-
Rama kritika drejtuesve të Policisë dhe SHÇBA: Pse nuk u publikuan pamjet e komisariatit në Fushë-Krujë?
Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka kritikuar drejtuesit e Policisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu. Rama ka kritikuar edhe drejtorin Ardi Veliu lidhur me moskapjen e Klement Balilit.
15 Tetor 2018, 11:44 -
Kriminaliteti/ Rama me policët: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun
Rama ka thënë se mbi policinë e Shtetit ka një fushatë shpifjesh që sipas tij është e rrezikshme. Kryeministri ka bërë thirrje që uniformat blu të bëjnë detyrën pa u ndikuar nga shpifjet apo sulmet ndaj tyre.
15 Tetor 2018, 11:29 -
Beteja është me lajmet e rreme
...Koha në të cilën jetojmë ka një shqetësim global lidhur me lajmet e rreme, “fake news”. Është një shqetësim që në vitin 2016 tronditi zgjedhjet amerikane, me 15 adoleshentë nga Veleshi i Maqedonisë që shkruanin broçkulla për Hillary Clintonin dhe botoheshin deri në “New York Times”.
14 Tetor 2018, 18:52 -
Librazhd, Balla premton kopsht me fondet e shpifjes: Të ardhurat do të shkojnë tek fëmijët
Socialistët kanë filluar të premtojnë në komunitet se ku do t’i shpenzojnë paratë që do të fitojnë në gjyqet e shpifjes. Numri dy i socialistëve, Taulant Balla premtoi një kopsht në Librazhd në një lagje të banuar kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian.
14 Tetor 2018, 11:02 -
Nisma e Shqiptarja.com: Një shënim për të ndarë shpifjet nga faktet
Shqiptarja.com online ka vendosur të distancohet nga të gjitha format e akuzave politike që implikojnë përgjegjësi penale. Poshtë çdo deklarate apo akuze publike që nuk mbështetet nga dokumenta që mund të analizohen edhe nga gazetarët tanë, do të vendoset një shënim kujdes, në të cilin do të saktësohet se ai lajm specifik nuk është verifikuar nga ana e redaksisë sonë.
13 Tetor 2018, 15:43 -
Unë e dua ligjin antishpifje! Maskarenjtë duan “babën”… antiligjin, shpifjen e ligjëruar
Nuk jam aspak dakord me kolegët, që mua nuk më kanë koleg, sepse nuk jam i pasur dhe me “ide” si ata, të deklarojnë çfarë u do qejfi dhe xhepi në emrin tonë. Unë dhe gjithë miqtë e mi, nuk jemi dakord me “lirinë e shpifjes”.
6 Tetor 2018, 17:15 -
Paketa antishpifje, juristët mbështesin nismën, avokati Saimir Vishaj: Të ndëshkohen, media gaboi me Xhisielën
Në një intervistë për Report Tv kreu i avokatëve penalist, Saimir Vishaj shprehet pro nismës ‘Antishpifje” të propozuar nga kryeministri Rama por sipas tij s'ka nevojë për ligje të reja por vetëm të zbatohet kodi penal i cili e dënon këtë fenomen
6 Tetor 2018, 09:11 -
Paketa anti-shpifje e Ramës, socialistët: Ide e shkëlqyer, fjalët e liga kanë marrë dhenë
Paketa anti-shpifje e kryeministrit Edi Rama ka gjetur mbështetje të plotë nga socialistët. Nënkryetarja e Komisionit të Medias, Milva Konomi shprehet se, shpifjet kanë marrë dhenë dhe duhet bërë diçka për të rritur kujdesin.
4 Tetor 2018, 16:53 - Periferi
-
Paketa antishpifje, Veliu: Duhet ligj për portalet! Bregu-Dervishi: Rama në hall, nismën e bllokon BE
Rama deklaroi se shumë shpejt do të prezantojë paketën antishpifje, por sqaroi se nisma nuk do të futet në Kod. Pedagogu Zylyftar Bregu thotë se nisma do të dështojë, pasi nuk do të pranohet nga BE dhe OSBE, ndërsa e cilësoi si shashkë të Ramës.
3 Tetor 2018, 22:16 -
Paketa në Kod Penal? Rama: Jo, por shpifjet duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën
Rama thotë se paketa nuk do të futet në Kodin Penal, por shpifësat e çdo lloji duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo media duhet t'u dalë për zot atyre që hedhin gurin e fshehin dorën.
3 Tetor 2018, 20:12 -
Paketa antishpifje, Kryemadhi: Ja përse Rama është i pari që duhet dënuar
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas nismës së kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën antishpifje. Ajo i cilëson si qesharake propozimet e shefit të qeverisë, ndërsa shton se i pari që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama.
3 Tetor 2018, 15:57 -
"Xhisiela", Rama: Paketa Antishpifje kundër karagjozëve! Basha: Llumin e pastron vettingu
Rama dhe Basha kanë replikuar për paketën antishpifje. Referuar akuzave nga opozita për rastin ‘Xhisiela’, Rama shprehet se paketa është kundër karagjozëve në politikë, ndërsa Basha reagoi duke thënë se vettingu në politikë do të pastrojë llumin.
3 Tetor 2018, 15:19