-
Rama zbardh skemën: Si legalizoi me shpejtësi qeveria 'Berisha' 40 godina te 'Astiri', pasi humbi zgjedhjet
Kryeministri Rama zbuloi në TVSH se si 40 objekte janë legalizuar në mënyrë korruptive nga qeveria “Berisha” gjatë periudhës korrik shtator 2013 që përkon pikërisht me periudhën pas humbjes së zgjedhjeve dhe kur të djathtët do linin pushtetin.
23 Nëntor 2018, 22:23 -
Si e shpëtuan deputetët e LSI-së nga policia 18-vjeçarin që i hodhi kapsollën efektives Ina Nuka (VIDEO)
Report Tv siguron videon e ndalimit nga policia të Daniel Drobajt pak çaste pas protestës së dhunshme. Atij i vijnë në ndihmë deputetët e LSI Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, të cilët konfrontohen me policinë të ndihmuar nga protestuesit e arrijnë ta shpëtojnë 18-vjeçarin e dhunshëm.
23 Nëntor 2018, 22:07 -
Pas 24 orë në kërkim, kapet demonstruesi 18-vjeçar që plagosi policen me kapsollë
18-vjeçari është identifikuar nga këqyrja e pamjeve filmike të protestës nga policia dhe prokuroria. Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë tubimit të dhunshëm të banorëve të "Unazës së Re" para Kuvendit, të ndihmuar edhe nga militantët e deputetët e PD.
23 Nëntor 2018, 21:14 -
Humbi dy gishtat në protestën e dhunshme para Kuvendit, policja Ina Nuka niset për operacion drejt Turqisë (VIDEO-FOTO)
Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e "Shqiponjave" u dërgua drejt aeroportit të Rinasit këtë mbrëmje, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit. Efektivja do trajtohet në një klinikë të specializuar ku do t'i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për rekuperimin e dëmtimeve të shkaktuara në dy gishtat e dorës së djathtë.
23 Nëntor 2018, 20:22 -
Pas ARRSH-së, banorët e Unazës së Madhe vërshojnë edhe në Bashki për të përfituar bonusin e qirasë
Mësohet se 7 familje janë paraqitur në zyrat e njësisë për të aplikuar mbi përfitimin e bonusit të qerassh për tre vite, ashtu siç është ofruar nga qeveria për të gjithë familjet e prekura nga zhvillimi i projektit të Unazës së Madhe dhe që nuk dispononojnë dokumente pronësie.
23 Nëntor 2018, 18:44 -
Basha për projektin e 'Unazës së re': Rama ka bërë pazare, po vidhen 40 mln Euro
Gjatë protestës së banorëve të Astirit që preken nga projekti i Unazës së re, Kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë eurove, është për vilën e tij në Surrel.
23 Nëntor 2018, 18:55 -
Prej 20 ditësh bllokohet rruga te 'Unaza e Re', shoferi humbet durimin dhe futet me 'Mitsubishi' përmes turmës (VIDEO-FOTO)
Për 20 ditë me radhë, thuajse në të njëjtin itinerar kohor, 17:00-19:00, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë rrugën në të dyja senset e saj. Pikërisht sot në ditën e 20-të është shënuar edhe një incident gjatë protestës.
23 Nëntor 2018, 17:49 -
'Unaza e Re', Basha dhe deputetët e PD sërish në krye të protestës së banorëve, bllokohet rruga (VIDEO-FOTO)
Sot shënohet protesta e 20-të e banorëve të "Astirit". Njësoj si edhe ditët e kaluara, edhe sot protestuesit kanë bllokuar aksin Pallati me Shigjeta ish-sheshi Shqiponja nga të dy krahët, duke shkaktuar kaos në trafik.
23 Nëntor 2018, 17:39 -
'Unaza e Re', Rama tjetër thirrje banorëve: Mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut e Flamur Saliut, zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa
Duke iu përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën 20 ditore të këtyre banorëve dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.
