-
Dekandencë dhe mediokritet
Duket sikur çdo ditë tek shohim emisionet dhe rubrikat në televizione, qartësojmë realitetin, të përditshmen tonë, të hidhur, të tjetërsuar, të deformuar, dhe të pashpresë. Emisionet në shumicën e tyre në televizionet tona (të pakontrolluara) janë të mbushura me dekadencë dhe mediokritet.
2 Qershor 2022, 16:23 -
Kryesi e 're' me emra të vjetër
Ajo ç’ka u konstatua në përzgjedhjen me votimin “elektronik” për zgjedhjen e emrave të kryesisë së re të Partisë Demokratike (në seli), ishte fakti se atje u rikthyen emrat e vjetër. U rikthyen ata për të cilët Berisha thotë se “kanë kontribute të padiskutuara”, por nuk thotë se, edhe kanë abuzuar kur kanë qenë pjesë e pushtetit të tij. Këtë natyrisht nuk e thotë, por mbeti duke sulmuar me të drejtë apo të padrejtë ministrat e qeverisë Rama.
29 Maj 2022, 14:34 -
Kujt i takon pushteti në demokraci ..?
Nga Lenini, Stalini, Enveri, Tito, dhe gjer më sot, të gjithë thonë (para se të vijnë në pushtet) “pushteti i takon popullit”. E ka shpikur përmes teorisë komuniste V.I. Lenini, dhe e la edhe pas vdekjes si dëshmi e faktit, si merret, si mbahet dhe si nuk lëshohet më pushteti.Bolshevikët erdhën në pushtet, pasi përmbysën me revolucion regjimin perandorak të Carit të Rusisë, dhe vendosën “pushtetin e popullit”.
27 Maj 2022, 15:29 -
SPAK, e ka detyrim moral dhe ligjor të zbardhë Gërdecin dhe 21 Janarin
Gërdeci dhe 21 Janari, mbeten dosjet më të bujshme, për të cilat SPAK-u, duhet të ndalet, të hetojë dhe dërgojë për gjykim cilindo që ka gisht në ato krime. Koha thonë “mbulon gjithçka”. Por të paktën, në rastin e këtyre krimeve kaq makabre, duhet që drejtësia të thotë fjalën e saj. Askush, jo sot, por edhe pas 100 vitesh, nuk mund të mbetet pa marrë ndëshkimin e ligjit.
26 Maj 2022, 15:48 -
Artur Ajazi: Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…
Duket sikur të gjithë kanë marrë dhe kanë bërë shkollën e Sali Berishës. Kanë marrë prej tij mohimin e pohimit, zvarritjen, kokëfortësinë deri në arritjen e pazarit, kanë marrë prej tij mënyrën e të bërit “luftë” ndaj kundërshtarit politik, shpifin dhe e zënë hasha, dhe kur u del gënjeshtra nuk skuqen dhe nuk turpërohen.
17 Maj 2022, 13:04 -
Presidentin, nuk mund ta propozojë dhe zgjedhë një parti e shpartalluar
Shumë teori “konspirative” dhe shumë emra po dalin lidhur me emrin dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Disa thonë “nuk duhet të jetë si Meta” disa “nuk duhet të jetë nga socialistët”, apo “nuk duhet të jetë vasali i kryeministrit Rama”etj
16 Maj 2022, 16:53 -
'Ndëshko, të ecësh përpara'… thotë latini
Izrealitët kanë një proverb, “atë që se ndëshkon, gjithë jetën të mundon”. Partitë politike në Shqipëri, kanë 30 e ca vjet, që shkojnë dhe vijnë në fushata elektorale me premtime të bujshme (jo më për drita dhe ujë) për “luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, luftë pa kompromis ndaj atyre që kanë vjedhur dhe pasuruar me para taksapaguesish”etj
12 Maj 2022, 16:06 -
Artur Ajazi: 'Revolucioni' Rama…
Shqipëria po përjeton prej 9 vitesh (dhe do të vazhdojë) “revolucionin” Rama. Ai u shtri në tokë, det, ajër, mjedis, shkolla, shëndetësi, ekonomi, kulturë, bujqësi, duke rritur cilësisht jetën e qytetarëve, dhe vazhdon të lehtësojë hallet e tyre. Revolucioni Rama, nuk ndalet. Ai mbetet i pari kryeministër në Shqipëri (dhe pse jo edhe në Ballkan) që shkon, takohet dhe ndahet nga homologët e tij europianë, si i barabarti mes të barabartëve, duke arritur ti ketë “peshë” fjala, kërkesa, sygjerimi, ankesa.
