-
Liroi bosin e madh të drogës, del para Vetingut gjyqtari Petraq Çuri, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin në 2018, ILDKP e kallëzoi për pasurinë
Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri do të dalë në 10 maj para Vetingut. Në vitin 2018 Ministria e Drejtësisë i kërkoi KLD-së ta shkarkonte nga detyra pasi kishte liruar Alket Hatinë.
8 Maj 2023, 17:31 -
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Armand Gurakuqi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Tiranës, Armand Gurakuqi. Ai u dogj në Vetting nga pasuria e tij, pasi pati bilance negative ndër vite, si për blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e një investimi, në pjesën më të madhe me borxhe.
28 Prill 2023, 15:14 -
SPAK s'tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vettingut, dërgon në Gjykatën e Lartë Etleda Çiften
SPAK nuk tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vetingut Etleda Ciftja për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Çiftja ka fituar pafajësinë në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por Spak ka kërkuar rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë
26 Prill 2023, 10:21 -
Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së
Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme.
14 Prill 2023, 11:37 -
Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Në 2022-shin kishte vakanca në sistem deri në 42%, 134 prokurorë i mungonin sistemin (Raporti i plotë)
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, në raportimin e sotëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e vuri theksin në situatën e vështirë që ndodhen prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vakancave në sistem.
13 Prill 2023, 10:36 -
Probleme në 3 shtyllat e vlerësimit/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
6 Prill 2023, 18:48 -
Kushtetuesja u mbyll derën gjyqtarëve e prokurorëve që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit: Nuk shqyrtojmë vendimet e KPA-së
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e ish gjyqtares së Apelit Korçë Entela Prifti për të rishikuar vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga detyra. Pjesë e trupit gjykues ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas.
3 Prill 2023, 17:36 -
ONM ngre shqetësime ndaj draftit të KLP për rikthimin në detyrë të Besnik Canit pas vendimit të ‘Strasburgut’! Ish prokurori u shkarkua nga KPA
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka kundërshtuar propozimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për rikthimin e ish-prokurorit Besnik Cani në detyrë pas vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas ONM ky vendim do të sillte pasiguri ligjore dhe kërkon që të respektohet pavarësia dhe juridiksioni i institucioneve të vetingut lidhur me këtë çështje.
2 Prill 2023, 11:30 -
Nuk justifikoi blerjen e një apartamenti dhe një garazhi me vlerë 145 mijë euro, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rexhina Merlika. Shkarkimi i saj erdhi për shkak se Merlika nuk justifikoi pasurinë, ndërkohë që KPK nuk konstatoi probleme me figurën dhe profesionalizmin.
13 Mars 2023, 10:33 -
Liroi Dan Hutrën, si e ‘çau rrjetën’ e Vetingut gjyqtari Gerd Hoxha! Ina Rama, Theo Jacobs, Sokol Çomo dhe Bekteshi kërkuan shkarkimin e tij nga detyra
Lufta e ndërkombëtarëve për të larguar gjyqtarin Gerd Hoxha nga drejtësia, e mbajtën në detyrë me shumicë votash Olsi Komici, Genta Tafa, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj. Ish bashkëshortja e gjyqtarit u shkarkua për të njëjtën pasuri
2 Mars 2023, 20:42 -
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm.
23 Shkurt 2023, 17:14 -
700 mln lekë pasuri të pajustifikuar, pse u shkarkua me vendim unanim të KPA gjyqtari Skënder Haluci! U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë
Nga i dënuar me pushkatim për organizim atentati i pretenduar ndaj Ramiz Alisë në kryetar i Gjykatës së Vlorës, historia e Skënder Halucit, shkarkohet me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Apelimit.
31 Janar 2023, 17:23 -
KPA shkarkon Andi Civicin, ish gjyqtar i Apelit në Tiranë! Nuk justifikonte pasurinë, del përfundimisht nga sistemi
Andi Civici, ish gjyqtar i Apelit të Tiranës, ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, thuajse 3 vite nga vendimi i KPK-së. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë ka përcaktuar kështu fatin e një prej gjyqtarëve të akuzuar për pasurinë e tij.
