-
Opinion
Barkderrat që po degradojnë imazhin e policisë
Në akset tona rrugore nacionale dhe dytësore, në patrullat e policisë, nga 2 në 3 prej efektivëve janë mbi moshën 50 vjeç, me peshë trupore mbi 85 kg. Asnjë prej këtyre nuk është në gjendje as të parandalojë, as të gjurmojë dhe as të godasë krimin, shkelësin e ligjit, rrugaçin që i merr jetën një familje, apo dikujt që gjendet në trotuar duke pritur autobuzin, dhe mjeti me 180 km-orë i bën hatanë.
28 Qershor 2021, 12:23 -
Opinion
Për ata që thonë se, 'Meta është njeri i amerikanëve'
Gjykata Kushtetuese e ka caktuar relatorin e çështjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.Kërkesa është bërë nga Parlamenti pas vendimit të marrë me 104 vota “pro”, për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit.
23 Qershor 2021, 15:00 -
Opinion
Ç’ndodhi me 'qeverinë' në hije të Bashës?
Afro 6 muaj para zgjedhjeve, kur nuk kishte ardhur akoma “dridhma” e fushatës, dhe kur Lulzimi i “ngopte me lugë të zbrazur” të vetët, ekzistonte një listë me afro 1200 emra. Do të ishte lista e ministrave, zv/ministrave, drejtorëve të mëdhenj dhe të vegjël, drejtuesve të policisë dhe deri shoferëve të tyre, pasi Lulzim Basha të fitonte pushtetin
22 Qershor 2021, 13:58 -
Opinion
PD në Parlament, si parti pa aleatë
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është aleati i pari i koalicionit opozitar që bën me dije se në shtator do të rikthehet në Parlament me deputetët e partisë së tij. Nga ana e tij edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit një “masakër elektorale”, por nuk është shprehur kundër pranisë së opozitës në Kuvendin e ri.
21 Qershor 2021, 17:22 -
Opinion
Analiza e 'zgjedhjeve' ka një emër, Lulzim Bashën
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi javën e shkuar, propozimin e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, për “metodikën e analizës së rezultatit të 25 prillit”. Sipas dokumentit, procesi i analizës do të ndahet në dy faza. Faza e parë është kur drejtuesi politik i qarkut do të ngrejë “grupin e punës” me drejtuesit lokalë të partisë.
20 Qershor 2021, 13:14 - Opinion
-
Opinion
'Fitorja' e Pirros së PD
Ajo ç’ka bëri Lulzim Basha me zgjedhjet e stisura në Partinë Demokratike, ishte edhe kësaj here, një maskaradë, që do ti kushtojë në të ardhmen jo atij si person, por asaj force politike. Rezultati i “zgjedhjeve” në atë parti, ishin shansi i humbur, për të ribashkuar, riformuar dhe ridimensionuar politkisht atë forcë të zgërlaqur politike.
14 Qershor 2021, 13:21 -
Opinion
Berisha rikthehet në krye të PD?
“Kurrë mos thuaj kurrë, “never say never”, kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më,” – tha Berisha në intervistën e tij për kanalin televiziv që financohet nga familja e tij.
11 Qershor 2021, 13:14 -
Opinion
Festa e inatit dhe 'vallja' dibrane e Ilir Metës
E ndërsa Parlamenti diskutonte rreth raportit përfundimtar mbi shkarkimin e kreut të shtetit, në Presidencë hidhej “vallja” dhe këndohej kënga. Dukej si festa e fundit e Ilirit para shkarkimit, para largimit jo vetëm nga ajo godinë, por edhe nga politika.
9 Qershor 2021, 15:01 - Opinion
-
Opinion
Në 13 Qershor vendoset dinjiteti i PD
Edhe pak ditë, dhe anëtarësia (pjesa e njëanshme) e Partisë Demokratike do të votojë për kryetarin e ri të asaj force politike. Zigzaket dhe lëkujdjet e qëndrimeve kontradiktore të kryetarit në detyrë Lulzim Basha, duket se nuk i kanë lënë hapësirën e duhur dhe reale emrave të tjerë, që mendojnë se “duke rivalizuar Bashën, krijojnë shansin e moderimit dhe demokratizimit të partisë”.
