-
Balla e paditi për shpifje, Salianji bën ironi: 10 mln janë hiç, unë i dhashë Alizotit 200 mijë euro!
Deputeti demokrat, Ervin Salianji i është përgjigjur socialistit Taulant Balla, pas padisë që numri 2 i PS, dorëzoi sot në Gjykatë për Salianjin. Demokrati shkruan me ironi se 10 milionë lekë nuk janë asgjë, në krahasim me paratë që i ka dhënë Fredi Alizotit.
14 Tetor 2018, 14:59 -
'Charter-i’/ Balla padit Salianjin: 1 mln lekë dëmshpërblim! Deputeti: 'Pagova' Alizotin më shumë
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka paralajmëruar se krahas Salianjit, do padisë në gjykatë për shpifje edhe Luçiano Boçi. Socialisti përsëriti se paratë që do merren në gjyq, do investohen në kopshte dhe shkolla në Librazhd.
14 Tetor 2018, 14:02 -
Akuzat e Salianjit për Ballën, reagon drejtoresha e Albcontrol: S’kemi të dhënat e pasagjerëve, deputeti të gjejë tjetër burim
Belinda Balluku, drejtoresha e Albcontrol, shkruan se deputeti Ervin Salianji duhet të gjejë një tjetër burim për të vërtetuar deklaratën e tij për Ballën, pasi sipas Ballukut, Albcontrol nuk disponon të dhënat e pasagjerëve
14 Tetor 2018, 11:16 -
Balla publikon videon: Në 8 dhjetor 2014, u nisëm me avionë për në Bruksel. Pamjet e takimit me ‘baronët’
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, pas akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
13 Tetor 2018, 15:23 -
Denoncimi i PD/ Salianji: Udhëtove 25 herë me trafikantin! Balla: Të hënën padi në gjykatë
Deputeti PD, Ervin Salianji nën hetim për rastin Babale ka akuzuar kryetarin e grupit të PS se ka udhëtuar vendit 25 herë me Edmond Bego, ndërsa i kërkon Taulant Ballës që të japë shpjegime për financimin. Balla ka reaguar duke paralajmëruar padi ditën e hënë
13 Tetor 2018, 11:57 -
Vettingu në politikë/ Pas Spahos,reagon Balla: Kryeministri më ngarkoi të komunikoj me ty, ne jemi gati
Pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për vettingun në politikë, një reagim ka ardhur edhe nga homologu i tij socialist.
6 Shtator 2018, 16:42 -
Vetting për politikanët? Rama: Sa më parë, gati të diskutojmë me PD! Ka edhe një porosi për Bashën
Propozimi i Bashës, Rama: Sa më parë vetingu. Por Rama shton se duhet ndërtuar një drejtësi që politikanët nuk mund ti shpëtojnë dot, duke nënkuptuar mosgjykimin asnjëherë të Bashës për aferën Durrës-Kukës.
6 Shtator 2018, 14:09 -
Takimi i opozitës në Elbasan, Vasili: Do jemi në Kuvend, përballje pa kompromis me krimin
Edhe pse bojkotuan seancën e dytë radhazi të Kuvendit, pasi të hënën paralelisht me punimet e parlamentit u mblodhën në Shkodër, Vasili thotë se përballja pa kompromis me krimin do bëhet në Kuvend.
6 Shtator 2018, 12:10 -
Opozita e bashkuar në Elbasan/ Basha prezanton nismën: Vetting në politikë, nuk ka kompromis me krimin
Edhe në Elbasan, fokusi i takimit të opozitës ka qenë tek situata e rendit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se kontrollin mbi territorin dhe institucionet e vendit e kanë bandat. Basha ka prezantuar nismën e PD për Vetting në politikë.
6 Shtator 2018, 10:45 -
Sesioni i ri/ Ftohje mes PD-LSI, nuk ka koordinim për aksionin politik
Shenja ftohje dhe mosbesimi mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste. Teksa sesioni i ri parlamentar do të nisë në datën 3 shtator, mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste nuk asnjë lëvizje për t’u koordinuar për aksionin politik të vj
31 Gusht 2018, 09:02 -
PD i kundërpërgjigjet Gjiknurit/ Salianji: PD i dha leje minerare kompanisë së Begos, por ai s’ishte pronar në 2009
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji reagon sërish pas përgjigjes së ministrisë së Transporteve, lidhur me lejen minerare që qeveria e PD-së i dha biznesmenit Edmond Bego në vitin 2009. Salianji thotë se në këtë periudhë kompania s’ka qenë në emër të Begos.
27 Gusht 2018, 16:56 -
Akuzat për Edmond Begon/ Gjiknuri-PD: Procedurë transparente, ish-ministri demokrat firmosi leje në 2009
Akuza në drejtim të qeverisë socialiste pas lirimit të biznesmenit Edmond Bego. Deputeti Salianji akuzon ministrin Gjiknuri për dhënien e një lejeje minerare. Ministria përgjigjet dhe sqaron se procedura ka qenë transparente.