23 Nëntor 2018, 17:28 -
Krahasimi, Rama: Mbikalimi te 'Casa Italia', 8.4 mln euro mbushje me dhe, 'Shqiponja' vepër inxhinierike, 9.6 mln euro (FOTO)
Përtej sqarimeve që Autoriteti Rrugor ka dhënë në mënyrë të detajuar duke rrëzuar pretendimet e opozitës për koston e projektit në total, vlen të sillet në vëmendjen e publikut kostoja e një vepre të ndërtuar në Tiranë kur vendin e drejtonte Partia Demokratike dhe Lulzim Basha ka mbajtur detyrën e Ministrit të Transportit dhe Punëve Publike.
23 Nëntor 2018, 15:15 -
‘Unaza e Re’/ Mediu dhe Vasili: Rama shan, tallet dhe mashtron, kjo është kambanë alarmi, duhen protesta
Pas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestën e banorëve të Unazës së Re kanë reaguar edhe aleatët e LSI dhe PR. Për kreun e Republikanëve Fatmir Mediu duhet një përgjigje e fortë ndaj arrogancës së kryeministrit Rama.http://shqiptarja.com/lajm/protesta-para-kuvendit-12-police-te-plagosur-nje-efektive-humbi-kater-gishta-tjetri-degjimin
23 Nëntor 2018, 14:51 -
Protesta e dhunshme/ Veliaj: Tirana ka më shumë mirësi e dashuri se urrejtje e dhunë, nuk do të ndalemi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish ngjarjet e dhunshme dje para parlamentit, ndërsa theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.
23 Nëntor 2018, 14:30 -
Protesta për Unazën e Re/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni, për çfarë paguheni?
Basha u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.
23 Nëntor 2018, 13:00 -
Flet babai i polices që u plagos në protestë: Dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër, dhuna është e patolerueshme
Në intervistën për Report Tv, babai i vajzës thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të patolerueshme. 24-vjeçarja Ina Nuka u plagos dje në tubimin e dhunshëm para Kuvendit, ku banorët e "Astirit" degraduan protestën e tyre në dhunë ndaj policëve.
23 Nëntor 2018, 12:05 -
Dhuna në protestë/ Ruçi thirrje banorëve: Po përdoreni nga opozita, nëse keni kundërshti shkoni në gjykatë
Ruçi theksoi se aktualisht për procesin e shpronësimeve po zbatohet një ligj i miratuar nga Berisha kur ishte në qeveri dhe që përcaktonte kriteret. Zgjidhja për Ruçin nuk është dhuna, por ulja e tensioneve dhe diskutimet.
23 Nëntor 2018, 11:50 -
Protesta për Unazën e Re, Rama: Luftë për pushtet, nuk legalizohet aty ku është rruga
Duke komentuar protestën e djeshme të banorëve të Unazës së Re, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithçka bëhet për luftë politike, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë legalizim aty ku është zënë hapësira e përbashkët. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka ‘thumbuar’ edhe liderin e PD, Lulzim Basha për premtimet. “Përballja me kundërshtarin në realitet është më e komplikuar se kur bën projeksionet pa marrë ende qeverinë” tha Rama.
23 Nëntor 2018, 11:19 -
Përplasja te Parlamenti, Avokati i Popullit: Po hetojmë, dhuna nuk është mjet për zgjidhje
Sa i takon përplasjes së dhunshme mes banorëve dhe policisë sot para Kuvendit, Avokati i Popullit thekson se dhuna nuk është mjet për zgjidhje. Zgjidhja, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, duhet të vijë përmes rrugës ligjore.
22 Nëntor 2018, 21:36 -
Berisha duke pritur një arkivol!
Sali Berisha vazhdoi të mbetej i qartë. Atij sot nuk i duhej asgjë më shumë, se sa një vatër gjaku, që të mbajë ndezur betejën e tij. Kur të gjithë reaguan solidarë me Inën e plagosur, ai e sulmoi atë me fjalor shtazarak, duke e quajtur “ndrikull” dhe duke e kërcënuar haptazi, se do t’ia prisnin dhe gishtat e tjerë.