7 Qershor 2021, 15:24 -
Opinion
Të gjithë presin, çfarë do të ndodhë me Bashën pas 13 Qershorit
Lulzim Basha u ngjit sërish në Veri. Ishte në Tropojë, nga ku deklaroi se “të gjitha arritjet e Shqipërisë mbajnë vulën e Sali Berishës”. Duke zhvilluar takimin e rradhës me mbështetësit e tij në kuadër të fushatës zgjedhore brënda partisë Basha tha se “beteja e vërtetë është me kundërshtarin dhe armikun e madh të demokracisë regjimin Rama-Doshi”.
1 Qershor 2021, 13:13 -
Opinion
A janë të besueshëm rivalët e Bashës?
Partia Demokratike është kthyer në minierë thashethemesh tanimë, ku gjysmat e tyre natyrisht janë të vërteta. “Të blesh mandatin 300 mijë euro”, “të blesh vota edhe atje ku nuk të njohin fare”, “të futesh në vallen e Lulit edhe pse ke paguar mijëra euro për të kapur listën e tij”, janë vetëm disa nga hamendësimet që po qarkullojnë dukshëm ditët e fundit në ambientet e demokratikasve.
31 Maj 2021, 14:16 -
Opinion
Pas shkarkimit, Meta mund të ngujohet në Presidencë?
“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”.
28 Maj 2021, 14:47 -
Opinion
Pse Basha, nuk e do demokracinë, veçanërisht atë amerikane…
Kreu aktual (i Republikës së Re)i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nisur nga veprimet dhe vendimet politike që ndërrmer,duket se nuk e do fare demokracinë aq më tepër atë amerikane. Refuzimi i dorëheqjes, refuzimi i bashkëpunimit me rivalët e tij brënda partisë, mbyllja e derës për zërat kundër, veprime flagrante që arrijnë deri tek fshirja e emrit të Bujar Nishanit nga regjistrat e PD, tregojnë miopi politike.
27 Maj 2021, 14:39 -
Opinion
Lulzim Basha dhe partia si çiflig
Përfundimisht, në Partinë Demokratike, as janë bërë, dhe as nuk do të bëhen kurrë zgjedhje të lira, demokratike, të drejta dhe të ndershme. Brënda asaj partie, edhe muret janë berishizuar, janë molepsur aq keq, saqë e ka të pamundur çdo kandidat të hedhë “tuç” Lulzimin, aq më keq Sali Berishën.
26 Maj 2021, 14:02 -
Opinion
Si mund të ketë zgjedhje të reja në PD, pa dorëheqjen e kryetarit ?
Procesi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike ishte vendosur të hapej më 16 deri më 22 maj, ndërsa fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.Më pas, në 13 qershor do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Lulzim Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë sërish për drejtimin e PD.
25 Maj 2021, 14:16 - Opinion
-
Opinion
Kjo verë e 'nxehtë' për Partinë Demokratike
Lulzim Basha i ka harruar ose do të bëjë sikur “nuk i harron” zgjedhjet. Më tepër rëndësi, ka sot për kryetarin e opozitës, rënia e hijes së Doktorit.Në derën e partisë së tij, ka trokitur Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe ka sjellë “mandatën” për Sali Berishën.
21 Maj 2021, 13:26 -
Opinion
Eshtë e sigurt, Berisha do të 'tërheqë këmbën zvarrë'
Amerikanët nuk nxitohen. Ata gjithmonë e nisin ngadalë, por e bitisin siç duhet dhe kur duhet. Kjo ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. Mandatën ja dhanë pikërisht tani, kur drejtësia e re ka marrë më shumë se kurrë, mbështetjen maksimale nga SHBA, për ti dhënë goditje fatale krimit, trafiqeve, dhe korrupsionit.
20 Maj 2021, 13:15 - Opinion
-
Opinion
Berisha ka vendosur ta keqpërdorë Lulzimin
Kinostudio “Shqipëria e Re”, do ta kishte zili një personazh si Lulzim Basha. Një kryetar partie, që i rikthehet fushatës elektorale, edhe pse ka pranuar rezultatin e saj. Një kryetar si ai, që nuk di çfarë kërkon më shumë nga ata që mbledh tutje-tu, sa në Durrës apo Lezhë, duke menduar se “do të më besojnë edhe kësaj here”.
