-
Banka e madhe zvicerane Credit Suisse u shpëtua me një mega kredi nga rivalja e saj në treg! Zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe
Banka zvicerane Credit Suisse, e cila gjendet para falimentimit, u shpëtua nga rivali i saj kryesor UBS si dhe një kredi prej 100 miliardë frangash nga SNB. Por ky vendim bart edhe rreziqe.
21 Mars 2023, 08:36 -
SHBA/ Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016. Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale.
21 Mars 2023, 08:21 -
Panda Gjigande Ya Ya së shpejti kthim në shtëpinë e saj
Një mori me ekspertë e veterinerën ka dërguar Kina në SHBA për të marrë pandën gjigante Ya Ya dhe për ta kthyer atë në shtëpi. Kjo kafshë me fytyrë miqësore prej shumë vitesh ka qënë simpoli paqes së Kinës me shtetet e tjera
20 Mars 2023, 17:16 -
SHBA stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin, Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt detit të dielën, njoftuan autoritetet e vendit fqinj të Koresë së Jugut, duke shtuar kështu aktivitetin e provave të armëve në përgjigje të stërvitjeve ushtarake që vazhdojnë SHBA-Koreja e Jugut. Koreja e Veriut i shikon stërvitjet usharake si prova për një sulm të ardhshëm.
20 Mars 2023, 08:14 -
-
20 vjet nga fillimi i luftës amerikane në Irak
Të dielën mbushen 20 vjet që kur presidenti amerikan, Xhorxh Bush urdhëroi pushtimin e Irakut. Forcat amerikane janë ende të pranishme në Irak, jo si forca të armikut siç ishin në vitin 2003, por tani si një partner kyç. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb bën një bilanc mbi humbjet e të dyjave vendeve për shkak të luftës
18 Mars 2023, 15:40 -
Hetuesit përgatisin padi ndaj ish-presidentit të SHBA-ve! Trump: Pres të arrestohem javën e ardhshme, qytetarët të protestojnë
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet javën e ardhshme në lidhje me hetimin e bërë nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit dhe bëri thirrje për protesta.
18 Mars 2023, 14:49 -
-
-
Joe Biden: Të merren masa të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë në SHBA
Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit që të lejojë entet rregullatore të caktojë ndëshkime më të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë, përfshirë kthimin e parave me të cilat ata janë paguar për punën e kryer, si dhe duke lehtësuar procesin që ata të mos jenë më pjesë e kësaj industrie.
18 Mars 2023, 08:34 -
Kërcënoi se do të kryente sulm në paradën ku marrin pjesë 30 mijë persona, arrestohet i riu shqiptar në New York! Mbështetës i grupit islamik ‘ISIS’
Një shqiptar në New York të SHBA-ve, i fiksuar pas grupit islamik ‘ISIS’, u arrestua pasi kërcënoi se do të vriste policët në një paradë lokale të ditës së ‘Shën Patrikut’, ndërkohë që qytetarë të shumtë ishin përgatitur për të festuar.
18 Mars 2023, 08:20 -
Këshilli i Stabilizim-Asocimit në Tiranë, Yuri Kim: Shqipëria po ecën para në rrugën drejt BE, njerëzit dhe Qeveria meritojnë respekt për reformat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si një moment vlerësimi për reformat e vështira të ndërmarra. Ambasadorja Yuri Kim teksa përshëndet mbajtjen për herë të parë në Tiranë të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE thotë në një postim në Twitter se shqiptarët dhe Qeveria meritojnë respekt.
17 Mars 2023, 16:56 -
-
SKEMË MASHTRIMI/ FBI-ja arrestoi miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj Hunter Biden
Miliarderi kinez Guo Wengui, i lidhur me ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, u akuzua për mashtrim pasi SHBA-ja i sekuestroi dhe 634 milionë dollarë në lidhje me dyshimet për krimet e kryera prej tij.
17 Mars 2023, 15:38 -
-
-
-
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Escobar merr pjesë si vëzhgues
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut
16 Mars 2023, 18:56 -
Rusia: Është e rëndësishme të mbajmë të hapura linjat e komunikimit me SHBA-të pas rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi
Moska beson se është e rëndësishme të mbahen linjat e komunikimit të hapura me Uashingtonin, në për zbardhjen e përplasjes që çoi në shkatërrimin dhe rrëzimin e një droni amerikan mbi Detin e Zi.
16 Mars 2023, 16:54 -
Gjenerali i lartë i SHBA-ve pritet të takohet me homologun rus pas rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi
Gjenerali më i lartë amerikan pritet të flasë me homologun e tij rus, thotë një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CNN, një ditë pasi një avion rus u përplas me një dron amerikan mbi Detin e Zi në hap
15 Mars 2023, 18:52 -
SHBA-të shpallin 'non-grata' tre persona në Bosnjë-Hercegovinë, mes tyre edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete
Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka futur në ‘listën e zezë’ tre persona nga Bosnjë Hercegovina. Mes tyre është edhe ish drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Osman Mehmedagiç.
