-
Vazhdon aksioni ndaj fishekzjarreve dhe lëndëve plasëse; kontrollohen në më pak se një javë 1136 subjekte, 3 dërgohen në Prokurori (VIDEO)
Policia e Shtetit vazhdon kontrollin në të gjithë vendin për sekuestrimin dhe heqjen nga tregu të kapsollave me lëndë plasëse si dhe të fishekzjarreve të rrezikshme. Në më pak se një javë janë kontrolluar 1136 subjekte, nga ku tre prej tyre janë dërguar në Prokurori për t'u vlerësuar nëse kanë konsumuar apo jo vepra penale.
2 Dhjetor 2018, 11:36 -
U kap në flagrancë me 154 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 23-vjeçarja nga Tirana (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet përgjatë fundjavës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Një 23-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e djeshme për tejkalim të shpejtësisë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Krahas saj, gjatë mbrëmjes të së shtunës dhe të dielës janë konstatuar edhe raste të tjera të drejtuesve që kanë kaluar shpejtësinë e lejuar. Policia e Shtetit informon se janë pezulluar 39 leje drejtimi.
2 Dhjetor 2018, 09:20 -
Ndalimi i 5 protestueve të Astirit, banorët mblidhen para Komisariatit nr.6: Do presim derisa të lirohen
Forcat "Shqiponja" kanë ndaluar 5 prej protestuesve të zonës së Astirit për akuzat e zhvillimit të një proteste të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe bllokim të qarkullimit.
1 Dhjetor 2018, 19:58 -
Protesta tek Unaza e Re/ Pas një ore e gjysmë në Komisariat, lirohen 5 të ndaluarit (EMRAT)
Pas përfundimit të ditës së 28-të të protestës së banorëve të 'Astirit', Policia dhe forcat "Shqiponja" ndaluan 5 persona, të cilët pas një ore e gjysmë i liruan. Në mbështetje të tyre shkoi edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Protestuesit e tjerë u rimblodhën dhe shkuan pranë ambjenteve të Komisariatit nr. 3 dhe nr.6, ku pretenduan se do të prisnin deri në lirimin e të ndaluarve.
1 Dhjetor 2018, 17:21 -
'80 të zhdukur nga Vlora', Salianji: Mashtrim, policia po bashkëpunon me bandat e krimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi qeverinë këtë të premte, përmes një konference për shtyp, për lidhjen që Policia e Shtetit ka me krimin. Konkretisht, ai u fokusua në Vlorë. Duke u bazuar në dëshmitë dhe shifrat që ka transmetuar emisioni 'Top Story', deputeti demokrat deklaroi se frika dhe krimi po zënë gjithnjë e më shumë terren.
30 Nëntor 2018, 13:36 -
Veprimtaria 'Siguri, Inovacion, Progres', Lleshaj: Rasti i Ina Nukës, produkt i verbërisë politike
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', se shtimi i flotës në Policinë e Shtetit me 134 autovetura dhe 30 motoçikleta të reja është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të saj, që do të pasohet nga të tjerë hapa të ngjashëm. Duke iu rikthyer protestës së dhunshme të ndodhur përpara dy ditëve para Kuvendit, Lleshaj komentoi edhe ndikimin e politikës në raste të këtij lloji.
24 Nëntor 2018, 12:08 -
Rama akuzon opozitën për dhunën ndaj policisë dhe paralajmëron themelimin e xhandarmërisë
Në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku ka trajtuar gjendjen e dikurshme dhe aktuale të forcave policore, si dhe risolli në kujtesë protestën e dhunshme të ndodhur para dy ditëve, duke e cilësuar këtë të fundit si produkt të opozitës.
24 Nëntor 2018, 11:38 -
Gallata me testin e policisë për gradën 'Kryekomisar', edhe kandidat, edhe mbikëqyrës (Dokumenti)
Nga dokumenti i siguruar nga Report Tv rezulton se, Arjan Zoto ka qenë mbikqyrës në Sallën nr. 1 të testimit nga tre salla që ishin në total. Ndërkaq nga rezultatet e tistimit, Zoto ka marrë 84 pikë duke u renditur i katërti në listën e fituesve.
21 Nëntor 2018, 17:52 -
Lista/ Emrat e 30 fituesve dhe 230 humbësve të testit për gradën 'Kryekomisar'
Jo pak, por 230 kandidatë kanë rezultuar humbës në testim, ndërsa kanë arritur të fitojnë vetëm 30 prej tyre. Efektivët pretendojnë se shkak për rezultatet e dobëta u bë ndryshimi i formatit të testit në momentin e fundit, nga 100 pyetje me alternativa, në 50 pyetje me shtjellim dhe 50 të tjera me atlernativa.
