-
Gjyqtari Gjermeni përjashtohet nga drejtësia pas 2 dorëheqjeve, liroi të ‘fortët’! Nga Ervis Martinaj te Lici dhe akuzat për lidhje me Aldo Baren
Komisioni i Vetingut përjashton për 15 vite nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës Artan Gjermeni pasi dha dy herë dorëheqjen. Gjermeni ka marrë pjesë në procese të bujshme, në vitin 2016 u paraqit i plagosur në spital.
15 Tetor 2022, 15:22 -
Konfirmohet në detyrë nga KPK prokurorja e Tiranës, Deniona Katro! Kaloi me sukses 3 kriteret e rivlerësimit
Deniona Katro është konfirmuar në detyrë nga KPK. Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.
12 Tetor 2022, 10:21 -
Nevojë urgjente, largimi i xhambazëve nga policia
Vettingu në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojë pas një periudhe ndalese. Kjo për faktin sepse, duhen larguar të gjithë xhambazët e mbetur në rradhët e uniformave blu. Reforma më e thellë në Policinë e Shtetit, është bërë në 4 vitet e fundit, duke sjellë rezultate shumë pozitive.
11 Tetor 2022, 18:17 -
Si u ‘fundosën’ nga Vettingu 9 nga 11 gjyqtarët e 21 Janarit, Besnik Hoxha dhe Ardiana Bera të fundit ende në detyrë, në verifikim prej 2 vitesh
Veprimi i ligjit të Vettingut rrëzoi 9 nga 11 gjyqtarët që morën pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit duke pranuar vrasjet dhe shpëtuar të akuzuarit, 2 të fundit në proces verifikimi. Emrat nga shkalla e parë deri në Gjykatën e Lartë.
7 Tetor 2022, 17:09 -
I mbylli dosjen bosit të prostitucionit, ja si u shkarkua prokurorja Elina Kombi, fshehu një hotel në Pogradec, para dhuratë nga prindërit
Prokurorja Elina Kombi u shkarkua nga detyra vetëm për kriterin e pasurisë pasi kishte certifikuar si të ligjshme pasurinë e vëllezërve Topuzi të akuzuar për trafik droge dhe prostitucion.
6 Tetor 2022, 17:52 -
GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK apelon vendimin për anëtaren e KPK Etleda Çiftjan! Gjykata e Apelit për Report Tv: Ende s'ka mbërritur
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. GJKKO e shpalli komisioneren të pafajshme me 16 shtator të këtij viti, duke hedhur poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
5 Tetor 2022, 13:35 -
Precedenti ‘Cani’/ 37 gjyqtarët e prokurorët që u shkarkuan me votën Luan Dacit, nga Zaganjori, Dedja deri te Rovena Gashi! A apo e godet ‘Strasburgu’ Vetingun?
Përveç prokurorit Besnik Cani që fitoi gjyqin në Gjykatën Evropiane për shkak të Luan Dacit, janë edhe 37 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë që janë shkarkuar edhe me votën ish anëtarit të KPA që u dënuar pasi ishte zgjedhur në mënyrë të paligjshme
4 Tetor 2022, 20:08 -
'Strasburgu' rrëzoi vetingun? E vërteta mbi vendimin e GJEDNJ për prokurorin Cani
Pas kësaj, ‘Strasburgu’ ka vendosur që t’i japë mundësinë prokurorit të shkarkuar, t’i drejtohet sërish Kolegjit të Apelimit për t’i trajtuar çështjen, duke theksuar se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ishte caktuar sipas ligjit, pasi gjyqtari Luan Daci nuk duhet të ishte pjesë e trupës gjyqësore sepse nuk plotësonte kriteret
4 Tetor 2022, 13:13 -
E shkarkoi KPA me anëtar Luan Dacin që më vonë u dënua, ‘Strasburgu’ rrëzon vendimin: Të rihapet çështja për prokurorin Besnik Cani
Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuar ankimin e tij për vendimin e KPA, pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut
4 Tetor 2022, 10:46 -
Kalon vettingun edhe në KPA, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet përfundimisht si pjesë e sistemit të drejtësisë
Vladede Hoxha, gjyqtare e Apelit Tiranë, përfundimisht është shpallur e pastër dhe ka kaluar procesin e vettingut, duke siguruar kështu vazhdimësinë në sistemin e drejtësisë.
30 Shtator 2022, 14:29 -
Kronikë
Gjyqtarja e 'Gërdecit' e shkarkuar nga Vettingu, si iu vranë dy vëllezërit nga Haklajt e Tropojës
Komisioni i Vettingut vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut. Vendimi është marrë nga anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.