11 Maj 2022, 16:38 -
Shkatërrimi i opozitës, mision i (pa)mundur
Ajo që po ngjet me opozitën prej vitesh (dhe jo prej muajsh) është në fakt përshkallëzimi i një misioni të cilin Sali Berisha po e përmbush me sukses. Edhe pse po akuzon Edi Ramën apo Taulant Ballën se “po shkatërrojnë opozitën, po blejnë deputetët” apo dhe profka të tjera, e vërteta qëndron në të vetmin njeri, Sali Berisha.
10 Maj 2022, 13:54 -
Në Shqipëri, klasa politike është e vjetëruar
Edhe pse ka popullsinë me moshën më të re në Europë, Shqipëria ka sot një klasë politike të vjetëruar. Deri sot, askush në Shqipëri nuk ka bërë një studim të plotë për partitë politike, apo procesin e tranzicionit tek ne. Asnjë nuk ka folur për të saktësuar se pavarësisht pretendimeve nga Ramiz Alia se gjoja “ai nuk ishte për pluralizëm politik dhe Dhjetori i ‘90 i gjeti të papërgatitur” mendoj se ka ndodhur e kundërta.
9 Maj 2022, 14:58 -
'Më do, s’më do', kjo po ndodh tani në PD
Partia Demokratike aktualisht ndodhet në stadin më të keq, bile më keq se ç’ka qenë në kohën e Lulzimit. Ata që deri para ditës së kongresit të mbajtur nga Berisha shpreheshin se “jemi për bashkimin, por pa ish-liderin”, sot i janë bashkuar atij.
4 Maj 2022, 14:05 -
Antiamerikanizmi, zakoni i vjetër i ish-komunistëve
Prej 32 vitesh,Shqipëria përjeton sistemin demokratik,ndër sistemet më të përparuara të njerëzimit. Ne kemi vuajtur prej shekujsh, por dhe vuajtëm shumë gjatë 45 viteve nën komunizëm, ku epiqendra e “betejave” ideologjike ka qenë “lufta ndaj imperializmit amerikan, si rreziku kryesor i sistemit komunist”.
29 Prill 2022, 13:13 -
Shtresëzimi social i shoqërisë shqiptare
Edhe pse kanë kaluar mbi 40 e ca vjet, ende janë me rëndësi idetë filozofike të shkencëtarit gjerman Herbert Markuze, i cili në veprën e tij “Njeriu i një përmase”, shprehet se “modernizimi i shoqërisë, zhvillimi qytetar dhe humanizimi i kapitalizmit do të sjellë ndryshim radikal në shtresëzimin social të saj”.
27 Prill 2022, 13:53 -
Krimi, 'të fortët' dhe policia
Eshtë fakt, se krimi ka rritje, ashtu siç është fakt i padiskutueshëm që është rritur edhe forca goditëse e strukturave ligjzbatuese. Krimi ndodh në rrugë, parking, rrugica, tregje, autostrada, banesa, familje, etj. Ndodh për shkaqe ekonomike, hakmarrje, pronësie, prishje “pazaresh”, rastësie, shkaqe fare banale, etj.
14 Prill 2022, 15:39 -
Opozita e shpallur 'non-grata' që kërkon të vijë në pushtet
Gjithë opozita (në rast se biem dakord se opozita është Partia Demokratike) duket sikur ka hyrë në labirinthin pa kthim, të shpalljes “non-grata” të saj. Ajo parti ka marrë tashmë hijen e ish-liderit historik. Në oborrin, zyrat, korridoret dhe sallat e saj, flitet për Berishën, “bëmat” dhe fushatën e tij, luftën e tij ndaj amerikanëve, dhe mburren se “kemi një burrë që nuk trembet ndaj tyre”.
