-
3 familje hyjnë në shtëpitë e reja në Baldushk, Veliaj: Na jepni besimin, t’i çojmë punët deri në fund! PD shalqi me provë, në LSI hajdutë me çizme
Tre familje të tjera, ajo e Ramazan dhe Fadil Harizajt, si dhe e Ali Ramës nga fshati Balshaban i Baldushkut, hynë në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas rrënojave që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili vizitoi familjet në banesat e reja, u shpreh se, pavarësisht terrenit të vështirë, standardi i rindërtimit është zbatuar kudo njëlloj, ndërsa theksoi se transformimi i Baldushkut do finalizohet me lagjen e re, e planifikuar në Programin e Rindërtimit, për 30 familje të dëmtuara nga tërmeti tragjik.
4 Mars 2021, 14:19 -
10 blofet e Ilir Metës me ‘dorëheqjet’ në 5 vite, a duhet marrë më seriozisht dhe si u kthye reforma në drejtësi në dramë për Presidentin
Ilir Meta paralajmëroi të paktën 10 herë dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe më pas si President që kur nisi hartimi i reformës në drejtësi, si bëri politikë kreu i shtetit me lojën e dorëzimit të mandatit
4 Mars 2021, 12:07 -
Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq! Presidenti nuk ia ka besën Bashës
Lufta mes mazhorancës socialiste dhe Presidentit të Republikës pritet të ashpërsohet tej mase pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi dekretimi i qeverisë së re është në dorë të Ilir Metës. Në korridoret e politikës dhe medias flitet se nëse Partia Socialiste merr më pak se 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, pritet të hapet një debat mbi partinë që duhet të mandatohet nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë e re.
4 Mars 2021, 08:58 -
PS publikon videon: Nëse voton Lulin sjell në pushtet Ilirin dhe Saliun, 25 prilli do të jetë një zgjedhje pro drejtësisë
Në videon e postuar nga Partia Socialiste, shkruhet se ndërkohë që Lulzim Basha bën koalicione të së shkuarës me Monika Kryemadhi dhe aleatët e tjerë, Edi Rama po sjell njerëz të rinj me integritet në Partinë Socialiste
3 Mars 2021, 21:09 -
126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS, Petro Koçi: Ne jemi shpresa, përballë kemi çiftin Meta-Berisha nga koalicioni i prapakthimit
Largimet nga LSI nuk kanë të ndalur, ku tashmë jo vetëm disa nga emrat kryesor të kësaj partie, por edhe me qindra të rinj kanë zgjedhur të largohen dhe të bashkohen me PS. Gjatë ditës së sotme 126 ish anëtarë të LSI i janë bashkuar PS në Cakran të Fierit.
3 Mars 2021, 20:28 -
Lefter Maliqi: Kandidoj për LSI-në Berat, kam kërkuar të jem në fund të listës! Nga sot zhvendosem pranë elektoratit (VIDEO)
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi do të kandidojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit aty ku pretendon të marrë 3 mandate.
3 Mars 2021, 10:53 -
Vrasje, trafiqe dhe plaçkitje/ 11 akuzat e llahtarshme të Sali Berishës ndaj Ilir Metës, pse koalicioni PD-LSI është një bashkim i dyshimtë
Sali Berisha ndër vite: Mete festoi vitin e ri me floririn që u vodhi shqiptarëve, ka bërë dy varre pas Malit të Dajtit, përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve të drogës dhe njerëzve, porositi vrasjen e dy deputetëve, fshihet pas Kastriot Ismailajt, lavatriçe dhe çati korrupsioni
3 Mars 2021, 10:24 -
'Kurrë nuk do të qeverisim me LSI-në', Braçe ironizon marrëveshjen e opozitës dhe i nxjerr videon Bashës: Burrë lind nuk bëhesh! Politikan pa karakter
Braçe ka publikuar një video ku flet kryedemokratit Lulzim Basha në vitin 2017, kur betohet se kurrë nuk do të bënte marrëveshje me LSI-në
2 Mars 2021, 21:11 -
Bastet e Ramës
Duke nisur me opozitën. Lajmet elektorale që vijnë prej saj janë të vakta. Duke përdorur Google-n si “dëshmitar”, të paktën për muajin e fundit, aty gjen pakogjë. Dërgimin e Enkelejd Alibeajt si kreun e listës së PD-së në Fier dhe ndonjë takim të tij me fermerët e Divjakës. Më pak se dy muaj nga zgjedhjet, partia më e madhe e opozitës ende nuk ka një listë të të plotë për garën dhe gjithashtu mbart një ndeshje gjysëm të fshehtë edhe me aleaten e saj LSI për votat që do t’i duhet të ndajë me të
2 Mars 2021, 19:38 -
Enigmat e koalicionit 'fantazëm' PD-LSI, një krahasim me paktet e 2009 dhe 2013
Aleanca ndërmjet Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nuk është politike dhe as elektorale. Kjo pasi, të dy formacionet nuk kandidojnë si njësi zgjedhore: implantimi i sloganit politik në momentin e fundit i ngjan një zombi elektoral ku artificialisht “Shqipërisë që Fiton” i është shtuar një shtëpi, ashtu si Frankenshtajnit ju shtuan organet e një njeriu të vdekur.
