-
Familjet e para mbërrijnë në Shkozë, Veliaj: Për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale
E ndërsa disa prej banorëve të Unazës së Re vijojnë kundërshtimin e projektit, kryebashkiaku Veliaj përmes një statusi në Facebook ka publikuar disa foto të familjeve të para që lanë banesat duke pranuar strehimin te banesat sociale.
27 Nëntor 2018, 09:31 -
Bllokohet njëri sens i rrugës, vijon shembja e objekteve dhe heqja e shtyllave te Unaza e Re, banorët në strehim social
Në momentin që IKMT nisi heqjen e shtyllave, situata mes banorëve dhe policisë bashkiake u tensionua. Policia e rendit tentoi që të shoqëronte njërin nga banorët, por u ndalua nga protestuesit. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetët e Partisë Demokratike, të cilët larguan banorët nga bllokimi i rrugës.
27 Nëntor 2018, 09:08 -
VIDEO/ Prishen dy banesat e para në 'Unazë të Re', nis shpërngulja nëpër banesat sociale
Banorët e zonës së 'Astirit', të cilët preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të 'Unazës së Madhe', kanë nisur lirimin e banesave të tyre për t’u zhvendosur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës. Sot janë shpërngulur dy familje, ndërsa shembullin e tyre pritet ta ndjekin edhe familje të tjera që tashmë kanë nisur të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga një prej programeve sociale.
26 Nëntor 2018, 21:45 -
Akuzoi se projekti për Unazën u dhurua, Basha përdori të njëjtën praktikë në 2012, ja e vërteta (Dokumenti)
Lulzim Basha akuzoi Autoritetin Rrugor Shqiptar se po zbaton një projekt investimi të dhuruar për Unazën e Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Sipas Bashës, ky ishte një skandal dhe se projektin e kishte bërë një studio private e cila e kishte dhuruar vet atë Autoritetit Rrugor.
26 Nëntor 2018, 19:51 -
Protesta/ Veliaj: Familjet e para janë transferuar tek banesat sociale, mos bëni hesapet e Lulit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sonte se familjet e para nga Unaza e Re janë transferuar tek banesat sociale. Ai u kërkoi banorëve të tjerë që të mos bëjnë hesapet e Lulzim Bashës.
26 Nëntor 2018, 19:03 -
Dita e 23-të e protestës, banorët e Unazës së Re peticion Arta Markut: Liro të arrestuarit dhe ndalo projektin
Rruga u bllokua nga ora 17:00- 18:00, ndërsa banorët firmosën një peticion drejtuar Kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku për të liruar nga burgu të arrestuarit dhe ndërprerjen e punimeve.
26 Nëntor 2018, 18:46 -
Burg plagosësit të polices, avokati: Prokuroria nuk ka prova, 18-vjeçari u godit nga policia me grushte
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Daniel Drobajn, që akuzohet për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka me kapsollë, ka reaguar avokati i tij, Alfred Duka që ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova për akuzat që ka ngritur dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte gjatë momentit që u transportua në komisariat.
26 Nëntor 2018, 16:24 -
Plagosësi i polices në gjykatë, deputetët e opozitës nxirren jashtë: Gjyq politik për të fshehur dhunën ndaj 18-vjeçarit
Klevis Balliu, Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Gent Strazimiri dhe Brahimllari fillimisht nuk pranuan që të dalin nga salla, por gjyqtari Besnik Hoxha ndërroi sallën dhe pas 40 minutash nisi seancën. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar vendimin duke akuzuar kryeministrin Rama.
26 Nëntor 2018, 16:00 -
Hodhi kapsollën që i dëmtoi gishtat polices Ina Nuka, ‘burg pa afat’ për Daniel Drobaj (FOTO+VIDEO)
Janë këto pamjet e 18 vjeçarit Daniel Drobaj, i cili pas arrestimit u paraqit në gjykatën e Tiranës me dorën e djathtë të fashuar. Ndaj Drobajt rëndojnë akuzat për “Plagosja e rëndë me dashje, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim.
26 Nëntor 2018, 15:25 -
'Unaza e Re', 4 grupe në terren nga ARRSH: U krye vlerësimi për 17 objekte me dokumente pronësie (VIDEO-FOTO)
Report Tv mëson se në terren janë 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët kanë bërë matjet e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje. Sipas ARRSH, janë vlersuar 17 objekte.
26 Nëntor 2018, 11:48 -
'Shtëpitë s'do prishen edhe sikur të ngjallet Enveri', Basha publikon sërish videon e Ramës: Gënjen dhe mohon veten
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar sërish videon e kryeministrit Edi Rama për banesat pa leje të ndërtuara në "Unazën e Re" në vitin 2013, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
26 Nëntor 2018, 09:46 -
'Unaza e Re', policia procedon kreun e PD Lulzim Basha dhe deputetë të PD e LSI (EMRAT)
Janë 15 deputetë dhe protestues, kryesisht banorë të "Unazës së Re" që kallëzohen nga policia pas bllokimit te Unazës ne mbremje e të premtes së 23 nëntorit duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve.
25 Nëntor 2018, 18:27 -
'Unaza e Re', Basha në protestën e banorëve: Një gisht asfalt 2 mijë euro, nesër do publikojmë faktet e projektit korruptiv
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka drejtuar edhe pasditen e sotme protestën e banorëve të "Unazës së Re". Banorët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e saj, ndërsa kryedemokrati Basha paralajmëroi se nesër do publikohen fakte të reja pse projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe" është korruptiv.
