-
22 vite nga Masakra e Reçakut, Liderët e Kosovës: Një ditë do të vihet drejtësia! Rama: Dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së luftës së UÇK
22 vite më parë është kryer një nga masakrat më të mëdha që ushtria serbe ka kryer ndaj popullsisë civile në Kosovë ku humbën jetën 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe solli ndërhyrjen e NATO-s, në konfliktin që u merrte jetën shqiptarëve përditë.
15 Janar 2021, 10:43 -
Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?
Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.
14 Janar 2021, 18:03 -
Garojnë bashkë në zgjedhje, Albin Kurti paralajmëron Vjosa Osmanin si Presidente të ardhshme: Unë kandidoj për Kryeministër (VIDEO)
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të garojnë bashkë në zgjedhje bashkë në zgjedhje. Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Presidentja në Detyrë kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në një konferencë të përbashkët për mediat.
14 Janar 2021, 13:54 -
Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vijojë zbatimin e reformave për hapjen e rrugës drejt BE-së
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi zhvilloi këtë të martë një takim me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Është vetë ai që e ka bërë të ditur ku përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ka publikuar foto nga takimi.
12 Janar 2021, 14:28 -
Zyrtari i LDK-së Gecaj ironizon fjalët kontradiktore të Vjosa Osmanit: Ti ke thënë nëse nuk do të jem me LDK-në dal nga politika
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani deklaratën kur ajo thoshte se nuk do të vazhdonte të qëndronte në politikë nëse nuk do të ishte më pjesë e LDK-së.
4 Janar 2021, 13:15 -
Vjosa Osmani: Do të marrë vaksinën anti-COVID, pritet te jetë në Kosovë pas prillit
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediat, pasi ka vizituar Klinikës e Infektimit është shprehur se vaksinat anti-COVID pritet të vijnë në vend pas muajit prill.
29 Dhjetor 2020, 11:21 -
Vjosa Osmani na lëshoi mbi shpinë ujin e vrullshëm e të turbullt të Lumit Vjosa në një dimër të vështirë
Presidentja në detyrë e Kosovës njëkohësisht Kreu i Parlamentit nga foltoret e Institucioneve respektive në Shqipëri gjeti rastin të qëllojë me gurë Qeverinë e Shqipërisë dhe veçanërisht Kryeministrin Edi Rama. Edhe pse me buzëqeshje, me fjalimin e shkruar në letër, ajo qëlloi drejt për drejt në mish pa llogaritur dhimbjen në trupin dhe shpirtin e të goditurve apo edhe të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit
26 Dhjetor 2020, 19:06 -
Rama: PS ka kaluar rreth 15 rezoluta për dënimin e krimeve të Serbisë! Lufta për liri nuk fillon me Osmanin dhe Kurtin (VIDEO)
Kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme me gazetarët u shpreh se prej kohësh Kosova ka ngatërruar politikën e brendshme me atë të jashtmen. Ai thotë se historia e luftës së Kosovës nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. "Nuk ka më zi se sa një vend se sa pë
24 Dhjetor 2020, 12:01 -
Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë, Rama: Erdhi për të bërë propagandë për të marrë vota në Kosovë! S’fitohet lufta me Serbinë me nacional-folklorizëm vulgar (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qëndrimin e Vjosa Osmanit gjatë vizitës së saj 3 ditore në Tiranë. Gjatë një konference të përjavshme, Rama u shpreh se Osmani erdhi në Tiranë për të bërë propagandë në mënyrë që të fitonte vota në Kosovë.
24 Dhjetor 2020, 11:32 -
Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku është shprehur kështu Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, duke ofenduar hapur të dyja politikanet shqiptare. Deklaratat e tij i dha sot në programin e mëngjesit në TV Happy.
23 Dhjetor 2020, 15:56 -
Kosova pa president, pa kryeministër, pa kryetar Kuvendi
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka shpallur të pavlefshme votën e një deputeti në Kuvendin e Kosovës gjatë votimit për qeverinë “Hoti”, e cila ka pas marrë numrin kritik të votave. Pas vendimit, Qeveria ka humbur shumicën dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, që mbahen afërsisht për 45 ditë.
