-
Rama batuta me bizneset në Vlorë: PD-në e kemi si hudhër për të mos marrë mësysh (VIDEO)
Gjatë inspektimit të disa bizneseve në Vlorë, kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat me pronarët e bizneseve. Duke folur për zerimin e taksave dhe TVSH, Rama ka shtuar se "PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh"Biseda e kryeministrit me pronarin e biznesit të akullor
27 Shtator 2020, 12:56 -
Rama në Vlorë: Do hapen lokalet brenda, ministria jep sot detajet! Jo më inspektime bizneseve, vetëm monitorim kundër punës në të zezë
Sot Ministria e Shëndetësisë dhe komiteti teknik do të vendosë për kushtet e hapjes së ambienteve të brendshme të lokaleve. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve në disa biznes në Vlorë.
27 Shtator 2020, 12:38 -
Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, bizneset që do rindërtohen nuk do paguajnë taksën e infrastrukturës
Bizneset e dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit nuk do të paguajnë taksën e infrastrukturës. Ky ndryshim ligjor u miratua në komisionin e ekonomisë dhe pritet të votohet të enjten në parlament.
22 Shtator 2020, 18:51 -
QKB: Bizneset që aplikuan por nuk dorëzuan bilancet, afat deri më 10 tetor
Bizneset që aplikuan por nuk kanë mundur të dorëzojnë bilancet financiare në Qendrës Kombëtare të Biznesit, do te kene afat deri më 10 tetor. Nga 20 mije gjithsej deri më 3 gusht kanë dorëzuar bilancet 19 mijë biznese.
7 Shtator 2020, 16:06 -
A bëhet biznes në pandemi? Studiuesja e politikave ekonomike në Report TV: Kush u përshtat me nevojat e tregut, doli fitues
Pandemia Covid-19, ka ndryshuar 360 gradë ecurinë e disa bizneseve, pasi në disa raste janë detyruar të mbyllin aktivitetin apo edhe të punojnë me kapacitet të reduktuar.
12 Gusht 2020, 14:03 -
‘Rrëzohet’ besimi në ekonomi me mbi 50%, BSH: Rënia më e madhe në sektorin e shërbimeve
Pandemia COVID-19 e ka rrëzuar besimin në ekonomi në nivelin më të ulët historik. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë besimi i konsumatorit dhe i biznesit në ekonomi ra me mbi 50% në tremujorin e dytë. Goditja më e madhe është tek sektori i shërbimeve.
6 Korrik 2020, 17:48 -
Bankat ulin interesin, por rrisin kushtet për dhënien e kredisë, ekspertja: Janë të pasigurta për vijueshmërinë e biznesit
Si pasojë e pasigurisë që ka shkaktuar pandemia COVID-19, bankat e nivelit të dytë kanë rritur kushtet që kanë ndaj biznesit për të dhënë kredi. Por përpos situatës jo pozitive bankat kanë ulur lehtë normat e interesit. Shkak për këtë rënie të lehtë mund të jenë bërë edhe garancitë sovrane, për shkak se e para ishte pa normë interesi dhe e dytë me normë deri në 5%.
20 Qershor 2020, 14:47 -
Mbyllja e aktivitetit ekonomik ‘gjunjëzon’ arkën e shtetit! Në maj bien me 30% të ardhurat krahasuar me 2019
Edhe pse në muajin maj një pjesë e bizneseve rifilluan aktivitetin e tyre ekonomik pas mbylljes me vendim qeverie për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, rënia në të ardhura ka qenë e ndjeshme.
16 Qershor 2020, 16:48 -
Basha takon banorët në Vlorë: Turizmi drejt falimentimit, mungesa e paketës së ndihmës po i çon drejt mbylljes
Ai thotë se kur shkoi atje gjeti lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.
13 Qershor 2020, 13:02 -
Shembja e bizneseve në Velipojë, Basha: Në ditët më të vështira Rama përdor dhunë e gaz lotsjellës për të grabitur tokat
Ai shprehet se Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë në ditët më të vështira për shqiptarët. Shton se këto janë akte barbare e grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.
