-
Veliaj për Tiranën, Ervin Bushati në '45 minuta': Mendoj se duhet rikonfirmuar, ka bërë punën
I ftuar në ’45 minuta’ ka qënë deputeti i PS-së, Ervin Bushati, i cili ka komentuar përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet lokale. Bushati u shpreh se Veliaj duhej të rikonfirmohej pasi sepse ka bërë një punë të mirë me transformimin e qytetit.
20 Shtator 2018, 17:55 -
-
PD kallëzim penal në prokurori për Veliajn: Po favorizon Fushën, i dha miliona euro
Partia Demokratike, ka kallëzuar në prokurori kryebashkiakun Erion Veliaj për favorizim të kompanisë Fusha. Lajmin e ka bërë publik deputeti demokrat Klevis Balliu, që akuzoi Veliajn se i ka dhënë 2.6 milionë euro kompanisë për të blerë pisha.
19 Shtator 2018, 11:35 -
Nesër në Kuvend varianti i ri i ligjit për Teatrin Kombëtar, Rama dhe Veliaj takojnë Ruçin
Në fokus të këtij takimi është dekreti i kreut të shtetit për Teatrin Kombëtar. Kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe relatori i ligjit për Teatrin, Ilir Beqaj.
19 Shtator 2018, 09:01 -
-
'Festivali i Inovacionit', Veliaj: Do e kthejmë Piramidën në një shkollë alternative për teknologjinë
Për herë të parë në Tiranë u mbajt “Festivali i Inovacionit”, organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë.
18 Shtator 2018, 16:26 -
-
Veliaj mesazh nga Peza: Mos të ndalim zhvillimin e Shqipërisë drejt BE-së duke penguar njëri-tjetrin
Tirana ka përkujtuar 76-vjetorin e Konferencës së Pezës. Nga Peza kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos pengojnë njëri-tjetrin, por të punojnë së bashku për progresin drejt BE-së.
16 Shtator 2018, 15:13 -
Investimi në shkollën “Isa Boletini”, Veliaj: Klasat e reja i japin fund mësimit me dy turne
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se investimet e bashkisë në institucionet arsimore rrisin cilësinë e mësimdhënies për të gjithë nxënësit.
16 Shtator 2018, 12:29 -
Veliaj zbulon detaje për emrin e djalit: Po sikur të dojë të jetë poet?! Vitin që vjen do bëhemi me vajzë
Veliaj ka thënë se për emrin e djalit do të vendosë Ajola, ndërsa ai vetë ka menduar për një moment që djali të quhej “Trim”. Veliaj ka thënë se viti i ardhshëm do të sjellë një vajzë në jetën e tyre.
15 Shtator 2018, 19:39 -
Tirana përzgjidhet si një nga tre qytetet që kanë pësuar transformimin më të thellë në 2018
Pas çmimit në Barcelonë për sheshin “Skënderbej” dhe atij në Londër për Pazarin e Ri, kryeqyteti shqiptar është përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, si një ndër qytetet që ka pësuar transformimin më të thellë në Europë.
15 Shtator 2018, 18:00 -
Dita e Pastrimit, Veliaj: Tirana sot është shumë herë më e pastër (Një mesazh për prindërit)
Qindra vullnetarë dhe qytetarë, të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, nisën që në orët e para të mëngjesit aksionin për largimin e mbetjeve në të gjitha njësitë administrative, kryesisht pranë shkollave
15 Shtator 2018, 14:11 -
Mobilie, goma e hekurishte/ Aksion pastrimi në Tiranë, vullnetarët i bashkohen ndërmarrjeve të bashkisë
Aksioni i pastrimit te Tiranes, i lajmëruar dje edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur që në orën e para të mëngjesit në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni është mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.
15 Shtator 2018, 11:21 -
'Nesër aksion pastrimi në gjithë kryeqytetin', Veliaj thirrje qytetarëve: Ftoni miqtë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të Bashkisë u shpreh se ditën e nesërme në kryeqytet do të zhvillohet një aksion pastrimi.
14 Shtator 2018, 16:41 -
-
Veliaj takon homologun e Budapestit, Tarlós: Urime për sukseset e arritura në zhvillimin e Tiranës
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós, të cilit në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy qyteteve, i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”.
14 Shtator 2018, 10:30 -
Rikonstruktohet shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, Veliaj: Gati për 17 shtatorin, do ndërtojmë dhe 3 objekte të reja
Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve për rikonstruksionin e shkollës, kurse kryebashkiaku Erion Veliaj tha se të gjitha shkollat në të cilat po punohet në Tiranë do jenë gati të hapin dyert në nisjen e vitit shkollor.
13 Shtator 2018, 12:50 -
Djali i ish-deputetit socialist i jep fund beqarisë, Veliaj kurorëzon martesën (Foto)
Bleron Dokle djali i ish-deputetit socialist, Namikut ka kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me partneren Ornela Bela. Ceremonia u zhvillua në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë, përpara kryebashkiakut, Erion Veliaj.