15 Mars 2023, 17:15 -
-
Marrëveshja Aukus, pakti historik i sigurisë kundër Kinës: SHBA, Britania e Madhe dhe Australia bien dakord për projektin e nëndetëseve bërthamore
Një vit pasi u përfol ngjeshur për marrëveshjen AUKUS mes SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, janë zbuluar detaje të reja nga plani 3-palësh kundër Kinës. SHBA, Britania e Madhe dhe Australia kanë zbuluar detaje të planit të tyre për të krijuar një flotë të re nëndetësesh me energji bërthamore, që synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor
14 Mars 2023, 16:01 -
-
-
FBI: Krimet e urrejtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë nivele rekord
Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit në mënyrë dramatike gjatë vitit 2021, duke shënuar një rekord të ri prej 11 mijë incidentesh, thuhet në një publikim shtesë të FBI-së që plotëson raportin e saj të përvitshëm për krimet e urrejtjes.
14 Mars 2023, 07:40 -
Australia firmos marrëveshje me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, blen 3 nëndetëse bërthamore amerikane
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë kanë njoftuar se Australia do të blejë tre nëndetëse bërthamore amerikane sipas një pakti të ri trepalësh të sigurisë gjatë një takimi të mbajtur në Kaliforni.
13 Mars 2023, 22:45 -
-
Sulmi në Kapitol në 2020-ën, Mike Pence kritika ndaj Trump: Historia do t'i kërkojë llogari për 6 janarin
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka kritikuar shefin e tij të dikurshëm Donald Trump për keqbërje, duke thënë se historia do ta shpallë atë përgjegjës për sulmet e 6 janarit në Kapitol.
12 Mars 2023, 13:48 -
-
‘Nuk është e lehtë’, Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për dialogun mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Amerikës, Joe Biden. Shkurtimisht temë diskutimi në këtë takim po del se ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
11 Mars 2023, 07:47 -
Ambasadorja amerikane në Shkup: Në listën e zezë të SHBA-ve, më shumë se një politikan maqedonas
Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst shihet edhe vizita e paparalajmëruar në Shkup të premten e koordinatori global për luftë kundër korrupsionit pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili në takimin me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, kishte në qendër të vëmendjes luftës kundër korrupsionit, sipas njoftimit të Presidencës.
10 Mars 2023, 21:02 -
SHBA-ja dhe BE-ja 'shtrëngojnë lakun' rreth Kosovës dhe Serbisë
Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, është më e madhja prej se palët kanë nisur bisedimet për këtë qëllim në vitin 2011, thotë njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi
10 Mars 2023, 20:08 -
Ambasadorët amerikanë në Tiranë dhe politikanët shqiptarë
Për Shtetet e Bashkuara dhe për cilindo ambasador që ai vend zgjedh t’i përfaqësojë dhe t’i mbrojë interesat amerikane në marrëdhëniet me Shqipërinë (dhe me çdo vend tjetër, ose me çdo organizatë ndërkombëtare), përparësor është interesi kombëtar amerikan. Ky interes është i pakompromentueshëm. Njëlloj duhet të jetë (edhe pse fatkeqësisht jo gjithnjë ka qenë ose është), edhe për ambasadorët shqiptarë kudo në botë.
10 Mars 2023, 11:28 -
SHBA/ Biden publikon planin e tij për buxhetin e vitit 2024
Presidenti i SHBA Joe Biden publikoi të enjten një plan shpenzimesh qeveritare prej 6.8 trilionë dollarësh për vitin 2024, duke bërë thirrje për dhjetëra iniciativa të reja dhe taksa më të larta për korporatat dhe individët e pasur. Por republikanët thanë menjëherë se buxheti i propozuar nga Presidenti Biden nuk ka shans të miratohet nga Kongresi.
10 Mars 2023, 08:10 -
Mbështetja për opozitën iraniane/ Kongresmeni Amerikan falenderon qeverinë shqiptare
“Unë e di që Shqipëria ka qenë një mik i madh për ata që duan të shohin një Iran të ri”. Kështu deklaroi Kongresmeni Amerikan Robert Aderholt gjatë një takimi në mbështetje të së drejtës së popullit të Iranit për një republikë demokratike, nga shumica absolute e Dhomës së Përfaqësuesve.
9 Mars 2023, 19:03 -
Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërrin në Izrael në mes të protestave kundër Netanyahu-t! Qindra protestues bllokojnë aeroportin
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka mbërritur në Izrael gjatë një rritje të protestave kundër planeve të qeverisë për reformat e drejtësisë, me mijëra njerëz që bëjnë thirrje për rezistencë kundër diktaturës.
9 Mars 2023, 15:59 -
SHBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani
SHBA dhe Evropa kanë ngritur alarm për Iranin të mërkurën, duke thënë se vendi ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti, dhe thanë se Irani duhet të japë shpjegim se si ndodhi kjo gjë
9 Mars 2023, 13:23 -
-
Shtëpia e Bardhë: Joe Biden do të ulë deficitin buxhetor të SHBA-ve me 3 trilionë dollarë
Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Biden do të propozojë të enjten politika që synojnë zvogëlimin e deficiteteve buxhetore federale me 3 trilion dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa administrata e tij përqafon politikën e reduktimit të borxhit mes një lufte me republikanët për rritjen e kufirit të huamarrjes së vendit.
8 Mars 2023, 21:37