-
Basha 'harron' largimin e Ramës dhe refuzon ndërkombëtarët: Duhet hapur rruga e integrimit! (VIDEO)
KRIZA POLITIKE- Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se nuk ka dialog mes tij dhe kryeminstrit Edi Rama por nuk përmendi kushtin e tij të mëparshëm se nuk do ketë tryezë me Edi Ramën kryeministër. Lideri demokrat u shpreh se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë nga jashtë ndwrsa delaroi se duhet hapur rruga e integrimit europian.
17 Shtator 2019, 12:32 -
Lulzim Basha mbledh aletatët në Ishëm... mungon Kryemadhi
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim informal krerët e partive të djathta aleate. Gazetari i Report Tv Elis Memelli mëson se në takimin i cili po zhvillohet në kantinën e kreut të PAA në Ishëm, po marrin pjesë edhe kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, dhe kreu i PR, Fatmir Mediu.
16 Shtator 2019, 21:04 - Periferi
-
Kulluri: Basha 6 vite nga humbja në humbje, jo politikan, por 'gjeograf' perëndimor
Për Edvin Kullurin, ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha nuk është një lider perëndimor, por një drejtues që nuk mban përgjegjësi për asnjë nga humbjet që ka pësuar partia në udhëheqjen e tij, madje ka larguar një mijë demokratë si fajtorë.
15 Shtator 2019, 15:15 -
Ben Andoni: Tani që Basha mbeti vetëm, e cilësojnë… kryetar!
Për shqiptarët është bërë e qartë se problemi nuk janë thjesht procedurat zgjedhore, që gjithsesi kanë një rol të madh dhe duhen ndryshuar medoemos por edhe sistemi zgjedhor, i cili ka treguar se nuk funksionon për asnjë logjikë.
14 Shtator 2019, 15:29 -
Kajsiu: Marrëveshja e dytë Basha-Bakojanis kundër Shqipërisë
Ka një dëshirë të pashembullt Lulzim Basha që Shqipërisë të mos i jepet drita jeshile për negociatat në mes të tetorit. Lulzim Basha në vetë të parë ka lobuar si askush tjetër që Shqipëria të shihet si delja e zezë e Ballkanit.
14 Shtator 2019, 15:15 -
Platforma kombëtare e PD-së për daljen nga kriza ende në duart e ekspertëve
Ekspertë e Partisë Demokratike janë duke punuar ende për atë që mund të quhet programi i ri qeverisës i opozitës së bashkuar. Ditët në vijim platforma e opozitës së bashkuar do t'i prezantohet dhe qytetarëve shqiptarë.
14 Shtator 2019, 14:44 -
Misteri, 5 ditë pas udhëtimit të Bashës në Greqi, Athina kërkoi rikthimin e paktit të detit që u bë me PD
Basha udhëtoi drejt Athinës pesë ditë para se Bakojanis të zbulonte se qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit me qëllim që të rikthejë marrëveshjen e detit të 2009
14 Shtator 2019, 11:20 -
Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD: Basha përçau dhe çoi partinë në greminë
Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri e konsideron të pashpresë gjendjen e krijuar brenda së djathtës nën drejtimin e Lulzim Bashës. Ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se PD-ja është e përçarë dhe e ç'orientuar, madje ai shkon më tej duke thënë se ka përfunduar në greminë.
14 Shtator 2019, 08:10 -
Ekskluzive/ Greqia: Negociata me BE në 'këmbim' të rikthimit të marrëveshjes së detit me Berishën e Bashën në 2009
Motra e kryeministrit Micotaqis zbulon se qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Dora Bakojanis ish-ministrja e Jashtme e Greqisë aktualisht deputete shprehet se tani Greqia ka një shans të mirë. Marrëveshja që i dhuronte detin Greqisë dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
13 Shtator 2019, 15:06 -
Kuvendi i rrëzoi Metës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat/ Basha: Rama sot i vodhi shqiptarëve 370 milionë euro
Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të dekreteve të presidentit Ilir Meta për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum - Dukat. Basha shkruan se Rama sot me një grup oligarkësh po i vjedh shqiptarëve 370 milionë euro ndërsa nga ana tjetër mediat largojnë vëmendjen me gënjeshtra dhe sajesa.
12 Shtator 2019, 23:28 -
Baze: Presion i pandershëm mbi Lulzim Bashën për një marrëveshje të re!
Tani që gjithë aleatët formalë të Lulzim Bashës, kanë hequr dorë nga kushti i uljes në tryezë pa Edi Ramën, si pengesë për dialogun. Pas LSI, edhe Agron Dukës, sot dhe Fatmir Mediu këmbëngul që duhet të ulen në tryezë me Edi Ramën për zgjidhjen e krizës. E parë nga jashtë duket sikur tani gjithçka ka mbetur në dorë të Lulzim Bashës dhe tek një “Po” e tij. Madje ata duket sikur po i përkëdhelin sedrën, sikur ai e ka në dorë uljen në tryezë, për një Marrëveshje të re.