2 Mars 2021, 18:19 -
‘As fabrika e parave të LSI s’arrin ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve’, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj ‘gjerë e gjatë’
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
2 Mars 2021, 14:30 -
Lulzim Basha heq çështjen e pronave nga programi 24 orë pas premtimit dhe ndjesës publike, në marrëveshjen me LSI përfshihen vetëm tokat e komuniteteve fetare
Një ditë pasi kërkoi ndjesë për gabimet e PD-së me pronat dhe premtoi zgjidhjen e çështjes, Lulzim Basha u tërhoq duke e fshirë nga programi, në marrëveshjen me Monika Kryemadhi shënon si prioritetin e fundit vetëm çështjen e pronave të komuniteteve fetare. Si u tall PD-ja 30 vite me ish-pronarët
2 Mars 2021, 09:50 -
Video/Sot buzëqeshën për koalicionin pazgjedhor, por para pak kohe Basha betohej: S’bëj pazar dhe s’do bashkëqeveris kurrë me LSI-në
Ndërsa sot u shfaq i buzëqeshur dhe plot shpresë për të ardhmen se PD së bashku me LSI do të arrijnë të nxjerrin vendin nga bataku që e ka futur Rama, jo shumë larg por vetëm 4 vite më parë Basha përbetohej se nuk do të bënte kurrë pazare dhe nuk do të bashkëqeveriste me LSI.
1 Mars 2021, 19:46 -
Braçe ironizon koalicionin pas zgjedhor PD-LSI: Njëri më i shtrenjtë se tjetra! Përputhen
Me disa foto të kreut të PD-së dhe kryetares së LSI-së, teksa ecin në rrugët e kryeqytetit, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të këtyre partive politike, ku shumica prej tyre janë pa maska, Braçe ka zgjedhur që t'i përshkruajë me një dixhiturë të shkurtër
1 Mars 2021, 19:28 -
Beqaj në Report TV: Në Shkodër synojmë të ruajmë 4 mandate, LSI nuk merr dy deputetë! Koalicioni i Bashës një lëvizje e pashpresë
Më tej Beqaj shtoi se në Shkodër synojnë 4 mandate, dhe se kërkojnë që të marrim më shumë vota në bashkitë e qarkut Shkodër, të cilat i drejtojnë aktualisht
1 Mars 2021, 19:04 -
Meta mbështet thirrjen e KQZ-së: Sa më shumë parti dhe kandidatë, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit
Pas thirrjes së kreut të KQZ-së Iliran Celibashi drejtuar partive politike për dorëzimin e listave të kandidatëve brenda afatit, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta duke thënë se mbështet këtë thirrje. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se sa më shumë parti, sa më shum&eum
1 Mars 2021, 13:25 -
Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)
Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.
1 Mars 2021, 13:12 -
Marrëveshja mes Bashës e Kryemadhit, Braimllari: Bashkim energjish kundër Ramës! Pas 2017 Naço s’ka dhënë asnjë kontribut! LSI merr 3 mandate në Berat, 4 në Korçë
Ish deputeti i LSI Endrit Braimllari në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se marrëveshja e firmosur sot mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi, është bashkim energjish kundër kryeministrit Edi Rama.
1 Mars 2021, 12:41 -
Vilat që fitojnë
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit paszgjedhor, pasi në zgjedhje kanë hyrë të ndarë në dy lista. Ajo që është tanimë e qartë është se PD dhe LSI nuk kanë hyrë në një listë të përbashkët pasi secila prej tyre do të dobësojë tjetrën që nëse fitojnë, t’i vënë njëra tjetrës kufinj. Thënë ndryshe, brenda kësaj marrëdhënie nuk ka asgjë morale, por vetëm pragmatizëm për të kapur sa më shumë pushtet, gjithmonë nëse arrijnë të marrin më shumë se 70 mandate.