12 Prill 2022, 17:06 -
Opozita e opozitës, së opozitës…
Sali Berisha, ka arritur të rimarrë selinë, muret, tullat, dyert, çelësat e tyre, zyrat, logon, rojen, por jo vendosmërinë e grupimit të Lulzim Bashës për ti rezistuar atij. Enkeleid Alibeaj ka apeluar vendimin e Zhukrit të Berishës, edhe pse ish-lideri historik tha se “ajo gjë nuk do të ndodhë kurrë”.
5 Prill 2022, 16:04 -
Dallimi që bën diferencën mes tyre
Edi Rama, nuk pranon dhe nuk qas njeri në Partinë Socialiste, në rast se rezulton i përzierë me afera kriminale dhe korruptive. Edi Rama, nuk rezulton ti ketë bërë “avokatin” asnjë zyrtari, ministri, ish-ministri, deputeti apo ish-deputeti që rezulton i lidhur me afera të pista, me korrupsion dhe lidhje kriminale. Gjithçka e ka lënë në dorë të organeve të drejtësisë.
30 Mars 2022, 14:07 -
Pse nuk besohet PD, kur flet për kriza dhe korrupsion ?
Edi Rama, nuk kishte mbushur 100 ditët në pushtet, dhe prej frëngjive të Partisë Demokratike, doli deklarata e parë politike e pabazuar asgjëkundi “qeveria po zhytet në korrupsion…”. Dhe pastaj me rradhë nisën “betejat” e Sanço Panços me “mullinjtë e erës”.
29 Mars 2022, 14:52 -
PD rikthehet në 'bazë'
Bashkimi apo ribashkimi, natyrisht do të ndodhë në Partinë Demokratike. Dhe kjo gjithmonë sipas 11 Dhjetorit, apo sipas Berishës. Ata që e quajnë dhe e trumbetojnë me të madhe, apo dhe japin definicione alarmi se “ajo parti rrezikon shpërbërjen” e kanë gabim.
24 Mars 2022, 21:08 -
Dumreja, 'thesari' që mbart nëntokë 5 miliardë fuçi nafte
Zona e harruar prej vitesh nga qeverisja e Sali Berishës, ajo e Dumresë në Elbasan, sot është transformuar në një atraksion turistik të mahnitshëm për shqiptarët dhe të huajt. Belëshi, ka shanse të marrë një zhvillim marramendës, jo vetëm për bukuritë dhe resurset por edhe sepse, pas kërkimeve të bëra në vite, kompani të huaja, kanë zbuluar se nëntoka atje ka rezerva të paparashikueshme nafte.
10 Mars 2022, 13:11 -
Vilat dhe pallatet, që dalin në komisionet hetimore
Prej disa javësh po funksionon rregullisht Komisioni Hetimor Parlamentar, për atë që opozita Basha e quan “skandali incineratorëve”. Pala opozitare ka hartuar një listë të gjatë emërore, me zyrtarë, administratorë, kryetarë bashkish, ministra, etj, të cilët po paraqiten në atë komision për tu pyetur në cilësinë e deklaruesit, dëshmitarit, apo personit që ka dijeni.
22 Shkurt 2022, 13:28 -
Kohë e re, zakon i vjetër
Sali Berisha u rikthye në politikë. Ose më mirë të themi, ai kurrë nuk u largua prej andej. Politika është pasioni i tij, është “oazi” i tij, është skuta prej nga ujdis lidhjet e vjetra dhe të reja, shënjestron, mbështet dhe lufton mikun dhe hasmin, dhe mban të paprekura interesat. Askush nuk i ka harruar fushatat e Sali Berishës, karvanët e makinave, flamujve, turmat e nxitura dhe stimuluara me thirrjet “Berisha-Berisha, vdekje komunizmit, liri-demokraci”.
15 Shkurt 2022, 18:39