28 Shtator 2022, 20:38 -
Kronikë
Shkarkimi i gjyqtares Shefkie Mataj, djali i hedh krahun në supe për ta ngushëlluar
Shkarkimin nga detyra si gjyqtare nga vettingu për shkak se nuk justifikonte pasurinë, ka krijuar trishtim për Shfekie Matajn, por edhe për familjarët e saj të cilët po e shoqëronin para komisionit të vettingut. Pas vendimit për shkarkim, shihet djali i saj i cili i hedh dorën mbi supe mamasë së tij për ta ngushëlluar.
28 Shtator 2022, 11:15 -
Kronikë
Shkarkohet nga vettingu edhe ‘gjyqtarja e fundit' e 'Gërdecit', Shefkie Demiraj! Pasuri të pajustifikuar
Komisioni i Vettingut vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut.
28 Shtator 2022, 10:25 -
Kronikë
Gjyqtarja e fundit e 'Gërdecit' Shefkie Demiraj para Vettingut, nuk justifikon plotësisht pasurinë, ja çfarë ndodhi me 10 gjyqtarët e tjerë
Mori pjesë në gjykimin e dosjes së Gërdecit, Komisioni i Vettingut vendos sot për Shefkie Demirajn, 8 nga 10 gjyqtarët e tjerë u shkarkuan nga detyra ose dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar Vettingut.
27 Shtator 2022, 17:12 -
Kronikë
U dënua me 18 muaj shërbim prove për falsifikim dokumentesh, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm gjyqtarin Admir Thanza
Gati 2 vite e gjysmë nga dënimi që mori nga shkalla e parë, gjyqtari Admir Thanza është shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Tiranës. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë është liruar nga akuzat për falsifikim dokumentesh.
27 Shtator 2022, 12:10 -
Kronikë
Nis pas 2 vitesh gjyqi i Fatmira Hajdarit në KPA, u shkarkua për 950 mijë USD pasuri të pajustifikuar! SHBA-të i hoqën vizën, kërkon rikthimin në drejtësi
Kolegji i Apelimit të Vetingut merr në shqyrtim pas dy vitesh dosjen e gjyqtares Fatmira Hajdarit. U shkarkua në qershor të vitit 2020 pasi nuk justifikonte një pallat dhe fshehu bllokimin e vizës amerikane. Gjatë dy viteve mori 75 % të pagës.
26 Shtator 2022, 17:33 -
Kronikë
Ia mbathi nga drejtësia, Vetingu kallëzon prokurorin Nezir Gjoka për fshehje pasurie, daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë
Komisioni i Vetingut konstatoi probleme serioze gjatë hetimit të pasurisë të prokurorit Nezir Gjoka, dha dorëheqjen pasi u njoh me dosjen e hetimit. KPK-ja e kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Durrësit
24 Shtator 2022, 20:56 -
Gjykoi Dritan Dajtin dhe Sajmir Tahirin, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj! Ishte shkarkuar nga KPK
Ish Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, do të riveshë veladonin e zi, për të dhënë vendime në emër të Republikës. Mustafa u shkarkua më 5 mars 2020 nga Vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë. Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë
21 Shtator 2022, 14:28 -
25 denoncime nga publiku dhe ‘ngel’ me pasurinë e pastërtinë e figurës, KPK shkarkon prokurorin Julian Xhengo
Një tjetër prokuror largohet nga detyra prej vettingut. Prokurori Julian Xhengo është shkarkuar nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për probleme me pasurinë si dhe pastërtinë e figurës, pasi DSIK ka hartuar raport negativ për prokurorin.
14 Shtator 2022, 09:46 -
Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese! Do të zëvendësojë Gani Dizdarin, i cili shkarkua nga vettingu
Gjykata e Lartë ka zgjedhur Ilir Toskën anëtar të Gjykatës Kushtetues, i cili do zëvendësojë gjyqtarin Gani Dizdari. Ilir Toska u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese me 13 vota nga kolegji i anëtarëve të Gjykatës së Lartë
12 Shtator 2022, 11:03 -
Seanca u shty prej kërkesës së avokatit, më 1 shtator del para KPK prokurori Bajram Breçani
Më 1 shtator do të mbahet seanca në KPK ndaj prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani. Në orën 10:00 do t’i nënshtrohet procesit të vettingut ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia.
29 Gusht 2022, 09:46 -
Prokurori Arjan Ndoja kërkon rikthimin, do marrë 75% të pagës, u shkarkua për lidhje me krimin dhe implikime të rënda, mister 200 mijë m2 prona në Durrës
Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja kundërshton në KPA vendimin e shkarkimit nga detyra. Me këtë lëvizje përfiton 75 % të pagës deri kur të merret vendimi i formës së prerë. Raporti sekret: Ndoja caktoi trupën gjykuese për çështje pronash, i lidhur me krimin që në vitin 2009
13 Gusht 2022, 15:59 -
Kuvendi i kërkon Inspektorit të Drejtësisë goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK para se të ‘kositen’ nga Vetingu, po bëjnë kërdinë me vendime
Gjyqtarët dhe prokurorët kap ça të kapësh vijojnë pazaret në drejtësi, kur thirrjen nga Vetingu japin dorëheqjen, Parlamenti i kërkon Artur Metanit që të fokusohet në goditjen e tyre.