12 Maj 2021, 14:46 -
Opinion
Nuk paske kuptuar asgjë nga humbja, o Lul
Durrësi e ka pritur shumë ftohtë Lulzim Bashën. Njeriun që do të mbahet mënd gjatë në politikën shqiptare, që ka “korrur” veçse humbje në betejat elektorale. Ka menduar t’ja nisë me “ture dhe takime”, ndërkohë që duhej t’ja niste me “ndjesë dhe dorëheqje”.
11 Maj 2021, 13:50 -
Opinion
Pse u 'shkri' aleanca e opozitarëve
Partisë Demokratike, po i ikin një nga një, të gjithë. Militantët, thelemuesit, drejtuesit, aleatët. Po ikin Goni, Monika, Nardi, gati për të ikur Vangjeli, Shpëtimi, apo dhe Dashi. I vetmi “besnik” mbetet Fatmir Mediu, i cili është marrë në ndjekje penale nga SPAK, dhe hija e Berishës i duhet akoma.
7 Maj 2021, 14:37 -
Opinion
Mos e 'ha turpin me bukë' Lulzim, tregohu pak hollandez
Lulzim, nuk duhet ta marrësh me sportivitet gjithë zallamahinë që ngrite brënda Partisë Demokratike. Ti i humbe për herën e pestë zgjedhjet dhe betejat me Edi Ramën Edhe 15 herë të tjera do ti humbësh ato Partisë Socialiste. Zgjedhjet, fushata, negociatat, dorëheqja, largimi, afrimi, dhe çdo akt tjetër qytetar edhe brënda një partie, vlerësohen më shumë se një fitore.
6 Maj 2021, 14:44 - Opinion
-
Opinion
Komunistët nuk dorëzohen, Grida
Grida Duma (avokatja e vetme e Lulzimit) ka deklaruar prej një jave në media se “ne nuk dorëzohemi deri në fitore”. E ka bërë refren të saj, “mosdorëzimin”, aq sa në emisionin e fundit televiziv ku ishte e ftuar, thuajse foli me gjuhën e strukturave të armatosura që ngriti Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale.
4 Maj 2021, 14:37 -
Opinion
'Urtësimi' i papritur i Metës
E ndjeu “rrezikun” dhe ka nisur të bëhet i me demak i “urtë”. E ndjeu se do ta shkarkojnë, dhe bën sikur jep mesazhe “maturie, përmbajtje, qytetarie”. Por nuk harron të thotë se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar akoma”, edhe pse Celibashi 1 orë para tij, doli dhe bëri me dije emrat e deputetëve të Parlamentit të ri.
30 Prill 2021, 15:50 -
Opinion
Largohu Lul, të paktën bëj një të mirë asaj partie
Partia Demokratike i ka humbur thellë edhe këto zgjedhje. Lulzim Basha dhe shpura e tij mbrojtëse, nuk mundën të ribashkonin demokratët, nuk mundën të ndezin në bazën e asaj partie frymën e mobilizimit dhe urrejtjes ndaj qeverisë Rama.
29 Prill 2021, 14:09 -
Opinion
Rama, ky lider historik
Jo vetëm që fitoi i vetëm mandatin e tretë qeverisëse (pa bishta mbrapa) të cilin nuk e ka arritur deri sot asnjë prej partive politike në Shqipëri prej 30 vitesh, por edhe sepse injektoi qysh në zanafillë të fushatës mentalitetin motivues “punë jo gjumë”.
27 Prill 2021, 14:13 -
Opinion
Jepe dorëheqjen Ilir, mbaje fjalën
Që Partia Socialiste e ka fituar mandatin e tretë (të paktën nga numurimi i kutive të votimit deri tani) kjo as nuk diskutohet. Që Partia Demokratike do të qëndrojë në opozitë, dhe se LSI-ja, ka pësuar goditje të madhe elektorale, dhe kjo nuk diskutohet.