22 Nëntor 2018, 19:49 -
Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Prokuroria: Po identifikojmë organizatorët, sonte priten arrestime
Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po hetohen organizatorët e protestës për plagosje të rëndë me dashje, grumbullim dhe tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të rendit e prishje të qetësisë publike.
22 Nëntor 2018, 19:14 -
Çfarë trishtimi ata flamuj amerikanë në Unazën e Re
Ata flamuj amerikanë, që drejtuesit e Partisë Demokratike ua vunë në duar protestuesve, tregojnë se sa e vjetër është kjo protestë. Dhe se si, pas 25 vjetësh, PD ende nuk ka mundur të transformohet në një forcë politike moderne dhe evropiane.
22 Nëntor 2018, 19:06 -
Dhuna ndaj policëve/ Basha iu prin protestuesve: Efektivët, të patrajnuar, kapën kapsollat me dorë
Basha tha se faji për dhunën e ushtruar nga protestuesit drejt policëve është i qeverisë, që sipas tij, nxorri në protestë policë të patrajnuar, të cilët prekën kapsollat me duar.
22 Nëntor 2018, 17:24 -
Pas Parlamentit, dhuna e banorëve të 'Astirit' zhvendoset te 'Unaza e Re', në krye të turmës Basha dhe deputetët e PD
Konfrontime me policinë edhe te protesta te pasdites te "Unaza e Re". Banorët e "Astirit" u mblodhën siç do ditë në të njëjtin vend, duke bllokuar rrugën, pas akteve të dhunës përpara Parlamentit në mesditë, ku ka shkopinjtë dhe kapsollat u plagosën 13 efektivë policie, ndërsa policja e 'Shqiponjave', Ina Nuka humbi dy gishta nga një shpërthimi i një kapsolle të hedhur në drejtim të tij.
22 Nëntor 2018, 17:14 -
Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun
Në një reagim të shpërndarë për mediat, presidenti tha se “po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë”.
22 Nëntor 2018, 16:20 -
Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë (Video)
Në momentin kur Rama ka dalë nga spitali, një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë. Policia e Shtetit ka shoqëruar menjëherë 4 persona, dy prej të cilëve të identifikuar si Flori Protoduari dhe Albert Noku.
22 Nëntor 2018, 15:45 -
Fotot/ Emri: Militanti i PD-së pjesë e protestës para Kuvendit. U ndalua nga forcat e rendit për dhunën e ushtruar
Policia ka bërë publike listën e 11 personave të shoqëruar për dhunën ndaj policisë, ku ndër ta bie në sy emri i Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç, i cili po ti hedhësh një sy të shpejtë profilit të tij në Facebook, duket qartë se është militant i flaktë i PD-së dhe shpërndan postimet e të gjithë funksionarëve të saj.
22 Nëntor 2018, 15:38 -
Dy gishtat e Inës të tregojnë ty
Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e koniktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe. Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishtat e dorës, ishin të vështira për t'i çuar deri në fund!
22 Nëntor 2018, 15:49 -
Kostoja e Unazës së Re/ ARRSH i përgjigjet opozitës: Mjaft spekuluat, vetëm mbikalimet kapin 75% të shumës
ARRSH ka sqaruar projektin dhe karakteristikat, ndërsa thekson se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në këtë projekt kapin vlerën 4.4 miliard lekëve ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.
22 Nëntor 2018, 13:56 -
Periferi
Gjasmemëshirues
Eshtë e vërtetë që kur rrëzohen kullat e egove, të cilat kanë forma të ndryshme materiale e antiligjore, zhurma është e madhe, edhe dhimbja gjithashtu. Por nga ky rrëzim, nga ky shkatërrim i të jashtëligjshmes, ringrihen më pastër edhe ata që e bënë, por sidomos, përfitojnë brezat që vijnë.
22 Nëntor 2018, 13:22