22 Dhjetor 2020, 19:09 -
Kosova në kolaps politik dhe para kolapsit institucional në kohë pandemie
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Kosova s'e ka luksin që gjatë pandemisë të ndërrojë dy qeveri. Pa president të zgjedhur dhe një qeveri të shpallur antikushtetuese Kosova ka vështirësi për funksionimin e shtetit.
22 Dhjetor 2020, 17:58 -
Takimi Osmani-Kurti: Zgjedhjet sa më parë të jetë e mundur, Duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë,
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas përfundimit të takimit me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar edhe njëherë se qeveria Hoti ishte jolegjitime.
22 Dhjetor 2020, 14:15 -
Vetëvendosja: Vendimi i Kushtetueses nuk ia ndalon Kurtit të garojë në zgjedhje
Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me ndalimin e personave të dënuar që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të ndikojë tek kandidimi në zgjedhje i liderit të kësaj partie, Albin Kurtit dhe anëtares së kryesisë, Albulena Haxhiut. Në ven
22 Dhjetor 2020, 12:38 -
Shkarkohet Konsulli i Përgjithëm i Kosovës në Tiranë, është akuzuar se ushtroi dhunë ndaj punonjësve
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqin. Mësohet se ky vendim është marrë pas akuzave nga punonjësit për dhunë fizike ndaj tyre.
22 Dhjetor 2020, 10:41 -
Data e zgjedhjeve, Vjosa Osmani nga ora 13:00 nis takimet me liderët e partive politike
Ditën e sotme Vjosa Osmani, do të fillojë takimet me krerët e partive politike në vend për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Takimet në Presidencë, do të fillojnë në orën 13:00. Osmani do t’i presë në takime të ndara liderët e partive politike. I
22 Dhjetor 2020, 10:12 -
Rrëzohet qeveria"Hoti" brenda 40 ditëvezgjedhje të parakohshme
Pas vendimit të Kushtetueses së Kosovës për rrëzimin e qeverisë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani këtë të martë do të zhvillojë një takim me partitë politike rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kushtetuesja mbrwmw vendosi pro kërkesës së VV rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.
22 Dhjetor 2020, 10:00 -
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Abazi: Mbështesim çështjet që shpalosi Osmani në Shqipëri! (VIDEO)
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi i është përgjigjur akuzave ndaj Presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit. Ai thotë se LVV i mbështet 3 çështjet që ka shpalosur Osmani në Shqipëri gjatë vizitës së saj 3 ditore.
21 Dhjetor 2020, 22:47 -
Thaçi në Hagë/ Balla: Ju duket e rastësishme që Berisha s'lë studio pa e bërë pis figurën e ish- presidentit? Mua jo! (VIDEO)
Taulant Balla, tha se Shqipëria ka zgjedhur instrumentin e duhur për të hedhur poshtë akuzat se ish- drejtuesit e UÇK-së, kanë kryer krime lufte në Shqipëri. Balla i quan aspak rastësore akuzat e ish- kryeministrit Sali Berisha në drejtim të ish- presidentit njëkohësisht edhe drejtues i UÇK-së, Hashim Thaçi në një
21 Dhjetor 2020, 21:54 -
Balla zbulon arsyen pse nuk ishte i pranishëm Rama në Kuvend kur erdhi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (VIDEO)
Numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në studion e Report Tv te "5 pyetje nga Babaramo", ka zbuluar edhe arsyen se përse kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në parlament gjatë vizitës së presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit. "Isha, padyshim prezent. Ju kujtoj që kryeminis
21 Dhjetor 2020, 21:37 -
Protestat në Shkodër/ Balla: Berisha kërkonte një tjetër viktimë! (VIDEO)
Për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, protesta në Shkodër ka qenë e organizuar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Madje ai shkoi edhe më tej, ku tha se në atë protestë ish- kryeministri Sali Berisha kërkonte një tjetër viktimë. "Protesta u kanalizua n&am
21 Dhjetor 2020, 21:33 -
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Balla: Filloi nga djemtë dhe vajzat e reja, por në këtë vend ka politikanë që s'të lënë të protestosh (VIDEO)
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, nisi si një protestë qytetare, por u futën në mes përfaqësues të opozitës, duke e shkatërruar qëllimin e saj. "Në
21 Dhjetor 2020, 22:26 -
Thaçi në Hagë/ Balla te '5 pyetjet': S'më duken të rastësishme akuzat e Berishës kundër ish-presidentit! Protestat për Klodianin nisi qytetare, por u vodh nga opozita
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' tha se qeveria e lexoi mirë protestën e ditëve të pare për vrasjen e Klodian Rrashës që ishte e djemve dhe vajzave të vendit të cilët sipas Ballës protestuan për një kauzë të drejtë, por që më pas u vodh nga opozita. Balla foli dhe për çështjen e Kosovës ku tha se nuk i lexon shumë të rastësishme deklaratat e ish- kryeministrit Sali Berisha kundër ish- presidentit Hashim Thaçi në një kohë kur ky i fundit po përballet me drejtësinë në Hagë.
