusht 2021, 13:36 -
Opinion
Kjo opozitë e pandreqshme
Pothuajse çdo aksion briland të Policisë Shqiptare, opozita e vjetër e krahason me dështimet e saj. Një banor i një lagje periferike në Durrës dikur (para vitit 2013) më tregonte se “2-3 herë në javë, vjen tek ne, natën, një goxha zyrtar i Ministrisë Brendshme, me goxha post në Policinë e Shtetit, darkon dhe rri pothuajse gjithë natën me elementë me precedentë të theksuar penal, që thoshte se janë militantë partie”.
22 Gusht 2021, 15:52 -
Opinion
Sarajet e Tiranës dhe sarajet e opozitës
Zjarri i qëllimshëm tek Sarajet e Tiranës, ndoshta do të ishte rasti më i mirë për opozitën e vjetëruar, të niste sulmet idioteske ndaj qeverisë me kërkesën “autorët para ligjit”. Korit të deputeteve (femra) dhe “hetuesve” të SHQUP-it, ju bashkua dje edhe kryetari në detyrë i shtetit Ilir Meta. Nuk e kuptoj, ç’lidhje ka Partia Demokratike dhe Ilir Meta me Sarajet e Tiranës, ç’merakosje kanë ata për “qëllimet e mbrapshta të atyre që i vunë zjarrin Sarajeve të Tiranë” ?
17 Gusht 2021, 17:03 -
Opinion
Gjëra të mëdha do të ndodhin në Shtator
Asnjë lëvizje dhe vendim i duhur nuk ka gjasa të bëhet dhe të merret nga Lulzim Basha si para ashtu dhe pas 31 Gushtit, ç’ka do të thotë se ai, gjithçka do ta lërë në “rënie të lirë”. Ai po pret ç’do të thotë përsëri zonja Kim, ç’do të bëjë SPAK-u, DASH-i, FBI-ja, apo dhe vetë Sali Berisha. Lulzimi nuk ka qenë, dhe nuk është “aventurieri” i ngjarjeve të mëdha. Ai nuk rrezikon me kokën e tij, ai bindet. Edhe kësaj here, ai i është bindur Sali Berishës.
15 Gusht 2021, 18:01 -
Opinion
Dikush po 'fërkon barkun' për 'zjarret' në PD
Hijenat, delenxhinjtë, dhe të paskrupujt, po fërkojnë “barkun”, tek shohin ata bij nënash të përleshen me flakët dhe zjarret e qëllimshme prej 20 e ca ditësh. Dikush në Partinë Demokratike, ka rastin të orkestrojë fushatën antiqeveritare, duke besuar dhe menduar se “do ta mposhtin Edi Ramën me zjarre”. E kanë të kotë.
9 Gusht 2021, 12:56 -
Opinion
E fundose përfundimisht Partinë Demokratike
Sali Berisha përfundimisht ka fundosur Partinë Demokratike. Ai në daljen e tij më të fundit para medieve, ka folur si një Sekretar i Parë, aspak si një ish-kryeministër apo dhe ish-president i një vendi demokratik. Ka njollosur dhe baltosur Lulzim Bashën, dhe u ka treguar gjithë demokratëve dhe shqiptarëve se “situatën brenda asaj partie e dirigjoj unë, dhe vendos unë për gjithçka”.
5 Gusht 2021, 14:45 -
Opinion
Berisha ringjall 'Kastron' në Ballkan
Edhe pse ka patur protesta dhe mitingje antiqeveritare, duket se pasardhësit e Fidel Kastros në Kubë po mbijetojnë. Ashtu mbijetoi edhe Fideli për afro 56 vjet, duke u mbushur mëndjen kubanëve (fanatikë) se “ne e mundim SHBA, ne kemi rraketa, ne po të duam sulmojmë amerikanët”. kjo ka ndodhur me Sali Berishën. Ai nuk “dorëzohet”. Ai nuk dorëzon as mandatin e deputetit, dhe ka ndërmend të ringjallë protestat antiamerikane, në rast se dikush tenton të veprojë mbi Sali Berishën.