19 Nëntor 2018, 20:16 -
Konkursi për gradën “Kryekomisar”, zbulohen ‘njollat’ në CV-të e disa prej fituesve
Paditë që bënë ndaj Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme Edasarela Mustafaraj, Donetin Papa, Ilirjan Delilaj apo Gjenovefa Budo. Si u shkarkuan Ilir Proda dhe Pjerin Voci, si dhe akuza e Dritan Dajtit ndaj Gertian Brovinës
19 Nëntor 2018, 18:17 -
Detaje të reja pse u anulua testimi për gradën ‘Komisar’/ Shpallen 30 fituesit për ‘Kryekomisar’ (EMRAT)
Sipas burimeve të gazetës Shqiptarja.com testimi është anuluar, pasi punonjësit që kanë garuar kanë mbajtur telefonat me vete në sallë teksa po zhvillonin provimin dhe gjithashtu kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
19 Nëntor 2018, 11:28 -
Sherr me armë zjarri në Shkodër, Policia shoqëron katër persona (EMRAT)
Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit me armë zjarri. Përveç dy të konfliktuarve, policia ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë për moskallzim krimi.
19 Nëntor 2018, 09:57 -
VIDEO/'I forti' me BMW X6 që nuk i bindej Policisë, kush është Bektash Muka që u arrestua sot në Maltë
Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë malteze. Por 27-vjeçarari nuk është i panjohur edhe për policinë shqiptare.
19 Nëntor 2018, 08:31 -
Të dehur në timon dhe me shpejtësi tej normave, 23 shoferë të arrestuar dhe 2115 gjoba të vendosura në fundjavë (VIDEO)
Policia e Shtetit ka publikuar këtë të hënë numrin e drejtuesve të mjeteve që janë vendosur në pranga ose që janë ndëshkuar përgjatë fundjavës që lamë pas, numrin e lejeve të drejtimit të pezulluar, si dhe numrin e mjeteve që janë ndaluar për detyrime administrative të pashlyera.
19 Nëntor 2018, 08:17 -
Operacionet e fundit kundër krimit, policia merr vlerësime në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit
Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri, si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.
18 Nëntor 2018, 19:02 -
Gjykata e la në arrest shtëpie, arratiset trafikanti i drogës, Alban Gjegji në listën e 22 të shumëkërkuarve në Dibër
Policia e Shtetit e ka publikuar sot listën e 22 personave më të rrezikshëm në qarkun e Dibrës. Mes tyre është edhe Alban Gjegji, i arrestuar nga policia në shkurt të këtij viti dhe i arratisur pas vendimit të gjykatës për ta lenë në “arrest shtëpie”. Gjegji është dënuar me 7 vite burg, policia ka shkuar të ekzekutojë vendimin por zbulon se Gjegji është arratisur.
18 Nëntor 2018, 11:20 -
Policia aksion gjatë natës, drejtonte makinën në gjendje të dehur, pranga 43-vjeçarit
Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet gjatë natës me drager dhe radarë. Gjatë kontrolleve, në orët e para të mëngjesit, në prangat e Policisë ka rënë një 43-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
18 Nëntor 2018, 08:46 -
Kopjimi i policëve në provimin për gradën "komisar", Petrit Vasili: A e lufton dot hajduti-hajdutin
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pasi policia ka anuluar testimin e policëve për gradën komisar. Në një status në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se këtyre që vjedhin edhe provimin e tyre nuk u besohet lufta me krimin dhe trafikantët.
17 Nëntor 2018, 19:17 -
(FOTO+EMRAT) 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës, në listë edhe Jani Alia, policia kërkon ndihmë: Na njoftoni nëse dini vendndodhjen
Mes të shumëkërkuarve është edhe Jani Alia, vrasësi i Elton Ciços në zonën e ish-bllokut tre vite më parë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes.
16 Nëntor 2018, 10:35 -
Video ekskluzive/ Operacioni anti-drogë në Tiranë, dy agjentë presin tek hyrja e pallatit, arrestohen dy tropojanët
Pamje ekskluzive nga arrestimi i dy të rinjve në Tiranë. Njësia anti-drogë e kryeqytetit i arreston dhe sekuestron 30 gramë kokainë, një armë zastava dhe një denonator eksplozivi.
15 Nëntor 2018, 20:44