21 Dhjetor 2020, 21:20 -
Të thuash se Shqipëria s’ka bërë gjë për ne siç tha Vjosa jonë, do duhet të jesh fare i handakosur, ose i qurosur se i paditur po se po
Të pagjeturit dhe lotët e krokodilit në Kuvend, apotheoza e presidentit, zgjedhjet, vrasja e Klodian Rashës, Vjosa Osmani dhe vizita e saj në Tiranë janë vetëm disa nga temat që mund të preken këtë herë, pa i anashkaluar as mergimtarët të cilët po ia kthejnë gjallërinë Kosovës, por edhe dike vetë prania e tyre po e mbytë duke ia "zënë frymën" dhe „ngushtuar hapësirën“, të cilën ai dikushi po e sheh vetëm për të vetën.
21 Dhjetor 2020, 09:46 -
Akuzat e medieve në Kosovë: Çfarë e lidh Vjosa Osmanin, me një nga familjet më mafioze në Ballkan
Vjosa Osmani, e cila është shfaqur si një figurë e “re” dhe e “pastër” në politikën e Kosovës, në fakt ka lidhje të dyshimta, të cilat janë zbuluar nga mediet në Kosovë. Osmani, e cila është edhe kryetare e Kuvendit në Kosovë, pak kohë më parë kishte munguar gjatë miratimit të një prej projektligjeve më të rëndësishëm në vend, atë të mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit.
19 Dhjetor 2020, 20:57 -
Për vizitën e turpshme dhe të dështuar të presidentes 'në dëshirë' në Shqipëri
Përderisa shumë opinionistë në Kosove po ankohen se Shqipëria po e përdorë shpesh Kosovën për debat të brendshëm, është mirë te bëjnë vetë kritikë pak e ta shohin sa shpesh, sa ulet e sa pafytyrë politikan të Kosovës po e përdorin Shqipërinë për interesa të ngushta personale.
19 Dhjetor 2020, 17:41 -
Blofi i Vjosa Osmanit / Ja 15 rezolutat e miratuara nga PS në Kuvend për dënimin e gjenocidit serb, Berisha luftonte kundër UÇK, Meta ‘fshihej’
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi miratimin e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, vizita e saj po përdoret për luftë politike nga PD-LSI, por Kuvendi i Shqipërisë gjatë periudhës 1998-2001 ka miratuar 15 rezoluta dhe deklarata duke dënuar krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.
19 Dhjetor 2020, 17:15 -
Vjosa Osmani u mbyt në Vjosë!
Ajo kreu një udhëtim të zhurmshëm e provokativ në kryeqytetin tonë, e ftuar nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Agjenda e saj ishte e gjerë, e nisur nga të dy ofiqet e larta që zotëron përkohësisht në vendin e saj. Vizitat e personaliteve të larta të Kosovës kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritura dhe, po kështu, ndodh edhe me drejtuesit e Shqipërisë në Kosovë. Por vizita në fjalë dhe mesazhet që transmetoi trazuan shumë ujëra dhe trishtuan shumë shpirtra këtej e andej kufirit.
19 Dhjetor 2020, 13:50 -
Vjosa Osmani erdhi si shtetare në Tiranë dhe u largua si politikane e zakonshme
Fjalori i kuruar, që u duartrokit jo plotësisht në Parlamentin shqiptare, shfaqi imazhin e ri tejet impenjativ për të ardhmen të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai kulmoi me togfjalëshin “Heqje e traut”, një e tillë që vazhdimisht ka pasur kundërshtime të faktorit të madh shqiptar. Tezat e tjera që shpalosi në Shqipëri ishin jo pak të lodhura dhe më shumë se kaq të tejkaluara.
18 Dhjetor 2020, 22:56