27 Gusht 2018, 11:47 -
Akuzat, Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e biznesmenit Edmond Bego
Report Tv mëson se nuk ka një provë apo dyshime për pasurinë e tij, por hetimet, sqarojnë burimet kanë nisur sipas parashikimeve të ligjit Antimafia, që për rastet e denoncimeve publike duhet të kryhen verifikime kryesisht.
26 Gusht 2018, 13:14 -
Debati/ Kompania e Mond Begos fitonte tendera që në kohën e qeverisjes së PD (Dokumenti)
Ndalimi i biznesmenit Edmond Bego në Greqi shkaktoi debat politik në Tiranë në ditët e fundit, pasi PD e ktheu në një çështje politike. Selia blu akuzoi se Bego kishte lidhje me pushtetin dhe Taulant Ballën dhe se kishte përfituar tendera miliona lek
23 Gusht 2018, 18:58 -
‘Mori tender në Librazhd’/ Balla i përgjigjet PD për çështjen ‘Bego’: Jemi zgjedhur për punë, jo llafe
Taulant Balla nga Elbasani ku mori pjesë në inspektimin e punimeve për rikonstruksionin e dy rrugëve u është përgjigjur sërish akuzave nga PD për lidhje me biznesmenin Edmond Bego.
22 Gusht 2018, 17:55 -
Hoxha i del në mbrojtje Mond Begos: Ia bënë gjyqin, po a do të gjejnë falje pasi abuzuan me dinjitetin e tij?
Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar pas lirimit të biznesmenit, Edmond Bego, nga autoritetet greke. Kalaja shprehet se rasti i Mond Begos është abuzuar nga njerëzit të cilët ia bënë gjyqin pa marrë parasysh se ai i ka paguar gabimet e veta.
22 Gusht 2018, 13:03 -
Lirimi i Begos, avokati flet për 'Report Tv': Ndalimi i tij, faji i autoriteteve greke, ndodh shpesh me shqiptarët
Greqia merr provat nga Italia, lë të lirë biznesmenin shqiptar, Edmond Bego. Report Tv siguron dokumentin e Interpol Romës për biznesmenin shqiptar: Nuk ka asnjë çështje të hapur. Ardian Leka, avokati i tij, flet për 'Report Tv'.
22 Gusht 2018, 12:04 -
‘Ortakë në biznes me Begon’, Balla sqaron: Njohje familjare, s’ka mburojë politike. Paloka: Gënjeve prapë, ç’të lidh me trafikantin?
Deputeti Taulant Balla ka sqaruar akuzat e opozitës për lidhje me Edmond Begon. Balla ka thënë se me Begon ka njohje familjare. Pak orë pas deklaratës, Paloka doli në një konferencë për mediat, ku përsëriti akuzat drejtuar numrit 2 në PS.
21 Gusht 2018, 13:46 -
Arrestimi i Begos, reagon Policia e Shtetit: S'ishte në kërkim, ka shkuar 3 herë në Itali në 2017
Policia e Shtetit ka reaguar pas debateve në media për arrestimin e Edmond Begos në Greqi. Policia sqaron se Bego nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar e as kombëtar dhe se vetëm gjatë vitit 2017, ka shkuar 3 herë në Itali.
20 Gusht 2018, 18:11 -
Ekskluzive/ Ndalimi i Edmond Begos në Greqi, zbardhet urdhër arresti i Interpol
Report Tv zbardh urdhër arrestin e Interpolit të Greqisë për arrestimin e biznesmenit të ndërtimit Edmond Bego. Ky urdhër-arresti është i bazuar në vendimin për dënimin e tij nga Gjykatat italiane, për vendimin që më pas është njohur dhe konvertuar
20 Gusht 2018, 16:52 -
“Burgun e kam bërë në Shqipëri”, fjalët e para të biznesmenit Edmond Bego pas arrestimit në Igumenicë
“Është e vërtetë që unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar identitetin, por për akuzat që ju më keni ndaluar unë e kam bërë burgun në Shqipëri”, ka deklaruar 48-vjeçari në komisariatin e Igumenicës
20 Gusht 2018, 16:29 -
Arrestimi i Begos/ PD pyet Ballën: A ishe sekser i trafikantit? Sa herë folët në telefon?
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar një sërë pyetjesh socialistit Taulant Balla, ku mes të tjerash e pyet sa herë ka komunikuar në telefon me trafikantin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego dhe nëse ka bërë rolin e sekserit për të.
20 Gusht 2018, 15:38 -
Greqia lë në burg biznesmenin shqiptar/ Si i mbylli 'hesapet' me drejtësinë italiane në Shqipëri, Edmond Bego
Në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 15 shtator 2010, gjyqtari Fatos Lulo arsyetonte sesi dënimi me 21 vite i shtetit italian ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.
20 Gusht 2018, 09:24 -
Greqia vendos sot për ‘fatin’ e Edmond Begos, shqiptarin që po trazon politikën në Tiranë (Detaje)
Shqiptari Edmond Bego 48-vjeç është arrestuar në Igumenicë. Ish-drejtori i klubit lushnjar është një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëmarrës në një organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.
19 Gusht 2018, 20:25