25 Nëntor 2018, 17:30 -
Me foto/ Portali rus lajme për Ina Nukën, Lulzim Basha sulmon efektiven përmes lobistëve të tij
Pas akuzave që rëndojnë mbi Lulzim Bashën për lidhjet e tij me oligarkë rusë, kryedemokrati zhvendos protestën e banorëve të Astirit në Rusi. Dje portali Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ka publikuar dje shkrim se efektivja Ina Nuka ishte një police që u përdor nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
25 Nëntor 2018, 14:53 -
Burg për 2 protestuesit e Unazës së Re/ Opozita: Rama po hakmerret, vendimi i padrejtë për Protoduarin
Deputetët opozitarë, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Nora Malaj, kanë thënë se vendimi për lënien në burg të Dorjan Protoduarit është i gabuar, dhe se përdorimi i kapsollave nuk është i jashtëligjshëm.
25 Nëntor 2018, 13:48 -
'Kam prindërit e sëmurë', Prokuroria tërheq kërkesën e arrestit me burg për një prej të banorëve të Astirit
Burime për Report Tv brenda sallës ku po zhvillohet gjyqi për protestuesit e dhunshëm, bëjnë me dije se Prokuroria është tërhequr nga kërkesa për masën "arrest me burg" për Ruzhdi Dacin. Kjo pasi ai ka deklaruar në gjyq se kishte prindërit e sëmurë dhe se duhej të kujdesej për ta.
25 Nëntor 2018, 12:33 -
Protesta para gjykatës, banorët thirrje policisë: S’jemi kriminelë, rrini në rresht, ushqeni fëmijët me taksat e popullit (VIDEO)
Shqiptarja.com sjell pamje nga ambientet jashtë gjykatës, ku protestuesit i hakërrehen policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre thotë se policia paguhet me taksat e popullit dhe se ata nuk duhet të qëndrojnë në rresht jashtë gjykatës.
25 Nëntor 2018, 11:24 -
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD
Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Seanca u zhvillua mes thirrjeve që vinin nga jashtë nga protestuesit, por edhe mes tensioneve, pasi deputetët e PD, tentuan të hynin me forcë në gjykatë. Burg për organizatorin e protestës, Dorjan Protoduari dhe për personin që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Ilias Sketiraj.
25 Nëntor 2018, 09:20 -
Protesta e banorëve tek Unaza e Re/ Deputetja e LSI-së Nora Malaj: Po shfaqet luftë civile
Ish-ministrja e Arsimit dhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka thënë se Shqipëria sot, i përgjan “lëndinës së lotëve”, ndaj shqiptarët sipas saj duhet të bashkohen për t’i dhënë fund mashtrimeve.
24 Nëntor 2018, 19:27 -
Protesta tek 'Astiri', Kryemadhi: Asnjë dredhi politike, marrëveshje a pazar nuk e ndal rebelimin e qytetarëve
Me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbështetur protestën e banorëve të zonës së Astirit. Sipas saj, çdo minutë proteste kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.
24 Nëntor 2018, 17:56 -
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 21-të të protestës së tyre. I pranishëm në këtë protestë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë. Basha e cilësoi projektin e Unazës së Re, një vjedhje dhe aferë që sipas tij po merr paratë e taksapaguesve shqiptarë.
24 Nëntor 2018, 17:19 -
Degjeneron fjalori i Bashës, sulmon Ramën për Unazën e Re: Plehrë, i çmendur, hajdut, i sëmurë
Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një konferencë për mediat sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Unazës së Re. Fjalori i liderit të opozitës degjeneroi në fjalë fyese dhe ofendime, ndërsa në fund e kërcënoi dhe e paralajmëroi që të tërhiqej nga projekti i Unazës së Re.
24 Nëntor 2018, 13:56 -
Plagosi Ina Nuken, flet autori Daniel Dobra: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja/ Policia: E gjetëm nga pamjet
Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policen Ina Nuka.
24 Nëntor 2018, 11:43 -
Unaza e Re/ Veliaj: 7 familjet e para janë paraqitur për bonusin, pres fitore spektakolare pa kapsolla
Ai u bëri thirrjeve qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste edhe për Këshillin Bashkiak për të mos e kthyer bashkinë ne minitepësira. Duke komentuar protestën e banorëve të Unazës së Re, Veliaj tha se PS mund të fitojë pa asnjë kapsollë duke punuar dhe respektuar kundërshtarin.
24 Nëntor 2018, 11:30 -
Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)
24-vjeçarja është nisur drejt Stambollit e shoqëruar nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. Ajo pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se do ketë sërish fuqinë mbi gishtat e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i kapsollës.
24 Nëntor 2018, 00:50 -
Shqipëria si 'Astir' dhe 'Astiri' si rrumpallë
Astiri dhe Astirët shqipëtarë fillojnë me ligjin 7501 që është votuar në mënyrë unanime që parlamentin e pare pluralist si nga qoshja Hurdhës (e majta) dhe deri në qoshen me extreme të Qepës (e djathta) për të gatuar sallatën Astiri demo(n)kratik.
23 Nëntor 2018, 23:37 -
'Unaza e Re', debat në 'Repolitix', eksperti i rrugëve: Ligji i 2006 s'lejon legalizimin e banesave. Bushati: Ja kush do shpronësohet
Protesta e banorëve të "Unazës së Re" ishte në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga. Maxhoranca dhe opozita ndajnë qëndrime të kundërta, ndërsa më të ekuilibruar duken ekspertët e fushës edhe si njohësit më të mirë teknikisht të kësaj çështje.
24 Nëntor 2018, 00:29