2 Gusht 2021, 13:56 -
Opinion
Berisha do ta marrë me vete Bashën
Sali Berisha nuk dorëhiqet, nuk largohet dhe nuk ka gjasa të përjashtohet nga Partia Demokratike, deri në minutën e fundit. Ai do të marrë me vete edhe Lulzim Bashën, “birin” e tij politik. Nuk mundet që Lulzim Basha që e ka lidhur qysh në 2005 fatin dhe karrierën e tij me Sali Berishën, ti tregojë atij “udhën”, ta përjashtojë nga partia, dhe aq më keq nga grupi parlamentar.
1 Gusht 2021, 16:21 -
Opinion
Po, Rama është lideri Ballkanit
Merak të madh e ka patur dhe vazhdon ta ketë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe shumë pas tyre, faktin se “Edi Rama konsiderohet dhe është lider Rajonal”. Gjithashtu “merak” të madh e kanë ata edhe faktin se, Edi Rama ka arritur të ketë në 8 vitet e para të pushtetit tij, një armatë të madhe me miq, kryesisht kryetarë shtetesh anëtarë të Bashkimit Europian,ata të Ballkanit dhe më kryesorja ndjehet i privilegjuar në Shtëpinë e Bardhë.
29 Korrik 2021, 15:07 -
Opinion
25 Prilli, ‘gozhda’ e ndryshkur e Lulzim Bashës
Lulzim Basha doli sërish para gazetarëve, duke komentuar lodhshëm zgjedhjet e 25 Prillit, duke lëshuar akuza dhe denoncime mbi qeverinë, KQZ-në, mbi “regjimin Rama”, dhe duke anashkaluar problemin e madh që ka sot Partia Demokratike, atë të Sali Berishës.
27 Korrik 2021, 15:25 - Opinion
-
Opinion
'Dorështriri' Lulzim, dhe një provokim ndaj SHBA në kuvendin e turpit
Kjo ishte Partia Demokratike, për ata që besonin se diçka do të ndryshonte. Ishte ajo ç’ka pritej, pamë dhe dëgjuam në kuvendin e saj. E veçanta e atij kuvendi, ishte provokimi i hapur ndaj SHBA-ve, me hyrjen në sallë si “triumfator” i Sali Berishës. Ishte “mot a mot”, si Konferenca e Tiranës.
18 Korrik 2021, 15:12 -
Opinion
Përse nuk bëhet analiza politike e zgjedhjeve në PD ?
Në rast se do të kishim një analizë të thellë politike, të lirë, demokratike dhe të ndershme të zgjedhjeve të 25 Prillit në Partinë Demokratike, natyrisht Lulzim Basha do të ishte larguar, dhe nuk do të arrinte të rizgjidhej më kryetar.
14 Korrik 2021, 13:45 -
Opinion
‘Malorja’ e fortë e Ramës për të bërë shtet
Edi Rama ka ardhur në pushtet me votën e tij mbi 1 milion shqiptarët, për të realizuar ëndërrën e kahershme të tij. Dhe ky është mandati i tretë që përshtatet, për të bërë shtetin ligjor. Nënë nuk mund të kërkohet, kërkohet nga paraardhësit e tij nuk realizohet deri në 2013, aq më tepër nuk është e patur objekt i pushtetit të tij. Bërja e shtetit ligjor, është një para “maloreve” të forta të Edi Ramës dhe ekipit të tij.
9 Korrik 2021, 14:23 - Opinion
-
Opinion
Rama 'Gati për Shqipërinë', Basha po mendon për protestat…
“S’do ju zhgënjejmë”- u deklaroi Edi Rama të rinjve në nismën e tij “Gati për Shqipërinë”, duke theksuar se “duhet të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët”. Kryeministri ka zhvilluar sesionin e 7 online, me aplikantët për nismën “Gati për Shqipërinë”.
4 Korrik 2021, 15:26 - Opinion
- Opinion
-
Opinion
Buzëqesh Lul
Edhe kur flet seriozisht, edhe kur i nxin imazhin e vendit në PPE, edhe kur flet për “fitore dhe vjedhje votash”, çuditërisht Lulzimi buzëqesh. Madje ai edhe kur humbet zgjedhjet buzëqesh, edhe kur i dalin kundër anëtarë të kryesisë, Këshillit Kombëtar, apo dhe faktori ndërkombëtar, Luli vetëm buzëqesh.
29 Qershor 2021, 12:57