11 Qershor 2020, 20:59 -
Zbulohet drafti i plotë amnistisë, falen edhe pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017
Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.
9 Qershor 2020, 15:50 -
15 propozime të biznesit për rimëkëmbjen! Fond 500 mln euro për kreditimin e bizneseve, hapje transportit me dy fasha apo krijimi i bankës së zhvillimit
Sipas draftit që Report TV e disponon duhet të pezullohet parapagimi i TVSH-së në doganë për importin e mallrave, të rimbursohet menjëherë TVSH-ja e prapambetur apo të shtyhen deri në fund të vitit 2020, te gjitha pagesat për taksat dhe tarifat për pushtetin vendor.
6 Qershor 2020, 11:17 -
Edhe dy ditë kohë, Tatimet paralajmërim bizneseve: Aplikoni për pagat e punonjësve ose do të gjobiteni (VIDEO)
Sipas Tatimeve nga dy paketat financiare si për atë 26 mijë lekë për tre muaj, ashtu edhe për atë 40 mijë lekë kanë përfituar që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, 73 mijë 830 biznese dhe 187 mijë 437 punonjës.
3 Qershor 2020, 16:36 -
Sarandë/ Protestë paqësore për hapjen e bulevardit, qytetarët: Bllokimi është goditje për biznesin
Biznesmenë dhe qytetarë në Sarandë janë mbledhur për të organizuar një protestë për të hapur Bulevardin gjatë sezonit veror edhe pse një nga masat akoma në fuqi është ndalimi i tubimeve në vend për shkak të përhapjes së COVID-19.
1 Qershor 2020, 11:45 -
Sanksionet/ Qeveria gjoba bizneseve s'aplikojnë për pagën e punëtorëve dhe TV-ve që s'respektojnë distancën në studio
Qeveria ka miratuar aktin normativ për të gjobitur me 50 mijë lekë bizneset që nuk aplikojnë për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh për punonjësit. Po ashtu në aktin e ri është saktësuar fakti që do të lejohet më shumë se një person në studion televizive por do të ketë gjobë 1 milionë lekë nëse nuk respektohet distanca 2 metra.
20 Maj 2020, 17:26 -
15 mld lekë për garancinë sovrane 2 për bizneset e prekura nga COVID! Shteti garant i 60 % të principalit të kredisë
Qeveria shqiptare ka dhënë 15 miliardë lekë mbështetje për garancinë e dytë sovrane, duke u ofruar një mundësi financimi të gjithë sipërmarrjeve që u prekën nga pandemia. Qeveria del garant për 60 % të çdo huaje që bankat do të lëvrojnë për sipërmarrjet.
14 Maj 2020, 07:45 -
COVID-19 frenon kredinë për bizneset dhe individët/ Banka e Shqipërisë: Rënie me 1.2%
Përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe mbyllja e shumë aktiviteteve ekonomike ka ndikuar edhe tek kreditimi i ekonomisë që ka pësuar rënie. Banka e Shqipërisë thotë se kredia për biznesin e madh në tremujorin e parë ka rënë me 1.2%, ndërkohë që të gjitha bankat kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi si për individët ashtu edhe për bizneset.
12 Maj 2020, 14:39 -
Paralajmërimi i Ramës: Bizneset e mëdha që nuk aplikojnë për pagën e punëtorëve do të gjobitën
Të gjitha bizneset e mëdha që nuk kanë aplikuar në Tatime për përfitimin e 40 mijë lekëshit ndaj punonjësve që kanë larguar nga puna do të gjobiten. Paralajmërimin e jep kryeministri Rama duke e quajtur të patolerueshme.
4 Maj 2020, 11:34 -
Vetëm 408 biznese aplikojnë për kredinë sovrane, bankat po shqyrtojnë 72 të parat
Deri më tani kanë aplikuar për kredinë me garanci sovrane 408 biznese, ndërsa bankat po shqyrtojnë 72 të parat. Bizneset e prekura nga COVID-19, do të mund të marrin kredi për pagat e punonjësve deri në tre muaj.