13 Shtator 2018, 12:38 -
Veliaj priti në takim homologun nga Sarajeva, Abdulah Skaka: Do fuqizojmë partneritetin midis dy vendeve
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Sarajevës, Abdulah Skaka, me të cilin ndau një bisedë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shtimin e marrëdhënieve mes dy bashkive.
12 Shtator 2018, 16:52 -
-
-
-
-
-
Finalet e Europianit në Volejboll për Femra, Veliaj: Tirana mund të mirëpresë evente të mëdha
Erion Veliaj, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi ka ndjekur ndeshjen finale Itali-Rusi, e cila u zhvillua mbrëmë në kompleksin modern të Parkut Olimpik të Tiranës.
10 Shtator 2018, 14:37 -
Ndroqi pret ’Vera n’Shesh’, Veliaj: Festa, një risi për të promovuar produktet vendase
“Vera n’Shesh” mblodhi bashkë dje pasdite banorët e zonës së Ndroqit, prodhues dhe miq të apasionuar pas produkteve vendase dhe kulinarisë, në një mjedis të rrethuar nga gjelbërimi dhe muzika fantastike e artistëve të Ansamblit të Tiranës.
9 Shtator 2018, 14:11 -
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Alessandro Leogrande-s, gazetarit që shkroi për shqiptarët
Tabela me emrin e Alessandro Leogrande-s u zbulua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, miq dhe kolegë të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur
8 Shtator 2018, 13:35 -
-
Veliaj: Shumë shpejt Tirana do të ketë një Teatër të Ri, drafti i dakordësuar me Komisionin Europian
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Andon Zako Çajupi” u shpreh se Tirana do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar të mbështetur nga BE-ja.
7 Shtator 2018, 16:49 -
10-vjetori i binjakëzimit mes Tiranës dhe Pekinit, Veliaj: Bashkëpunim intensiv në fushën e transportit, kulturës e turizmit
Kryebashkiaku, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez, kryesuar nga Nënkryetarja e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, në të cilin u ra dakord për forcimin e marrëdhënieve .
6 Shtator 2018, 16:42 -
Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Veliaj dreke për njerëzit në nevojë: Energjinë ta kthejmë në punë konkrete
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës,Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa të rinj vullnetarë shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale Komunitare në Njësinë 4, e cila nga sot do të mbajë emrin e bamirëses “Gonxhe Bojaxhiu”.
5 Shtator 2018, 15:57 -
Veliaj: Teatri i ri ka potencialin të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndjekur nga afër punimet në sheshin “Italia“. Veliaj shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri.
4 Shtator 2018, 15:30 -
Festivali Ndërkombëtar i Balonave, Veliaj: Po gjallërojmë një pjesë të Liqenit, kemi kthyer traditën e festës
Për dy ditë me radhë, balonat shumëngjyrëshe të përmasave dhe formave të ndryshme, mbushën qiellin në Festivalin Ndërkombëtar të Balonave, që rikthen pas shumë vitesh një traditë të bukur të kryeqytetit.
2 Shtator 2018, 12:47 -
Edicioni i 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë, Veliaj: Sporti të futet në shkolla, mundësi fantastike për të rinjtë
I pranishëm në Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë, Erion Veliaj ka bërë me dije se në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Shahut, do të hartojë një program për zhvillimin e sportit të shahut për të gjitha shkollat e Tiranës.
1 Shtator 2018, 12:33 -
PD: Tenderat korruptive të Ujësjellësit, rrisin disa herë çmimin e ujit në Tiranë
Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka vijuar akuzat ndaj kreut të Bashkisë, Erjon Veliajt. Vokshi thotë se PD disponon të dhëna se vendimi i Ujësjellësit të Tiranës është korruptiv.
1 Shtator 2018, 16:47 -
Donald Lu takon Veliajn, por nuk i reziston dot biçikletës Mobike, shihni ç’bën (FOTO)
Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu.i cili gjatë një takimi me Veliajn në zyrën e tij, ka hipur në biçikletën Mobike.
31 Gusht 2018, 10:32 -
Investim në periferi, shtrohet rruga ‘Besnik Hidri’, Veliaj: Po sjellim të njëjtin standard si në qendër
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e kryera për ndërtimin e Rr. “Besnik Hidri” dhe tha se ky investim tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i jep në vitin të fundit të mandatit të parë investimeve në periferi.
29 Gusht 2018, 13:30 -
-
'Të rinjtë do lënë llotot dhe do merren me sport', përurohet kompleksi sportiv 'Football Republic', Veliaj: Një histori suksesi (Foto)
Të apasionuarit pas futbollit dhe sporteve të tjera, do të gjejnë në Barbas të Petrelës një hapësirë moderne sportive. Dje pasdite u përurua çelja e kompleksit sportiv “Football Republic”, me tre fusha futbolli dhe kapacitet për 1000 persona.
27 Gusht 2018, 16:06 -