-
Basha: Më 13 prill gati për sakrifica si në 2 prill 1991...(ku u vranë 4 studentë)
Duke i quajtur autorë të masakrës së 2 prillit 1991, të cilët vijojnë të jenë në pushtet, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha nga Shkodra se sot, 28 vjet më pas, protestohet për rrëzimin e komunizmit, e qeverisë së lidhur me krimin siç tha ai. Bëri deklaratë të fortë kur u shpreh se me të njëjtin çmim sakrifice si më 2 prill 1991 ku mbetën të vrarë katër studentë, do të protestohet edhe sot kundër qeverisë aktuale
2 Prill 2019, 10:49 -
'Do heq ministritë nga Tirana'/ Basha 'merr' bekimin e hoxhës në Shkodër, por s'e respekton
Lulzim Basha gjatë takimit në Shkodër me të rinjtë ka deklaruar se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të shikojë si mundësi zhvendosjen e disa institucioneve shtetërore në qytetet kryesore.
1 Prill 2019, 19:43 -
Kryebashkiakja 'aleancë' me qeverinë kundër krimit, Basha 'lë në shtëpi' Voltana Ademin
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shmang Voltana Ademin në Shkodër. Kryebashkiakja nuk u shfaq në krah të kreut demokrat në një takim që Basha mbajti në qytetin e Shkodrës me studentë. Sot qytetarja e Parë e Shkodrës shprehu hapur se ndihet e kërcënuar dhe e frikësuar nga bandat kriminale që vijojnë të veprojnë në kryeqendrën e veriut, ndërsa përballë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, shprehu vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me policinë dhe çdo autoritet, për të luftuar krimin që vijon të shënojë viktima.
1 Prill 2019, 19:26 -
Përse Basha bën sikur do hyjë në zgjedhje?
Duket se Basha ka ndjerë plasaritjen e partisë dhe strukturave të saj të cilat pas entuziasmit të parë, pas djegies së mandateve, kur ju premtua se fitorja është afër, po shikojnë se janë për një rrugë të gjatë dhe pa krye, që nuk dinë ku i nxjerr.
31 Mars 2019, 21:50 -
FOTOT/ Basha zhvillon miting në Durrës, ja pjesëmarrja që kryedemokrati e quan ‘madhështore’
Lulzim Basha zhvilloi një miting në qytetin e Durrësit. Siç shihet nga pamjet kjo është pjesmarrja në mitingun e Bashës i cili e konsideroi këtë miting madhështor dhe më të madhin që PD ka organizuar ndonjëherë në qytetin e Durrësit.
30 Mars 2019, 18:27 -
Basha në Durrës: Rama hajdut që maskohet si klloun, vjedh 100 mijë euro në orë nga xhepat tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sot nga Durrësi kryeministrin Edi Rama se po vjedh çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve. Basha komentoi edhe raportin e publikuar nga DASH një ditë më parë. Ai tha se në raport SHBA shkruan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është strehë e krimit.
30 Mars 2019, 18:18 -
Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?
Sot, dy vite më pas amerikanët u ndjenë të prerë në besë nga Lulzim Basha i cili e ka bërë zakon të tradhtoj çdo partneritet, jo se është mashtrues i lindur por se timonin e partisë de facto e ka Sali Berisha dhe e nxjerr bllof Bashën në çdo marrëveshje apo pakt.
29 Mars 2019, 20:52 -
Basha tryezë për lirinë e medias...por mungojnë përfaqësuesit kritikë
Liria e media ka mbledhur në një tryezë diskutimi liderin e opozitës Lulzim Basha, gazetarë dhe analistë. Në tryezë vihej re mungesa e përfaqësuesve të mediave që mbajnë një qëndrim kritik ndaj opozitës. Basha pas kritikave tha garanci se për transparencë, PD.fton të gjithë mediat që të ndjekin takimet e tij.
29 Mars 2019, 15:09 -
Vijnë me shpresë për të larguar Ramën e largohen me buzën tharë, Basha i bën premtim qytetarëve protestues
Lideri demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur pas tre orësh protestën e opozitës, me një fjalim në selinë blu."Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka dëgjuar le ta dëgjojë: Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mirë dhe qartë zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt
28 Mars 2019, 13:14 -
Marshimi ndal tek Ministria e Brendshme: Lironi djemtë tanë!
Të vendosur përballë njëri-tjetrit, lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha qëndruan në heshtje tek Ministria e Brendshme, aty ku ndalën marshimin e turmës së protestuesve: Lironi djemtë tanë, ishte thirrja në kor e protestuesve të ndalur përballë godinës së Ministrisë së Brendshme.
28 Mars 2019, 12:29 -
Disa deklarata pse Basha kërkon rrëzimin e Ramës për tu ngjitur vet në karrigen e pushtetit
Përmes protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, opozita kërkon një qeveri tranzitore që ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Por teksa këto zgjedhje (nëse do të ndodhin) nënkuptojnë përballjen në një garë elektorale, lideri i opozitës tashmë jo parlamentare, Lulzim Basha ka bër&eu
28 Mars 2019, 11:51 -
Një skaner për shkeljet e Bashës me lobimin 1.125.000 dollarësh në SHBA dhe pikëpyetjet që kanë aktivizuar vorbullën politike në PD
Partia Demokratike ka deklaruar vetëm dy kontrata lobimi me firmën “Barnes and Thornburg LLP” me motiv “Sensibilizimin e çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. E para është nënshkruar më 10 prill 2017 dhe është paguar tre ditë më vonë dhe tjetra më 10 maj 2017 dhe është likujduar më 5 dhjetor 2017. Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar, kalkulohet në shumën e 1.125.000 dollarëve.