12 Shtator 2019, 20:11 -
Aleatët shmangin Metën/ Mediu: Dialog urgjent opozitë-mazhorancë me ndërmjetësim nga ndërkombëtarët
Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu i është rikthyer dialogut opozitë-mazhorancë, si e vetmja zgjidhje për zgjidhjen e krizës, por ndryshe nga më herët, si negociatorë nuk kërkojnë presidentin Ilir Meta, por ndërkombëtarët. I ftuar në studion e Report Tv, ai ka theksuar se në një situatë të tillë, duhet lënë me një anë këmbëngulja për kushtin "Rama Ik".
12 Shtator 2019, 16:33 -
'Toytota Auris' me 3.4 mln euro në gjyq, ja cfarë vendosi prokuroria, porositësit ende në arrati
Prokuroria e Krimeve të rënda përfundon hetimet për dosjen 'Toytota Auris'. Prokuroria i komunikon akuzën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal Edi Likës, Klevi Likës dhe Alban Mollaymerit.
12 Shtator 2019, 10:46 -
Balla i shtrin sërish dorën opozitës: Të bashkëpunojmë për Reformën Zgjedhore, takimi Meta-Basha, jo lajm
Balla ka thënë se u ka kërkuar krerëve të qarkut të Elbasanit më shumë bashkëpunim. Ndër të tjera Balla ka shtrirë edhe një herë dorën për bashkëpunim me opozitën jashtë parlamentare duke thënë se kjo do t'i vinte në ndihmë vendit për të realizuar me sukses Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
11 Shtator 2019, 14:16 -
Basha një orë në zyrën e Metës, sot Presidenti konferencë për mediat në 17:00: I hapur për çdo pyetje
Sot pasdite në orën 17:00 ë Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
11 Shtator 2019, 11:21 -
Lëvizja, Kulluri: Basha la demokratët rrugëve, turp për ata që vijojnë t'i shërbejnë dhe besojnë
Kulluri thotë se opozita e “ç’bashkuar” pasi la popullin opozitar rrugëve pa asnjë bashki, tani do të hyjë në zgjedhje me Ramen e bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë ose bëjnë lobim për integrimin, referuar deklaratave të Bashës.
11 Shtator 2019, 10:07 -
Foto/ Nga Mykonos në Bruksel, enigma: Çfarë bëri Lulzim Basha në ishullin grek këtë fundjavë?
Para dy ditësh në redaksinë e lexo.al erdhi një foto e Lulzim Bashës në avionin e linjës Tiranë-Athinë. Burimet konfirmuan se Basha ishte nisur për në ishullin e shtrenjtë Mykonos për fundjavë.
9 Shtator 2019, 22:20 -
Krah Kashahut, Basha' lobon' për çeljen e negociatave: S'do kishte më Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në politikë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Bashës, çelja e negociatave me BE-në do të zhdukte në Shqipëri kandidimin e personave me të shkuar kriminale, referuar këtu rastit të kandidatit të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atij të Vorës, Agim Kajmaku.
9 Shtator 2019, 19:40 -
Kulluri sërish 'dush të ftohtë' Bashës: Kryetar bosh, qaraman, stonaturë, demokratë ngrihuni dhe shpëtoni partinë
Edvin Kulluri e cilëson si qesharak aksionin kundër kryeministrit Rama, ndërsa kërkon nga demokratët që të ngrihen edhe të marrin fatin e partisë në dorë, që Basha e ka katandisur sipas tij, si mos më keq.
9 Shtator 2019, 11:51 -
Kush është Arben Kashahu, sekretari i ri i Bashës, i skandaleve të qeverisë Berisha?
Sot në mesditë Lulzim Basha shkarkoi nga detyra servilin e tij të radhës, Gert Bogdanin, pas artikulimeve dhe qëndrimeve të tij të forta kundër memorialit turk tek kodrat e liqenit. Pas krijimit të një përplasjeje, midis tij dhe qëndrimeve të Lulit, Bogdani u shkarkua megjithëse u gjet rruga e një dorëheqjeje.
8 Shtator 2019, 22:39 -
Franca na ngatërroi me Andorrën dhe Armeninë! Rrjeti risjell Bashën duke kënduar himnin: Rreth flamuuuurit....
Gafa e e rëndë e Federatës Franceze të Futbollit e cila ngatërroi mbrëmjen e djeshme himnin tonë me atë të Andorrës duke i kërkuar më pas ndjesë Armenisë është komentuar gjerë e gjatë edhe në rrjet.
8 Shtator 2019, 18:16 -
Baze: 'Pazari' që nuk bëhet pa opozitën parlamentare
LSI dhe aleatët e PD, duken edhe më të tërbuar. Ilir Meta pasi shpëtoi një mace që në pikë të mëngjesit, në drekë u kujtua të shpëtonte demokracinë dhe botoi një fjalim të tij të vitit 2008, kur ishte kundër pazarit Rama- Berisha për ndryshimet kushtetuese.
7 Shtator 2019, 20:43 -
Lela: Këshilla e fundit për Lulzim Bashën
Të parën herë që i kam kërkuar diçka ka qenë që të hiqte katër goma që gjendeshin pas derës kryesore të selisë së Partisë Demokratike, kur në zyrën e kryetarit, dhe të tjerat, ngjiteshe duke përdorur një hyrje në të djathtë të godinës, jo si sot në ballore. Më dukeshin një ububu ato goma të zeza e të trasha pas derës së PD. (You have to look the part, është një shprehje amerikane).
6 Shtator 2019, 20:04