26 Prill 2021, 15:20 -
Opinion
Kameramani me kapuç, Ilir Meta
Ish-kreu i shtetit Ilir Meta, po merret së fundi edhe me xhirime filmike dhe blerje videosh, duke tentuar të tensionojë fushatën elektorale. Ai ka nisur të kthejë Presidencën në studio filmike,duke shfaqur para të pranishmëve video të bëra nga “njerëzit e tij” në terren. Duke u bërë më shumë se qesharak, ish-kreu i shtetit, ka thyer çdo hamendësi lidhur me përqëndrimin e tij psikik dhe frikën ndaj ndëshkimit ligjor.
23 Prill 2021, 14:57 -
Opinion
Ligji do ta mposhtë krimin me votën e lirë
Janë mbledhur të gjithë duke shkelur ligjin,duke menduar se “erdhi ora e pushtetit”. Duke organizuar grupime mercenarësh të rekrutuar nga kontigjentet e përjashtuara nga Policia e Shtetit apo strukturat e tjera ligjzbatuese, ata kanë ngritur celula paralele, duke i udhëzuar qartazi “të mos falet askush që nuk na voton ne”.
22 Prill 2021, 13:17 -
Opinion
Huqi del me shpirtin…
Nuk i ndahet shpirti nga pazari për votën. LSI dhe PD, kanë intensifikuar “takimet kokë më kokë” me njerëzit e mbetur, dhe ata që nuk votojnë prej 2 dekadash për opozitën. Duke premtuar gjela deti, thasë mielli, plehra kimike, vende pune, dhe deri viza pune për jashtë shtetit. Ata i janë kthyer avazit të vjetër.
22 Prill 2021, 08:18 -
Opinion
Cubat dhe lëtyrat e kësaj fushate
Kjo fushatë, fatmirësisht tanimë e ka përcaktuar fundin e tranzicionit të trishtë politik në Shqipëri. E atij tranzicioni, që veshi me “lëkurën” e politikanit , ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit 30 vjet më parë, ish-agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, ish-komunistë me dosje krimesh, ish-mëkatarë procesesh gjyqsore, dhe ata, që nuk kishin firmosur kurrë në dordero,dhe që arritën të bëhen kryeministra, pronarë partish dhe deri presidentë.
20 Prill 2021, 14:23 -
Opinion
Moratoriumet, si 'shpresë' e humbur e Lulzimit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nënshkruar së fundi,një marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, ku ndër të tjera u zotua që të mos ketë taksa mbi 0.5 per qind të xhiros.Kreu aktual i opozitës, e ka quajtur këtë marrëveshje “një hap drejt qëllimit madhor të PD për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët”.Po ashtu ai ka deklaruar se “një nga pikat e marrëveshjes është edhe një moratorium për bizneset për një periudhë kohë prej 12 muajsh”.
14 Prill 2021, 15:07 -
Opinion
A mund ti besosh 'garancisë' së Lulzimit ?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një mesazh për të gjithë punonjësit e administratës publike, por edhe efektivët e policisë dhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura, shprehej se “ata duhet të mos kenë frikë nga “ndryshimi” dhe “të dalin të votojnë masivisht për ndryshimin”.
13 Prill 2021, 15:14 -
Opinion
Beteja e fundit e vlerave dhe antivlerave
Beteja elektorale e 25 Prillit, pa asnjë dyshim, do të jetë beteja e fundit mes vlerave dhe antivlerave, mes një epoke të grisur, dhe një epoke të re. Një betejë e cila do të përcaktojë, rrugëtimin final të vendit drejt Europës, dhe zhvillimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare.
12 Prill 2021, 14:27 -
Opinion
Luli kërkon 'debat publik' me Edi Ramën?
E ka zënë “turpi”, dhe ka deklaruar në një takim me gratë se “ai i trembet debatit me mua”. Kryetari partisë Demokratike Lulzim Basha, u shpreh se kryeministri Edi Rama “ka frikë nga përballja në debat me mua, ai bën trimin në ekran duke sharë këdo, ku preferncë ka opozitën ndërsa shmang llogaridhënien për çfarë ka bërë në 8 vite qeverisje”.
11 Prill 2021, 13:50 - Opinion