-
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Yuri Kim: E rëndësishme që pasuritë e konfiskuara t'i rikthehen shoqërisë, sinjalizon se ligji po funksionon
Për SHBA lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet dhe do të punohet drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare për ta goditur fenomenin. Ambasadorja Kim tha se është e rëndësishme që pasuritë e konfiskuara nga krimi të ripërdoren dhe t'i kthen shoqërisë, pasi në këtë mënyrë qeveria dërgon sinjal të fortë të efikasiteti të shteti të së drejtës dhe institucioneve publike.
24 Nëntor 2020, 19:03 -
-
Biden e rikthen në Shtëpinë e Bardhë/ Kush është John Kerry, ish-sekretari i Shtetit dhe angazhimi i tij për klimën
John Kerry nënshkroi marrëveshjen e klimës së Parisit në emër të SHBA në 2016, marrëveshje e cila angazhoi vendet që të punojnë për të kufizuar rritjen globale të temperaturës, por me urdhër të Trump, SHBA-të u bënë vendi i parë që u tërhoqën nga ky angazhim, ndërkohë Biden ka deklaruar se do t'i bashkohet nismës së lënë në mes sa më parë.
24 Nëntor 2020, 16:43 -
Festa e Falënderimeve, amerikanët planifikojnë udhëtime dhe darka festive pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve
Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë fundjavë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një valë të re infeksionesh në vend, ndërkohë që çdo regjistrohen të paktën 178.000 raste të reja dhe mbi 1500 viktima.
24 Nëntor 2020, 10:55 -
-
-
Zgjedhjet në SHBA: Aleati i Trump, Chris Christie i bën thirrje të pranojë humbjen
Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump, i bën atij thirrje të pranojë humbjen e tij ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA, e konsideron sjelljen e Trump dhe ekipit të tij të turpshme.
23 Nëntor 2020, 11:43 -
Kabineti i Biden, Anthony Blinken pritet të emërohet Sekretar amerikan i Shtetit (VIDEO)
Presidenti i zgjedhur amerikan më 24 nëntor do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij, edhe pse presidenti Donald Trump nuk ka pranuar ende humbjen. Anthony Blinken, pritet të emërohet sekretari i ri i shtetit.
23 Nëntor 2020, 10:55 -
-
Ngushtohen mundësitë e Trump për një mandat të dytë
Donald Trump i largohet çdo ditë e më shumë një mandati të ri presidencial, pasi zyrtarët në Miçigan treguan se do të vazhdonin me vërtetimin e rezultateve, të cilat e nxjerrin fitues Joe Biden. Agjencia e zgjedhjeve në Miçigan rekomandoi që rezultatet e 3 nëntorit të certifikohen javën e ardhshme.
21 Nëntor 2020, 10:09 -
-
COVID-19 në SHBA, ekspertët thirrje Trump të bashkëpunojë me Biden (VIDEO)
Në një kohë kur numri i viktimave në SHBA, tejkaloi 250 000, grupet mjekësore zhvilluan një takim online me presidentin e zgjedhur Joe Biden. Gjatë konferencës grupet mjekësore i bënë thirrje presidentit Donald Trump të bashkëpunojë me presidentin e zgjedhur, të shkëmbejë të gjithë informacionin që posedon për të shpëtuar jetën e sa më shumë amerikanëve.
19 Nëntor 2020, 09:44 -
-
Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe Iraku, Aleatët: Një lëvizje e rrezikshme
SHBA-ja do të reduktojë për 2,500, numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes, por ky lajm është pritur me shqetësim dhe paralajmërime nga aleatët, por edhe nga vetë partia e tij.
18 Nëntor 2020, 09:31 -
Mohoi manipulimin e votave, Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë për Sigurinë e zgjedhjeve, Christopher Krebs (VIDEO)
Presidenti Donald Trump shkarkon një tjetër zyrtar të lartë të zgjedhjeve presidenciale pasi mohoi manipulimin e votave. Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, Chris Krebs me arsyetimin se ai nuk garantoi sigurinë e plotë gjatë zgjedhjeve presidenciale.
18 Nëntor 2020, 07:39 -
Evropa kërkon të forcojë mbrojtjen, e pavarur nga SHBA
Epoka e Donald Trump mund të jetë në përfundim, por ministrat e Bashkimit Evropian që takohen këtë javë për të diskutuar të ardhmen e mbrojtjes së kontinentit thonë se është koha që Evropa duhet të jetë mjaft e fortë për të luftuar më vete.
17 Nëntor 2020, 16:53 -
Biden nis krijimin e ekipit të tij, Trump pretendon ende të jetë fituesi
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden gjatë ditës së sotme do fokusohet në formimin e ekipit të tij kryesor për në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Donald Trump vazhdon me luftën e tij gjithnjë e më të ashpër ligjore për të “ndryshuar” humbjen në zgjedhjet e SHBA.
17 Nëntor 2020, 14:01 -
Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet të presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë
Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për gazetën angleze, Financial Times, tha se pret që të përmirësohen raportet me SHBA-në me zgjedhjen e Joe Biden si president.
17 Nëntor 2020, 11:40 -
Joe Biden kërkon koordinim për pandeminë, përndryshe shumë persona mund të humbin jetën, Trump krenar për vaksinën e Moderna
Refuzimi i Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe për fillimin e procedurave të transferimit të pushtetit, do të shkaktojë më shumë viktima nga Covid-19, është shprehur kështu presidenti i zgjedhur Joe Biden. Ndërkohë që Anthony Fauci është shprehur se vaksinimi masiv mund të fillojë në Prill të 2021.
17 Nëntor 2020, 09:30 -
Historia e Zonjës së Parë Jill Biden/ Nga auditoret e universiteteve në Shtëpinë e Bardhë
Do të jetë zonja e parë e SHBA, megjithatë refuzon të heqë dorë nga auditorët e universitetit, aty ku ajo prej dekadash jep mësim. Kjo është historia e Jill Biden, gruas e cila e shoqëroi në të gjitha sfidat e shumta presidentin e zgjedhur, pa hequr dorë nga vlerat që ajo mbron.
16 Nëntor 2020, 17:46