-
Paketa anti-shpifje/ Ekspertët: Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në shumë raste lajmet e rreme përdoret si pretekst nga qeveritë për të kontrolluar rrjedhën e lirë të informacionit përfshi disa vende me tradita demokratike.
15 Dhjetor 2019, 22:44 -
Paketa anti-shpifje/ Federata Italiane e Shtypit: Në Shqipëri po rrezikohet liria e medias
Sekretari i përgjithshëm i FNSI dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Raffaele Lorusso thotë se në Shqipëri po rrezikohet liria e medias duke kërkuar ndërhyrjen e Romës.
12 Dhjetor 2019, 19:27 -
Debate në komisionin për 'anti-shpifjen' kreu i UGSH: Duhet të anulohet të dy ligjet
Ndërkohë ditën e djeshme Zyrtarë të OSBE, BE, Këshillit të Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-amendamenteve ligjeve “anti-shpifje”, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Ata i bënë komentet në një seancë dëgjimore para komisionit parlamentar të medias.
11 Dhjetor 2019, 11:21 -
Gazetarët kërkojnë tërheqjen e paketës Anti-shpifje! Çipa ironizon Manjën: Neve na ndan lumturia (VIDEO)
Paketa anti-shpifje është kundërshtuar nga gazetarët. Në seancën e parë të konsultimit në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesit e organizatave civile kërkuan tërheqjen e kësaj pakete nga Kuvendi. Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të gazetarëve tha se me këto dy projektligje të hartuara AMA dhe AKEP marrin kompetenca gjyqësore.
10 Dhjetor 2019, 18:01 -
AMA kundër projektligjit për mediat online: Ndrydh lirinë dhe anashkalon direktivat e BE
Me tre vota kundër dhe dy pro, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë 'Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë', ose paketën e Anti Shpifje. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, tre anëtarët Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj me argumentin se propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë e mediave dhe mbi të gjitha, sipas tyre është anashkaluar një nga parimet më të rëndësishme, siç është ai i vetërregullimit.
18 Nëntor 2019, 18:05 -
PS rezolutë në Kuvend kundër ndërhyrjes së huaj elektorale dhe Fake News: Rast me kompani guackë ruse, lidhja me Lulzim Bashën
PS njofton hartimin e një Rezolute në Kuvendin e Shqipërisë kundër ndërhyrjes elektorale të huaj dhe kundër lajmeve të rreme. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehet se edhe Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia duke kujtuar se edhe kryetari i PD akuzohet për lidhje me lobues rus.
13 Tetor 2019, 17:00 -
Paketa anti-shpifje/ Meta: Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Meta thotë se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë ndërsa deklaron se duhet marrë në shqyrtim sugjerimet e bëra nga komuniteti i gazetarëve. Ai thotë se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.
15 Gusht 2019, 13:06 -
'Qytetari dixhital' mund t'i kushtojë shtrenjtë Sali Berishës, Policia e Shtetit ndërmerr hapin e MADH!
Policia e Shtetit do të kallëzojë penalisht për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha sa herë që ai do të bëjë denoncime publikë në profilin e tij në Facebook, përmes informacioneve që i vijnë me mesazhe private nga qytetarë të ndryshëm. Sa herë që shpifjet ndaj policisë të faktohen, kryepolici Ardi Veliu përmes një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, thotë se do të ndjekë çdo hap ligjor kundrejt akuzave të pabaza.
26 Mars 2019, 13:16 -
Njoftimi për pagesën e tarifave/ Flet rektori i Politeknikut, Andrea Maliqari: S’ka dalë asnjë urdhër nga kancelaria e Fakultetit, shkresë e rremë
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, flet për Report Tv. Maliqari përgënjeshtron që Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të ketë nxjerrë një shkresë të tillë.
8 Janar 2019, 13:11 -
Njoftimi që qarkulloi sot në media, si u përdorën studentët për të shpërndarë lajmin e rremë për pagesën e tarifave të plota (Foto)
Kjo shkresë, e publikuar në media dhe e botuar në mënyrë ‘misterioze’ për studentët e Inxhinierisë nuk ka as firmë dhe as vulë, elementë parësorë për vlefshmërinë e një letre zyrtare.
8 Janar 2019, 12:52 -
Paketa anti-shpifje/ Vokshi letër ndërkombëtarëve: Projektligjet e qeverisë, kërcënim për lirinë e medias në vend
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, i ka dërguar një letër zyrtare komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein. Vokshi thotë se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët
6 Janar 2019, 17:43 -
Paketa antishpifje, Rama: Liria e fjalës është 100% e garantuar
Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi ligjin antishpifje. “Është model funksional kundër kazanit. Plotëson ligjin për mediat elektronike. Janë të parashikuara edhe normat antikazan. Portalet janë fundit i kazanit dhe ne do të shkojmë deri në fund për të normuar. Kush shpif do t&eu
31 Dhjetor 2018, 13:25 -
Paketa antishpifje/ Organizatat e Mediave thirrje Ramës: Tërhiq nismën, po kërcënohet liria e shtypit
Organizatat e mediave shprehen se liria e shtypit kërcënohet nga nisma e qeverisë, ndërsa shtojnë se projektligjet nuk kanë asnjë relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla.