1 Maj 2020, 16:04 -
Rregullat për dyqanet e veshjeve, klienti nuk duhet t'i provojë rrobat, maskat e dorezat të detyrueshme
Me hapjen e dyqaneve të rrobave, qeveria ka vendosur një protokoll sigurie për masat higjeno-sanitare covid-19. Në kuadër të këtij protokolli dorezat dhe maskat janë të detyrueshme si për shitësin ashtu dhe për klientët. Cdo dyqan duhet të jetë i pajisur me dezifektues dhe klienti nuk lejohet që ti provojë rrobat në trup.
28 Prill 2020, 17:18 -
Rama kujton bizneset: Mos harroni protokollin e sigurisë në ambientin tuaj, në të kundërt sanksione
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar të gjithë bizneset që pritet të hapen pas 27 prillit se në ambientet e tyre duhet të zotërojnë lejen përkatëse dhe vërtetimin nga e-albania se biznesi i tyre lejohet të zhvillojë aktivitetin e tyre gjatë situatës së pandemisë.
21 Prill 2020, 16:28 -
Hapen pjesërisht tregjet e shumicës, mungojnë klientët! Tregtarët: E hapëm sa për mos ndenjur kot në shtëpi/ Vëzhgimi i Report TV
Nga sot kanë vijuar aktivitetin e tyre bizneset shumicës së veshjeve, elektro-shtëpiakeve apo edhe dyqanet e kozmetikës. Edhe pse disa prej dyqaneve janë hapur, tregtarët kanë problem mungesën e klientëve. Sipas tyre shitjet janë zero, pasi nuk ka qarkullim të qytetarëve.
20 Prill 2020, 15:58 -
Nga tregjet e shumicës, te hotelet, peshkimi dhe kozmetika! Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna
Qeveria publikon listën me bizneset e tjera që do të lejohen të hapen dhe të vijojnë normalisht aktivitetin ditën e hënë, por nën masa të rrepta sigurie. Në listë lejohet hapja e hoteleve, tregjet e shumicës për veshje, aktivitetet e organizatave fetare, politike, si dhe rinisin akomodimet për pushime nëpër kampingje, çadra apo parqe. Të hapura edhe pikat e shumicës së peshkimit dhe elektro-shtëpiakeve. Aktivitete do të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie
18 Prill 2020, 10:33 -
COVID-19 mbylli 50% të bizneseve në vend, vetëm 8% e ndërmarrjeve vijuan normalisht aktivitetin
Report TV ka siguruar anketën me rezultatet paraprake pasi ajo përfundon më 19 prill, ku vihet re se 50% e bizneseve kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre, 42.5% e bizneseve të anketuar kanë mbyllur pjesërisht biznesin dhe 7.5% thonë se vijojnë aktivitetin.
15 Prill 2020, 17:41 -
Denaj thërret Këshillin e Investimeve, Biznesi: Na shqetëson papunësia, taksat e likuiditeti
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Investimeve. Në mbledhje është diskutuar impakti në ekonomi i situatës së krijuar nga pandemia, si dhe nevojat për ridimensionim të ekonomisë në sektorë kyç në një periudhë afatmesme.
15 Prill 2020, 13:48 -
'Të liberalizuarit', për herë të parë pas dy vitesh, biznesi paguan energjinë me çmimin e familjarëve
Sipas rregullit, të gjithë bizneset të lidhur në tension 35 kilovolt duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë, por për arsye të ndryshme nga mbi 90 biznese të kësaj kategorie, një pjesë ende mbeten të varur nga kompania publike.
15 Prill 2020, 11:09 -
Rama: Me ecurinë e deritanishme të COVID-19, brenda majit një pjesë e 176 mijë punonjësve rikthen në punë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ecurinë e deritanishme të COVID-19, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e 176 mijë punonjësve t'i rikthehen punës brenda muajit maj.
14 Prill 2020, 10:44