9 Gusht 2022, 16:12 -
Petrit Fusha fitoi 760 mijë euro me resortin që ngriti me vlerë 500 mijë euro pa futur dorën në xhep! Prokuroria: Kontratat e qirasë janë fiktive
I biri ishte kandidat për deputet për partinë e Ilir Metës, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ngriti një pasuri me vlerë qindra mijëra euro me dhurata dhe kredi
29 Korrik 2022, 19:34 -
U mor i pandehur, si e ‘justifikoi’ Petrit Fusha, ish-kryeprokurori i Tiranës, resortin 'MAI-TAI'! Tokën ia fali daja, paratë babai e motra, vëllai i dënuar për drogë
Si përfundoi Petrit Fusha nga kryeprokuror i Tiranës në i pandehur në Prokurorinë e Durrësit. Resort luksoz në Farkë me para të dyshimta. Raporti sekret i DSIK-së: Fshehu faktin se vëllai i tij është dënuar për trafik droge në Spanjë. Fusha: Dhashë dorëheqjen pasi po jetojmë në një kohë të tej ngarkuar.
28 Korrik 2022, 19:34 -
Sulmi kibernetik, edhe ‘vettingu’ pa shërbim online! KPK hap faqe në rrjetet sociale! Hapet edhe sporteli për denoncime
Për shkak të situatës së krijuar nga sulmi kibernetik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur që të përdorë si kanale komunikimi me publikun dy platforma, Twitter dhe Instagram. Këto platforma do të përdoren për të njoftuar publikun për seancat apo edhe zhvillimet e tjera.
19 Korrik 2022, 14:42 -
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari ‘problematik’ Arjan Aliaj, i shkarkuar, i riemëruar, i hetuar! Rama e quajti ‘killer me pagesë’, dhurata nga babai e vjehrra
Gjyqtari Arjan Aliaj jep dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut, përjashtohet për 15 vite. Në 2016 u kthye në mollë sherri pasi pezulloi nga detyra Haki Çakon. Aliaj ishte shkarkuar në vitin 2000, por e riktheu KLD-ja në vitin 2009 në detyrë.
14 Korrik 2022, 16:34 -
Nga Fatmira Hajdari te Haluci dhe Tritan Hamitaj, 20 gjyqtarët që marrin 75% të pagës edhe pse janë shkarkuar prej 2 vitesh nga detyra
Ritmi i ngadaltë i Kolegjit të Apelimit për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të shkallës së parë të Vettingut po favorizon gjyqtarët e shkarkuar nga detyrë që vijojnë të marrin prej dy vitesh 75 % të pagës mujore.
13 Korrik 2022, 17:34 -
Mbyllën dosjet pa hetime, ja 5 prokurorët që u dërguan për riedukim në Shkollën e Magjistraturës, vendimi i fundit për Gjergji Takon
Komisioni i Vetingut ka vendosur të dërgojë për rishkollim në Shkollën e Magjistraturës 5 prokurorë pas mangësive në profesionalizëm, dosje të zvarritura dhe pa analizë ligjore. KPA rrëzoi vetëm vendimin për Elvin Gokajn, duke e konfirmuar në detyrë.
9 Korrik 2022, 18:13 -
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së Ardian Hajdarin
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari është marrë i pandehur nga GJKKO. Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit
4 Korrik 2022, 09:36 -
Skandali/ Anëtarja e KPK përfundon në GJKKO, ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që verifikon pasuritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve
Një situatë e pazakontë është krijuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkallën e parë të Vetingut. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në GJKKO anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
30 Qershor 2022, 13:25 -
Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Lezhës! Elsa Ulliri rezultoi e pastër në të tre kriteret e verifikuara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Lezhës Elsa Ulliri. Vendimi u dha të enjten nga trupa gjykuese e KPK me kyesues Roland Ilia, anëtare Pamela Qirko dhe relatore Etleda Çiftja.
30 Qershor 2022, 09:28 -
Emrat/ Fëmijët e gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë prokurorë dhe gjyqtarë të rinj
Fëmijët e disa prej gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingut do të bëhen pjesë e drejtësisë së re. Dy kandidatë për prokurorë nuk u lejuan për t’u bërë pjesë e Shkollës së Magjistraturës pasi nuk kaluan kriterin e pasurisë dhe figurës
28 Qershor 2022, 18:17 -
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djali i ish kreut të Gjykatës Kushtetuese! Nuk justifikon dot pasurinë
KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djalin e Fehmi Abdiut, ish kreu i Gjykatës Kushtetuese. Nga gjetjet e KPK rezulton se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.
28 Qershor 2022, 10:16