26 Mars 2019, 18:38 -
Lulzim, dorëhiqu si Helmut Kohl për 600 mijë euro, që të pastrosh biografinë dhe partinë
Luli ka kapërcyer situata më të vështrira me prokurorinë. Ai ka ende pezull në prokurorinë shqiptare dosjen 240 milion euro abuzim në rrugëna e kombit, ai ka hapur dosjen e dy pallateve që i ndërtoj brenda në det, ai ka hapur dosjen e 4 vrasjeve në bulevard si ministër i Brendshëm në 21 Janar.
26 Mars 2019, 09:55 -
Sherr me Kryemadhin apo gafë?! Basha nuk e quan LSI aleate në mediat italiane: Eshtë një 'formacion politik' që na është bashkuar
Lideri demokrat Lulzim Basha duket se nuk e sheh LSI si një forcë aleate, duke lënë për të kuptuar se mes dy partive të mëdha në opozitë ka një “çarje” të thellë.
24 Mars 2019, 17:11 -
Kryemadhi zbulon lojën e fshehtë të opozitës me mandatet
Kryetarja e LSI-së, deklaroi se “mazhoranca u tregua arrogante me zëvendësimin e menjëhershëm të mandateve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe Kushtetutën”. Pritshmëritë: Opozita sipas gjasave ka pritur pas dorëzimit të mandateve në Kuvend, Gramoz Ruçi, të kthente shkresat tek PD për procedurë, duke i dhënë kohë më shumë Bashës e Kryemadhit të bëjnë politikë me presionin.
24 Mars 2019, 13:21 -
Gazeta zyrtare e Vatikanit 'zhduk' Monika Kryemadhin
L’Osservatore Romano, gazeta zyrtare e Vatikanit ka bërë një shkrim mbi protestat e opozitës jo parlamentare në Shqipëri, qëndrimin e qeverisë, dhe rrezikun për një sinjal negativ nga Brukseli sa i përket integrimit të vendit tonë në BE-në.
24 Mars 2019, 11:32 -
Protestat/ Basha për mediat italiane: Rama duhet të ikë, shumica mbështet opozitën
Pyetjes se çfarë kërkon opozita ekzaktësisht, Basha i përgjigjet: “Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.”
23 Mars 2019, 15:43 -
Refuzoi të përgjigjej për lobimin/ Basha mund të shoqërohet me forcë në prokurori (Variantet)
Në pamundësi për të realizuar ditën e enjte pyetjen e katër zyrtarëve, prokuroria e Tiranës pritet të ripërsëritë fletë-thirjen këtë javë për Lulzim Bashën, Arben Ristanin, Ilir Dervishin dhe Gazmend Bardhin. Nëse sërisht zyrtarët e PD do refuzojnë ti përgjigjën fletë-thirjes së prokurorisë, atëherë do aplikohet shoqërimi i tyre me forcë në polici, ku dhe do realizohet pyetja e katër personave.
22 Mars 2019, 18:51 -
Perversitet publik!
Tjetra, edhe më e shëmtuar, është të bërit lajm duke fyer dikë. Dhe ky është Dashamir Shehi. Eshtë një nga politikanët më realistë, më të ndershëm, më me këmbë në tokë, më i drejtëpërdrejtë. Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.
22 Mars 2019, 16:23 -
Basha: Besimi në Zot po na bën bashkë në rrugën tonë të ndritur
Kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha uroi ditën e sotme besimtarët bektashianë për festën e Sulltan Novruzit. Ai tha se vlerat e lirisë dhe besimi në zot po i bën bashkë shqiptarët në një rrugë po kaq të ndritur sa kjo ditë e sotme."Të gjithë besimtarëve i dërgoj nj
22 Mars 2019, 13:38 -
Basha kujton fitoren e parë të demokratëve: 27 vite të dhimbshme, vendi në udhëkryq
Lideri demokrat thotë se edhe 27 vite nga fitoja e parë e Partisë Demokratike vendi ndodhet në udhëkryq dhe është në dorën e tyre të përmbyllin atë duke ndërtuar në vend sistemin e vlerave europiane.
22 Mars 2019, 11:47 -
Pakti Rama-Basha, po i jep tani frytet?!
Pakti i mes-Majit të vitit 2017, megjithëse është mohuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, dy krerët respektivë të PS dhe PD-së, partive më të mëdha të vendit, duke se ka lënë një vazhdimësi veprimesh në vend. Paçka mohimit dhe përfoljes në stilin tipik kombëtar duket se pakti po i jep frytet më së miri, fillimisht te PD-ja.
22 Mars 2019, 10:57 -
Direkt pas kthimit nga Brukseli, Basha pret në zyrë ambasadorin britanik
Duncan Norman, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike ku po takohet me liderin demokrat Lulzim Basha. Mëësohet se në këtë takim do diskutohet mbi situatën politike në vend.
22 Mars 2019, 10:53 -
Refuzimi për të bashkëpunuar me SHBA, dekonspiron problemet ruse të Bashës
Refuzimi është një problem i ri i Lulzim Bashës me drejtësinë amerikane, pasi autoritetet zyrtare amerikane, kanë shtuar presionin mbi Prokurorinë shqiptare për t’iu kthyr një përgjigje, pasi po kalon çdo afat. Por për këtë çështje duhet të shqetësohet Basha, jo ne.
21 Mars 2019, 20:34 -
Lobimi i PD-së në SHBA, Basha refuzon të shkojë në prokurori
Në një kohë që opozita protestonte para parlamentit, lideri i saj Lulzim Basha do të duhej të ishte në Prokurori për t’u pyetur lidhur me lobimin e PD në SHBA. Por përmes një letre, Basha ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë duke e cilësuar si të panejvoshëm. Reagon Taulant Balla i cili thotë se Basha po kërkon t’i shmanget drejtësisë.
21 Mars 2019, 16:06