17 Janar 2023, 18:52 -
Shkarkimi/ Fatmira Hajdari: Ambasada amerikane më mori pasaportën, kur ma kthyen më anuluan vizën (kontradiktat që rënduan pozitat e ish gjyqtares)
Ish gjyqtarja e Apelit pretendoi se nuk i kujtohej kur e telefonuan nga Ambasada Amerikan për t’u paraqitur dhe kur i anuluan vizën. KPA hodhi poshtë pretendimet: Anulimi i vizës iu komunikua verbalisht në 26 janar 2017, formularin e plotësoi një ditë më pas duke fshehur faktin.
5 Janar 2023, 15:08 -
‘Peshqit e mëdhenj’ përballë Vettingut në 2023, nga gjyqtari që i dha vulën e PD-së Berishës, Ujkashi i ‘fajdeve’ te Lazër Sallaku i ‘lobimit rus’
Procesi i Vettingut drejt fundit, gjatë vitit 2023 pritet të japin llogari para KPK-së disa gjyqtarë të lakuar për vendime dhe pasuri të dyshimta. Shkon mbi 90 numri si subjekteve që kanë dhënë dorëheqjen.
30 Dhjetor 2022, 19:45 -
KPK bën bilancin: 75% e subjekteve kanë kaluar në Vetting! 201 gjyqtarë e prokurorë ende pa kaluar në ‘filtër’
201 prokurorë ose gjyqtarë nuk kanë kaluar ende në filtrin e Vettingut! Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e punës së tyre, në të cilën është bërë me dije në total 604 subjekte, kanë përmbyllur procesin e rivlerësimit kalimtar, ose e thënë ndryshe, 75% të listës totale prej 805 subjektesh.
28 Dhjetor 2022, 15:59 -
Si u shkarkua nga KPK gjyqtari i Shkodrës nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë
Ky që shihni në fotografi është babai i gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, i shkarkuar dje nga detyra se pse i zhvillonte gjyqet shpejt dhe se pse kishte një nivel profesional dukshëm më të lartë se sa trupa gjykuese që po e gjykonte.
22 Dhjetor 2022, 12:23 -
Të shkarkuarit e Vettingut në Strasburg: Jemi pa lekë, na ka rënë reputacioni dhe nuk na shohin me sy të mirë në shoqëri! Qeveria: Po punojnë si avokatë
Zbardhen pretendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu që u ankuan në Gjykatën e Strasburgut, ankohen edhe se u ka rënë reputacioni në shoqëri pasi u larguan me shkarkim nga drejtësia
19 Dhjetor 2022, 14:08 -
E vërteta e vendimit të Strasburgut për Sevdarin, konfirmon 'Vetingun' si legjitim, asnjë i shkarkuar nuk kthehet më në detyrë, në 2 raste u shkel privatësia
Gjykata e Strasburgut rrëzoi Altina Xhoxhajn dhe Besa Nikëhasani që u shkarkuan nga detyra për pasurinë. Pranoi pjesërisht pretendimet e ish prokurores Antoneta Sevdari për ndërhyrje të tepruar në jetën private, bashkëshorti nuk kishte dokumente për pagim taksash për të ardhurat që kishte fituar në Greqi dhe Arabinë Saudite
13 Dhjetor 2022, 16:12 -
Shkarkohet nga KPK prokurori i Tiranës Kudusi Shahu! Kishte probleme me pasurinë, 6 denoncime nga publiku
Një tjetër prokuror nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut. Kudusi Shahu është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë sot nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger.
12 Dhjetor 2022, 10:49 -
Vettingu/ Ndërkombëtarët bëjnë bilancin e 5 viteve, ONM: 247 magjistratë u larguan nga sistemi! Nga 800 prokurorë e gjyqtarë është vendosur ‘fati’ i 432 prej tyre
Ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili përmes një bilanci të publikuar në faqes së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dhënë shifrat më të rëndësishme që prej seancës së parë të vettingut në shkurt 2018.