27 Dhjetor 2018, 12:42 -
‘DH Albania’, Ylli Rakipi: Korrupsioni tek 'Unaza e Re' shkon deri lart, të dyja palët politike duan ta fshehin skandalin
I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka qënë edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili ka folur lidhur me skandalin e “DH Albania”, protestën e studentëve, ofendimet në distancë me Ramën dhe mbi ligjin "anti-shpifje".
24 Dhjetor 2018, 22:37 -
Paketa antishpifje, PD: Rama kërcënon me gjoba dhe mbyllje portalet, gazetarët të ngrihen në protestë
Partia Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama përmes draftit të paketës antishpifje po kërkon që të kapë mediat duke kontrolluar gjithçka. Albana Vokshi theksoi sot në një deklaratë për mediat se ‘Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të’.
23 Dhjetor 2018, 11:43 -
Zbulohet paketa anti-shpifje/ Ja 11 rregullat që duhet të zbatojnë portalet, gjobat dhe mbyllja
Sipas draftit portali mbyllet për një vit nëse bën 5 shkelje, gjobë deri në 1 milionë lekë për thyerjen e rregullave, ja kush janë organet që do të vendosin. Në draftin e siguruar nga Shqiptarja.com, ka rregulla dhe detyrime të cilat duhet të respektohen nga portalet. Gazetat, të përjashtuara nga ligji.
16 Dhjetor 2018, 08:07 -
‘FAKE NEWS’/ Rama: Kontrolli i mediave online do të bëhet nga AMA
Gjatë takimit me disa agjencive evropaine, Kryeministri Rama zbuloj një sërë masash ligjore që do të ndërmerren kundër Fake Neës brenda ''paketës antishpifje' që deri më sot ka mbetur e mbuluar nga misteri. Sipas kryeministrit, AMA ka gjitha kapacitetet për të reaguar dhe marrë masa ndaj portaleve që publikojnë lajme të rreme.
3 Dhjetor 2018, 12:15 -
Rama: 'Fake News', sfida e qeverisë kundër lajmeve që shpiken në mënyrë të qëllimshme
Kjo është një situatë prej xhungle ku ne synojmë që të vendosim një rregull normaliteti si në vendet e tjera duke bërë disa ndërhyrje ligjore që nuk synojnë, as prekjen e kodit penal, as prekjen e kodit civil por thjesht dhe vetëm fokusohen tek një lloj përditësimi i legjislacionit ekzistues mbi median.
2 Dhjetor 2018, 22:58 -
'Shpifja'/ Rama dorëzon në Gjykatë 4 padi ndaj Bashës dhe 2 ndaj Berishës
Edi Rama kërkon 4 dëmshpërblime nga Lulzim Basha dhe dy nga Sali Berisha për shpifje. Kryeministri ka depozituar në Gjykatën e Tiranës gjatë muajit nëntor gjithsej 6 padi për shkaktim dëmi, të cilat pritet të nisen të shqyrtohen së shpejti. Nuk bëhet ende e ditur vlera financiare që pretendon kryeministri.
30 Nëntor 2018, 13:58 -
Paketa Antishpifje, Borchardt: Duhet të bëhet, edhe OSBE ka qenë viktimë e sulmeve, jo gazetari copy/paste
Borchardt kërkoi që palët të nxitojnë për Reformën Zgjedhore, pasi koha po ecën dhe disa aspekte kërkojë kohë. Ai e cilësoi si keqardhje faktin që PD nuk ka dërguar emrat e dy anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
21 Nëntor 2018, 10:42 -
Rama: Së shpejti çelim konsultimet për Paketën Antishpifje, pas Vitit të Ri në Kuvend
Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi paketën antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve, ndërsa njofton se pas konsultimeve drafti do të paraqitet në Kuvend pas Vitit të Ri.
20 Nëntor 2018, 11:24 -
Gjykata 1 mln lekë gjobë PD për shpifje, Veliaj: Me paratë do blej 2 kompjutera për shkollën 'Isa Boletini'
Ky është rasti i parë që një vendim gjykate për shpifje shkon direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti.
23 Tetor 2018, 16:10 -
Drejt civilizimit shkohet edhe me pahir
Shpifja, si e vetmja alternativë e kësaj opozite.
19 Tetor 2018, 07:32 -
Kritikat, Rama bisedë me zyrtarin e OSBE: Paketa antishpifje së shpejti në diskutim, të hapur për sugjerime
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë mbrëmjen e sotme me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir, pas kritikave të këtij të fundit në lidhje me ultimatumin e AKEP-it për regjistrimin e portaleve në kuadër të paketës antishpifje
18 Tetor 2018, 21:55 -
Mbaron afati 72 orë/ AKEP: Portalet janë regjistruar, me pak përjashtime
Pas skadimit të afatit prej 72 orësh që AKEP u la 44 portaleve për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se reagimi ka qenë pozitiv, pasi janë regjistruar, me përjashtim të ndonjë domaini të paidentifikueshëm.
18 Tetor 2018, 17:33 -
Foto-lajm/ Portalet akuza pas drekës me Blushin, Fuga: Ishte takim pune, do t’i padis për shpifje
Fuga thotë se takimi me Blushin, ka qenë një takim pune. Ai thotë se me paratë e fituara nga gjyqi do të propozoj realizimin e një abetareje speciale për humbësit e gjyqeve për shpifje
18 Tetor 2018, 13:04