1 Mars 2021, 12:37 -
Kreu i KQZ-së Celibashi thirrje partive politike: Dorëzoni brenda afateve dhe jo në moment të fundit emrat e kandidatëve për deputet
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, i ka bërë thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.
1 Mars 2021, 11:58 -
Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!
Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.
1 Mars 2021, 11:22 -
Firmosi marrëveshjen me PD/ Kryemadhi: Me Bashën jemi bërë bashkë kundër dështimeve të Ramës, ditë më të mira do të vijnë (VIDEO)
Një aleancë kundër dështimeve të Ramës e quajti kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim, Monika Kryemadhi, marrëveshjen e firmosur nga ajo me Partinë Demokratike. Në fjalën e saj pas firmosjes së marrëveshjes, Kryemadhi tha se ditë më të mira do të vijnë.
1 Mars 2021, 10:26 -
Firmosi marrëveshjen me Kryemadhin, Basha: Udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot (VIDEO)
Kreu i PD Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur pasi ka firmosur marrëveshjen me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se sot fillon udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë. “Çdo udhëtim i madh nis me një hap të parë dhe çdo shpresë is me një ëndërr
1 Mars 2021, 10:27 -
Zbardhet marrëveshja me 13 pika mes Bashës dhe Kryemadhit për koalicion paszgjedhor! Nga plani për pandeminë te emigrimi (DOKUMENTI)
Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku zbardh marrëveshjen me 13 pika që është firmosur mes kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe kreut të PD Lulzim Basha për koalicion paszgjedhor. Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Prog
1 Mars 2021, 10:11 -
DOKUMENTI/ Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen me 13 pika për koalicion paszgjedhor, shkrijnë edhe sloganet në 'Shqipëria, shtëpia që fiton'
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin 'Shqipëria, shtëpia që fiton', ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit
1 Mars 2021, 10:02 -
LSI nën trysninë e PS-PD, votat e Metës drejt partive të mëdha
Sondazhet paraprake parashikuese të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nxorën në pah elementët që tregojnë luhatje të shifrave të tre partive kryesore në vend. Sipas tyre, Partia Demokratike ka shënuar rritje, Partia Socialiste ka qëndrueshmëri, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie drastike.
28 Shkurt 2021, 13:02 -
Pasi arriti marrëveshjen me aleatët, Basha firmos nesër me Monika Kryemadhin për koalicion paszgjedhor
Pasi arriti marrëveshjen me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, kryedemokrati Lulzim Basha do të firmosë nesër në orën 10:00 marrëveshjen me Monika Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit.
28 Shkurt 2021, 12:56 -
Kryemadhi si Basha: Do mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panele diellore! Do ulim koston e karburantit me 20%
Ndërsa na ndajnë më pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijon premtimet elektorale, ndërsa këto të sotmet ngjajnë me ato të kreut demokrat Lulzim Basha.
28 Shkurt 2021, 08:48 -
Regjistrimi i kandidatëve për deputetë, Celibashi thirrje partive: Të zgjidhen figura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet në 25 prill.
27 Shkurt 2021, 18:10 -
Koalicionin i PD-së, Murrizi: Firmosën si skutha natën, Ndoka nguroi për çështje numrash! Kush garanton se Duka apo 3 deputetët e LSI s’bashkohen me PS-në pas 25 prillit?
Murrizi nënvizoi faktin se ato firmosën si skutha një nga një natën, në vend që të dilnin të gjithë në një tryezë të përbashkët, duke shtuar se disa prej tyre kanë firmosur që të bëhen drejtorë
26 Shkurt 2021, 19:44 -
'Presidenti del natën për fushatë', Jakaj: Rama e lidh Metën ende me LSI-në, e sulmon me shpresë se na dëmton ne
Kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj në një intervistë për Report Tv i ka cilësuar akuzat e kryeministrit Rama se Meta bën fushatë, si sulme që kërkon të dëmtojnë LSI-në.
26 Shkurt 2021, 19:20 -
Rama: Basha, një kukull në duart e gogolit Berisha! Ka në CV tramvajin Tiranë-Kamëz! S’mund ta fitojë besimin e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si gogoli e shtëpisë ndërsa kreun e PD Lulzim Basha si kukull në duart e tij. “Lideri i ri në thonjza ka një biografinë e tij tramvajin tira
26 Shkurt 2021, 13:54