10 Dhjetor 2022, 18:07 -
Anëtarja e Vetingut Firdes Shuli fshehu masat disiplinore, pezullimin, shkarkimin dhe transferimin si gjyqtare! Rrezikon fatin e Luan Dacit
Një tjetër anëtare e organeve të Vetingut, gjatë aplikimit për t'u bërë pjesë e KPK-së, ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, pezullimin dhe traferimin në një gjykatë tjetër. Bëhet fjalë për komisineren Firdes Shuli
8 Dhjetor 2022, 15:54 -
Nga implikimi në videoskandalin e Metës deri te pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus, vettingu shkarkon përfundimisht gjyqtaren Shpresa Beçaj
Gjyqtarja Shpresa Beçaj ka mbetur jashtë sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionin e Pavararur të Kualifikimit (KPK), që e shkarkoi në vendimin e 3 korrikut për shkak të problemeve të pasurisë dhe figurës.
1 Dhjetor 2022, 18:38 -
Probleme me pasurinë, Gjyqtari Jak Ndoka shkarkohet përfundimisht nga detyra
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtarin Jak Ndoka. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo. Nga hetimet rezultoi se Jak Ndoka ka pasur probleme me pasurinë.
17 Nëntor 2022, 18:26 -
Lista zyrtare me njerëzit e drejtësisë që u është hequr viza amerikane, 3 gjyqtarët dhe prokurorët që arritën të kalonin Vetingun, u zbuluan nga DSIK-ja
Zbatimi i ligjit të Vetingut nxori zbuluar gjyqtarët dhe prokurorët që fshehën heqjen e vizës amerikane, në janar 2017 u ndëshkuan në bllok 23 subjekte. Praktika e refuzimit të vizës konfirmohet që nga viti 2009
17 Nëntor 2022, 17:44 -
Shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin Petrit Aliaj! Nuk justifikonte pasurinë
Gjyqtari i Vlorës Petrit Aliaj, i cili ka marrë pjesë në heqjen e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) që e shkarkoi atë nga detyra, pasi nuk justifikonte pasurinë.
16 Nëntor 2022, 19:02 -
U filmua duke bërë pazare, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ‘sëmuret’ sapo i afrohet Vettingu, jep dorëheqjen dhe nuk paraqitet në seancë
Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu i jep fund karrierës 20-vjeçare në drejtësi, dha dorëheqjen sapo iu afrua përballja me Vetingun. Në 2017 u pezullua nga KLD pas publikimit të një videoja për të liruar një person me 2 mijë euro, por i rikthye në sistem pasi abuzimi nuk u provua
16 Nëntor 2022, 17:51 -
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e gjykatës së Durrësit Nurjeta Pogaçe
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Nurjeta Pogaçe. Gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit, Nurjeta Pogaçe (Tafa)u përball të hënën më 31 tetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur gjatë seancës dëgjimore
2 Nëntor 2022, 10:38 -
INTERVISTA/ Fatmira Hajdari: E vërteta për revokimin e vizës amerikane dhe e-maili që i erdhi Rudinës
Ish-gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të lënë në fuqi shkarkimin e saj, për pasuri të pajustifikuar si dhe mosdeklarimin e revokimit vizës amerikane.
26 Tetor 2022, 19:44 -
Rama mohoi Vettingun për akademikët, pedagogia letër të hapur kryeministrit: Përdorët gjuhën e shantazhit! Vetingun fillojeni me mua
Pedagogia e Fakultetit Ekonomik i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama. Manxhari u shpreh se për këtë letër ka marrë shkas nga takimi i kryeministrit me rektorët. Pavarësisht, se Rama e ka mohuar një Vetting
20 Tetor 2022, 17:46 -
Sot bojkot kombëtar nga pedagogët, Rama: S'do ketë më rritje pagash deri pas daljes nga dimri! Asnjë Vetting s'do bëhet, s'është thënë e as menduar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e pedagogëve duke theksuar edhe një herë se nuk do të ketë asnjë vetting ndaj tyre. Gjithashtu shtoi sërish se nuk do të ketë më rritje pagash për ta.
20 Tetor 2022, 08:21 -
Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja Elsa Ulliri i shtohet trupës gjykuese të GJKKO
Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses vetingun në muajin qershor të këtij viti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të jetë pjesë e kësaj strukture e cila është ngritur vitet e fundit.
18 Tetor 2022, 19:05